Jari vlerëson gjestin e Voltanës si Zhan D’Ark e revolucionit

6 Qershor 2019, 20:20Antena TEMA

Pas deklaratave të fundit të Voltanës, për dëshirat e saj të fshehura për përdorimin e molotovit, u ngjall një debat i madh politik, që vinte Voltanën para përgjegjësisë për nxitje dhune.

Jari e pa të udhës të ndërhyjë në këtë debat, si ushtarak:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Deklaratat e Voltanës kanë çuar peshë zemrat e demokratëve të vërtetë dhe çdo demokrati në këtë vend që e ka ëndërr përmbysjen e regjimit me dhunë.

Voltana na ka prekur në sedër si burra dhe na ka treguar se vendi ynë është në vijën e parë të frontit.

Ka shumë njerëz që mendojnë se Voltana duhet ta sqarojë mirë deklaratën e saj.

Si ushtarak them se Voltana ka zbatuar pikë më pikë artin e ushtrisë popullore për të na prekur në sedër dhe për të na nxitur për betejë.

Nuk është e vërtetë që ajo nuk di se si hidhet molotovi, se ajo ka bërë zbor.

Por në artin ushtarak popullor, njihen rastet e stimulit të luftëtarëve nga gra apo fëmijë që duan të luftojnë, por nuk dinë si të luftojnë.

Voltana nuk mund t’i nxisë ushtarët me hiret e saj, por pikërisht me këto gjeste të pamundësisë që ajo ka për mënyrën se si hidhet molotovi.

Të gjithë e mbajmë mend këngën e Alida Hyskut:

“Dua armë e municion o, se do shkoj…

E urrej dhe unë armikun do luftoj…” , e kështu me radhë.

Fakti që një grua tregon dëshirën të niset për luftë dhe flet për armatimin, është eksitues për burrat.

Aq më tepër kur ajo bën sikur nuk di t’i përdorë armët.

Ndaj në këtë pike, Voltana nuk ka nevojë për ekspertë të artit ushtarak popullor.

Ajo është treguar vetë eksperte dhe e ka bërë shumë mirë detyrën e saj.

Ajo është Zhan D’Ark e revolucionit tonë.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari vlerëson gjestin e Voltanës si Zhan D’Ark e revolucionit”

  1. Teta Landa says:

    Keta te PD qenkan matufepsur te gjithe perveç Jarit, i cili shkelqen me teorite e tij kriptokomuniste. Luli eshte i vetmi aty ne ate karabina qe ka nevoje jo veten te piqet nen fiqte e lali Erit dhe dardhat si gorica te Jarit, por edhe te vendose nese ben ose per lider qe te mos e çoje PD nga disfata ne disafate pavaresisht sulmeve me molotov ndaj institucioneve publike dhe rendit kushtetues.!

  2. Suli says:

    Ne fund te revolucionit te gjithe katnaret kane per ta ngrehe nga nje here Voltanen. Hasta la victoria ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje