Jari propozon masa për rehabilitimin e Fred Xhaferit si “Viktimë e Niçes”

Pas publikimit dhe në gjermanisht të dosjes së “Avdylajve”, Jarit i tërhoqi vëmendjen prononcimi i Fred Xhaferit, i cili më në fund e gjeti se kush ja ka vjedhur votat më 2011:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Makineria e propogandës e Rilindjes është e tmerrshme.

Nëse ju kujtohet ju, në vitin 2011, Fred Xhaferi humbi thellë në Durrës me Dakon.

Atëhere ai ishte ministër dhe ishte në pushtet, kurse Dako ishte në opozitë.

Avdylajt duket sikur ishin me ne, por e vërteta del që dhe atëhere ata kanë qenë me Dakon.

Propoganda e Rilindjes u tall me Fred Xhaferin, se tha ‘do përmirësoj cilësinë e Diellit dhe rërës në Durrës, dhe kjo u konsiderua si një nga shksqet e humbjes.

Por me sa po del, shkaku i vërtetë i humbjes është se Dako ja ka vjedh votat dhe në opozitë Xhaferit.

Për këtë arsye, duhet të bëjmë disa verfikime dhe të marrim disa masa.

Së pari, të matet cilësia e diellit më 2011 dhe tani, dhe të shikohet nëse është e njëjta, nëse ka bërë përmirësime apo kthim pas.

Nga kjo do të kuptohet se çfarë ka humbur Durrësi dhe gjithë Shqipëria, prej bandës së “Niçes”.

Së dyti, meqë këto zgjedhje në Durrës kanë si kandidate vetëm dy gra, të lejohet futja në garë në çdo kohë deri më 30 qershor e Fred Xhaferit, për t’u kompensuar nga dëmi që i është bërë më 2011.

Së treti, PD të ketë parasysh në zgjedhjet në parti, që të riemërojë dhe një herë Fredin kryetar PD-jë në Durrës, që të kuptohet nëse ka qenë faji i Fredit që e merrte Durrësi për budalla, apo faji i Niçes që e merrnin për të zgjuar.

Së katërti, të detyrohet Vangjush Dako të bëjë punë korrektonjëse pranë zyrave të PD, në kohën që Fred Xhaferi të jetë kryetar PD.

Mund të ujisë lulet, ose të marrë pjesë në pritjen e popullit, që ta shajnë demokratët.

Së pesti, të verifikohet dosja fletë më fletë dhe të shikohet nëse në ndonjë vend, “Niçja” përmend Fred Xhaferin për 2011-n, pasi aty do zbulohet e vërteta.

Vetëm kështu mund të vihet në vend kjo padrejtësi.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari propozon masa për rehabilitimin e Fred Xhaferit si “Viktimë e Niçes””

  1. Roberto says:

    Thuaj atij Jarit apo (K) -arit ta reabilitoje Ferdinant Xhaferin sepse me qe jemi ne stinen e veres Ferdi do na rregulloje cilesine e diellit dhe te reres per te cilen po vuajme aq shume😀😀😀😀.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *