Si e hetoi FBI-ja 40 vjet më parë ekzistencën e Këmbëmadhit

Shumë vite më parë, FBI-ja ka hetuar rastin e Këmbëmadhit, një krijesë e ngjashme me njeriun që në atë kohë u raportua se kishte kaluar në shkretëtirën e Paqësorit Veriperëndimor.

FBI publikoi të mërkurën dosjen që përmban testet e kryera me një mostër indesh që pretendohej se i përkiste pikërisht kësaj krijese.

Dosja me 22 faqe, e bërë publike pas një kërkese, tregon se në vitin 1975, FBI vendosi të analizonte një mostër qimesh bashkë me një copë lëkure, që i ishte vënë në dispozicion nga Qendra e Informacionit Bigfoot me bazë në Oregon.

Dokumentet që janë në dosje tregojnë se grupi e mori mostrën pas një raportimi në vitit 1975 në “Atlasin e Mjedisit të Uashingtonit”.

“Do t’ju ishim mirënjohës nëse na informoni a i ka ekzaminuar FBI flokët që mund të jenë ato Këmbëadhit dhe nëse po, cilat kanë qenë rezultatet”, shkruan Peter Byrne, drejtor i Qendrës së Informacionit Bigfoot, në një letër drejtuar FBI-së.

FBI fillimisht i ka thënë se nuk kishte të dhëna për kryerjen e testeve të tilla.

Por, në një letër të mëvonshme drejtuar Byrne, më datë 15 dhjetor 1976, Jay Cochran Jr., ndihmës drejtor i Divizionit të Shërbimeve Shkencore dhe Teknike në FBI, i thotë atij të dërgojë mostrën në Laboratorin e FBI-së në Uashington.

“Laboratori i FBI-së kryen ekzaminime kryesisht të provave fizike për agjencitë e zbatimit të ligjit në lidhje me hetimet penale”, shkroi Cochran. “Herë pas here, në interes të hulumtimit dhe kërkimit shkencor, bëjmë përjashtime nga kjo politikë e përgjithshme. Me këtë kuptim, ne do të shqyrtojmë flokët dhe indet e përmendura në letrën tuaj “.

Tre muaj më vonë, FBI raportoi rezultatet e testeve të saj.

“Qimet kanë prejardhje kafshësh, specifikisht të familjes së drerit”, ishte përgjigjja përfundimtare. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *