Përfshirja e Berishës në vrasjen e gazetarit Ali Uka, reagon Fatos Klosi: Hashim Thaçi nuk flet kot. Çfarë di për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Hajdarin

31 Maj 2019, 18:44Politika TEMA

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi flet për dy vrasje të bujshme të ndodhura në vitin 1997 dhe 1998, kohë kur ka qenë në krye të Inteligjencës Shqiptare.

Ai ka komentuar akuzat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili akuzoi ish-kryeministrin Berisha se më 30 korrik 1997 urdhëroi vrasjen e gazetarit Ali Uka, sepse ishte në dijeni të takimeve të tij me Millosheviçin, Gligorovin dhe Arkanin.

Për ish-kreun e SHIK, deklarata e Thaçit është shumë e fortë dhe beson se akuzat kanë argumente.

Për vrasjen dijeni konkret nuk kam po dua ti besoj Thaçit, kjo deklaratë është shumë e fortë  dhe jam i sigurt që nuk e thotë kot.  

Pavarësisht se thuhet në një periudhë konflikti midis dy njerëzve por deklarata është shumë e fortë. 

Unë besoj që Thaçi ka argumente në favor të kësaj teze që ka shtruar”, ka thënë Klosi per Report TV.

I pyetur për akuzat që ish-kryedemokrati, Sali Berisha ka bërë për Klosin si organizator i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, ish- kreu i SHIK i hedh poshtë dhe thekson se janë bërë të gjitha hetimet dhe nuk është gjetur asnjë lidhje, ndërsa Berishën e cilëson mjeshtër të mashtrimeve.

Është e 100 herë dhe është bërë qesharake, kam qenë në shërbim në atë kohë, një ngjarje e rëndë.

Jemi interesuar dhe hetuar për këtë çështje nuk ishte punë e kollajshme, meqenëse problem nuk ishte vetëm brenda Shqipërisë dhe në atë kohë Shqipëria ishte mbushur me lloj njerëzish, që pretendonin të ndihmonin, të pengonin Kosovën ne nuk arritën ndonjë përfundim të saktë. 

Gjithçka që ne hetuam ja dërguam organit të prokurorisë por nga Berisha kam dëgjuar shumë gjëra.

Berisha ka folur 3 orë në komision parlamentar për mua dhe është mjeshtër I mashtrimeve, sajimeve.

I përdorur për një strategji që ka menduar.

Më vjen keq që këto përdoren prapë përpara fushatës zgjedhore dhe them se nuk janë të palidhura me atë që thotë se atë ditë do të bëhet luftë, zjarr kam frikë se ai po e përgatit terrenin.”, deklaroi Klosi.

Sa i përket vrasjes së ish-liderit demokrat Azem Hajdari dhe rigjykimit të Izet haxhisë, Klosi shprehet se gjithçka ka ditur e ka thënë në Prokurori, por nëse do të kërkohet sërish dëshmia e tij, është i gatshëm.

Do rishikohet pozicioni i tij që është dënuar shumë. sa gjykata do ta shohë ta rihapë procesin Hajdari është problem i gjykatës.

Gjithçka kam patur dijeni për atë ditë çdo shkresë ka patur firmën time është pronë e SHIK-ut  dhe ndodhet në organin e Prokurorisë.

Nëse më thërresin dëshmitarë do të them gjithçka kam shkruar në letrat që ndodhen në Prokurori”, nenvizoi ai.

Fatos Klosi ka qenë drejtues i SHIK për rreth 5 vite nga viti i mbrapshtë 1997 deri në vitin 2002. Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur edhe ngjarjet e rënda si vrasja e Azem Hajdarit, vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ku është akuzuar SHIK në atë kohë i drejtuar nga Klosi, si dhe gazetari Ali Uka.

19 komente në “Përfshirja e Berishës në vrasjen e gazetarit Ali Uka, reagon Fatos Klosi: Hashim Thaçi nuk flet kot. Çfarë di për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Hajdarin”

  1. XXXL says:

    Vrasjet që janë ba ndaj prsonalteteve të ndryshme as që kan lidhje me UÇK ata çdo here i kanë pranu hapur vrasjet e Udbashve vrasjet tjera kanë qenë në funksion të damtimit të luftës të shqiptarëve kundër serbëve këto vrasje dihet janë nga Millosheviqi dhe argati i Millosheviqit mirë që ka fillu të ma në fund demaskimi

  2. Lab says:

    My “burre” eshte si grua e keqe.
    “shkenctari” i Partise .
    Shprehjet e tije: “nuk eshte pa gje”, “ jane te thella keto…” , “ e di…dhe pike…mos me pyet nga e di…” , “ nje dite do dali…” , “ pyet ke te duash…” …
    Jane shprehjet tipike te nje natyre intrigante.

  3. Lab says:

    Ky “burre” , eshte si grua e keqe.
    “shkenctari” i Partise .
    Shprehjet e tije: “nuk eshte pa gje”, “ jane te thella keto…” , “ e di…dhe pike…mos me pyet nga e di…” , “ nje dite do dali…” , “ pyet ke te duash…” …
    Jane shprehjet tipike te nje natyre intrigante.

  4. Korabi says:

    Po po mor kelysh kurve bolshevike jeni mesuar ju kopilat e Rusis me vrasje pas shpine dhe si justifiim tradhti, punetor e atij apo ketij. Ashtu keni bere me kohe ju duke vrar njeri tjetrit edhe kosovart marksista te njejtet gje si njesitet guerrile te haleve partizone ne kohen e luftes . Auuuu fajin e ka Saliu qe ua thot troc dhe ua cierr masken

    1. i cudituri says:

      O TOC kuklle, sa gram tru ke ne koke o debil, se edhe gomari ta paska zili ? ? ?

  5. Arber says:

    Sa her Berisha e drejtonë gishtin te dikush ai esht vet i perfshi ne at krim. Ky njeri skish nder mend me u mar me pun te shtetit se i duhej te qeronte hesapet me njerezit qe zbulonin matrapazlleqet dhe krimet e tij.

  6. Zani says:

    Me sa duket politikanet Shqiptar do tja han koken njeritjetrit se me shqiptaret sjemi gje vetem sehirxhinje. Ja u befte zoti mbare

  7. Antispiuni says:

    Zoti Klosi,
    Krasniqin nuk e ka vrare Thaçi por Xhavit Haliti (Zeka) me doren tende (ti e çarmatose Keasniqin dy ditë me pare se te vritej). Pastaj a ka qelluar Ganiu (vellai i Hashimit) apo Tan Lepuri (çakalli i Zekës), kjo nuk ka shume rendesi. ?
    Saliu ka kusure te tjera si ajo e Remzi Hoxhes etj.?

      1. Yyyyyyyyy says:

        Ju te dy, jeni halabaket e Shik-ut te Berrishes!?

  8. lumi says:

    Di shume fakte per keto ngjarje por kar-zetaret e temes nuk mi botojne komentet pasi ja dhjeranike e testues te ulet te temperatures politike,ndaj i uroj te vene ne geteses qe te gjithe me meron ne krye

  9. TIRANA says:

    Po kush tjeter veç Sales dhe Klosit merrej me keto krime dhe pislliqe? Kollaj tani zihen me njeri tjetrin per tu justifikuar! Mjere ne Shqiptaret çna gjeti me keta mostra! Leviz Shqiptar mos rri po duku, digji me zjarr keta ‘kurvare’!!

  10. Turkofagos says:

    Sot eshte 1 qershor o sunita Allvanose. Sot marr rrogen nga afendikoi. Aq sa merrni ju gjith muajin aty marr une per ca komente ketu. Hahahaha

    1. Nik says:

      Hallall e a paç o “Turgofagos” qe ja more punen “turgofagos” se “vertete”!

  11. Kastriot says:

    Dhe ky Klosi ka nevoje per nje fare vettingu..veterrefim prapa hekurave se ne mos ka bere shume gjera te pista , te pakten di shume gjera …

  12. Klimax says:

    Edhe une marr rrogen sot .

    1. Hoxh Armandi says:

      Ne e morem para nje jave.Na e dhane heret kete kete muaj

      1. Redi says:

        Kujdes se po ta ngopin dhe ty si janullkartosit ata cunat nga mirdita sepse ishin mesuar ne gerr’qi dhe e benin me rradhe,her ata her janullkartosi.Ptu,u dhjefsha bythen e qelbet

  13. Jimmy Trendelina says:

    Ky Farosh Klosi ka nje jete te tere qe nuk ha mut kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje