Përse askush nuk flet për gjykim urgjent të dosjes “339”?

Nga Mero Baze

Socialistët dhe demokratët kanë hyrë në një debat absurd pas publikimit për herë të tretë të dosjes “339”, duke diskutuar njëra palë nxjerrjen e sekretit, dhe tjetra mbrojtjen e burimit të atij që ua ka ofruar dosjen.

Së pari, socialistët, ata që ndjehen edhe të dëmtuarit në këtë histori, nuk e kuptoj se çfarë u duhet kush e nxori dosjen. Është e qartë që dosjen e ka nxjerrë prokurori që e ka hartuar dhe oficerët e policisë gjyqësore të asaj kohe, që nuk kanë vepruar në flagrancë, kur kanë parë interferime në procesin elektoral të një bande.

Nëse sot atyre do t’u thotë dikush fjala vjen “e dha Adriatik Llalla, apo Hajdarmataj”, nuk është se do të ndryshojë ndonjë gjë.

Problemi këtu është që dosja ekziston dhe meqë ajo është keqpërdorur në ekstrem sa i përket procedurave juridike, mirë do ishte ta kishte marrë dhe Partia Socialiste në një kohë me PD, dhe të bënin të dyja betejë me dosjen.

Kjo së paku do ta bënte përbaltjen të barabartë, pasi në dosje mund të ketë dhe plot detaje të tjera.

Por socialistët kanë dy vjet që dëgjojnë për dosjen dhe fantazojnë kujt mund t’i dalë emri, kurse PD së paku ka nxjerrë ca fashikuj dhe i shet nëpër media.

Po aq absurd është dhe debati mbi cilësinë e gazetës “Bild”, që i ka botuar, apo reputacionin e saj. Nuk është se kur botohen te “Bild” u bie vlera, se ato janë botuar dhe tek “VOA” dhe tek “BIRN”, dhe nuk ka dyshim për origjinalitetin e tyre. Ka dyshim për selektivitetin. Dhe për këtë duhet gjykim.

Nga ana tjetër, demokratët po e shikojnë publikimin si molotov mbi protestën e radhës, dhe jo si një arsye për gjykim të dosjes.

Ata duhet të ishin të parët sot që duhet të kërkonin regjistrim të procedimit penal për gjërat që ka dosja, ose ato pjesë që u bënë publike, duke u nisur kryesisht.

Por ata nuk kërkojnë proces ligjor për dosjen, por proces politik. Pra, ata tashmë e konsiderojnë dosjen një arsye më shumë për molotov për kapsolla dhe për radikalizim të qëndrimit të tyre në fushatën e djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve.

Kësisoj, të dy palët në konflikt kërkojnë çdo gjë, përveç faktit që duhet të nisë një hetim dhe gjykim për dosjen, qoftë dhe për aq sa është bërë publike.

Pastaj gjatë procesit, mund të dalin fakte të tjera, dhe ajo mund të thellohet majtas dhe djathats. Por ama duhet të nisë.

Në rastin e përgjimit të Ilir Metës nga Dritan Prifti, së paku filloi hetimi penal i çështjes, pavarësisht si u mbyll nga Gjykata dhe si u shpërblyen nga politika.

Tani i gjithë debati nuk është se duhet gjykuar dosja, por njëra palë bërtet kush e nxori, e tjetra hiqet si pronare e dosjes dhe bën pretenca politike.

Ky debat mund të vazhdojë pa fund, por shpërdoron çdo fakt të mundshëm penal të dosjes. Ajo duhet të fillojë të gjykohet urgjent, dhe justifikimi se është voluminoze nuk vlen më.

Ashtu siç kanë punuar në bodrumet e SHQUP për të nxjerrë gjashtë përgjime nga mijëra faqe përgjime, ashtu le të punojë dhe grupi i prokurorëve. Le ta nisë me këto të gjashta dhe të vazhdojë rrugës me të tjerat.

Por gjykimi i dosjes është e vetmja rrugë që i jep vlerë juridike asaj, nëse ka.

Përpjekja për të shmangur gjykimin e dosjes dhe për të bërë gjyqe politike publike, duket sikur krijon idenë se të dy palët nuk janë të sigurta se çfarë ka tamam në çdo faqe të asaj dosjeje.

Mirë këta të PS që se kanë marrrë mundimin as ta lexojnë, se janë të zënë me punët e pushtetit, por këta të PD kanë dy vjet që e mbajnë në duar, dhe besoj e dinë çfarë ka.

Apo dhe këtë radhë Lulit ja kanë vënë përpara të gatshme dhe ka përtuar ta lexojë të gjithë!

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Përse askush nuk flet për gjykim urgjent të dosjes “339”?”

  1. Zigur Qarri says:

    Si mund te flitet per proces ligjore,kur prej dy vitesh nuk ka as edhe nje veprim nga prokuroret per dosjet?!Perse nuk ka asnje
    veprim?-sepse i ka bllokuar politika.Meqe te gjitha rruget ligjore i ka bllokuar qeveria,ose me konkretisht,Rama,kerkohet proces
    politik.Instalimi i mafies se“rilindjes” filloi qe kur u largua kreu i Sherbimit Informativ Shqiptar,Visho Ajazi,per te pasur dore te lire
    ne kanabizimin e Shqiperise,Kryeministri Edvin D’Rama dhe Ministri i Brendeshem,banditi Saimir Tahiri.Mafia erdhi ne pushttet.
    Dosja 339.Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla urdheron largimin e Prokurorit Anton Martini,qe ishte i pari qe mori ne dore kete
    dosje.Ketu fillon skandali.Perse e largoi,kush ndikoi?Natyrisht Edvin D’Rama.Adriatik Llalla i PD-s,kerkonte ta kishte mire edhe
    me PS-n,per te ruajtur bythen e tij, per pislleqet qe kishte bere.Adriatik Llalla ne burg.Pas largimit te Anton Martinit, çeshtja u
    mor nga Prokurorja Elisabeta Imeraj,qe ka dorezuar shume shpejt dosjen, pasi ishte nen presion nga Arta Marku.Adriatik Llalla
    pason skandalin tek Arta Marku,qe eshte tashme fajtorja kryesore per bllokimin çeshtjes.Arta Marku ne burg.Mbas Prokurores
    Elisabeta Imeraj,dosja i mbetet ne dor te Besim Hajdarmates,qe nuk e mban gjithashtu gjate,pasi Arta Marku e transferon ne
    Pogradec.Arta Marku ne Burg.Mbas Besim Hajdarmates dosjet 339 dhe 339/1 i kan marre ne dore dy prokuroret,Vladimir Mara
    dhe Dritan Prençi.Jan keta te besuarit e Arta Markut,qe nuk i intereson publikimi i skandaleve qe kan te beje me politikanet e PS?
    Prokuroret Vladimir Mara dhe Dritan Premçi kan nenshkruar nje urdher, ku ndalojnë publikimin e çdo lloj materiali nga dosjet,
    duke theksuar se do të procedohet çdo media qe nuk zbaton kete vendim!Perseri diktature,perseri censure!Audiopergjimet i
    kan ne dore tashme gazetaret gjermane.Keshtu qe,ndalimi i rrjedhjes se informacionit eshte i pamundur,vetem nese Qeveria
    bllokon internetin apo rrjetet e tjera sociale,ashtu si vepron miku i Rames ne Turqi,Erdogan.Por edhe kjo pamundeson vetem
    shqiptaret.E gjith Bota do ta kete informacionin,vetem shqiptaret jo!Do ta padisi Rama gazetarin gjerman per shpifje,apo do ti
    pranoje akuzat ne heshtje,si fajtor?”Nese Qeveria shqiptare lufton mafien,bën vetvrasje,sepse ajo eshte mafia vete”,tha Peter Tiede.

    1. Durimi says:

      Qenke lodhe Zigur e nuk ta var njeri, ashtu si dosjen e mban varur me urdher te Lulezimit, Besnik Hajdarmataj dhe investiguesja lesbike Klodiana Lala. Kjo dosje ashtu si u hap dhe eshte mbyllur. Keto qe behen jane bubullima njesoj si pordhet e Saliut ne qoftese ka me. E degjova mbreme dhe gazetarin gjermanolindor dhe dukej qe ishte komplet nje Klodiana Lala per te mos thene qe fjalet e Lulezil Bashes dilnin nga goja eti. Dhe cudia eshte se keta birbo kujtojne se budallenjte ja njerezit dhe Klodiana, Besniku apo dhe Kulezimi ja idhujt e botes se re Fatkeqesi per lendjen e tyre. Mero, dosja, megjithese ka vend te hetohet dhe gjykohet, do te mbyllet se Babakja tani eshte bere kegjenda e nje partie te kthyer ne bande bashke me ca profesora eprokuor, pa perjashtuar Klodianen, nje femer kurajoze qe nuk i shikoj asnje vlere per gjinine pa lere si gazetare apo shqiptare,

    2. prizem says:

      Perroi psiqik i sikar qorrit ne forme terkuze…enjoy.

    3. Zigur Qorri says:

      Zigur Qarri….
      Nuk na thua e Zike të kujton gjë “RUZHDIA”?
      Ne kujtonim se qe femër ,po u gabuam qe fshati në Fier që PD-ja bëri batërdin në vota.
      Zike,e keni memorien shumë të dobët ose luani rolin e priftit : bëni si them unë ,e mos bëni si bëj unë.

    4. ky says:

      Ti qenke dy qofte nje fasule nje pilaf

  2. Timi says:

    Gazeta Bild është joserioze. Është më e lira në çmim dhe blihet sa për kaluar pausen e drekës. Askush nuk e merr seriozisht përveç sportit.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Dosja eshte pjese e planit te Berishes,per te akuzuar PS,per vjedhje votash.
    Ai ka urdheruar Llallen,me pas Shqupi,ka mobilizuar militantet ne Prokurori,per ti dhene jehone nderkombetare.
    Djegia e mandateve,dhe braktisja e Parlamenti,nga “fitimtaret e zgjedhjeve” eshte absurdi me i madh !
    Pra Berisha doli i “pafajshem”,i paskan vjedhur votat socialistet,duhet “rikthyer ne pushtet” !
    Me gjysmen e pushtetit te dhuruar ne tavoline,te mos jesh ne gjendje,te rruhash votat, je komplet i pa afte.
    PD qenka e afte te manipuloi dosje,te prodhoj molotov,te mos marre pjese ne zgjedhje !

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, ai person eshte I inflintruar.. Ne qoftese kaq eshte thelbi, degjoji mire komentet pas replikave.. Vetem nje “shtet” te jep guidance si ta besh.. Ajo eshte nje “Babale” ne menyre me te sofistikuar.. Prandaj dhe prokuroria mendoj si ka vajt nga mbrapa.. E more vesh qe kam 3 have qe jam liruar?!?! Jo.. ( Infltrim per arsye te zemerimit).. Is a ghost case.. Prandaj opozita e perdore per qellime politike..

  5. Berti says:

    Mero, keto jane pergjime qe jane berefhe behen ne bodrumete SHQUP-it. Gjithcka eshte mende e Sali Berishes, kryeagjentit dhe kryeagjenturistit plak. Nga SHQUP-i pergjimet kalojne ne prokurori dhe qe te mis dale se keto jane pergjime te Saliut, prokuroria ua kthen perseri Saliut! Thjesht jane Babale te tjera te gatuara ne bodrumet e shqup-it te Saliut, Lulit dhe Mones, se kjoi harroi pergjimet dhe videot e Like Floririt! Pergjimet behen me aparatin e pergjimit te kohes kur Mulja, Muli agjenti tjeter i UDB-se ishte minister i brendhem!

  6. Ledion says:

    Hajdarmataj e ka lexuar dhe seleksionuar dhe keto 6 pergjime jane gjasme me kompromentueset. Kjo dosje ka dy vjet dhe ketij i ka dale koha ta lexoje dy here dhe madje ta seleksionoje dhe analizoje bashke me Lulin per menyren se si do procedojne per te nxjere materialet e pergjimit. Nuk ka materiale te tjera me kompromentuse ndryshe do i kishin nxjere qe ti sherbenin per “kauzen” e tyre. Nuk ka kohe per ti lene per me vone, keshtu eshte e sigurte qe keto 6 pergjime jane gjithshka qe Hadarmataj mund ti servire PDse. Pjesa tjetet mbahet e fshehte duke lene te kuptohet se ka gjera te tjera edhe me te renda, per ti bere keshtu presion politik socialisteve qe nuk jane te sigurte sa mut kane ngrene me drogaxhiun.

  7. ARBERI says:

    Sali Ram Berisha krimineli i Serbise qe shkoi deri president i Shqiperise po e heq zvarr vendin tone.
    Ai i merr skemat e shkaterrimit te Shqiperise nga Kisha dhe Akademia Serbe…dhe se fundi shume aktive edhe Rusia e Putinit.
    Popull hap syte e thirri mendjes larg Sali kriminelit e Luli pinokut.
    …Mbeshtetje vetem per Edi Ramen , AAi BEN SHTET.

    nESER DO TE JETE SHUME VONE.

  8. ETHEM LALAJ says:

    SHUME SAKTE.ME SKANDALET E LUL-SALIUT I GJITHE OPINIONI I SHENDOSH NE SHQIPERI PO QAN & QESHE.
    -PO QAN-PASI SI KA MUNDESI QE NJE NJERI SI SB QE TE MARRI ZVARRE PD+LSI,DEPUTETET E TYRE ME ALIBIN E VJEDHJES SE VOTAVE SIPAS DOSJES 339 & 184,PA FAKTE KONKRETE,KU BISEDUESIT NE BURG NUK DIHET SE JANE ATA NE VIDIO DHE KUR NUK BEHET FJALE SA VOTA U VODHEN,KUSH PERFITOI,ÇFAR FAVORE FITUAN DROGAXHIJT NGA DAKO,ETJ,DHE CA ME SHUME PER KM RAMA TE CILIT I KERKOHET ME INSISTIM “RAMA IKE”.
    -PER TE QEQESHUR, ME DISA GAZETARE TE PD NE STUDJO KU I THONE KM RAMA “KE VJEDHUR”,JE KRIMINEL” SIKUR JANE SALI-LUL-MONA DORA VETE.
    -NXJERJA E SEKRETIT HETIMOR TE NJEANSHEM DHE ZGJATJA PER 3 VJET E KTIJ PROBLEMI “KA TRADHETI BURRA” NGA DREJTESIA E DEGJENERUARE BERISHISTE PER TE HEDHUR NJE GRIMCE FEKALE NE QYPIN ME MJALT TE MJEDISIT SHQIPETAR E PER TE NXIR KETE VEND NGA DREJTUESIT E PARTIVE SIDOMOS PD+LSI PRO SERBE-RUSE-GREKE.KJO VERTETOHET ME AKUZAT E PRESIDENTIT KOSOVAR KUNDER SALISERBIT,ME LOBIMIN RUS TE LULIT ME 675.000 $ ,TE SHITJES SE DETIT GREQISE,ETJ,KU MARBESHJA E NISUR NGA KM RAMA U SABOTUA NGA LIKE 7 % I DOSJES ME TE NDJERIN PRIFTI.
    -KATRAUREN SHQIPETARE 29 VJEÇARE E KAN STISUR E VAZHDOJNE TA BEJNE 2 NJERZ TE SHITUR TE AGJENTURAT E HUAJA-SB+IM.DHE KJO DO TE VAZHDOJ DERI SA KTA DY TE JENE NE POLITIKEN AKTIVE E TE JENE GJALLE,PASI EDHE PAS IKJES NGA KJO BOTE-DO U KENDOHET HYMNI I BERISHIZMIT E METIZMIT SI F R Y M Ê ,PASI KTA 2 I PASURUANE MILITANTET E TYRE ME PRONA E PARA MARRAMENDESE PER 7-10 BREZA.
    -DHE 95 % E POPULLIT DHE FAKTORI BD/KOMBATAR I DI MIRE KETO BEMA E GJEMA.POR I DI EDHE SALIU+LIKE.DHE MEQENSE NUK FITOJNE DOT ME ZGJEDHJE..U KAPEN PAS FIJES SE DOSJES SE STISUR 339 TE CILEN GAZETARET NEPERTMJET PROKURORVE TROPOJAN I DERGUAN TE VOA-TROPOJANI TJETER ELEZ BIBERAJ I CILI I BOTOJ NE GAZETE
    -KTO SMS SALIU I TUND SI FITORE SHEKULLI.
    -KJO DHE PER GAZETEN BILD,KU LLULI KERKON TE BEHET KRYEMINISTER NEPERMJET PAÇAVUREVE TE HUAJA,PASI KTU E DI MIRE SE NUK FITON AS 10-15 % TE VOTAVE PREJ MILITANTEVE TE PAGUARE.
    -UNE SI QYTETAR I KTIJ VENDI DO VOTOI NE 30 QERSHOR BASHK ME FAMILJEN E FISIN TIM PREJ 386 VOTA PER PS E KM RAMA JO SE AI ESHTE I GJAT 1.98 CM,PORSE KA BERE ME SHUME SE TE TJERET KM NE 29 VITE,NUK KA DOSJE TE HAPURA E MBYLLURA ME PROCEDURE..DHE SE NUK KA VRARE ASKENDE.TE THERAT JANE KONSUM POKITIK.
    -ATA QE KANE VJEDHUR E VRARE PO TMERROHEN NGA SPAKU NESE DO KETE BURRA SHTETI NE KTE VEND.
    -FLM, T E M E S ..QE NA JEP MUNDESIN TE SHPREHIM MENDIMET TONA SE ” KUSH PO PUNON E KUSH SABOTON NE KTE VEBD NE 29 VITE”.Nga ish ushtaraku madhor mallakastriot jo anonim.

  9. Loku says:

    Bild eshte kazani i mediave Gjermane,Germoni pak dhe do shikoni sa gjyqe ka humbur per shpifje dhe nderhyrje ne sferat private.BILD ka humbur 66% te shitjes gazetave.

  10. Zgalem says:

    Dy fjale , per Babalen gjerman
    Fillimisht kujtova se dicka serioze fshihej ne keto regjistrime alla sigurim , por shpejt u kthjellova , si shumica e shqiptarve , qe i vune vize Tiedes gjerman .
    Gazetari gjerman po behet cope duke kerkuar te flasi dhe te shpifi sa me shume kunder Qeverrise dhe kunder Dakos .Flet I dallendisur , sikur ka dale nga cmendia . Nuk e njef gjendjen , por flet c’i kane diktuar me spjelling . Eshte kaq I pa azharnuar sa , qe ben fajtor Qeverrine , pse nuk ka gjykate te larte dhe kushtetuse . Nuk e ka idene , qe reforma drejtohet nga nderkombetaret dhe eshte e para , qe eksperimentohet . Thuhet , se perdite ben mesazhe ne Fb , Nuk paska pune tjeter ky gazetar ? Te tera gjasat te lene te kuptosh se do te justifikoi pagesen , qe ka marre . Grupi kriminal eshte I burgosur dhe ky fakt I mbyll te tera supozimet , per allishferishe . Sot pashe lajmin , qe gazetari Tiede , nuk ka qene ne Shqiperi , per investigim gazetaresk , por flet nga Gjermania . Me sa kuptohet Tiede , mund te quhet Babalia gjerman . Per mendimin tim , ky pretendim opozitar quhet se u mbars mali dhe polli nje mi . Zgalem

  11. X says:

    I bukur ky varianti yt Mero, por opozita te pakten ka mbi nje vit qe thote te hetohet. Po i meshon idese qe te shkojne te pyesin Presidentin si e mbylli videon Prifti me gjygj e pastaj ky i fundit shkoi ne jeten e ameshuar.
    Krejt i paafte ai zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache qe dha doreheqjen pa u hetuar e gjykuar.

  12. Beni says:

    O Shqiptare komunista o populli me palle ne bote,rrofte komunizmi me Shokun Miladin Popovici ,Vukanovic Tempo dh taracin Enver Hoxha,kan lene pasardhes te denje,patriota per internacionalen,dhe bastarta te mbrekullueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *