E vetmja gjë e qartë, është paqartësia e Bashës

Nga Mero Baze

Lulzim Basha mund ta shmangte këtë udhëtimin e fundit për një seminar në Gjermani. Mund të kursente dhe lekët e biletës së Tritanit. Në momentet më kritike të opozitës, kur ajo është e paqartë, nëse duhet të bëjë revolucion paqësor apo të dhunshëm, në kohën kur ajo gëzohet me të njëjtin ton dhe kur nuk hedh molotov, dhe kur hedh, në kohën kur dhe Shpëtim Idrizi nuk duron dot më, ikja në Berlin në mesnatë, mund të bëhej vetëm për ndonjë arsye madhore.

E tillë mund të ishte mundësia për të siguruar një lobim për marrëveshje për të hyrë në zgjedhje dhe për të gjetur një dalje nga budallallëku ku është zhytur.

Në kulmin e një tensioni të paprinciptë në Shqipëri për shkak të rrugës ku ka futur opozitën, të ikësh në Gjermani dhe të fusësh në siklet dhe ata pak lobistë të tu, që të mos dalin nga zyra, se kanë frikë se u bën foto me celular sikur i takove, është poshtërim për opozitën.

Opozita realisht meriton më shumë mbështetje ndërkombëtare, se sa e keqkatandisi Lulzim Basha për protagonizëm personal. Ky që niset të takojë Merkelin, nuk takon dot as lobistët e vet, dhe i zë rrugën nëpër korridore një ndihmës këshilltari. E thënë më qartë, vetë këshilltarët janë ndihmës të një udhëheqësi, kurse ndihmësa të këshilltarëve konsiderohen ose sekretaret që i mbajnë zyrën, ose shoferi apo badigardi.

E gjithë kjo vjen nga keqpërdorimi i pamëshirshëm që Basha i ka bërë vëmendjes gjermane për Shqipërinë dhe një lloj mitomanie që ai demonstron, duke gënjyer dhe veten, kur është në krizë.

Dhe nuk është fjala thjesht për shpërdorimin që i bën betejës së opozitës, por dhe konfuzionin që ngjall tek opozita për rolin e tij.

Po të mos kishte ikur në Gjermani pas protestës së fundit, po të vazhdonte të qëndronte dhe të çonte deri në fund marrëzinë e tij, natyrisht që do të ishte më mirë për opozitën.

Tani opozita jonë nën drejtimin e Lulit është bërë si ato pulat e frigoriferit, që herë i fut në akull, e herë i shkrin, gati për t’i gatuar, e pastaj i fut përsëri në akull.

Askush nuk ja kërkoi nga opozita Bashës një udhëtim në Gjermani, duke i gënjyer se do kishte takime të rëndësishme. Askush nuk ja kërkon më ta zgjidhë këtë punë me Perëndimin, pasi qëndrimi i Perëndimit është i qartë dhe fatkeqësisht për Bashën, është shumë indiferent ndaj hallit të tij, pasi është një vendim që e ka marrë me koshiencë kundër Perëndimit.

Tani nuk ka pse e demoralizon opozitën, duke bërë sikur ka dhe mbështetje Perëndimore. Po qe se ka fuqi, le ta përmbysë Edi Ramën me dhunë. Nëse jo, le të vendosë ta përmbysë me paqe dhe lëvizje gandiste. Por kjo strategjia e tij, dy herë dhunë, një herë paqe, tre herë kundër Perëndimit, një herë pro, dhe më tej akoma, zëra nga LSI për të hyrë në zgjedhje dhe zëra nga PD për të thënë kurrë, thjesht krijojnë një tablo të qartë të mungesës së udhëheqjes së opozitës dhe eksperimentit të saj të rrezikshëm, me moton “të dalë ku të dalë”.

Ky stili i Bashës, që sa herë trembet në Tiranë, ikën të qetësohet në Gjermani, dhe pastaj kthehet për ta vazhduar ku e la, është shembulli se si ta shpërdorosh energjinë opozitare, qoftë dhe negative. Dhe si t’u tregosh të gjithëve, se nuk ke një plan.

REMOTE_ADDR:[]

32 komente në “E vetmja gjë e qartë, është paqartësia e Bashës”

  1. Astrit says:

    Shkon per nsj vize miell nfoshta

    1. adi says:

      Per dashnoret e europes dhe drejtesise.
      Matematika eshte shkenca, qe nxjer zbuluar rilindjen.
      1) nese nje shtet I vetem I BE eshte kunder antaresimit ne BE, atehere bllokohet integrimi. Kur nje shtet I vetem jo vetem eshte kunder por eshte per kthim mbrapa proceseve per shqiperine sic eshte Hollanda qe kerkon bile kthimin e vizave imagjinoni sa mbrapa ka bere shqiperia ne keto 6 vjet. QE per me teper nuk eshte vetem Hollanda, por eshte edhe Franca edhe Danimarka edhe Gjermania shkurt DASHNORET E EUROPES E KANE KTHYER MBAS SHQIPERINE TE PAKTEN 6 VJET.
      2) sipas nje shkrimi ketu te tema Gjykata e Larte ka rreth 31.500 dosje per te shqyrtuar. Nderkohe qe kjo gjykate eshte komplet e bllokuar. Gjykata e larte kur do behet funksionale do kete 19 antare. Cdo gjyq kerkon nga 3 antare. Pra njekohesisht kjo gjykate duhet te shqyrtoje nga 6 gjyqe. Po te llogaritesh qe dita e punes eshte 8 ore dhe nje seance gjyqi do mesatarisht 1 ore. Athere 6 gjyqe njekohesisht X 8 ore X 5 dite ne jave X 11 muaj qe punon gjykata ne vit =2640 seanca ne vit.
      Pra nese gjykata e larte formohet sot per te aritur te shqyrtoje 31.500 dosje I duhen plot 12 vjet.
      Po te kesh parasysh se pothuajse asnje gjyq nuk mund te behet me nje seance atehere kesaj gjykate do I duhen te perfundoje shqyrtimin e ketyre dosjeve nga 15 deri 20 vjet.
      Dmth nje qytetar shqiptar qe I shkon sot dosja ne gjykaten e larte per te mare drejtesi I duhet te presi te pakten 15 vjet.
      MJAFTOJNE VETEM KETO 2 FAKTE TE PAKUNDERSHTUESHME MATEMATIKISHT PER TE PARE DHE KUPTUAR GROPEN GJIGANTE QE RILINDJA I KA BERE 2 SHTYLLAVE TE PROPAGANDES SE SAJ
      1)EUROPES
      2) SHTETIT LIGJOR
      NE HISTORINE E SHQIPERISE VEC TURKUT ASNJE PUSHTUES NUK KA ARITUR DOT TE BEJE KAQ SHUME KEQ SHQIPERISE.

      1. ...... says:

        Pirdh pirdh…korraku Saliut dhe i matufit te Athines

      2. Bureto says:

        Ore tutkun, po këto 30 apo 40 mijë dosje, kur u krijuan, këto dy vjet? Po ata gjyqtarët e kushteteses dhe asaj të lartë që, ose dhanë dorheqjen nga frika, ose i përzuri vettingu si të padenjë për ato detyra, kush i kishte emëruar aty, Edi Rama, apo KLD që ka qenë drejtuar nga Saliu dhe miku i tij i pisllëqeve Ilir Meta, apo nga Nishani dhe Bamir Topi të dy beniaminë të tij? Që pastrimi i asaj kalbësire drejtësi është dhembja më e madhe e kërmës Saleh, askush nuk e vë në dyshim, po se pse zagarët i bëjnë ende fresk marrëzisë së tij, dhe stërmundohen t’ia lehtësojnë atë vuajtje që e ka nxjerrë fare jashtë faze, ky është subjekt i psikoanalizës. Cili, apo cilët deri më sot, i kanë dhënë dum psikozës së një përbindëshi?!

    2. XheJ eN Bi says:

      adi….
      Ke zëvënfësuar “Skypion” në gazetën Tema.
      Për të parën ,ajo dihet se e ka Kushtetuta Europiane,prandaj dhe Lylzimi e Bërisha i bëjnë këto trazira. Me një gur vrasin dy zogj.
      Zogu i parë është mos hapja e negociatave ,se kjo i heq pikë Qeveris .
      Dhe zogu i dytë ëdhtë ,duke mos hyrë në Europ e kanë më të lehtë mos përgunfojë Reforma në Drejtësi që i shpie jo vetëm ata të dy ,po edhe Ilir floririn të gjejnë ndonjë Avokat kalibri.
      Sa për ushtrimin e dytë matematikor që e zgjidhe ,mirë ishte ta komentoje në një gjini tjetër.
      Nuk na thua “adi” kush i ka vën gurr dhe shkopinj ” karocës” së Drejtësisë që nga 21Korruku i 2016-ës.
      Në matematikë nuk ka “shkak dhe “pasoja” dhe Ti nuk i analizon dot,ose nuk të pëlqen t’i analizosh.
      Na the pasojat se sa vjet duhet të mbarojnë çështjet në Gjykatën e Lartë ,po nuk na the pse është bllokuar Drejtësia.

  2. tirana says:

    TASHME BASHA ESHTE I TELENDISURI I OPOZITES ,POR PO TELENDIS DHE EMRIN E SHQIPERISE KUDO KU I SHKEL KEMBA , DUKE BERE PERPJEKJE QE SHQIPERISE ,JO VETEM MOS TI HAPEN NEGOCIATAT ,POR EDHE VIZAT TI HIQEN . KY ESHTE SHUME I PASUR DHE MBUSH XHEPAT E HOLLANDEZEVE DHE GJERMANEVE .NDRYSHE ,ATIJ NUK I HAPIN DEREN AS POSHTE TEK INFORMACIONI DHE JO TE FUTET NE BUNDESTAGUN GJERMAN . NJE IDIOT PA OBJEKTIVA , BEN CFARE I THOTE SHEFI I SHQUPIT .
    SHUME SHPEJT DO TE ZBYTHET , JO VETEM BASHA POR DHE GJITHE ZAGARET E MEDIAS , SI DHE PARTICKAT E TIJ , QE CIRREN PER FITOREN E OPOZITES .

  3. Jari says:

    Jari ju sqaron!

    Plani i Bashes eshte pikerisht mos pasja e nje plani!

    Duke mos pasur plan,nuk ka as rrezik te dekonspirimit nga diversantet e Rames ne PD!!

    Pra plani mos-plan i Lulit tregon gjenialitetin e tij prej strategu,i rangut Skenderbegas!

    I juaji,Jari!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, you overestimate him.. Ai eshte nje kokebosh qe do karrige per te ruajtur gjene e vjedhur kur ishte ne pushetet me Sali Kermen.. S’ka platform ai, s’ka ide, s’ka idene e nje largpamesi per te formuar shtet.. S’flet ai as per uje, drita, rruge, ushqime, ilace, pensjone marredhenie per fqinjet jo e jo.. Dhe kur I flet I ka si nje retorike (keshtu ne pergjithesi).. Ai vetem flet qeverri e kriminalizuar, Rama keshtu e Rama ashtu.. Nje opozite mbledh te dhena dhe nga te dhenat, ofron opsjon me te mire se c’fare ofron qeverria.. Fjalimet e tij jane budalliqe. Njerzit mund ta dijne c’fare eshte qeverria sepse I qeverris (e tashmja) por njerzit s’duan t’ja dine per sot, por per neser.. Ky eshte kokosh, vetem kendon.. Ai eshte “bjeri ti biem”.. S’ka ku te shkoj me keq.. PD-ja ka rrezik te shthuret..

  5. Detari says:

    ngeli ne bashen ky gazetari

  6. rroku says:

    E ka pyetur Sali kriminin….?? me siguri qe po se vete Saliu eshte non grata….

  7. RrofteKushtetuta says:

    Mos shkruani me per kete debilin, nuk ja vlen. Politikisht eshte i vdekur.

  8. Maleshova says:

    Lexo Mero djali,
    Bild, 06.04.2019 – 09:56 Uhr
    Schmugglerjagd im “Kolumbien Europas“
    Drogenhandel an der Grenze zwischen Albanien und Griechenland +++ 2018 wurden knapp sechs Tonnen Cannabis, Kokain und Heroin beschlagnahmt
    Jährlich werden tonnenweise Drogen über Südosteuropa geschmuggelt: Cannabis, Kokain, Heroin. Das Ziel: Deutschland und Mitteleuropa.
    48 Stunden war BILD bei einem Polizeieinsatz an Europas beliebtester Koks-Route dabei. Die Tricks der Schmuggler, ihre Routen und Wege – lesen Sie mehr mit BILDplus.

    Gjueti kontrabande në “Kolumbinë e Europës”
    Trafikimi i drogës në kufirin Shqipëri – Greqi +++ Në 2018, afersisht gjashtë ton kanabis, kokainë dhe heroinë u konfiskuan
    Çdo vit, tonelatat e drogave janë kontrabanduar në të gjithë Europën Juglindore: kanabis, kokainë, heroinë. Synimi: Gjermania dhe Europa Qendrore.
    Për 48 orë, BILD u përfshi në një operacion policor në rrugën më popullore të kokaines në Europë. Truket e kontrabandistëve, rrugët dhe mënyrat e tyre – lexoni më shumë me BILD plus.

  9. Sa per dijeni says:

    Po o Mero po, te ishte keshtu si thua ti hajde de, por sikur nuk duket edhe aq. Po te lexosh shtypin austriak psh shikon se lobuesit e Bashes paskan askses jo vetem ne media por dhe ne politikat vendim marrese te BE. Ky baxhelle burre e ka bere te tijen, na ka nxirre para BE sa do na duhen edhe nja dy dekada katharsis e pale te na pranojne edhe atehere. Dikur thoshin nafta can bllokaden, sot lulushja me leke e ka care bllokaden perendimore.

  10. Komentuesi says:

    Shume te forte e ke thene zoti Mero,se Basha i ze koridorin ndonjerit,funksionar Gjerman, me celularin gati per fote dhe ta perdore ate sikur ka ber takim.Eshte e vertete se Bashen nuk e pret njeri se i ka dale boja fare te nderkombetaret.

  11. yrrja byrrja says:

    basha sdi nga tia mbaje. eshte vertet nen presionin berish / shba-be. e nderkohe leviz rrugeve 🙂
    te jap dore-heqjen, ja hekin-“doren” ….hahahha.
    vetem nje gjendje “gripale” me raport te gjate e shpeton disi, e i jep kohe.
    cdo bej basha po vazhdoi keshtu deri me 30 qershor?!?!??!?! do dali rrugeve me shkop/ fishekzjarr / molotov / arme apo me duar ne xhepa ???? 🙂 🙁 sido qe te dale, ajo dite do jete pothuaj e forcave te armatosura…….ku 5 veta bashk slejohen te ecin.
    …..e jo me karagjoz cuba. hahaha
    do i duket SANDRI mjalt ne krahasim.
    RRESPEKTE NE MAX GJEN. SANDRIT. ne kete moment, jemi me fat qe shqiperia pati kete figure ushtarak – profesionist. Imagjinoni te ishte nje si Lulka. do ishin bere lemsh shqiptaret ( se popull vl )
    Rrespekte Z Min.

  12. MH says:

    Nuk e di per sot por dikur njerzit benin pijace,gjiron mbremjes nga cepi ne cep te shetitores.Sot,po kete pune shtitje ban Basha.Shetitje ajrore nga Rinasi ne Berlin e kthim.Sukseset jane origjinal si ato te Donkishotit.

  13. Joni says:

    Sakte.I pa qarte po e po.por dhe i verber dhe shurdh.Z Mero po shikoj per dite pseudoanalistet te tipit fevzi zhej meco o co.qe kane merak se do kete perplasje te madhe prandaj kerkojne zgjidhje ne emer te paqes.nderkohe qe gjithe diten masturbojne per dhune dhe shpifje.Te lutem trajtoje kete teme.Naten e mire.

  14. Iliri nga Gjermania says:

    😅😅😅Mir e ke thene Z. Baze. U bene si ato Pulat e Frigoriferit i nxjerr jashte per ti shkrire qe ti henger dhe kur shkrihen ndrron mendje i fut prap te ngrijn.
    Edhe ky Trapi i Opozites tani ka hallin se nuk e sheh me Hollanden.

  15. ALBAN DEGA says:

    SHEJTAN BUDALLA LULUSHI DHE DOJCE VELE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dojce Vele :- Cili qe mesazhi që morët tek Kancelaria, tek zyra e Kancelares Merkel?
    …..
    Ajo ose ai gazetru…ari qe ka drejtuar pyetjen e mesiperme me tingellon si Vjollca Vokshi dhe Reiz Cico i RTSH Berishes ne vitet 1991- 1994 qe pasi e kishin shoqeruar gjate gjithe vizitave ne shtete te ndryshme dhe kishin transmetuar kronikat e tyre sapo mberrinin ne Aeroportin e Rinasit i drejtonin pyetjen me idiote te mundshme nga nje gazetar( e )
    – Zoti Berisha… Zoti President cfare mund te na thoni per viziten tuaj tejet te suksesshme ne…. Filifistun !
    – E jashtezakoneshme, e paimagjinushme, e papershkrueshme… takova ABC…. YZZH …. e terrci e verrci e verrci e terrci ose bllabllablla per ata qe dine me mire gjuhet e huaja po jo shqipen….a
    Sic duket ashiqare, edhe qehajai i tij ne krye te PD-se ka marre te njejtin ves qesharak.
    I ka sugjeruar gazetarit apo gazetares se Dojce Veles te nxjerre ne pah me gjoja nje lapsus linguis Merkelin, qe e ka pa vetem ne televizor, dhe pa kerkuar falje Zyren e Merkelit me mendimin sa djallezor aq edhe idiot se ka rendesi zyra ku takohet dhe jo personaliteti apo personi qe takon qofte edhe jo zyrtarisht !
    Edhe me idiote e qesharake eshte deklarata e ketij politikllouni se “ kam biseduar gjera me teper rendesi te cilat nuk mund tua tregoj “ Sekrete atomike!?
    Shkurt : tralala zura nje gale!
    te na rruash ore Lulush djale…
    apo… apo…

    SALI … LUL I NENES
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Sali .. Lul i nenes
    Ke te qaj me pare
    Mehdi Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Like Mona Cizmen
    Kishin nismetare
    Me bllokun ne dore.
    Me Lalezin fanare
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurre nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per ti qare !
    Ligji dhe drejtesia
    Ne pranga kur tu marre.
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre
    Mbi gjak te pathare.
    Kur tu marri zvarre!

    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

  16. Dyrrahu says:

    Pa dije e pa koke, pa plan e pa strategji, i vetem e pa mbeshtetje, genjeshtar e i pacipe, rrugaç e i pandreshem, hajn e i paperseritshem, vrases e i pameshirshem, me nje fjale opozita eshte e mjeruar me kete sharlatan.
    Keta shkaterrues te Shqiperise turpin e kane perbire me ujin e mengjesit te dites se numerimit te votave, me 2013.

  17. ina says:

    Mero. E ke qare, si gjithmone. Bravo te qofte!

  18. FLUTURA says:

    Keshtu eshte kurvKruetari i Partise me te madhe opozitare emerohet nga ish Kryetari. Lider nuk te ben emerimi, duhet te kesh ca aftesira dhe mbi te gjitha deshiren per te bere gjera dhe kete ta projektosh tek njerezit. Lulezimi nuk te jep asnje emocion dhe si pasoje asnje besim se di apo do te beje gjera. Thjesht flet me fjale te thata te mesuar permendesh. Nese nje aktor luan nje rol dhe i ben njerezit te qajne, ai e shkakton kete emocion sepse e ndien aq shume si te ishte i vertete dhe pikerisht kjo e vecon ate nga lukunia e aktoreve te tjere dhe e ben STAR. Lulezimi thote statistika, gje qe mund ta bejne te gjithe, ne fakt sjellja e tij duhet te jete e tille qe ta vecoje nga gjithe politikanet rrotull tij dhe pra ai te cilesohet LIDER, qe ne fakt nuk eshte. Keshilltaret ndihmojne per te sendertuar idete e Liderit, por nuk mund te bejne nje njeri pa vokacion Lider. Lulezimi duhet ne te futet ne zgjedhjet vendore dhe pastaj te vendose nese mund te vazhdoje me tej apo te largohet me doreheqje, duke nderuar vehten edhe PD ta lere te ringrere strukturat, qe jane inekzistente dhe te vazhdoje perpara.

  19. endrit says:

    E vetmja gje e vertete ketu eshte se ti je nje katundar dhe mblodhi keto bagetite e tua dhe gjej ndonje Atdhe tjeter, o per son I ndyre.

  20. 👹 says:

    Pse nuk i nxirni komentet?!

  21. BAJRAM BALA says:

    LE TE SHKOJE KU TE DOJE POR BASHKE ME SALEN DO JAP LLOGARI PER 4 TE VRARET
    DOKTORI TE VJEN TURP KUR E SHIKON SI BISHT I BASHES, TE KAM DHE KOLEG POR PER QYL MOS U BEJE LEGEN,
    PA LE QE JE DHE PROFESOR
    MERRU ME PROFESIONIN TEND SE LE NAM

  22. Dyrrahu says:

    Sa keq qe nuk po dalin komentet e lexueseve te gazetes Tema!!

  23. zulqufli says:

    Nga fillimi deri ne fund lexon komente te atyre qe. e kan shitur. sumen per 200 lek te kjo qeveri kriminele

  24. zulqufli says:

    Nga fillimi deri ne fund lexon komente te atyre qe. e kan shitur. sumen per 200 lek te kjo qeveri kriminele

  25. SHQIPETARI-BERLIN says:

    i Nderuar Mero Baze:Gjermanet ne pamje te Pare kur Bisedon me ta Te DEGJOJNE ME “RESPEKT” Athua se do te zgjidhesh Problemet e Botes..te degjojne me Respekte jo vetem Politikanet Gjerman…jo edhe njerezit e thjeshte sepse e kANE KULTURE, te Respektojne Folesin…ketu ne gjermeni e trajtojne edhe ne Seminares..se c´fare eshte p.sh.Biseda…ESHTE DERGIMI I SINJALEVE FONIKE..nga Marresi dhe Degjuesi…te mos Zgjatem GJERMANET EKANE NE KULTURE TE TE DEGJOJNE, nje here dy…por kur e shikojne QE GENJENE DHE MASHTRONE..athere NUK TA VARIN QILLON FARE(Me then Shqipe)….i shikoja se si Reagonin Gjermanet kur filloj Kriza Greke:;GREKET JANE MASHTRUSA, degjoja gjithandej..Biles disa Arriten deri atysa te Abandononin Restorantet Greke…Kishte edhe Individe Gjerman:Qe ne nje Lokal Greke U BERTET ME ZE TE LARTE:SHKONI NE GREQI MASHTRUESE…ect..I Mora keto si Shembull PER TE Treguar se “Inteligjenca” e Lulezim Bashes nuk bene dote VENDE ne Berlin..sepse Politianet Gjermane kane PRINCIPE POLITIKE, se si ti Sherbejne Taksapagueseve dhe jo si ti Genjejne Taksapaguesit per Perfitime Peronale apo per Poste..
    Lulic Bashovici ha nje Mute ne Berline…sepse Gjermanet e duan “Mikun” se paku jo me te “Mirin” por se paku te jete ne Pozita te Mira, se paku te jete nje Partnere i Besueshem..POR BESUESHMERIA E Lulezim bASHES ne Berlin ka SAKADUAR ME KOHE..lol

  26. katarakti says:

    Bjeri, bjeri gajdes ti Mero Baze. Opozita vrastare, shkaterruese, hajdute, mashtruese dhe antikombetare po fiton pike çdo dite e me shume. Akuzojne per vjedhje votash ata qe kane bere namin. Ata qe duhet te ishin prapa hekurave, jane sot ne balle. Dhe faji eshte teresisht i atij Shalegjatit pa tru ne koke, te cilit Mero Baze i ben fresk çdo dite. Po ringjallen gjarperinjte vetem e vetem se i Gjati e nisi me gallate misionin e tij kryeministror. Tani i eshte mbledhur laku, por eshte shume vone. Le te vazhdoje te ngjyrose me blu dhe te ngreje 2 gishtat lart. Se kur te vijne Basha me Berishen ne pushtet do ta shohe se si do te perfundoje. Dhe ku do perfundoje me gallatat dhe arrogancen e tij. Nuk pranoi qe nuk pranoi te bente drejtesi, te hiqte neperkat e Berishes nga institucionet. perkundrazi i ricikloi. Me vjen shume keq per Shqiperine qe do te bjere perseri ne doren e shpellareve, ndersa per Ramen hiç fare. Do ta kem qef ta shoh kur ta terheqin zvarre banditet e PD-se. Ai qe ka bere gjithmone me koken e tij. Qe nuk ka pyetur njeri, se i jane dukur te gjithe budallenj dhe vetem mendja e tij i ka pelqyer. Krejtesisht i paafte. Sepse gjendet ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar. Eshte gabimisht te PS-ja, qe per te nuk ekziston veçse si Rilindje, ne vend qe te ishte te PD-ja. Nuk e di se kush do t’i shkoje prapa tani. Aq i madh eshte zhgenjimi. “Nuk jam prokuror”! Po per te futur ne burg ata qe nuk kane paguar energjine elektrike ishte kryeprokuror. Vetem per 21 janarin dhe Gerdecin nuk ishte. Si idiot qe eshte, po ecen ne rrugen e Fan Nolit. Dhe do perfundoj si ai. Do marre edhe Shqiperine me vete ne gremine.

  27. Nexhat says:

    E vetmja gje e vertete jane pergjimet e BILD qe tregojne seqeverija e Rames me Ramen ne krye punone ne baze te urdherave te krimineleve, dmth qe eshte qeveri e zgjedhure nga kriminelet.
    O Mero Gel-Bazja vetem gelazet e tuaja dhe by…. E Muço Nanos ne shpetoni Ramen nga kthetrat e Trampit.
    Ju dhe shume komentues dukeni se jeni mbeturina komunizmi qe mbroni Ramen nje rrugaçe qe e pru Serbija njesoje si Enver Hoxheen nga i njejti vende nga rrugicat e Parisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *