"339", historia e një shantazhi të prokurorëve dhe opozitës për pazar politik

5 Qershor 2019, 19:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Është e treta herë që publikohet dosja “339”. Në fillim shqip, nga gazetarët që punonin si zëdhënësa jozyrtarë, të prokurorëve që u prekën nga reforma. Dhe në fakt, atëhere ishte dhe më serioze. Prokurorët që kishin dosjen nuk vepruan, pasi donin të bënin pazar me dosjen për vendin e tyre të punës, të rrezikuar nga Vettingu. Një prej tyre, më i famshmi, që furnizonte gazetarët me pjesë nga dosja në çdo emision, i humbi shpresat se mund të bënte punë me dosjen, dhe e çoi në zyrat e opozitës.

Pastaj dosjen e rimori BIRN dhe “Zëri i Amerikës”, të cilët bënë me të një raport më serioz. E dëgjuam dhe në anglisht. Me të u motivua ikja nga Kuvendi dhe djegia e mandateve.

Pastaj nisi lobimi i Bashës në Gjermani, me shpresë të bllokojë negociatat dhe të justifikojë bojkotin e zgjedhjeve. Dosja u përkthye dhe në gjermanisht, dhe ju dha një gazete gjermane. E dëgjuam dhe në gjermanisht, tani si justifikim për mos hyrje në zgjedhje. Prapë “Niçen” dëgjuam. Kemi shpresa ta dëgjojmë dhe në frëngjisht, spanjisht dhe holandisht.

E vetmja gjë e re, janë justifikimet për të cilën përdoret dosja këtë herë. Dosja është e vjetër, është dy vjeçare dhe është e rëndë për Prokurorinë, pasi tashmë ajo është bërë “Nul” dhe e papërdorshme nga ana ligjore. Dhe është bërë me qëllim, që të përdoret vetëm për shantazh.

Dosja ka pasur në qendër të hetimit një grup kriminal, i cili, siç del, është përzier dhe në zgjedhje. Meqë grupi ka qenë në përgjim për aktivitet kriminal, prokurori që ndiqte çështjen, sapo ka parë interferencë të grupit kriminal në zgjedhje, duhej të zbardhte përgjimet, të dokumentonte provat dhe të niste menjëherë procedimin penal.

Sipas nenit 328 i kodit penal, “Dhënia e shpërblimit në zgjedhje, është kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjashtë muaj, deri dy vjet”.

Pra këtu kemi të bëjmë me kundravajtje penale, dhe nëse gjatë përgjimit kanë dalë ato biseda, Prokuroria duhet të kishte marrë masat për vënien në vëzhgim dhe arrest në flagrance të personave të përfshirë.

Fatkeqësisht tani e vetmja vepër penale këtu është mos reagimi në kohë i Prokurorisë për t’i kapur në flagrancë, dhe përdorimi i dosjes për shantazh politik, që nga prokurori që e ka nxjerrë, ngaqë nuk e përdori dot si shantazh për t’u mbrojtur nga Vettingu, e deri tek Berisha e Basha, që kanë dy vjet që e mbajnë në zyrë, duke e shëtitur redaksi më redaksi.

Prokuroria duhet të dalë e të sqarojë vlerën jurdike të atyre provave, pasi gjithë prokurorët që i kanë “depozituar” ato prova, thjesht kanë siguruar prova të gatshme kundër tyre, për mos veprim.

Nga ana tjetër, është shumë banale kërkesa e sotme e Prokurorisë, që urdhëron shtypin në Shqipëri të ndalojë publikimin e atyre fashikujve. Ato po ribotohen për herë të tretë, dhe sot është burim një gazetë gjermane.

Askush nuk ndalon dot shtypin në Shqipëri të citojë një gazetë të huaj rreth disa fakteve, qofshin këto dhe të stërthëna. Prokuroria duhet të hetojë kush ka shantazhuar me dosjen dhe jo të ndalojë ribotimin e saj nëpër gazeta. Kjo është më tepër një alibi për të thënë se u prish hetimi dhe të shpëtojnë nga hetimi, shantazhuesit e vërtetë, se sa një kujdesje ndaj daljes së sekretit, për të cilin shtypi nuk ka asnjë përgjegjësi.

E gjithë historia e dosjes “339” është historia e një shantazhi nga një aleancë e gjerë mes Prokurorisë dhe politikës në Shqipëri, që ishin kundër reformës në drejtësi.

Në fillim prokurorët e rrezikuar nga reforma tentuan ta përdorin, duke u çuar fjalë në qeveri se kanë dosjen dhe mund ta mbyllin, pastaj kur humbën vendin e punës, duke e çuar dosjen në zyrën e opozitës.

Kjo dosje është përdorur edhe për të ikur nga Parlamenti, kjo dosje është përdorur edhe për të djegur mandatet, kjo dosje po përdoret edhe për të mos hyrë në zgjedhje, dhe po kjo dosje po përdoret edhe kundër hapjes së negociatave.

Në këtë pikë, PD dhe Basha meritojnë lavdërime, pasi e kanë shtrydhur aq shumë, sa nuk mban më, por në të vërtetë kjo është një arsye më shumë, përse reforma në drejtësi duhet të ecë shpejt, përse prokurorët dhe gjithëkush që e ka prekur këtë dosje me dorë që ditën e parë dhe e ka kthyer nga dosje penale në dosje shantazhi, duhet të shkojë para drejtësisë.

Së paku, të mos ndodhë siç e kemi traditën, që ata që dalin në dosje përgjimi, të ngrihen lart e më lart në detyrë, deri në President, apo akoma më keq, ata që janë subjekt krimesh, të kthehen në viktima.

Shqipëria është e mbushur me përgjime të tilla, që nga Saranda në Shkodër, ku bëhen pazare majtas e djathtas, se kë duhet të spostojnë, e kë duhet të mbështesin.

Ka kaseta që provojnë se kush e rrëzoi Kokëdhimën në Gjykatën Kushtetuese si “Pashai i Jugut” dhe kujt ju premtua influencë në jug, kaseta që provojnë pagesa të frikshme nga biznesmenë që janë në burg për politikanë, dhe plot histori të tjera. Por asgjë nuk vlen nëse Prokuroria nuk vepron në kohë dhe vendos drejtësinë, por i përdor këto dosje si shantazh.

Kjo dosje ka pasur në fokus një grup kriminal dhe e ka çuar në burg grupin kriminal, ndërsa Prokuroria politike ka tentuar të përdorë pjesët e tjera të dosjes për shantazh politik, duke e bërë të pavlefshme dosjen për t’u ndëshkuar autorët e krimit elektoral.

Si shantazh politik ja kanë nxjerrë zinë, por nuk është se kanë gjetur përkrahje. Thjesht ka shërbyer për të justifikuar aktet politike të opozitës. Lulzim Basha harxhoi tre ditë në Berlin këtë fundjavë me dosjen e përkthyer në gjermanisht, dhe as ndonjë punonjës të rëndomtë në Bundestang nuk takoi dot, përveçse u sigurua se dosjen do ta botonte për herë të tretë “Bild”.

Ndërsa dy ministra të Ramës, ai i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë, u pritën në Bundestag nga ata që Basha i konsideron përkrahës të tij.

Por dosja na tregon kulturën e keqe të shkatërrimit të drejtësisë në Shqipëri, ku drejtësia nuk vepron ndaj personazheve politikë, por i ruan për shantazh dhe i bën publike vetëm për të bërë politikë.

Tani kjo dosje ka prodhuar politikë më shumë se sa ka prodhuar vetë Basha që kur ka hyrë në PD. E mira do të ishte të prodhonte të pandehur, duke nisur nga ata që praktikisht kanë bërë “NUL” dhe të pëpërdorshme kundravajtjen penale të hasur në dosje gjatë fushatës së vitit 2017.

Kur Basha ishte i lumtur se i kishte funksionuar shantazhi i parë për bojkot dhe kishte pazar me Edi Ramën.

29 komente në ““339”, historia e një shantazhi të prokurorëve dhe opozitës për pazar politik”

  1. emigranti says:

    TE GJITHE E DIN O MERO SI JAN BER ZGJEDHJET NE SHQIPERI DHE ATA QE JAN KAMPIONET E VJEDHJEVE DHE BLERJEVE BERTASIN ME SHUME PO MIR JUA BEJNE KETYRE TE PS SE DIHET MIRE QE NGA BABALJA QE PD-LSI VETEM ME INSKENIME PO MERRESHIN E DUHET TI KISHIN MARRE MASAT SE ESHTE GJITHE POPULLI SOCIALIST QE NDIHET NE FAJ TANI SIKUR JANE DELJA E ZEZE .PS DHE KUR DEL NDONJE PERGJIM SI 200 000 MIJ EUROVE APO DHE NDONJE TJETER E THON 1 HERE E BASTA KURSE PD LSI PERDITE NE TE GJITHA GJUHET

    1. adi says:

      Mero
      1) mundohesh kot tu mbushesh mendien rilindasve se dosja eshte “nul”. Pergjimi eshte bere zyrtarisht nga prokuroria shqiptare me VENDIM gjykate, kerkuar nga gjermanet
      2) thua me kopetence qe dosja nuk ka asgje! Nderkohe qe kjo dosje ka plot 700 cd, ku jane zbardhur vetem 7 apo 8 cd, dhe nga keto po del uji I zi I rilindjes, ti ku e di se 692 cd e tjera nuk kane asgje nderkohe qe prokuroria nuk I ka zbardhur akoma???
      3) Banda e Avdylajve ,nje nga bandat me te medha dhe te rrezikshme ne shqiperi ,te bera problem deri ne gjermani nuk merej thjesht me blerjen e votave per rilindjen, ajo caktonte deputet e rilindjes per durresin kur dihet se zyrtarisht deputet ne shqiperi I caktojne kryetaret e partive,pra kjo bande ka bashkepunuar me kryetarin e rilindjes per te caktuar deputetet e duresit. Jo vetem kaq po kjo bande urdheronte kr e bashkise durres se kur dhe ku duhet te shkonte per fushate, pastaj kuptohet cdo nenpunes te rilindjes.
      4) shqetesimi I rilindjes dhe I prokurores PPP qe ne kete rast e hoqi masken dhe veproi si te ishte elisa spiropali tregon vetem nje gje qe drejtesia e rilindur nuk eshte asgje tjeter vec nje vegel qore e bandave te droges te zena ne panik se mos garantet e bandes ne pushtet ikin per lesh. Shtimi I nr te prokuroreve dhe oficereve gjyqesore per te hetuar kush e nxori dosjen por jo per te hetuar dosjen tregon prape qarte se banda ne pushtet qellimin e vetem kishte eleminimin e drejtesise dhe favorizimin e droges.
      KJO NE SHQIP DHE NE GJITHE GJUHET E BOTES QUHET MAFJE NE PUSHTET.
      RILINDJA ERDHI SI BANDE
      QEVERISI SI BANDE
      PO IKEN SI BANDE
      DHE DO PERFUNDOJE ATJE KU PERFUNDOJNE TE GJITHA BANDAT
      NE BURG.

    2. XheJ eN Bi says:

      adi….
      Më nxjerr mallin e Skypion-it,ai i ishte qepur Meros si m..i pas këpucës.
      adi…Mero nuk mundohet tu mbush mëndjen rilindasvese ata e kanë 7-sahatin,po mundohet të bëj nul veprimet e opozitës që mbarsi malin dhe kur polli miun ka marë lentet e të huajve për ta zmadhuar.
      Po mirë o adi ,dy vjet prokutorët e Dhallës zbardhën 7-8 cd.po 692 të tjerat kur do ti zbardhin,apo i kan lën në heshtje se nuk ju doli pazari me ato që ishin më të “rëndësishme” ????
      adi…çfardo që të bëj Lylzimi dhe Bërisha nuk do shpëtojmë dot. Të gjitha fatin e Babales do kenë, po as Lylzimi as Bëridha nuk kërkojnë dot azil.

      1. adi says:

        O shoku me inteligjence te ulet.
        E para merua po ka ndonje ankese, besoj I del vete zot vetes se e ka kollaj, bllokon komentet.
        Po prandaj I le te lira qe njerezia te shkruajne ate qe mendojne dhe ja qe qellon qe ka edhe njerez qe mendojne. Si muti pas kepuce ne fakt me je ngjitur ti mua, po ne nje vend qe vjen era mut gjithe andej era jote nuk eshte se me shqeteson.
        E dyta njeriu me inteligjence te ulet, ka me shume se 1 vit e gjysem qe prokurore e pergjithshme e perkohshme ose PPP eshte arta marku.
        Po eshte tipike e njerzve me inteligjence te ulet te rilindjes qe mgjth rama ka 20 vjet ne pushtet thone ca na kane bere ne politikanet keta 30 vjet.
        Teorikisht nje qenie humane per kategorine tende duhet ti vinte keq, po mua nuk me le era jote qe te ndiej keqardhje.
        I nxore edhe sot leket e sufllaqit.

  2. Gjenerata 1964 says:

    Analize brilante.Vetem reforma ne drejtesi eshte emvergjente te shpetoj Shqiperia.

  3. katarakti says:

    Dakort me te gjitha. Por a jane te verteta ato qe permban dosja?! Kjo eshte çeshtja. Ndofta prokuroria nuk ka vepruar edhe sepse aty prekeshin drejtues te pushtetit te sotem. Pra nje pyetje eshte: cila eshte permbajtja e dosjes dhe nese ajo eshte e vertete dhe nje pyetje tjeter se perse nuk kane levizur prokuroret?! Ndofta per shantazh siç thote Mero, por ndofta edhe nga frika e pushtetit. Ne fakt shefi i SHIK-ut, kanakari i Berishes, Visho Ajazi “u syrgjynos” ne Bruksel nga vete Edi Rama. Ndofta ai ka ditur diçka dhe ka heshtur. Si shperblim: Brukseli! Prandaj duhet qendruar dhe analizuar edhe brendia e dosjes, jo vetem roli dhe qendrimi i prokuroreve ndaj saj.

    1. xhemal says:

      sdo pare enderra me armiq ,vjedhes.kreminel e te biem ne kurthin e propogandes idiote te krereve te pakices e te mjeteve te informazionit keto te fundit jetojne me kerma po te mesohemi te besojme istitucionet e shtetit vetem ato kane mundesine obietive e fakte konkrete per te sqaruar publikun e gjere.problemet e drejtesise i zgjidh drejtesia nuk mund nje parti politike ,shoqate apo gjithecka tjeter te kethehen ne polic,gjykates ,prokur se keshtu kethehemi tek inkuzicioni e tek diktatura nazi fashiste,nuk mund te kriminalizosh nje

    2. rrumpalla e Sali Berishes says:

      ska pune shiku me votimet! Shiku merret me sigurine kombetare, agjenturat, terroristat

      Ne Shqiperi duhet instaluar sistemi Amerikan I zgjedhjeve. Sic zgjedh Amerika cdo dy vjet vetem 33% te senatit, ashtu duhet bere dhe ne Shqiperi.
      Pra te mos kete zgjedhje ne gjithe Shqiperine, por vetem ne 1/3. Kjo I jep mundesi popullit te gjykoje punen e Qeverise cdo 2 vjet dhe jo 4 sic e kemi,

  4. syri says:

    Jane plepat e Saliut ashtu sic ishin edukimi i Bashkimeve profesionale te enverit!Kam njohur juriste berishiane te plepave dhe kam vene re nivelin shume te ulet te tyre! Agronome dhe veterinere kerkuan azil neper bote! Ata qe ngelen ne Shqiperi kane hall per koken e tyre!

  5. LORA says:

    Nuk mjaftonin kopilet ekskluzive te nahijes babalokrate,,,por i mungonon atij pragu edhe kopilet e llalle-prokurorise.Bukur,cdo dite e me shume mbushet ai prag me turpe,krime e rekorde antikombetarizmi te pashoq
    Bekuar qofte Reforma qilizme ne Drejtesi,qe kadal-kadal po ve rregull e se shpejti drejtesine e munguar
    dhe te mezipritur qe nga 1990-a.
    Seriali i formatit babale ,,,vijon,si alternativa e vetme politike e qenerise se integrume.

  6. Vladimir says:

    Shume drejt,Mero!
    Prokuroret kane provuar te shpetojne kokat nga vetingu me kete dosje dhe, kur pane qe nuk ju beri pune, e shiten per te nxjerr çfare te mundeshin nga Basha dhe ata qe qendrojne mbas tij.
    PS i kishte te gjitha mundesite ta mbyllte me kompromis kete dosje, fakti qe nuk u ul ne pazare me paloprokuroret, eshte pozitiv.
    Zonja Marku te mos humbasi kohe, nje ore e me pare ti shkohet deri ne fund, te çohet ne gjykate dhe kush ka shkelur ligjin te denohet. Zvarritja eshte me pasoja dhe çon uje ne mullirin rus, antishqiptar dhe antieuropian, qe mezi pret trazirat.
    Basha vet, nuk eshte tjeter, veçse nje vegel mjerane qe ende nuk kupton ku e kane futur.

  7. Danke says:

    Mediat shqiptare qe si hienat rrine poshte sofres se politiko-mafiozeve te shqiperise me shpresen te hane ndonje therrime.Harrojne misionin dhe I sherbejne te keqes e vesit.

  8. 19 says:

    Mero je lap i qut bravo

  9. Billy says:

    Konkluzioni me i sakte: -Maxhoranca po vuan gabimin e saj per emerimin e nje prokuroreje krejt te paafte.
    Kjo u pa edhe sot, ku prokurorja e pergjitheshme nuk i njeh fare kompetencar e saj dhe ju beri nje kritike te ashper prokuroreve qe kane patur dosjen 339.
    Po kritike atyre ju bej une, moj qyqare. Ti duhej ti kishe shkarkuar nga puna dhe duhej ti jepje per ndjekje penale.

  10. Sokrati says:

    Te gjtha pislleqet e ketij vendi kane nje emerues te perbashket RILINDJE.

  11. Ylli says:

    Hahahahahahahahaha…..kjo quhet analize .
    Ne fakt eshte dialize per Vangjush Dakon !!!
    E kur Mero te ben dializen ,behu gati te vdesesh se eshte gati per te te hequr prizen !!
    Me kujtohet Mero Baze te nje emision tek Vizion Plus qe uleriste…ti vihet zjarri Shqiperise ,qofte edhe po te vidhet nje vote !?!? Cfare idealizmi brilant !! Ishte ne opozite PS atekohe !!
    Po sot ??? Na dilka reforma ne drejtesi me e rendesishme se vete vjedhja e votes .!!
    A mund te kete reforme ne drejtesi te drejte kur Avdulajt u bejne rreshtore karagjozeve te PS ne Durres !!
    Hajt se ja u shpjegon Mero neser me shkrimin e rradhes….Arta Marku ka faj pse i dolen dosjet ,jo pse pengon dosjet !!
    Nesje une teater dua ….por te kete pak nivel dreqi .

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Mero. une e dija qe kishim nje prokurori te paafte per te luftuar krimin, por nuk e dija qe kishim nje prokurori qe nuk ruan dot as gjerat nen investigim nga ana e saj.. Kjo eshte me e rende.. Me habit opozita sidomos Lulzim Qesharaku qe po I con keto kaseta ne lloj lloj shtetesh duke I treguar atyre qe ne nuk behemi shtet.. Kjo levizje e tij nuk demton qeverrine por imazhin e Shqiperise.. Qeverria nuk e ka problem te zevendesoje nje apo dy kryeprokurore.. Skandali nuk eshte I permasave qe implikon direkt ndonje minister ose vet kryeministrin.. Jemi ne pragun e negociatave dhe ky Pinguin nuk paska dogane.. Vjen nje moment qe politika vendos nje kufi.. Lulzim Basha ka kaluar c’do prag. Nje hollandez qe prish imazhin e shqiptareve.. Keto jane probleme te brendshme te shqiptareve.. Kush do ta zgjidhi dosjen 339 ?!?! Gjermania, Hollanda, Franca etj etj.. Kam nje pyetje per kete klloun cirky: Duke ja treguar keto te huajve, a e ndihmon imazhin e shqiptareve ?? Une e di qe ti o Lul e ben per karrige, por edhe sikur Rama te ike, PARTIA SOCIALISTE KA AQ SHUME INTELEKTUALE QE S’DO TA LENE TY RRADHEN.. Neser te bjere Rama, ti prap do humbasesh me SOCJALISTIN E RRADHES.. WE OWN YOU.. Ju vetem shkaterruat dhe vrate.. Nuk e zgjedh njeri vrasesin,, Ishe Minister I Mbrojtjes.. Rama I bute te ka rene per pjese por vallahane do te kisha shtypur koken ty dhe atyre kokekapucave me cepa ne protesta kur vinte puna per imazhin e shqiptareve dhe brutalitetit si njerez te pacivilizuar qe jeni.. Perdorni nje institucjon te copetuar (Prokuroria) per dem te shqiptareve.. HOLLANDEZ QE I PRISH PUNE SHQIPTAREVE VETEM TI JE..

  13. Genti says:

    Dakort me ty Merushe. Opozita i ka te gjitha fajet. Bile opozita qeveris Shqiperine, e i bie ne qafe kot Ed Rames, i cili eshte kryeminister por eshte shume i zene qe te jete kryeminister. Jeni bere totalisht qesharake! Nje llum komunistash qe masturbohen me fajin e ka ai tjetri. O bythq..ira, po ju nuk ishit te afte ta benit Shqiperine per 50 vite, pervec se ndertimit te nje burgu te madh te qendisur me bunkera, si mundet ta rregulloni tani? Po nuk behet kurre dhiari zoteri, sa do qe eshte transformuar ne neozengjin nga litari qe la pas shkerdhato demokracia e Ramiz Alise.

  14. FLUTURA says:

    Po u perzjeve me krundet te hane pulat thote populli. Edi Rames i ka rene barre e rende te punoje me keta telendare. Mekatet qe kane bere vet nuk i lene te qete, pa le qe ne pushtet nuk vijne me kurre. Tani si telendare bredhin me ate dosje ne krah dhe nuk dine te pushojne. E kemi degjuar. E morem vesh. Kjo gje nuk i ben zgjedhjet te pavlefshme. Dhe nuk mund te shantazhojne Kryeministrin me doreheqje kurre!!!!
    Keta jane nena e historise se vjedhjeve te votave ne keta 30 vjet dhe nuk mund te thone se qe nga sot ne do ndryshojme, sic thote shpesh Monika….
    Nuk na impresjonojne dot, sepse militantet e tyre e kane terrorizuar administraten e shtetit ne cdo pale zgjedhje qe eshte bere. Ne nuk harrojme. Edi Rama per shqiptaret eshte Mesia vete krahasuar me keta telendare.

  15. alphade says:

    Vjedhjet nga te gjitha partite majtas e djathtas,apo djathtas e majtas
    e bejne nul totalisht kete “furtune ne nje gote uji”! Sepse te gjithe ke-
    ta jane te perlyer fund e krye nga korrupsioni, i cili si metastaze eshte
    perhapur si metastaze kanceri ne tere kupolen poltike shqiptare.
    Ndersa per Bashen dhe banden e tij mafioze ditet e te qenurit ane-
    tare me te drejta te cunguara, si vezhguese por pa te drejte vote jane
    te numuruara ne PPE-ne. Sepse Partite e djathta europiane tashme e
    kane kuptuar dhe jane te bindura se e ashtuquajtura PD e Shqiperise
    nuk eshte gje tjeter vecse nje bande mafioze e drejtuar ne kryemafiozi
    kryekriminele e kryehajni Sali Ram Berisha dhe si bashkekryetar i ke-
    saj mafie ne krye te shtetit shqiptar,Ilir Floriri.

  16. Zgalem says:

    Kuptohet se dosja 339 eshte hapur , per te zbuluar grupin kriminal . Per kete qellim e kreu detyren e pergjimit . Grupi kriminal u arrestua . Brenda Prokurorise , u mendua te perdorej me tej , per te pnguar vetingun . Ketu ka nderhyre Adriatik Llalla dhe ka komentuar pjesen e dyte . Kjo pjese , per mua nuk ka ndonje gje kriminale , sepse nuk degjohet ndonje pazar . Per biseden e pushtetarve me kriminele , kjo ka ndodhur dhe do te ndodhe . Dikush do te bisedoje me ta . Ata nuk jane leproze. Enveri e ndalonte t’i flisje armikut te klases . Rendesi ka ana kriminale e ceshtjes . Kete misjon e ka kryer biseda . Duhet te merret ne pyetje Llalla , por keto jane ceshtje , qe i takojne prokurorise . Sa per perdorimin e 3 fishte te dosjes nga Luli , eshte qendrim i nxituar . me shume kontribut do te jepete nga Parlamenti , se sa me zjarre dhe hedhje guresh . Mendoj se analiza e Temes , per ket eceshtje , eshte shume me objektive , se sa “Dita “ , qe ben fajtor Ramen , per gjithcka ndodh dhe do te ndodhi ne Shqiperi . Ka fajet e veta Rama , por krahasuar me Opoziten dhe germadhen politike , eshte i domosdoshem , ne qeverrisjen e mandatit , qe vjen , ne se duam , qe reforma ne drejtesi te realizohet dhe te ndahet shapi nga sheqeri . Te dy palet , per ate luftojne . Opozita ta pengoje , Rama ta realizoi . Zgjidh e merr . Ne fund te fundit jane zgjedhjet , qe i japin vendimin perfundimtar . Me shkrime extremiste te djathta , sabotohet , sado pak Reforma . Vetem zgjedhjet do ta citin kete sherr te pa precedent , ne keto tre dekada tranzicion . Zgalem

    1. Ardian says:

      Saktë, më pëlqen arsyetimi juaj. Por unë jam i mendimit se Rama bëri një gabim fatal dhe ngelet akoma kohë të vërtetohet. Unë Ramën e bëj përgjegjës për situatën e tanishme,,dhe jo opozitën. Është fare normale që opozita do bëj të pamundurën ( siç po mundohet ta bëjë) problemi është se sa do rezistojë Rama të ketë situatën nën kontroll. Kam frikë se ai kishte bindjen se do përballonte gjithë valën e reagimit të opozitës. Jam kurioz të di se deri kur do ketë një reagim të fortë dhe bindës nga pozita. Unë i qëndroj mendimit që Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme që me largimin e opozitës nga kuvendi, pa u baltosur puna e qeverisë më të mirë të këtij vendi këto 30 vjetët e fundit. Ju përshëndes.

  17. ETHEM LALAJ says:

    SHUME SAKT M.BAZE.DOSJA 339,184 JANE SI DOSJET-VIDIOT BABALE TE SAJUARA KUNDER S.TAHIRIT,F.XHAFES,XHENSILES SE F.KRUJES KUNDER TAULANT BALLES,ETJ.
    -ESHTE SALIU QE HODHI NE SULME BARBAR SALIANI,ALIBEGUN,G.BARDHIN,KLODIN E NEWS24,BASIR ÇOLLAKUN E PD ME NE KRYE PREKURORIN TROPOJAN HAJDARMATA,I CILI COPTOJ DOSJEN HETIMORE PER KONSUM POLITIK SI BENIAMIN I SALI RAM BERISHES SI SPIUN I REGJUR I UDB ME PSEUDONIMIN “PENICILINA” DHE “BISTURIA” QE NE VITIN 1974.
    -KJO TREGON SE SB PO FUT NE SHKRIRJE PD DHE GJITHE VENDIN DUKE DAL PERFUNDIMISHT NGA INGRANAZHET E DEMOKRACISE NE SHQIPERI,DUKE PENGUAR HAPJEN E NEGOCIATAVE ME BE.
    -KTO SAJESA TE SHPIFURA TE TIPIT BABALE DO TE DESHTOJNE ME TURP,PASI SB,IM NUK MUNDET TA NDALOJNE DOT REFORMEN NE DREJTESI TE KERKUAR ME NGULME NGA EDI RAMA E TE MBESHTETUR NGA SHBA+BE,KU OPOZITA NE BLLOK KA 3 VJET QE PO E PENGON ME TE GJITHA MJERET.
    -E GJITHE KJO KATRAURE PER ZVARRITJEN E HETIMEVE DHE MOS NDESHKIMET VIJNE SI RRJEDHOJ E FRIKES SE DREJTESISE NGA SALIU DORA VET,SI FATKEQSIA ME E MADHE KOMBETARE NE KTE VEND NE 29 VITE.
    -DUA TE CITOJ SE KM RAMA PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM NGA SHUME ARMIQ TE DEMOKRACISE DHE QE NUK KAN PUNUARE KURRE PER VENDIN POR PER TU PASURUAE VETE.FAKTET JANE TE TMERRSHME,KU VILAT E TYRE JANE ME 11 WC ,EDHE PER MACEN.
    -,KETE KATRAURE E DI MIRE 95 % E POPULLIT,SHBA+BE.NDAJ POPULLI VOTOI PS DHE E.RAMEN NE 2013 2017..DHE DO E VOTOI NE 2019,2021..DHE EDHE 50 VJET TE TJERA NESE PD+LSI NUK REFORMOHEN PA SALIN,LULIN,MULIN..BERISHIZMIN SI FRYME,POR DHE LIKE FLORIRIN MIS 7 % ME ZE E FIGURE.FLM.Nga ish ushtaraku koloneli jo anonim-mallakastriot

  18. Koli says:

    Mero kurva prokurorët merri e futi në burg ti e Rama por shkruaj dy rradhe për hajdutet qe vodhën votat

  19. Sitëdush says:

    A ka qënë edhe Olldashi me ca banda në Shijak?
    Po Dukat e Koka kunetër a kanë lidhje me Shijaksit se rruga e vjetër për Durrës te 4(katër) rrugët e Shajakut kalon.

  20. ann says:

    MERO, TE LUMTE MENDJA . THUAJ voltanes ta lexoj se do te hedh molotove te mbuloi tenderat e vjedhura dhe ku…rit ne bashki

  21. Stalker says:

    Mero, une kam pershtypjen se ka ardhur koha per ty per nje rishikim te vetvetes, ti je nje gazetar i mprehte por artikujt e tu sa vijn dhe behen me banal, konformizmi po ta vret gazetarine …Mero duhet te luftoni per dicka te re

  22. Mendimi jo profesionist says:

    Kur ne ruajtje te pastertise ke vene koshin e plerave detyeimisht do te behesh pis.

  23. Ardian says:

    Saktë, më pëlqen arsyetimi juaj. Por unë jam i mendimit se Rama bëri një gabim fatal dhe ngelet akoma kohë të vërtetohet. Unë Ramën e bëj përgjegjës për situatën e tanishme,,dhe jo opozitën. Është fare normale që opozita do bëj të pamundurën ( siç po mundohet ta bëjë) problemi është se sa do rezistojë Rama të ketë situatën nën kontroll. Kam frikë se ai kishte bindjen se do përballonte gjithë valën e reagimit të opozitës. Jam kurioz të di se deri kur do ketë një reagim të fortë dhe bindës nga pozita. Unë i qëndroj mendimit që Rama duhej të shpallte zgjedhjet e parakohshme që me largimin e opozitës nga kuvendi, pa u baltosur puna e qeverisë më të mirë të këtij vendi këto 30 vjetët e fundit. Ju përshëndes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje