“Solle në shtëpi bijën e armikut”, burra e gra braktisën menjëherë dasmën: Dëshmia rrënqethëse e Ferdanesë

“Solle në shtëpi bijën e armikut të popullit o Nevruz Muçelli”, lëshoi britmën krushku, i afërm komunist i dhëndrit… Kur u dëgjuan këto fjalë, burra e gra braktisën menjëherë dasmën dhe oborri mbeti bosh… Më priti vetëm vjehrra dhe Qamileja… kënga për mua ishte ndryshe…”

Nga Luljeta Progni

Ishte pranverë në vitin 1952. Ferdaneja ishte veshur nuse e po priste në pragun e shtëpisë dikë që ta shtynte të ecte një hap më tej… Pikërisht atë çast, i duhej më shumë se kurrë prania e babait. Por, i ati, Dajlan Zaimaj nuk mund të ishte aty sepse kishte tri vite që kishte ndërruar jetë në burgun e Burrelit… Ferdaneja priste që dikush të vinte në vend të të atit e ta ndihmonte për t’u ngjitur në mushkë. Zakoni e donte që babai e ndihmonte të bijën nuse të ngjitej në mushkë, për t’u nisur drejt shtëpisë së dhëndrrit. E në mungesë të babait, radha i takonte xhaxhait, Zaimit. Pikërisht këtu, nis e vështirësohet dita e dasmës së Ferdanesë. Xhaxhai i saj ishte njeriu më i padëshiruar pas të atit, që kishte vdekur në burgun e Burrelit, si armik i popullit.

I vëllai i Dajlanit, Zaim Zaimaj shihej gjithashtu si një armik i popullit. Bashkëshorti i Ferdanesë, Nevruzi ishte nga një familje që i kishte punët mirë me pushtetin popullor, ishte familje me “biografi të mirë”. Kishte zgjedhur të lidhte jetën në martesë, me të bijën e Dajlan Zaimit, edhe pse ai dhe familja e tij ishin aq të padëshiruar për pushtetin. Nevruzi dhe familja e tij e ngushtë nuk e kishin menduar se shpejt do të kishte kaq shumë probleme, madje qysh ditën e dasmës. Të afërmit e Nevruzit që ishin zgjedhur atë ditë krushq për të marrë nusen e tij, Ferdanenë, refuzuan të takohen me xhaxhain e nuses Zaimin, që konsiderohej “armik i popullit” dhe më tej refuzuan që Zaimi të ishte në vend të babait të nuses për ta ndihmuar atë të ngjitej në mushkë, siç e donte zakoni.

Nusja e “ngrirë”

Ndërsa krushqit e dy palëve po debatonin për një zgjidhje, nusja mbeti e ngrirë në këmbë, për më shumë se dy orë. Ferdaneja ishte vajze e re, vetëm 17 vjeç dhe as që po e kuptonte se çfarë po ndodhte, veçse ishte shumë e frikësuar. Dy palët e krushqve po vazhdonin debatet se kush të vinte ta ndihmonte nusen të ngjitej në mushkë… madje, po debatohej a duhet ta merrnin atë nuse atë ditë, apo duhej prishur miqësia.

“Unë nuk e dija ku duhet të shkoja, të kthehesha mbrapasht në shtëpijnë e nënës… apo të vazhdoja të qëndroja. Isha e frikësuar, qaja e dridhesha si purtekë… Më kujtohej herë pas here babai. Më kujtohej ajo natë kur iku mes rrebeshit e kurrë nuk e  pashë më… e tani që isha rritur, isha veshur nuse e nuk ishte aty për të më përcjellë…”, rrëfen Ferdaneja mes lotësh.

Kur xhaxhai i Ferdanesë i kërkoi dhëndrit vendimin final, i vëllai i dhëndrit, Kamber Muçelli që ishte vetëm 15 vjeç, doli përballë të gjithëve dhe tha: ”Do ta marrim nusen! Unë do ta ndihmoj atë të ngjitet në mushkë!” Tre vëllezërit e kishin marrë bashkë vendimin.

Kështu u mbyll debati dhe krushqit që shoqëronin dhëndrin, nuk patën asnjë zgjidhje tjetër, veçse ta pranojnë vendimin e vëllezërve Muçelli. Nusja dhe krushqit u nisën nga Sevrani, dhe për rreth dy orë, udhëtuan nëpër male për të mbërritur në Kreshovë. Gjatë rrugës, krushqit, të afërm të dhëndrit, ia kujtuan disa herë Nevruzit se po merrte në shtëpi “armikun e popullit” e telashet për të nuk do të kishin të sosur.

“Po e çon gjarprin në shtëpi…” i thoshin krushqit tim shoqi, e ai as një zë nuk lëshonte. Bashkë me dy vëllezërit e tij, ecnin njëri pas tjetrit pa këmbyer asnjë fjalë… Nuk e di se si po qëndroja. Gjithçka më shkonte në mendje… Prisja nga çasti në çast, që të ndalnin hapin e të më kthenin në shtëpinë e nënës”, rrëfen Ferdaneja.

Nevruzi me vëllezërit e tij më të vegjël, nuk këmbyen asnjë fjalë me të afërmit e tyre krushq, që kishin qëlluar të ishin ndër ata komunistë të devotshëm për të shtypur “armikun e klasës”.

Te Ara e Kuqe

Ishte vendi ku udhëtarët pushonin zakonisht. Aty ishte kufiri që ndante fshatin Sevran nga ku vinte nusja, me fshatin Kreshovë, ku do të shkonte nuse Ferdaneja. Aty u ndal krushku i parë dhe u ul në një gur. Pas tij, edhe të tjerët. Aty ndali edhe mushka. Ishte shansi i fundit për krushkun e parë, që të ndalte dasmën.

“U ulën të gjithë për të pushuar, ndërsa unë kisha mbetur në mushkë… nuk po vinte askush të më zbriste… imshoq më shihte më bisht të syrit, kur pas pak çastesh erdhi kuntati e më ndihmoi të zbrisja. U ula diku edhe unë e po pushoja. Aty pata frikë se nuk do më ngjisnin prap në mushkë… erdhi një çast kur mendova, të bëhet ç’të bëhet. Si të jetë e shkruar do bëhet… Pasi pushuam pak, unë u ngjita në mushkë me ndihmën e kunatit dhe nisëm rrugën përsëri. Aty kuptova se nuk kisha më kthim pas”, rrëfen Ferdaneja.

Krushqit me nusen vazhduan rrugën, derisa mbërritën në Kreshovë. Në të hyrë të portës së shtëpisë së dhëndrit, krushqit do të duhej të thoshin fjalë gëzimi për nusen e re që po shkelte pragun. Por krushku që e kishte shoqëruar gjatë rrugës, lëshoi britmën: “Solle në shtëpi bijën e armikut të popullit, o Nevruz Muçelli”. I pari i krushqve lëshoi disa fjalë fyese për familjen e nuses së re, për t’i vënë në dijeni dasmorët se kjo dasëm duhet të prishej. Kur u dëgjuan këto fjalë, në oborr nuk mbeti asnjë dasmor. Burra e gra braktisën menjëherë dasmën dhe oborri mbeti bosh. Atje mbeti nusja, dhëndri, dy vëllezërit e dhëndrit, e ëma e dhëndrit, Hetemja dhe Muço Maksuti, i afërm i Dajlan Zaimit që kishte bërë krushqinë mes dy familjeve. Në krah të Hetemes, ishte edhe një grua e moshuar. E kishte emrin Qamile dhe ishte e afërme e familjes, banore në Kreshovë… e vetmja prej grave të fshatit që nuk e braktisi dasmën. Dy gratë e moshuara kënduan këngët tradicionale për rastin kur nusja shkel në prag të derës.

“Ime vjehrrë, Hetemja ishtë një grua shumë e mirë. Bashkë me Qamilenë, një grua shumë e fisme e afërme e burrit im, nisën të këndojnë këngën e nuses. Po këndonin si me zor se ishin vetëm dy gra. Në raste të tilla, kur vinte nusja në shtëpinë e dhëndrit, të gjitha gratë e fshatit ia merrnin këngës e dukej një hare e madhe. Ishte ndryshe kënga për mua… Lotët po më rridhnin rrëke krejt pa e kuptuar. Më kujtohej edhe babai, kishte vetëm tri vjet që kishte vdekur. Eh moj bijë, nuk e harroj kurrë atë ditë…”, rrëfen Ferdaneja.

Burrat e shtëpisë qëndruan në heshtje… e vjehrra bëri të gjitha ritet e zakonet. Mori nusen përdore, i leu gishtat me mjaltë dhe ngadalë hyri në pragun e derës, mori dorën e nuses dhe e ngjiti mjaltin në derën e shtëpisë, që supozohej të sillte ëmbëlsi, gaz e hare në derën e birit të saj.

Ferdaneja ngjiti shkallët drejt dhomës që i kishte bërë gati e vjehrra, duke lënë pas heshtjen që kishte pllakosur në odat ku ishte shtruar gostia e ku nuk kishte asnjë njeri. Në shtëpi, kishin mbetur vetëm pak njerëz. Dhëndri, dy kunetërit, e vjehrra dhe kushëriri i nuses, Muço Maksuti. Për rreth dy orë, ata katër burra që mbetën në odat e boshatisura të gostisë, diskutuan se çfarë zgjidhje do t’i jepnin kësaj situate e se si do t’i bënin ballë sulmeve të krejt fisit e thuajse gjithë fshatit, që po refuzonte të merrej për nuse e bija e “armikut të popullit”. Ndërkohë, Ferdaneja qëndronte në dhomën e saj, bashkë me Qamilen që i jepte kurajo që të mos trembej e të mos mërzitej, se gjërat do të shkonin shumë mirë. Por Ferdaneja ishte shumë e trembur dhe e mërzitur, sepse kishte parë një fshat të tërë të ikte nga sytë këmbët, a thua se ajo ishte një përbindësh…

“Të harrosh nënën”

Ferdaneja nuk e kishte njohur më parë të shoqin Nevruzin e as kunetërit e saj, por e vetmja gjë e rëndësishme e asaj dite që ia kishte ngrohur shpirtin, ishte vendosmëria e Nevruzit e vëllezërve të tij për ta marrë nusen, bijën e  Dajlanit, pavarësisht se çdo të ndodhte me fisin e fshatin e tyre, pavarësisht se cilat do të ishin pasojat që do t’i vinin nga pushteti popullor. Kështu u mbyll dita e dasmës së Ferdanesë dhe Nevruzit, pa këngë e valle, pa gaz e hare.

Pak ditë pas dasmës, zakoni e donte që nusja të dërgohej në të parë tek e ëma. Por, për Ferdanenë ishte e pamundur, sepse Këshilli i fshatit do ta vendoste atë në një dilemë shumë të fortë. Do t’i duhej të zgjidhte midis nënës dhe të derës së burrit. I thanë se nëse do të qëndronte nuse në fshatin e tyre, duhet të harronte derën e babait, sepse ata ishin “armiq të popullit”. Ferdaneja do të duhej ta bënte në atë çast zgjedhjen. Ishte vetëm 17 vjeç, e rritur jetime në varfëri, sepse pushteti i kishte konfiskuar çdo pasuri të babait, e rritur mes sulmesh të egra. Kishte ardhur në derën e Nevruzit mes shumë debatesh dhe atje kishte gjetur mbështetje kaq të fortë nga e vjehrra Hetemja, bashkëshorti e kunetërit e saj. Kështu Ferdaneja vendosi të zgjedhë derën e burrit, duke pranuar të mos e shihte të ëmën e saj, për më shumë se tri vite.

“Nuk kisha si të harroja atë moment kur im shoq u përball me të gjithë fisin e tij e me të gjithë fshatin dhe vendosi që të më marrë nuse në shtëpi, duke marrë parasysh gjithçka, shumë vështirësi. Qëndrova të burri e nuk pashë nënën për tri vite me sy. Më zinte malli shumë… Gjeta halle e varfëri në derën e tim shoqi, por jetuam në mirëkuptim bashkë me time vjehrrë, që u bë si mama për mua, qysh ditën e parë që shkela në atë derë”, rrëfen Ferdaneja.

Ferdaneja dhe Nevruz Muçelli jetuan mes varëfërisë dhe sulmeve të pandara të “pushtetit popullor”. Ferdaneja pati një jetë shumë të vështirë, pasi i shoqi e la të ve në moshë të re. Rriti katër fëmijët me mundime, bashkë me të vjehrrën Hetemen, me të cilën ndau halle e derte si të ishte e ëma. Ajo ishte përballur me humbjen e të atit kur ishte ende fëmijë, me sulmet e egra si bijë e armikut të popullit, e do përballej më pas edhe me largimin nga kjo botë të dy djemve.

Ferdaneja është sot 84 vjeçe dhe jeta e saj ka qenë kaq e vështirë, por ajo është një grua e fortë e fisnike. E takova në përvjetorin e vdekjes së të atit, Dajlan Zaimaj. Atje ma rrëfeu ditën e dasmës, më rrëfeu vuajtjet e jetës së saj, të vëllait Gramozi e dy motrave Liri e Sado. Bashkë me të vëllanë Gramozin, me fëmijët e tyre, të Lirisë e Sados, me nipër e mbesa, ata u mblodhën në Burrel, për ta kujtuar babain që humbi jetën mes torturash në burgun famëkeq të Burrelit, në 2 qershor të vitit 1949. Gramozi e Ferdaneja janë dy prej katër fëmijëve të Dajlanit. Dy vajzat e tjera, Liria dhe Sado, kanë ndërruar jetë.

Në një ceremoni modeste, por mjaft shpirtërore, Gramozi dhe Ferdaneja, vendosën një kurore me lule në një qoshe afër shpatit të malit, në krah të burgut famëkeq të Burrelit, atje ku ndoshta janë eshtrat e babait të tyre, bashkë me dhjetëra burra e djem, që vdiqën nëpër tortura e u varrosën në shpatet e maleve të Burrelit.

***

Dajlan Zaimaj, ishte një ndër kundërshtarët e regjimit komunist që u arrestua në 12 dhjetor të vitit 1944. Në atë kohë, Ferdaneja ishte vetëm 9 vjeç, Gramozi ishte 5 vjeç, vajza tjetër Sado ishte 3 vjeç, ndërsa e vogla Liria, ishte vetëm një vjeç. Liria nuk e njohu kurrë babanë e saj. Dajlan Zaimaj u dënua fillimisht me 101  vite burg. Me faljet e dy viteve më pas, dënimi iu ul në 25 vjet burg. Ai e vuajti dënimin në burgun e Burrelit, bashkë me shumë të tjerë djem e burra të familjeve antikomuniste. Pas shumë toruturash në qelitë e atij burgu, dha shpirt më 2 qershor të vitit 1949, pasi kishte kryer rreth pesë vite burg. Trupi i tij nuk iu dorëzua familjes, ashtu siç ndodhi me të tjerë të burgosur politik që vdiqën në qelitë e burgjeve komuniste. Eshtrat e tij ende nuk janë gjetur. Biri i tij Gramozi dhe e bija Ferdaneja e nipër e mbesa, nuk kërkojnë të dinë kush e torturoi atë ditë e kush e çoi drejt vdekjes, duan të dinë vetëm varrin e tij, ku ta qajnë e t’i çojnë lule çdo 2 qershor.(Kujto.al)

64 komente në ““Solle në shtëpi bijën e armikut”, burra e gra braktisën menjëherë dasmën: Dëshmia rrënqethëse e Ferdanesë”

  1. Qivaçi says:

    Tamam si tashti !
    Shko n Pernim ,i.,thuji se ke qen komunist apo sigurims,po s t trajtun “me biografi t keqe”..dhe,edhe t fusin n burg per hiçgje,vetemse bere nji pordh n pyll dhe treme zogjt perndimor…
    …lufta e kllasave vazhdon…

    1. Alo alo says:

      Dajlan Zaimaj, kundërshtar i regjimit komunist që u arrestua në 1944 ? Çfarë kundështari ishte ky kur regjimi komunist nuk ishte vendosur akoma në 1944 ? Apo ishte fallxhor e parashikonte të ardhmen ? Pse u arrestua menjëherë pas luftës ? Mos ka dal me armë kundër partizanëve ? Atëherë quajeni siç duhet : Dajlan Zaimaj, tradhtar i Shqipërisë, bashkëpunëtor i pushtuesve fashisto-nazistë dhe vrasës i shqiptarëve ! Europa i tërhoqi zvarrë e i vari prej k.qesh në mes të shesheve, ata që bashkëpunuan me pushtuesit, edhe prostitutave që shkuan me nazistët, ia qethen kokat, i çveshën e i lanë rrugëve që ti shikonin e pështynin të gjithë, këtu po i ngren buste me gjoja arsyetimin se ishin kundër regjimit komunist.

      1. Shkodra says:

        ueeeee cfare kafshesh ka kjo toke. zvarranik krejt as kafshe nuk mund ti thuhet ketij me emrin Alo Alo.

        si ka mundesi me pase kaq shum vrer kjo lloj qeniet qe pretendon te quhet njeri.

        Po mire mor zvarranik….

        Dakord, ky i ati i saj po themi ka qene kriminel dhe ka dale me arme kunder partizaneve.

        po themi se ka qene kriminel i pameshirshem (kshu sic je ti, zoti zvarranik, i pameshirshem) dhe biles ka vrare partizane. Nese ka vrare partizane duhej vrare.

        po kjo vete e bija, cfare faji ka pase? ka qene 9 vjece kur i paska vdekur i ati. pse te vuaje bemat e te atit dhe ti hidhet mbi koke e gjithe urrejtja e banoreve

        Kete fare te urrejtjes ka mbjelle komunizmi yt. urrejtje, urrejtje…. po e shohim shume mire sesi komunisti e zvarraniku Berisha aplikon percarjen e futjen e urrejtjes (gjoja ne emer te demokracise).

        zvarranike e shushunja si Berisha e ky Alo Alo i duhet shtypur koka… po ama femija yt nese ke femije nuk ka faj o zvarranik.

        1. Heronjte e Vigut says:

          …sepse mor shkerdhate prej Shkodret, prej mijera vjetesh populli thote nje fjale “ujku qimen e nderron dhe zakonin e vjeter se harron”!
          Kjo vazhdon dhe vertetohet edhe sot e kesaj dite, kur halabake si puna jote dhe pinjolleve te kolaboracionisteve, nuk po lini gje pa bere kunder Atdheut! Sepse ju hamzajte kurre nuk do e harroni zanatin e vjeter te tradhetise ne emer te “patriotizmit”.
          More vesh mor trupeshk …

          1. Shkodra says:

            Heronjt e vigut…

            Ti keke me rra murin. Nuk ma merr menja se ke ma shume se 8/9 klase shkolle. Mos fol ma se tregon sa me rra murin je.

            Nuk ja vlen me u marr me ty.

            1. Hoxh Armandi says:

              Histori normale ne boten e turkoshqiptareve. Ato kohe vrasje, hakmarrje, tortura. Sot vrasje per karikues celulari, vrasje fatorinosh etj. Gezuar ramazonin!

            2. Pali says:

              Me rrah Murin me te , e me tu dhimbtë Muri

              1. Heronjte e Vigut says:

                Muri me t’u dhims, po Tradhetareve si ju, me ja u shkerdhy fisin 😉

            3. Heronjte e Vigut says:

              Shkerdhate Shkodret, mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet o ANALFABET …

          2. Zenon BALLA says:

            HERONJTË e VIGUT!
            SIPAS TEORISË SATE të UJQËRVE, na duheshka ahere gjithë SUEDINË ta shndërrojmë në burg; gjithë RUSINË ta BËJMË GULLAG,
            Po ju tregoj një anekdotë tironse. Ylli, tani rreth të 60 -tave, dashuron aty ca 35 vjet më parë, një gocë vlojate, e cila ahere studionte në Tiranë. Lind dashuri, pason fejesa e lidhet miqësia e na vjen koha për të marrë nusen në Vlorë.
            Ia behin krushqit tiranas atje, e iu dalin para e i presin dhe pasi këmbejnë fjalët e mirëseardhjes shtrohet DOLLIA.
            Krushqit vlonjatë cojnë gotat gotat e dollisë e pason urata ” Të na rrojë partia!, duke “harruar” të cojnë dolli për miqësinë e re e ciftin e ri.
            Në castet kur dollibashi bluan uratën e partisë, babai i afrohet të birit, Yllit, në vesh e i thotë: – ” E të qi..sha nënën, or bir, po cka dreqin kërkove e na solle të lidhim miqësi me këta që mik tjetër pos PARTISË nuk njihkan!…
            Shembull për zvetnimin e tipareve kombëtare e njerëzore nga ana e enverpartisë.
            Mjerim njerëzor.

            1. ELIOT says:

              Hej zennon edhe une kishe nje mik nga Vlora ;;;Po kur Enveri ja futi edhe vlonnjateve e pa me te vertete kush ishte Enveri ;Tradhetair me i madh ne bote ;; muti me i pise ne bote ;Kur i tregonte nena ime si e vrau kuntain e vet ;; SI tradhetoi Qemal stafen ;;;; Labi thonte jo jane barcaleta sjane te veteta ;;po kur pa Mehmetin dhe Kadriun qe u vrane si qen tha uuuuuu ndoshta isha pak navie dhe pak budallah ;Ha ha ha labet… ja futi nje coban zgjens nga gjirokasrta ;;ha ha ha nja kamunist nje pederas qe ngeli 4 here ne klase ne France ;;;; ja nga kush u udhehoq Shqiperia …..MERCI

            2. Himarjoti says:

              Replik Balla . Ja ke futur plako se 90% qind e shqiptareve ngrinin dolli per partin me parti apo pa parti por mbasi kishin ngrit gotat per krushqin,autori ka te drejten e eksagjirimit por ju keni kaluar cakun.Nuk dua te mbroj ate sistem te falimentuar dhe me shume koha kalon koha kuptoj se ishte diktatura me e eger ne evrope .

              1. Zenon Balla says:

                Himariot i nderuar!
                Nuk merrem me statistikë por me fenomeni e shtrydhjes së shpirtit e karakterit të shqiptarit. Partiai e shndërroi njeriun në majmun, kopje e kopjuar.
                Kodi shqipar nuk njeh pari e carti.
                Nuk bëhet fjalë për vlonjatët por për shqiptarët. Vlora ishte pjesë e së përgjithshmes.
                Të fala Himarë! Të fala himariotë!

                1. Tanguli says:

                  Ti Zenon Ballisti je nje majmun, nga ata te rradhes 😀 😀 😀

                  1. Zenon Balla says:

                    Po, e vërtetë, unë kam respekt të madh për BALLIN KOMBËTAR. Or teveqel, ajka kombëtare shqiptare i ka dhënë shpirt kësaj lëvizje. Personalitete e patriotë që ndricojnë sensin e përkatësisë sonë ilire – arbnore. Nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë anëtar i ndonjë partie, jam arbnor – shqiptar.Programet politike më kufizojnë dashurinë dhe idealet e mia kombëtare.
                    Ti je një skllav partizanserbist e rusist, truqelbur.
                    Ju që e shkrumbuat shpirtin kombëtar dhe e veshët me gomarllëqe marksiste – leniniste.
                    Sikur ligjet fizike të mundësonin që Marksi të jetonte brenda gjembave të burgut tuaj, të jesh i sigurt se do hante plumb nga Enveri e do ta akuzonte për armik të revolucionit, për revizionist, për agjent e gomarllëqe të tjera.
                    Po të ishte aq i vlershëm enverizmi juaj, përse e rrethuat me gjemba dhe pushkatonit ëndërrimtarët e lirisë…
                    Shpirtkatran e trukënetë. Shko e kërko azil në Korenë e Veriut. Nuk të pëlqen me siguri të jetosh atje, po ke qejf që të jesh bashkësundimtarë xhelat si ai vëllau ty…atje
                    Je nip i Miladinit, e garantuar.

                    1. Tanguli says:

                      Zenon ti je MAJMUN ballist dhe per ty shqiptaret kane vetem nje “respekt” : te te shurrosin ne maje te kokes!
                      Kete “respekt” do e kesh ne jete te jeteve, o mut i pshurrun!

            3. Pd rrumpalla says:

              O te q….a ty, dhe sojin tend o Zenon Shker(Balla) se na hoqe brrinjet me anektoden tende, o burr shkerdhate

              1. Zenoni says:

                Po, or soj bastard. Nuk besoj të jesh arbnor – shqiptar. Të konvenon ty që shqiptarët të shndërrohen në surrogat.
                Ne pac, or pe…rast, gruan aty afër, i thuaj se ta kanë kalëruar gjyshen – Miladini e partia dhe atë në mënyrë marksiste – leniniste

                1. ik ere pirdhu says:

                  Kush je ti mor ROBQIM e GRUAKURVE qe jep certifikata vertetesie!? Ti mor bajge, je thjesht ballist i dhjere ne breke!!! A se harrova dhe sigurisht shqiptaret TA KANE KALERUAR GJITHE FISIN QE NE 1944-n. Te fala te kaleruarve …

        2. Alo alo says:

          O shkodran, po ku e lexove ti që jam dakort me vuajtjet e të bijës ? Lexoje të lutem edhe njëherë komentin tim edhe mbase e kupton se çfarë e për çfarë e kam shkruajtur. Kjo është fatkeqësia jonë, se nuk marrim kohën ta kuptojmë njeri-tjetrin. Po ta shpjegoj që mos të lodhesh, nuk duhet të quhet një TRADHTAR i djeshëm, PATRIOT i sotëm. E bija është martuar në atë kohë e rron akoma, ka punuar e ka ngrënë si gjithë të tjerët në atë kohë. Nuk më duket dhe aq keq. Më keq më duket prapambetja e babait të saj ‘demokrat e përparimtar’ që e ka fejuar vajzën në djep, e burrin ajo e takoi vetëm ditën e dasmës (mgjs artikull-shkruesja e ka zbutur e shkruar si martesë me shkuesi). 17 vite nën Zogun, 45 vite nën komunizmin e 30 në ‘demokraci’ ka Shqipëria. Se kur kishte më shumë vlerë jeta e njeriut, atë secili e mendon sipas mendjes së tij. Sa për zvarranik, falemnderit por mund edhe të komentosh pa ofenduar e pa thirrje për shtypje koke për dikë që nuk e njeh.

          1. Shkodra says:

            @ Alo Alo

            ky shkrim/artikull tregon per vuajtjet e kesaj zonje ne foto kur ka qene femi.

            Ky shkrim tregon sesi diktatura ka fut percamjen e urrejtjen ndaj njeri tjetrit, dikush edhe nga frika dikush edhe nga deshira me ba keq tjetrit. ne shqiptaret mbarojem fare me i ba keq tjetrit.

            Ti ngaqe e ke te ngulitur kete urrejtje, fillon e flet per te atin e kesaj, Deshmor apo tradhetar…… ky artikull e permend vetem perciptas te atin por pershkrun ne hollesi vuajtjet e kesaj vajze.

            Ne vend qe te beje te mendosh se cfare ka hequr ky popull ne ate diktature te eger, arsyetimi yt eshte i ati ka vrare partizane.
            Mendim puro diktatorial apo edhe mafioz qe te zhduket krejt farefisi neper burgje e internime nese dikush nga farefisi ka bere nje krim. kete te shkreten nuk ka pase nevoje me e internu se ne fshatra te thelle paska jatu.

            Nje njeri i ndershem, me veti njerezore solidarizohet me vuajtjet e kesaj qe mendoj nuk eshte e vetmja por jane me qindra e mijra,…….. dhe nuk thote ka jetuar e akoma eshte gjalle.
            ka te jetuar e te jetuar.

            Ti je shembulli me perfekt sesa popull i prapambetur ne zhvillimin njerezor jane shqiptaret
            Dhe gjendja skandaloze e Shqiperise sot, eshte treguesi me i mire sesa e vertete eshte qe jemi popull pa virtyte njerezore.
            Edhe kafshet kane ndjenja, edhe kafshet vajtojne.
            Shqiptari, urren, urren, ka mllef, ka zili,
            Shqiptarit i vjen te plase nese komshiu ka arrite dicka ne jete me forcat e veta,
            Shqiptari nuk mendon si te beje qe te arrij dhe ai dicka ne jete,
            Shqiptari mendon si te ja vjedh kete qe komshiu ka arritur, si ta poshteroje, si ta ul e te hap fjale ne lagje qe ai x person eshte kriminel, hajdut.
            Ja kato jemi ne shqiptaret dhe ti je nje shembull perfekt – fatkeqesisht.

            Ti je shembulli i pasojave qe ka lene diktatura edhe sot qe kane 30 vjet nga renja e diktatures.
            ose te pakten mendojme se ka 30 vjet, pasi ne ne diktature te fshehur kemi qene deri para 5/6 vitesh.

            Nje komunist shpellash i peshtire si Sala nuk mund te sillte dot demokracine.

            1. Alo alo says:

              O shkodran po je ti ai që bën thirrje për shtypje kokash e më quan mua urrejtës ? Je ti ai që shan e ofendon e më quan mua të prapambetur ? Po ti që më uron vdekjen mua çfarë je ? I emancipuar ? Ka rrojtur kjo zonja në fshatra të ‘humbur’ ? E vetme ka rrojtur kjo në ato fshatra apo kishte edhe fshatarë të tjerë që nuk quheshin armiq të partisë në ato fshatra të ‘humbur’? Para komunizmit mos jetonin më mirë shqiptarët ? Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit o shkodran ! Unë nuk kam urrejtje për njeri, por nuk mund të pranoj që një tradhtar të quhet dëshmor se gjoja ka qënë antikomunist në 1944 ! Sa për vuajtjet, të gjithë kanë vuajtur edhe para edhe pas komunizmit. Sala me të tjerët pas tij e shkatërruar edhe më keq se në komunizëm Shqipërinë. E gjetën të varfër nga ekonomia por të pasur në burime natyrore, njerëzore e industriale edhe i shitën e privatizuan e shkatërruan punën e 45 vjetëve të shqiptarëve. E vodhën e u pasuruan për vete e ne të tjerët që e vemë në dukje këtë quhemi ziliqarë e komunista. Ka 30 vite që nuk është më komunizëm por për çudi ne jemi akoma më keq. Borxhi i Shqipërisë është rritur në mënyrë të frikshme, pasuritë natyrore janë shfrytëzuar pa kriter, pa punë, pa pyje, pa industri, e ti kërkon të ndjejmë keqardhje se dikur, dikush, qenka zbritur nga mushka dy herë gjatë rrugës në shtëpinë e burrit e nuk ka bërë dasëm ! Më vjen keq por ne po vuajmë tani e ti më kërkon të më vij keq për një të kohë para 70 e kusur vitesh se një vajzë ka mbetur pa baba e pa dasëm. Po për fëmijët e atyre që babai i kësaj bashkë me bashkëpuntorët e tij ka vrarë, duhet të na vij keq ? Luftë ka qënë e në luftë ka fitues e humbës ! Edhe një pyetje, shumë i shan shqiptarët, ti je shqiptar ?

              1. Nard Ndoka prej Puke says:

                O Alo Alo,
                E pse lodhesh a derezi?
                Shkon dëm sapuni tek barboni. Keta qe e e quajne veten antikomunistë sot, jane ne fakt me komunisto-enveristo-fashiste se vete Enveri.
                Jane gati te vrasin edhe niperit e atyre qe kane qene komuniste deri ne 91-shin, dhe paraqesin si antikomunistë edhe ata qe we diktatura i denoi si tradhetare te atdheut, si hajdute, apo si kriminele ordinere.
                Do duhen nja 50 vjet te tjera qe te vdese fantazma e Enverit, e cila akoma i le pa gjumë keta. Lere, shiko punen, se eshte e kote te merresh me njerez qe nuk mbushin shume nga demokracia.

      2. ELIOT says:

        Alo zgjebsi je nje krimb qe edhe toka se don ne brendesine e saj … Je nje debile nje coban qe edhe Europa so don ne gjirin e saj Je nje injorant nje analfabet qe se gjen ne europe ;;;;Ku ke pare ne europe ti more katnar keshtu gjerash ku ;;; Ne France koqe idioti kam pasu njE shok pune ku gjyshi i vet ishte nazist dhe as qe e percmosnin jetonte s gjithe te tjeret more koke vichi more bajge more mut muti ;; Ma ka treguar vete si gjyshja e tije u njoh me nazistin qe punonte ;;;;kontrollonte ;; ne stacionn e trenit ne Rouen ;ne Nomandie ;;dhe ben nje femije se bashku ;;Por asnjeri se quajti armik tradhetar dhe idiotizma si me katnaret e enverit ;;; Pshty rrace e piset mutrat e libertese ;;Vetem me cobanet e Shqiperise mund te shikoje keshtu ngjarjes ;;;;;Mjere vendi im ne cfare mutrash kishte Rene ;;;;edhe ne KANALET e Parisit si gjeje me te piseta se keto spiunat komunista ;;…HEJ COBAN KATNAR …ESHTE NE KAGETAR TJETER ..QE QUHET GERAR LENORMAND DHE KA DALE QINRA HERE NE TELE …BABAI I VET ISHTE NAZIST DHE KURRE SE KANE FUTUR NE BURG APO TJA PRISHIN JETEN S DEBILAT KATANRE SPIUNA KOMUNISTA BENE NE SHQIPERI ..MESO GJERA SPIUN MUTI DHE TJA RRUASH DEMOKRACISE LIBERTESE .. HEJ SHURRAMAEN KOMUNISTA ME SHUME KRIME BERI STALINI SE BERI NAZISMI MESONI GJERA NGA HISTORIA ..PASTAJ NA CANI BYTHEN ME BARCALETAT TUJA SI ME KOHEN E NEXHIJES NDYRESIRES …UBE BUK CUDITEM NGA KJO HISTORIE … KUR ENVERI I LA ANALFABETA KATANERET NERPE FSHATRA I A SI NE ARIKE NE MJERIM TE VETMEN GJE QE KISHIN TE SPIUNONI MIQTE ,,,, dhe te gezoheshin me dhimbjet e te aferme miqve ;;; ;taman zgjebsa komunista ;;;;; merci ;;komunistat bajgat e demokracie ;;shurrat e libertese ;;; zgjebsat e europes ;;;;;;;;;

        1. uhahahaaaaaa says:

          Merci merci merci Eliot kantunari, Je filozof lale 😀 😀 😀
          Rrotkaristat si ty jane nderi i njerezimit!

          1. Veri says:

            Ik o pirdhu ti Merci pordha!

      3. Komentuesi says:

        Ne kete tregim,ka me shume zmadhime,shtremberime,te paverteta.Nuk behej ne ate kohe nje veprim i till siç thuhet ne shkrim qe i kishin thehen krushkut ke MARE PER NUSE BIJEN E AEMIKUT DHE DASMA U PRISHE.Kjo nuk besohet.Vertete, lufta e klasave ekzistonte, por jo kaq trash sa kerkojne ta bejne disa sot se ç’do gje ne socializem ishte e keqe.Jo more jo nuk ka qene aq e keqe jeta.Sot eshte 1000 here me keq.Sali Berisha ka bere krime ka vrare e prer,ka vjedhur e mashtruar dhe nuk po i bene njeri asgje.

  2. Rrema says:

    Ja fute pordhes o qivaçi. Edhe pse nuk jane komuniste te eger pylli, perendimi ka patur dhe ka komunistet e tij, qe dalin votojne e bejne propaganden e tyre e askush nuk e çan kryet

    1. Gano says:

      Ata nuk jane komuniste o Rreme.Ata jane Aleks Xinxot e perendimit.Dhe jane sa per forme qe te thuhet se ka demokraci.

      1. ELIOT says:

        GANO PO KETU NE FRANCE KOMUNISAT NUK VRASIN NUK BEJNE KRIME SI NE SHQIPERINE E ENVERIT NUK TE FUSNIN NE BURG PER NJE JALE GOJE .JANE TE CIVULIZUAR JANE TE CULTIVUAR .. JA DIFERENCA POR TI NJE COBAN I TRASHE SMUND TA KUPTOSHE KE LINDUR KOQE DHE DO TE VDESESH LOQE …. SI SU POQE MOR KOKE LOQE THONIM NE TIRONSIT .. DHE MAKSI …KUR SE KA SHKRUAR SE KOMUNIZI KA TE DREJTE TE ELIMINOJE OPOZITEN ME PRETEKSE BOSHE … LEXO TYC ..MAKSIST …

        1. u dhime duke qare says:

          Ty o Elmaz dhe tet gjysh nuk i futen ne burg o derdimen, ju futen ne Kopshitn Zoologjik se ishit kafshe 😀 😀 😀

  3. Virusi says:

    Jane disa shkrime nga Luljeta Progni, me kete teme. Jane ngjarje reale, mgjse te dhimbeshme. Jane jete te shkatrruara nga politika. Ti njohim e te reagojme, qe mos te perseriten me kurre. E pershendes autoren per ndjeshmerine dhe vemendjen ndaj te kaluares sone te rende.

    1. VFLP says:

      Kjo nuk eshte e kaluara jone, por e kaluara e me pak se 1% te shqiptareve, e kesaj pjese fare te vogel, te llumit te historise qe bashkepunuan me fashizmin! Do beni mire ju FUNDERRINAT e sotme, pinjolle te atyre kolaboracionisteve te merrni mesime dhe te ndryshoni rruge, te hiqni dore nga tradhetia shekullore qe e keni tradite familjare. Po nuk zute mend, prape do ta pesoni, keq e me keq madje!!!

      1. mik says:

        VFLP – Pa tjeter qe gjithkush ka mendjen e vet, ashtu si edhe ti qe ke mendjen tande por, kur permend 1% – shin askush nuk te merr seriozisht, bile as ti nuk e merr seriozisht veten tande. Gjith bota e di qe statistikat flasin ndryshe.
        Simbas simptomave duket qe paske pas nje jete me mundime, nuk te paska dasht kurrkush, e simbas gjasave prap nuk te dojne. Qenke nje tip i veshtire ( nuk po them i keq ). Nuk mund te urrehet dikush qe ti nuk e njeh e nuk t’ka ba keq kurre, por si duket, duhet te kesh lind i keq, e ky nuk asht faji i jot.
        Lufta ka 75 vjet qe ka mbaru dhe ty atje te paska mbet ora, edhe pse je keshillu qe duhet kurdise.
        A nuk mundesh me i ba nje vet-analize jetes tande ?

        1. VFLP says:

          Idiot mik, mos i jep vetes te drejte te gjykosh per gjera qe jane jashte dijenise tende o koktrash! Hic fare mos ma qa hallin o koqe kanari, as per te shkuaren e as per te sotmen time. Po inferioret si puna jote aty e kane mendjen, jane xheloze per te tjeret 😛 Mos u ligshto fort, se te ben dem per shendetin e dobesuar mendor, he me qafsh.
          Nuk e di per c’bote flet ti mor karagjoz mik, por statistikat jane ato qe jane. Sipas ketyre statistikave, ne vitet 1945 – 1990 (1990-1945 = 45 vjet, qe te mos harrosh matematiken e klases se pare or tuhaf) ka patur gjithsej rreth 25 mije persona te denuar dhe te internuar (nga keta 2 mije te denuar me vdekje), ku ne keta numerohen edhe te gjithe familjaret qe kane qene te internuar ne fshatra apo qytete, larg nga ato prej nga jane zhvendosur. Keto jane statistikat zyrtare te Ministrise se Drejtesise dhe deri para disa vjetesh edhe te Shoqates se ish-te Perndjekurve Politike. Sot kjo Shoqata me “zbulimet dhe hulumtimet” e saj ka filluar te pretendoje se ky numer shkon ne 44 mije (natyrisht s’ka ngelur hajdut, mashtrues, kurve e ordiner pa u bere “ish i persekutuar”).
          Ne cdo rast, keta 25 mije persona ne 3 milion banore perbejne rreth 0.7% te popullsise, ndersa keta 44 mije perbejne rreth 1.5% te popullsise!
          Ke te fala nga statistikat o mik. Nuk e di si je lind e si je rrit, po me siguri te ka munguar dielli te ndricohesh …

  4. Ilir says:

    Fara e Mero Bazes kur shkakton dhimbje ja kalon c’do monstre tjeter ne rruzull.
    Mero gazetari, burri qe jep dhe gruan per Parti e per Rilindje.

  5. !1!1! says:

    Regjimi komunist i Hoxhes e zbatoi me perpikmeri thenien latine ;Divide et impera.(Perca e sundo).Sa krim! Per fat te keq pasojat e luftes se klasave krijoi nje degradim te mentalitetit shqiptar me pasoja te pariparueshme ,gje qe shihet mjaft qarte, sot, ne qasjet politike ;o me ne, o kunder nesh.Dasia ne politike eshte normale ,por kur kthehet ne armiqesi eshte fatale,shume e demshme ne keto vite qeverisjeje mish-mashi.Dikur lufta e klasave ndante edhe vellain nga vellai ,sot militantet partiake jane gati te vriten per mustaqet e celos,per karriken e X-it apo Y-it .Sa keq!

    1. Spartaku says:

      DEBIL !0!0! ! Ti s’ja ke idene kujt i thone ndarje klasore. Injorante si puna jote jane pikerisht ose ata qe zihen e vriten me njeri-tjetrin per parti (klane banditesh) ose ata qe bejne sikur nuk shohin dhe i perkrahin bandat me heshtjen e tyre! E keqja tjeter e sojit tuaj torrollak, eshte se u rren mendja se jeni te mencur e te ditur dhe guxoni e jepni mend e filozofoni gomarsite tuaja. O DEBIL meso njehere c’eshte ndarja klasore e lufta e klasave, se edhe Spartaku para 2000 vjetesh ishte me i ditur se ty!
      TOC 😛

  6. te pakten o komentues injorrante te keni respekt per vuajtjen njerezore ! eshte turp qe flisni pa dogane edhe ne demokraci !

    1. Tanguli says:

      Demokarcia per te folur pa dogane eshte, se per gje tjeter, lere se na e ndriti!
      Sa per info, edhe Esat Pasha vuajti, por une nuk kam piken e respektit as per te e as per vuajtjen e tij.

  7. Petrit says:

    Dhe si per ironi te fatit bijte e ketyre komunistëve qe prishen dasmen e shume dasma te tjera jane sot ne pushtet.
    Dhe jane shume me te eger se etërit.
    Jane të etur per gjak e kerkojne te mbajne pushtetin me çdo kusht.
    Prandaj o njerez te ndershem duhet te ngrihemi te gjithe bashke e ta shporrim kete fare te keqe komuniste.
    Komunizmi eshte krim.
    Komunistet jane kriminelë qe duhen asgjesuar me gjithe rrenje.
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

    1. ec aty says:

      Ne komunistet perbejme 90% te popullit (lidhje direkte apo indirekte). Te gjithe te tjeret, pjese e ish-kolaboracionisteve, e ish-ordinereve dhe e ish-komunisteve te konvertuar, jane ne rruge si turme halabakesh dhe banditesh! Populli ju ka shporrur perfundimisht dhe ju do perfundoni ne halen e historise.
      VDEKJE HALABAKEVE!!!

  8. xhimi says:

    dhe ka nga ata komentues qe i quajne tradhtare ata qe ishin antikomunist sikur komunistet te ishin shpetimtaret e kombit shqiptar..Shqiptaret jane komb i destinuar per te vuajtur nga raca e komunisteve.. Komunizmi=Parazitizem=Injorance=Urrejtje ndaj tjetrit… Nje Zot e di pse mbiu e shtua kjo fare e keqe ne toke te shqiptareve…fatkeqesi kombetare.

    1. Alo alo says:

      Po çfarë antikomunistë o xhimi, po ku antikomunizmi në 1944 o xhimi ? Ata ishin së bashku me nazistat e luftonin kundër atyre që kërkonin çlirimin e Shqipërisë se kishin shumë çfarë të humbisnin pasi shumica ishin bejlerë, agallarë e sejmenët e tyre që mendonin të ruanin pasurinë e vënë para e gjatë luftës. Ka pasur antikomunista, por gjatë viteve 60-70-80, që me të vërtet e meritojnë atë titull por ata që bashkuan armët me nazistët kundër pjesës tjetër të popullit janë tradhtarë të Shqipërisë. Sot ti mund ti quash çfarë të duash, mund të thuash që ishin aq të zgjuar sa parashikuan instalimin e diktaturës komuniste, se luftuan krahë nazistëve nga që nuk donin të vinte komunizmi në Shqipëri, se ishin atdhetarë e donin Shqipërinë e Madhe e u bënë me nazizmin se parashikuan që do krijohej federata jugosllave e Kosova do ishte pjesë e saj, e shumë gjëra të tjera për të nxjerrë se tradhtarët nuk ishin tradhtarë por e vërteta është aty, e ruajtur nga populli e arkiva e shteteve të të dy krahëve, pjesëmarrëse në luftë.

    2. ik ere pirdhu says:

      Mund te na shpjegosh se c’kuptim ka fjala “komunist”!?
      Se me ato qe thua dukesh qe je ose INJORANT ose MASKARA.

  9. Ivan i madh says:

    Kjo histori që ka shkrojtur kjo Luljeta eshte pordhe me rigon pse ne ate cast e mesuar dasmoret që kjo vajze ishte e bija e kriminelit. Kur para se te fejohej atehere pysnin me pare se e kujt ishte cfare bjografi kishte e disa gjera te tjera pasaj fejoheshin e me pas martoheshin. Me sa duket Luli do që te behet e pelqyeshme duke trilluar sikur keto histori te kene ndodhur ketu e 100 vjet a me shume kohe me pare. Kur ne jemi deshmimtare te asaj kohe. Dhe femijet e komunisteve kur dashurinin me femra te deklaruar si i thoshin ne ate kohe dhe s’pranon te ndaheshin ne te shumtat e rasteve familja i perzente nga shtepia dhe njerezit i shekonin me nje sy tjeter.

  10. Serveti says:

    Ne vend qe te shikojme problemet e medha qe na kane rene mbi koke, ne vend qe te shohim nga e ardhmja per te dale nga gropa ku kemi rene vazhdojme bejme folklor per te kaluaren ne nje kohe qe na duhet VETEM BASHKIM KOMBETAR!
    Ku na shpie mushka e Saliut? Kjo do te thote “E DUAM SHQIPERINE SI VICIDOLI”

  11. Serveti says:

    Ne vend qe te shikojme problemet e medha qe na kane rene mbi koke, ne vend qe te shohim nga e ardhmja per te dale nga gropa ku kemi rene vazhdojme bejme folklor per te kaluaren ne nje kohe qe na duhet VETEM BASHKIM KOMBETAR!
    Ku na shpie mushka e Saliut? Kjo do te thote “E DUAM SHQIPERINE SI VICIDOLI!”

  12. !1!1! says:

    Spartak-. Me vjen keq per ty dhe shoket e tu qe kane degradim mendor si ti(te justifikoj sepse vjen nga balta komuniste).Po te kujtoj qe ne regjimin diktatorial te Enverit nuk vuajten vetem kundershtaret e tij por pjesa me e madhe e popullit ku futen dhe ata qindra komuniste te thjesht,fukarenj,analfabete qe punonin si kafshe ,dhe jetonin si kafshe.Po te kujtoj krimet e komunizmit edhe mbi vete komunistet te cilet po e kuptonin se kishin hyre ne nje diktature dhe e kundershtonin.Po te kujtoj rrezimin e bustit te Hoxhes,nga nje popull i tere.Po te kujtoj ikjen biblike te shqiptareve ne vitet 1990 e ne vazhim.Po te them qe pjellat komunistet te cdo partie nga te gjitha krahet ,po vazhdojne ta rjepin kete popull,duke e katandisur si mos ma keq.Sa per termin ;lufte klasash ju komunistet e Enverit nenkuptonit luften vellavrasese.Dhe dicka;Ke mosaftesi argumentit logjik ne komente te cilat i mbuloni me ofendime.

    1. Spartaku says:

      !0!0 o analfabet, dil para pasqyres dhe te te vije keq per ate qe shikon perballe!
      Injorante te padegraduar si puna jote, kujtojne se duke thene parrulla idoteske kane zbuluar kuptimin e gjerave. O piciruk, po ta perseris edhe njehere se edhe Spartaku para 2000 vjetesh ishte me i zgjuar dhe me i ditur se ty! Sa me shpejt ta kuptosh se je krejt trushpelar dhe se me trurin tend kane bere gallate te tjeret, aq me shpejt do kuptosh realitetin e sotem. Fillo sherimin e trushpelarjes tende me studimin e historise se Spartakut dhe nese ke kapacitet mendor dhe fillon e kupton, vazhdo deri ne ditet e sotme. Vetem ki kujdes, se po pate guximin dhe durimin ta besh kete, do te te duhet te blesh here pas here pasqyra te reja ne shtepi. Sepse sa here do dalesh para pasqyres, do peshtysh dhe do godasesh me grusht ate qe do shikosh perballe dhe do thyesh pasqyren ….

  13. Piro says:

    Falenderoje autoren Luljeta Progni per shkrimin mjafte mbreselenes. Eshte histori reale, e dhimbeshme, qe duhet te na beje te reagojme. Kjo histori mund te justifikoje sjelljet pro komuniste te asaj kohe. Sepse kur komunizmi lulezonte njerezit kishin frike, s’dinin c’te benin, disa iu pershtaten se u shkonte per shtat e disa qe te mbijetonin. Po kur komunizmi ra, njeriu nuk ishte me nen presionin e politikes. Tani ai eshte I lire, te reagoje e te sillet njerezishem, te dominoje miresia, humanizmi e njerezilleku. Keta qe vazhdojne te mbrojne sjelljet komuniste ose raportet politike mes njerezve, kane ngelur ne shekullin e kaluar. Keta ngjajne primitiv, jane ate qe kush mendon kundra e etiketojne armik. Jane kallepe te ngrira komunistesh, qe vazhdojne e jetojne ne te shkuaren.

    1. ca po thua says:

      DEBIL! Ne histori kush tradheton interesat e atdheut quhet TRADHETAR DHE ARMIK! Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshoje, as ne Shqiperi e as ne mbare boten. Koqe kanari si puna jote do bejne mire te lajne lyveret e te pijne dhalle.
      Ke te fala nga Hamza Kastrioti 😛

  14. dhembeli says:

    Kjo histori duket e trilluar.
    Ne vitet 1975 kam qene me sherbim ne fshatin Vercisht ,per te kontrolluar punimet ne ndertimin e nje ujembledhesi. Fshati Sevran ndodhet afer ketij fshati,( Zona e Micanit, atje ku ndahet kufiri i Permetit me Skrapar ,Korce ,Kolonje) dhe atje tregonin per nje histori te ngjashme ne nje dasem ne fshatin Sevran ,ku krushqit kishin ngritur shendetin e Petrit Dumes (se atehere devotshmerine per Partine e tregonin edhe ne keto raste , duke ngritur shendete per udheheqesit e partise ), sepse nuk e kishin marre vesh qe ishte denuar nga partia. Te zotet e shtepise nuk e pine shendetin dhe plasi sherri . Ky sherr u mor vesh ne gjithe zonen ,por u mbyll me justifikimin e mungeses se informacionit. Tregohej ne ate kohe edhe me humor per “devotshmerine dhe besnikerine” e komunisteve ndaj partise.
    Prandaj eshte i pabesushem historia e siperme, ne ate zone e aq me teper ne ato vite.

  15. leonardl.zaimaj says:

    une jam nje i afert i ferdanese dhe gramozit por me duket se eshte nje histori fallco. Jemi ritur femije dhe sot qe po e lexoj po me duket e pa besushme vetem fotot jane reale

    1. ELIOT says:

      NOSHTA BABI YT E THA NA SOLLEN GJARPRIN NE SHTEPI NA SOLLEN BIJEN E TRADHETARIT .. NE SHTEPI APO JO NA THUAJ TE VERTETEN DHE MOS RRE PER NE HRE NE JETE ..KOMUNISTAT VETEM RRENIN ..DHE I PAM TE GJITHE SI PERFUNDUAN .. TE GJITHE I VRAU ENVERI VELLAI I TYRE NGA PRAPA APO RREEJ ..PYETINI FEMIJET E KADRIU AZBIUT SPIUN LAB KOMUNIST DHE TE MEHMETI PYETINI PER KOMUNISTAT SE DINE ME SHUME SE JU COBANE … DHE UNE KISHA BABEN TIM QE SFOLI NGA FRIKA E SPIUNVE KOMUNISTA ME VELLEZERIT SE I HIQNNIN NGA PUNE DHE NJE XHAJE E KISHTE NUSEN KOMUNISTE COBANE NGA FSHATI QE SDONT LIDHJE ME NE SE I PRISHNIM BIOGRAFINE IDIOTES NGA FSHATI … DHE PER 50 VJET AS ERDHEN XHAJALLARET EN SHTEPI AS NJE HERE QE SPIUNAT MOS TI HIQNN NGA PUNA E MIRE SI SHEFA QE ISHIN DHE MBANIN DISTANCE …. DHE TE GJITHE LABT DOLLINE E PARE E NGRENIN PER PARTINE ISHIN KOQE TEK DAJA .. SE PARTIA JA FUTI I QEROI TE GJITHE …MERCI HEJ KAM NJE KUJTESE ….. NJE LAB KUR NGORDHI ENVERI ME MMORRI DHE ME DHA NJE GOTE RAKI …I THASHE CKANE STUDENTET QE PA QAJNE SE PASH DISA GOCA QE QANIN KUJTOVA SE KISHIN NDONJE PROBLEM NE SHKOLLE … DHE ME THA VDIQ ENVERI NGORDHI TRADHETARI ..U CUDITA CUN LABI QE KAADRIU I MORRI NE TIRONE TANI ME PAGONTE NJE RRAKI ….KISHA FRIKE SE PO NA SPIUNONIN ..DHE KUR U FUTEM TEK KAFENEJA … SHITESJA NA THA JO SE KEMI NJOFTIM TE MOS JAPIM PIJE PO LABI THA DUM ME PIME NGA NJE GOTE PATJETER ..ESHTE DITE HISTORIKE … SHITESJA NA I DHA DHE PIU ME NE … NA NJIHTE SE ISHTE E LAGJES ..PO TANI SHQIPTARET DUHET TE SHOHN TE ARDHMEN MJAT ME BALLISTA KOMUNISTA KURRE SDO TE ECIM PERPARA ME TE SHKUARREN DUHET HARRUAR DHE TE PUNOJME PER FEMIJET PER DEMOKRACINE JO ME BERISHEN RAMEN BASHEN QE JANE KORRUPSIONI ….

      1. u dhime duke qesh says:

        Merci merci merci Elmaz ….

  16. nje histori faLLCA TURP per gazetaren une jam nje i aferm qe i njof shume mire.dhe po e them prape turp

  17. vathi says:

    punoni nga pak …..lini kto budalliqe si atavizma te se kaluares…..

  18. marjani says:

    shkodra shko lezo meso fillo kupto,vajza ka vujt se i jati e ka merituar plotesisht denimin vete populli e denovi dhe direct mbas luftes dhe shume mire ja beri ,7 kufoma nga familja ime nga sspiune te tille i sharrovi gjermani me automatikdhe spiuni duhej denuar por fatkeqesia ishte vazhdimi i inertesise per te pa aftet servilet dhe spiunet qe vazhduan te merren dhe me foshnje te pa fajshme si ky rast ky ish faji i enverit dhe asaj buces ke pularia qe e ka harruar zoti ta marri se mos i ndosi vendin

  19. Noc Rrok Kurvnueri says:

    Edhe tashti shqiptart kur takohen per her t par jasht shtetit,n kampe refugjatsh, t pyesin,me ke je,me PS apo me PeDe….renë…
    Ndarja kllasore …
    Dhe po t jesh i kampit tjeter shifesh si alien.
    Komb më debilo shkerdhnor se shqipnuerët s ka.
    Sidomos ata t veriut.

  20. !1!1! says:

    spurdhjak .Une te paraqes faktet reale ti flet kodra mbas bregut.Nese ke aftesi kundershto ate cka ndodhur ne realitet ,perndryshe qepe. Sdua te merrem me shtaze qe hungerijne.Pike.

    1. ca po thua says:

      Zhulaman rrugesh, “faktet” e tua jane per te dhjere ne hale! Madje jam i sigurte qe ti nuk ja ke idene se kujt i thone “fakt”, pasi duket lehtesisht se kapaciteti yt mendor eshte shume i ulet dhe arsimimi yt eshte deri ne shkollen fillore!!!

  21. M.V says:

    M.V.
    Jam nje burre i vjeter dhe dua te ma degjoni fjalen:
    Mos shani apo lavderoni as patrizanet as ballistet. Beni vetem vleresime me gjakftohtesi. Ata ishin shqipetare, (mire apo keq) jane pjese e historise sone. Pas ardhesit nuk ka pse te kene as merita as turperim nga veprimet e te pareve.
    Gjithe te mirat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *