Zbardhet marrëveshja e Stalinit me Hitlerin

4 Qershor 2019, 09:16Dossier TEMA

Një fondacion jo-fitimprurës i Kujtesës Historike të Rusisë, në bashkëpunim me arkivin historik të ministrisë së jashtme të këtij vendi bëri publike për herë të parë dokumentet e marrëveshjes gjermano-sovjetike të 23 gushtit 1939 që dy vendet të mos sulmonin njëri-tjetrin.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë naziste, Joachim von Ribbentrop, dhe Ministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Vyacheslav Molotov Mikhailovich, më 23 gusht, 1939. Janë dokumente të rëndësishme historike që hedhin dritë mbi detajet e rëndësishme të periudhës së trazuar. Deri më tani hulumtimi historik mbi paktin Molotov – Ribentrop, ishte  bazuar në tekstet gjermane.

Marrëveshja e dy palëve parashikonte detyrimin e palëve për të mos sulmuar njëra-tjetrën në rast se njëra përfshihej në luftë. Bazuar në këtë pakt rusët lejonin praktikisht Gjermaninë për të pushtuar Poloninë dhe pastaj Evropën Perëndimore, pa u brengosur për mundësinë e luftës në dy fronte.

Po ashtu u sqaruan edhe sferat e ndikimit të secilës palë ku Bashkimi Sovjetik merrte përsipër vendet e Balltikut, përveç Lituanisë, Finlandës dhe Rumanisë. Të dhënat historike gjithashtu tregojnë një detaj të rëndësishëm për Jozef Stalinin, i cili ktheu sytë nga Gjermania dhe Adolf Hitleri pas refuzimit të një aleance anti-naziste nga Perëndimi.

7 komente në “Zbardhet marrëveshja e Stalinit me Hitlerin”

  1. !1!1! says:

    Filozofi i madh Fridrih Niche ka thene nje shprehje shume kuptimplote qe i shkon per shtat gjithe politikaneve te te gjithe koherave,e te te gjithe rrymave.Po e citoj;POLITIKANET E SHOHIN POPULLIN OSE SI ARMIK OSE SI VEGLA PER TE ARRIT PUSHTETIN.

  2. Ska says:

    BS nje shtet kapitalist shteteror do te bente politiken e vet per te mbrojtur vendin e tij. Meqenese perendimoret e refuzuan vendosi te beje marveshje me Gjermanine. Stalini ka qene gjakatar ne # luften e klasave”, brenda vendit por ne kete rast Stalini nuk ishte fajtor.

  3. h says:

    Niçe më i madhi i gjithë filozofisë.
    Pakti mos-sulmimit i 1939 që mban emrin Ribbentrop-Molotov ,ne Evrope,eshtë i njohur.
    Por për shqiperinë duke qene 100 vjet mbrapa,firmoset pas 20 vjetësh .
    Polonisë i merrte pjesën veriore ku flitej gjermanisht( Danzika).
    20 ditë para firmes Franca dhe Anglia dërguan në moskë një delegacion te dorës së
    dytë të cilët nuk ishin të autorizuar për të firmosur asnjë marveshje dhe u kthyen
    per të informuar qeveritë reciproke.
    Të nesërmen Stalini thirri Hitlerin që nisi menjëherë Ribbentropin me kompetenca të plota.

  4. 17nentori says:

    Fitimtareve nuk u bie rradha edhe te jene fajtore! Zakonisht humbesit ndeshkohen edhe si fajtore!

  5. xherri says:

    A deal was reached on 29 September, and at about 1:30 a.m. on 30 September 1938,[41] Adolf Hitler, Neville Chamberlain, Benito Mussolini and Édouard Daladier signed the Munich Agreement.

  6. ELIOT says:

    HA HA HA JENI 100 VJET MBRAPA ..NE FRANC E KANE 50 VJET QE I TREGOJNE REALITETIN E VERTETE KUSH ISHTE STALINI .. NUK ISHTE FAJTOR ? .??? HE HE ME BEN PER TE QESHUR … STALINI E MORRI ..SULMOI GJYSMEN E POLONISE DHE GJERMANIA HITLERI PUSHTOI GJYSMEN TJETER … DHE STALINI ME QE ISHTE ME PSIKOPAT SE HITLERI I PUSHKATOI TE GJITHE ZBORISTAT QE ISHIN AJKA ISHIN NJEREZIT ME INTILIGENTA TE VENDIT ..ISHIN INGINIERAT… E POLONISE … 40 MIJE I COI NE PYJET ..E I VRAU ..STALII ISHTE KOQE IDIOTI DHE KUR HITLERI BENTE PLANET PER SULMIN KUNDER RUSEVE STALINI SBESONTE NJE GJERMAN KOMUNIST SPIUN ..SHKOI NE RUSI DHE I TEGOI PER PLANET E HITLERIT …POR STALINI SI KOQE QE ISHTE THA JO DON TE NA FUSI NE LUFTE ME MIKUN TIM HITLERIN … E PUSHKATOI SPIUNIN KOMUNIST … PER DENONCACION SHPIFJE BOSHE DHE PASTAJ E PA REALITETIN KOQJA COBANI STALIN .. ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje