Jari kritikon gabimet në rrahjen e ish- badigardit të Doktorit

3 Qershor 2019, 20:31Antena TEMA

Në protestën e djeshme të opozitës ndodhën disa incidente, ku më i rëndi ishte rrahja e ish- badigardit të Doktorit dhe djalit të tij, me shufra hekuri.

Kjo ka ngjallur shumë çoroditje në kampin demokrat, pasi mendojnë se ja ka bërë Luli, nga inati i Doktorit.

Por Jari vendosi të sqarojë të vërtetën:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Ajo që ndodhi në protestë është një rast i përsëritur, dhe një gabim i përsëritur rrezikon të kthehet në krim.

Është e katërta herë që protestuesit rrahin protestuesit, pasi nuk merren vesh me njëri- tjetrin.

E vërteta është se Luli nuk ka gisht në rrahjen e ish- badigardit të Doktorit.

Por nga ana tjetër, forcat e sigurisë së PD, drejtuar nga Muli dhe Sahiti, janë të pakualifkuara dhe të patrajnuara mirë.

E vërteta është se ende pa ndodhur ngjarja, Doktori u tha njerëzve rrotull tij se, “më duket se policia ka rrahur për vdekje ish- badigardin tim”.

Kjo është një gjuhë e koduar që përdoret me njerëzit e afërt të tij, që do të thotë se ish-badigardi i tij duhet të shfaqet i rrahur nga policia.

Pas kësaj, grupi i Mulit është vënë në kërkim të ish-badigardit të Doktorit dhe e ka pikasur mes turmës me djalin e vet.

U ka dhënë shenjë demokratëve të zjarrtë që këpusin zinxhirrë.

Ata pasi kanë marrë shenjën, i kanë hyrë me leva hekuri dhe grushte ish- badigardit dhe djalit të tij.

Falë fizikut të tyre, ata kanë rezistuar dhe nuk ka ndodhur vdekja e askujt.

Pastaj ata raportuan tek Doktori se ishte e vërtetë që atë ish- badigardin e tij, e kanë rrahur ata të policisë.

-E kanë rrahur, apo e kanë vrarë, pyeti Doktori? Se mua më thonë që e kanë vrarë…

-Ja të nisemi ta verifikojmë, tha Muli, dhe u nis përsëri për ta gjetur.

Por për fat të keq të Mulit, kishte ardhur ambulanca dhe e kishte marrë ish-badigardin.

Kështu Muli nuk pati dot fatin t’ia çonte të vrarë Doktorit, që të besohej parandjenja e tij.

Ky është një ç’organizim i tepëruar, që nuk duhet të ndodhë më.

Askush nuk mund të përgënjeshtrojë vizionin e Doktorit për luftë.

Nëse atij i është shfaqur vizioni që dikush ka vdekur, ai duhet të ketë vdekur vërtetë.

Ajo që ndodhi mbrëmë nuk duhet të përsëritet më.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari kritikon gabimet në rrahjen e ish- badigardit të Doktorit”

  1. Peço says:

    Lërini shakatë, dreqi e mori. Janë aq të marrë sa dhe shakatë tuaja ata janë të gatshëm ti kthejnë në të vërteta. Gjynah ti mbyllni derën ndonjë fatkeqi me llogjet që bëni. Shejtanin po bëhet cdo gjë për ta mbajtur në gjumë, ju, për të tallur trapin, shkoni dhe e çponi për ta zgjuar. Do tju vijë keq nesër që me shakatë tuaja keni kontribuar në eleminimin e ndonjë fakir fukarai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje