Jari propozon rregulla për rrahjet në miting: Këtë radhë duhet rrahur Bes Pesha, që të marrim hak tek LSI

Pas arrestimit nga policia e agresorit që ka qëlluar me shufra hekuri gjatë protestës, një ish- badigard të Doktorit, janë shtuar zërat se ka kontradikta të ashpra brenda opozitës.

Jari vendosi të sqarojë situatën me një postim të tij:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Arrestimi nga policia e militantit të LSI nga Shijaku, që rrahu demokratin që ka qenë roje i Doktorit, nuk ka lidhje me unitetin e opozitës.

Ai ka qenë më shumë një keqkuptim i rastit, pasi Flamuri nuk i kishte sqaruar mirë ata të LSI, dhe ata menduan se Doktori e ka caktuar ish- rojen e tij për dëshmor.

Atë ditë njerëzit e LSI kanë qenë nervozë, pasi Monika ka pas një problem shëndetësor, dhe ata nuk e dinin të vërtetën.

Duke parë që presidenti ishte i qetë dhe nuk reflektonte ndonjë shqetësim për shëndetin e gruas, ata menduan se mos mungesa ishte sherr me Lulin, dhe u bënë nervozë.

Kaq ka mjaftuar që përplasja të degjenerojë në rrahje me shufra hekuri.

Por nga ana tjetër, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se në çdo protestë do ketë nga një keqkuptim të tillë.

Kjo është protesta e katërt që rrihet gabimisht një militant demokrat.

Këtë e stimulon Edi Rama, pasi ai hap fjalë që ka infilturuar njerëz në miting, dhe pastaj demokratët humbasin qetësinë.

Ndaj është më mirë që ta caktojmë vetë, një njeri që është i infiltruar, dhe të mos e dëmtojmë shumë kur të rrihet.

Por dhe kur caktohet, është mire të jetë figurë e njohur, që të bëjë pak bujë, dhe nëse ndodh ndonjë gjë më e rendë, të kemi mundësi ta përdorim.

Fjala vjen, këtë radhë është mirë të caktohet ky Bes Pesha.

E kam studiuar si tip dhe është i duhuri.

Kështu dhe PD merr hak ndaj LSI, dhe njerëzve nuk iu vjen keq, se si të korruptuar e njohin dhe kanë hall mos u merr prapë ndonjë drejtori me lekë, si herën e parë.

Por ama nëse i ndodh gjë, mund të ngremë njerëzit peshë, me këngën:

“O Edi Rama me grusht ta ngjesha

Se këtu i thonë o, Besi Pesha”.

Kështu do të kemi mundësi dhe të kompensojmë dëmin që na është bërë si PD nga LSI, por dhe të mos bëjmë ndonjë dëm të madh, nëse rrahim njeri gabimisht, se ai për të bërë ndonjë lek vjen me ne, nuk është se e ka me zemër si këta demokratët që rrihen kot, gabimisht.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Jari propozon rregulla për rrahjet në miting: Këtë radhë duhet rrahur Bes Pesha, që të marrim hak tek LSI”

  1. Protestuesi paqesor me bombe me vete says:

    I madh Mero, dakord jam dhe une ta haje nje dru te mire ky Bes Pesha, por dhe nja dy kokra per parti, psh Strazon, ate kokemadhin tjeter e LSI , ceshte nje Braimllar me duket e ka. Protesten tjeter, te futet preshi ne loje, nga Tritani tek Gaz Bardhi , Petrit Vasili e me radhe.

  2. Dajaku says:

    Po bes peshk Ka vellain dr spitalit fier bertin dhe spiun I pd I deklaruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *