Gënjeshtrat “gjermane” të Lulzim Bashës!

3 Qershor 2019, 19:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje në mesnatë, pasi mbaroi së hedhuri kapsolla e fishekjzarrë mbi policët, dhe pasi caktoi datën e protestës tjetër, Lulzim Basha u nis për në Rinas. Kishte mbledhur një rreth njerëzish të besuar të tij dhe për t’i qetësuar që qëllimi u arrit, i ka “informuar” se po ikën në Gjermani, pasi kancelarja Merkel po përgatit marrëveshjen me Edi Ramën.

Pastaj ata si të besuar që nuk do t’ia tregojnë askujt, ja përcollën rrethit të tyre të besuar, e kështu vala e “misionit gjerman” të Lulzim Bashës filloi të kthehet në “shpresë”.

Po përse i duhen gënjeshtrat me gjermanë, partizanit revolucionar Lulzim Basha?

Në izolimin më të egër ndërkombëtar që ka pasur ndonjëherë opozita në Shqipëri, Lulzim Basha si për çdo gjë që gënjen veten, dhe këtë radhë e ka gjetur zgjidhjen.

I ka nja katër lobistë gjermanë që i mban me kontrata informale, të cilët praktikisht janë kthyer në një redaksi lajmesh banale që prodhojnë lajme të rreme jo vetëm për Shqipërinë, por sidomos për opozitën, duke e mbajtur me shpresa të kota.

Njërin që e mban në Tiranë quhet Martin Henze, dhe herë e paraqesin si këshilltar të Merkelit, herë si këshilltar ekonomik të CDU, dhe asnjëherë në punën e  vërtetë që bën, si lobist i PD. Ai ka një Twitter me nja 400 ndjekës, dhe poston foto nga luftërat në botë dhe në rajon, në Kosovë, dhe gjithkund tjetër ku ka pamje dramatike shkatërrimesh, fëmijë të mbetur pa prindër, njerëz që përdhunohen dhe ua vë diçiturën “Shqipëria sot”. Pastaj e shoqëron me një foto optimiste të Lulzim Bashës.

Disa të tjerë, që kanë dhe funksione politike vërtet në CDU, bëjnë sikur janë angazhuar për një marrëveshje për shtyrje zgjedhjesh apo takime të Bashës në Gjermani.

Mjaftoi një deputet tjetër i CDU t’i përgënjeshtronte të gjitha këto dhe të merrej vesh qartë, se flitet thjesht për një grup lobistësh të Lulzim Bashës, të vetmit që i kanë mbetur si punëtorë me mëditje në këto kohë të vështira për të.

Por dhe ata duket se e kanë të vështirë punën që kanë marrë përsipër, ngaqë ata shpesh besojnë dhe gënjeshtrat e Bashës, dhe kështu, duke mbrotjur gënjeshtrat e tij, e dëmtojnë më keq.

Rasti më tipik ishte ai i deputetit  gjerman të CDU/CSU, Johann David Wadephul, një mik i këtij lobistit në Tiranë Martin Henze, i cili pati dhe një intervistë të ashpër shumë pretencioze, ku thoshte se “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht, ndaj nuk e meriton integrimin”. Dhe e kishte fjalën se Shqipëria nuk ka ngritur SPAK, nuk ka përfunduar Vettingun dhe nuk ka ngritur Gjykatën Kushtetuese. Kjo deklaratë realisht për Berishën dhe Bashën, është më e keqe se deklaratat e atyre që e sulmojnë opozitën.

Kjo ndodh se zoti Wadephul, duke besuar gënjeshtrat e Bashës, praktikisht ka deklaruar atë që Basha dhe Berisha nuk duan dhe arsyen për të cilën ata po hyjnë në luftë.

Po t’ia kërkojë një zyrtar i PD atë që ka kërkuar zoti Wadephul, me siguri e përjashtojnë nga PD.

Pra dhe në këtë pikëpamje, dhe partizani më i zjarrtë i Bashës e Berishës, duke mos ditur hallin real të tyre, në fakt u bën gropën me mbrojtjen që u bën.

Kjo, sepse Lulzim Basha është si ata të pandehurit, që në vend të gënjejnë gjykatën, gënjejnë avokatin, dhe avokati mendon se vërtet ai do SPAK-un dhe Vettingun, dhe kërkon me forcë atë që Basha lufton me forcë.

Por le të ngelemi tek gënjeshtrat gjermane të Bashës. Udhëtimi i tij në Gjermani për të takuar lobistët e vet, është thjesht një mënyrë për t’i shtyrë gënjeshtrat deri më 30 qershor.

Thashethemet e tij se do ketë marrëveshje e do shtyhen zgjedhjet, janë një mënyrë që të kalojnë dhe këto katër javë, duke ëndërruar marrëveshje e duke hedhur molotov. Pastaj të bëhet ç’të bëhet.

Një opozitë që ka qartazi kundër gjithë faktorin Perëndimor, që nga Bashkimi Europian, deri në SHBA, që ka kundër çdo ambasador të Perëndimit në Shqipëri, që ka kundër shefin e NATO-s dhe çdo kryeministër të Perëndimit, bëhet qesharake kur shpall si opsion, përçarjen e Perëndimit me disa lobistë.

Milosheviçi s’ja arriti dot duke pasur dhe kryeministra me vete, dhe jo disa lobistë.

Kështu kishte më ‘97 Berisha më shumë se Basha, dhe pa lekë fare. Ishte Grosruk në Austri, i cili akoma është gati ta bëjë, ishte Leni Fisher në Gjermani, biles kishte dhe James Trafikantin në SHBA (këtë ja arrestuan më vonë), por thjesht bëhej qeshrak, pa paguar ndonjë lek. Qesharak duke paguar para, vetëm Lulzim Basha mund të bëhet. Duke gënjyeer veten dhe të vetët.

22 komente në “Gënjeshtrat “gjermane” të Lulzim Bashës!”

  1. Ladi says:

    Bjeri ketij qeni te pa bese e mos i ler kusur… Ky eshte kelysh i ndyre i ardhur nga bota e ferrit..

  2. am says:

    Sidoqofte dicka eshte transparente. Media, portale, njerez qe lehin si gazetare e militante qe bejne sikur jane njerez, politikane te huaj apo pseudo politikane qe i bien kusise me garuzhde vertetojne qe keta kane mbledhur aq shume para saqe si mban vendi. Tregon qe korrupsjoni shtrihet atje ku s’ta merr mendja. Verteton qe ne hame m++ kot me sisteme demokratike, perderisa mister basha dhe mister berisha e bejne naten dite dhe diten nate me nje te levizur te dores. I vetmi ngushellim na ka ngelur te mundohemi te strukemi anonim ne ndonje skute nga evropa e veriut dhe te ndryshojme emrin dhe identitetin sepse perndryshe rrezikojme te behemi prone e zotit sali dhe zonjes liri.

    1. adi says:

      qeveria e holandes
      percolli ne qeverine e europes zyrtarisht kerkesen per kthimin e vizave shqiperise.
      eshte e cuditshme sesi qeveria e hollandes nuk ka degjuar garancite qe lideri global ju dha rilindasve se qeveria e hollandes nuk e njeh vendimin e parlamentit te hollandes dhe nuk do ja percjelli kete kerkese qeverise se europes. dhe cuditerisht qeveria e europes e pranoi zyrtarisht kerkesen!!!!!
      e shkruajta kete per te kuptuar edhe me i trashi nder te trashet e rilindjes se ” hapja e negociatave” me shqiperine do shtyhet prape qe rilindasit te festojne edhe njehere tjeter. pra vajtja ose mos vajtja e bashes ne gjermani nuk ka te beje me negociatat sepse eshte e qarte qe nuk hapen.
      ndersa intersimi i rilindjes per negociatat nuk ka te beje me celejen e tyre per shqiperine sepse kjo eshte tashme e sigurt qe nuk do te ndodhi, lobimi rilindas ka te beje me maqedonine, sepse ka shume gjasa qe celja e negociatave te ndodhi vetem per maqedonine dhe mbas kesaj nuk perendi qe e mban ed ramen ne pushtet edhe 1 dite te vetme.
      PS: per gjithe trutharet e rilindjes qe paskal milo me te drejte i quajti bageti. ne zgjedhjet e 2017 mgjth kr ( kryrilindasi) vodhi sa deshi vota , shqiptaret akoma nuk kishin mare vesh se ministri i brendshem me i sukseshem i rilindjes ishte trafikant droge ,nga KQZ e kontrolluar 100% nga rilindja rezulton se
      rilindja ka mare 48% te votave !!!!!!
      48% te votave !!!!!!
      48%!!!!!!
      prandaj kur ndonje truthare rilindje flet ne emer te shqiptareve , le ti hedhi 1 sy KQZ !!!!
      imagjino sot sa ka rilindja ??????
      po neser??????
      NUK KENI PARE ASGJE AKOMA!!!!!!

      1. PD-LSI putana Putiniane says:

        Thyej qafen moj bushter serbo-ruse. Gjithe sistemi bankar i Hollandes eshte nje lavatrice e madhe per pastrimin e parave te mafias ruse Vor Y Zakone. Sot ne parlamentin Hollandez kane shumicen fashistet qe financohen nga Putini njesoj si Basha dhe Meta. Sado qe ju anti-shqiptare te qelbet deshironi qe Shqiperise ti rivendosen vizat nuk ka per te ndodhur.

      2. Mario says:

        Ah mor loqe, të janë tharë trutë me gjysmë gënjeshtra. Lexo sa më poshtë:

        1.) Nqs nuk hapen bisedimet do te jetë per demeritat e protesave te dhunshme të opozitës dhe vonesat e qëllimshme të presidentit, deklaruar haptazi nga ambasadorët dhe përfaqësues te EU. Nuk ke nevojë te ‘interpretosh’ levizjet e sponsorizuara nga ekstremiste të djathtë në Holandë.

        2.) Zotrote le ne harresë faktin se kur bëheshin zgjedhjet ne 2017 PD kishte qjysmen e qeverise dhe kryesine e KQZ (kryesine, krysesine imagjino ç’bëhet)

        3.) Bisedimet me EU mund te hapen dhe mund te mos hapen, pavarsisht nga kjo, për të rrezuar qeverinë duhet te kesh shumicë ne parlament qe shpreh mosbesimin (ju as nuk jeni ne parlament), edhe atëherë duhet te fisosh zgjedhjet. Me 10 zagarë qe dalin ne shesh nuk fitohet as zgjedhjet dhe as nje lagje e Tiranës.

        Dhe së fundmi, çdo ditë qe kalon, me shume hapin syte nga idiotësite e firmës 3B Basha+Berisha+Balldrëni(keta jane krahu ektrem i PD qe mund te jene vetëm ajka e qytetarisë te Balldreni’t a ndonje fshati te humbur). Për rrjedhojë, kur të vijë dita e arrestimeve, nuk do ketë ngelur me kush nga B’ja e trete te protesoj.

        1. Arbeni says:

          Mario, nuk e kupton qe jane paret e Putinit. ‘Edi’ eshte asgje me teper sesa nje i vobekt i shkrete i ulur para kompjuterit ne ndonje bodrum te erret (mundesisht ndonje me edukim mesatar dhe i papunr) qe mbahet me €250 ne muaj te hedhe ndinje koment aty-ketu (mundesisht nga te paret komentues). Eshte praktike e njohur, jo vetem ne Shqiperi. Ndiqi me vemendje artikujt dhe shiko kush komenton ne fillim ?

      3. Jep says:

        Adi dole nga kopshti zoologjik? Ju sikur jeni kunder Europe’s e natos, sepse I paska blere Edi Rama, Tani pikellohesh se po te heq vizen hollanda?
        Mos ki merak se si heqin vizat, po ti Vazhdo mer ilacet shoku, Mos harro cdo 12 ore.

      4. albaniafirst says:

        adi-nuk ka dyshim se hapja negociatave do te shtyhet, por jo per ato aresye qe aludon zotrote. BE-ja eshte ne nje situate teper te veshtire, kur zerat e partive populiste dhe perkrahja ndaj tyre eshte rritur ndjeshem. BREXIT-i eshte nje tjeter problem madhor i BE-se qe e bashkuar me zgjedhjet franceze e bejne te pamundur jo vetem hapjen e negociatave, por edhe pranimin e atyre shteteve te cilat aktualisht po negociojne. Keto dhe aresye te tjera e bejne BE-ne nje organizim hermetik, te pakten per momentin. Kete duhet ta kuptoje edhe nje jo-rilindas si puna juaj, por problem eshte se nuk ju vjen per mbare qe ta pranoni se e gjithe BE-ja dhe SHBA jane kunder fushates “luftarake” te PD/LSI. Me menyren se si po kerkoni pushtetin ne tavoline, pamvaresisht se Rama nuk eshte zhgjidhje ideale, eshte alternativa me e mire, prandaj do mbeteni ne opozite edhe kete legjislacion, por mbase edhe ate tjetrin, nese nuk nderroni strategji dhe te futeni ne parlament. Per ta bere kete, PD duhet te largoje lidershipin aktual dhe sidomos ate qe konsideohet si semundja historike e saj; Sali Berishen.

  3. Amy says:

    FIKS FARE MERO, I KE NXJERRE FYTYREN E VERTETE KETIJ GENJESHTARI TE SHEKULLIT, AI GENJEN VETEN GENJEN KETA QE I SHKOJNE PAS DHE MENDON TE DALI KU TE DALI, NUK IBEHET VONE SE NUK E NJEH TURPIN BASHA.

  4. Lame Kodra says:

    Mero djali, desha te te bej nje pyetje. Ju mendoni se eshte opozita ne pushte? (lexoj krahasimet qe beni me Millosheviç kur ishte ne pushtet dhe jo opozite.)

  5. Iliri nga Gjermania says:

    ??? Je i madh Z. Baze da te forte e ke shkruar Artikullin mbi Genjeshtrat e Z. Basha.
    Mjer ata qe besojne ne keto genjeshtra te Z. Basha.????

  6. SHQIPETARI-GJERMANI says:

    Mirembrema Mero Baze:Mire bene qe i thoni keto…Keto i thoni qe ti Degjoj Taborri Zjarrevenes i Lulic Bashovicit…se ne Populli “Kokepalare”
    dhe i “Lumtur” QE NA KA eTIKUAR Monika Kryemadhi i dime keto qe Shkruani..
    1-Ne Gjermani TANI, theksoj TANI, nuk e “Rruan” ASKUSH per Lulezim Bashen, akoma edhe Bomben Atomike te Hedhi ne Shqiperi..
    Ketu po “Zijen” Kazani i Politikes Gjermani…them Gjermane, se me Dhenjen e Doreheqjes dhe VETESHKARKIMIN nga te Gjitha Funksjonet
    te Kreut te SPD-se Zonjes Nahles…Nuk munde te Flitet me per Nje GROKO(Kolalicjon te madhe)..Kreu i CDU-se si dhe CSU-se..i kerkoj me “Pergjerim” zonjes Nahles ish Kryetares se SPD-se…qe te Qendroj edhe ca ne kete Poste…por AJO Dha doreheqjen nga Ky post ..pas n je Qendrimi ne krye te kesaj Partie vetem, 408-te Dite…PSE I THEKSOVA KETO:???
    2-Lulezim Basha nje Mashtrues, dhe Hajdut, se si Politikane po e mbajne me zore Shkezen Berisha…si dhe Argita..duke i KUJTUAR Miljonat qe mori si “Dhurate” nga Familja Berisha ne Rrugen e KOMBIT,prandaj duhet te beje “Vallen e Berishave” deri ne Funde..
    Pra Lulezim Basha…ja Mbathi te Relaksohet ne Hollande..sepse ne Gjermani NUK KA KUSH ;TE MENDOJ PER TE…dhe ne nje Kohe si kjo..ku Kreret e Politikes Gjermane po Kerkojne Rrugezgjidhje se si te dalin nga KAOSI-POLITIKE qe Shkaktoj VETEDOREHEQJA nga te Gjitha Funksjonet Partiake, dhe Shteterore i Kreut te SPD-se Zonjes Nahles..
    Zonnja Nahles..PATI Krrajon e madhe te THEKSOJ se NUK DO TE MERRET ME ME POLITIKE….
    @@O Poppuulll Shqipetaare:NUK I FUSIM NJE DRU NE Bythet ketij Bastardi Serbo-Hollandeze qe e ka emerin Lulezim Basha????
    Le ti Therrasin Mendjes ata qe Besojne se VERTET Lulezim Basha eshte Njeriu i tyre i Duhur, ..Lulic Bashovici bene gjithcka..per te Shpetuar veten e tije dhe Familjen Berisha ….”Protestat” e Bashes jane Mjeti i tije i Fundit??Ose mbase Gabohem..nuk dihet se C´fare Pjelle ne Mendje Sali bERISHA…qe e ka Lidhur me Topet e tije te Fillshkuar Lulezim Bashen…lol

  7. ina says:

    Po. genjeshtar me damke. ja kalon dhe nastradinit.

  8. FLUTURA says:

    Ky njeri po lodhet me kot dhe po na lodh te gjitheve. Si nuk e kupton se nuk votohet mga populli? Sheh enderr sikur protestat jane masive dhe ka rrevolte popullore, ne vend qe te zgjohet nga enderra dhe te thote – Une nuk e bej dot kete pune.

  9. Alban Dega says:

    FAKTE … JO OPINIONE

    LULEZIM BERISHA RREJNE EDHE BABAIN E RRENAVE NASTRADININ !

    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale

    “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”. Jozefina Topalli

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite,,, Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/
    …… jo 230 milione sic e zvogeloi Bujar Leckaj i Vicidolit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 17.5 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetori te tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    A e nxori me dhune, me shashka, me boje te zeze, me veze e me miell, me breke te palara e cizme me “ ato “… te digjnin msndatet e braktisnin Kuvendin !?
    Me gjeni nje rast te vetem me Boten demokratike apo nje ligj demokratik qe e detyron opoziten apo qofte edhe nje qytetar te thjeshte te votoje me hir a me pahir, me zor !?
    Me gjeni nje opozite apo parti opozitare demokratike ne Boten demokratike qe ben shantazh, krijojne qeveri hije, ben presion e ushtron dhune sidtematike kunder policise de shtetit te vet, qe nxin Fahrenheit e Shtetit dhe kombit te vet ne prag vendimesh historike si celja e negociatave per anetaresimin jo te Edi Rames e depure te e te tij por te shtetit e kombit shqiptar, qe di Snje tjeter me Evropen Lindore shembi komunizmin
    E thirrjet lapidaré :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine se Amerika demokratike !?
    Gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe nje opozite qe sulmon me boje te zeze e thirrje “ gardistesh te kuq” maoiste ambasadore te BE-se dhe SHBA-se, te OSBE-se ne Tirane duke perdhunuar barbarisht ligjet shqiptare e Nderkombetare, duke perdhosur edhe Kodin e Beses dhe Mikpritjes legjendare shqiptare edhe per hasmin kur i vjen me shtepine e vet !?
    Sa per te genjyer, Saleh Brrisha dhe Lulezim Basha nuk rrene kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !
    Saleh Lulezim Basha rrejne edhe babain e rrenave Nadtradin Hoxhen e Anadollit …!

  10. goliku says:

    MERO BAZE JE GJIGAND……

  11. Refugjati says:

    Basta ka kunder gjithe Bashkimin Europian dhe ka pro gjithë Bashkimin Sovjetik.Bravo!

  12. j says:

    Vetem protektorati e zgjidh problemin shqiptar.
    Nuk mund të bëhet shtet me malokë.

    1. Dima says:

      Fyerjet nuk vlejne.Por dua te citoj ngaKadre, jo fjale per fjale”…me sa duket,ne shqiptaret jemi inatçoret e Bsllkanit…”

  13. Nik says:

    Nuk besoj se Grosruk apo James Trafikant vinin pa pagese per Sali Pyken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje