Dosja "339" ka mbrojtur më shumë prokurorin Hajdarmataj, se sa personazhet e dosjes!

7 Qershor 2019, 19:42Editorial TEMA
Dosja "339" ka mbrojtur më shumë prokurorin Hajdarmataj, se

Nga Mero Baze

Gjithë procesi i hetimit dhe gjykimit publik për dosjen “339”, nxjerr në pah faktin se prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, si dhe dy oficerët e policisë gjyqësore, P. Gjeçaj dhe B. Myslia, që kanë ndjekur gjatë procesit të hetimit ngjarjet, kanë  dështuar qëllimisht procesin e hetimit të veprës penale, në fushën e zgjedhjeve.

Parimisht, dështimi mund të justifikohet me atë që tha prokurorja Donika Prela se “nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve për këtë vepër penale, sa kohë që elementë të saj janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Kjo nuk ka ndodhur dhe prokurorët mund të justifikohen se nuk kanë arritur të kuptojnë në kohë këtë objekt hetimi. Për sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre, hetimi nuk mund të bëhet. Kjo është alibia që mund të ngrejë prokurori i parë i çështjes, zoti Martini, i cili ka qenë përgjegjës i dosjes.

Por prokurori i dytë i kësaj dosje, Besim Hajdarmataj, duket se ka qëmtuar episodet e krimit elektoral dhe ja ka ofruar shtypit dhe opozitës për përdorim politik, në një moment krize të karrierës së tij, duke tentuar të bëjë pazar, ose të hakmerret, duke përdorur këtë dosje.

Koicidenca tregon qartë, se për herë të parë në publik, gazetarë të lidhur me Prokurorinë, folën për dosjen “339” pas goditjeve të para që dha prokurorja Marku me lëvizje dhe transferime prokurorësh në rrethe.

Lajmet se ekziston një dosje me numër “339” koicidojnë me transferimin e zotit Hajdarmataj në Pogradec. Është interesante se, përfolja e dosjes ishte e fokusuar vetëm tek ndikimi elektoral, që në fakt ishte dhe e vetmja pistë që nuk ishte hetuar dhe për të cilën nuk ishte reaguar në kohën kur ndodhte.

Aq e fortë ishte kjo thashethemnajë, sa ne deri para pak ditësh, të gjithë e dinim këtë dosje, një dosje ku është hetuar për prekjen e zgjedhjeve.

Tani, nëse prokurori Martini mund të justifikohet se nuk i ka konstatuar në ato 600 e ca CD këto interferimet elektorale të bandës së Shijakut, siç dhe justifikon zonja Prela, atëhere pasardhësi Hajdarmataj, që dukshëm ka konstatuar vetëm ato që kane lidhje me zgjedhjet, dhe u kujdes t’i shpërndajë si thashetheme në media, duhet të ngrinte padi për paraardhësin e tij, që i ka neglizhuar këto detaje.

Por në fakt, ai duket se vendosi t’i përdorë ato për të mbrojtur veten, pas interesave të rrezikuara të karrierës brenda Prokurorisë. Duhet të kujtojmë se në atë kohë ai ka qenë vetë nën hetim për pushimin e çështjes së grupit të drogës Çekaj (Kuliçi), nga Amerika Latine, dy vite më parë, gjë që u konstatua kur Çekaj u rikap me 613 kg kokainë.

Në këto momente të vështira të karrierës së tij, me sa duket Hajdarmataj ka parë më shumë shpresë nga hedhja në betejë kundër reformës, se sa nga zbardhja e dosjes.

Ndaj sot ai nuk ja vlen të merret në hetim për nxjerrje sekreti, siç po bëhet presion. Ai meriton të merret nën hetim, për të kuptuar se kur i konstatoi ndërfutjet në zgjedhje të grupit të Shijakut, dhe çfarë bëri me to.

Vetëm ky grafik kohor shpjegon më së miri, se përse u keqpërdorën përgjimet në këtë dosje voluminoze dhe mund të na heqë dhe kuriozitetin se çfarë ka tjetër, përveç atyre që kanë dalë.

Tani e vetmja gjë e provuar është se dosja “339” ka qenë karburanti i rezistencës ndaj pasojave të para të reformës në drejtësi në Prokurori, dhe politikës së opozitës, që e kishte këtë, flamur të betejës së saj.

Ajo që ka bërë Hajdarmataj me dosjen, duke e shpërdoruar si fakt jurdik dhe duke e kthyer në pasuri politike, është aleanca e “shenjtë” e opozitës me drejtësinë shqiptare kundër reformës. Pasi dosja “339” duket se ka shërbyer më shumë si mburojë për prokurorin Hajdarmataj, se sa për të shpëtuar Dakon, apo personazhe të tjera të përfshirë në përgjimet rreth zgjedhjeve.

Ata janë kthyer praktikisht në pengje të një prokurori që e ka parë si “thesar” për veten e tij këtë dosje dhe jo si fakt juridik kundër tyre.

22 komente në “Dosja “339” ka mbrojtur më shumë prokurorin Hajdarmataj, se sa personazhet e dosjes!”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Shume e sakte??

  2. lidhja e Prizerenit says:

    ESHTE MESE E QARTE DOSJA ESHTE MBAJTUR SI SHANTAZH NE RAST NEVOJE QE PER CILIN DO PERBEN VEPER PENALE AQE ME TEPER PER NJE NEPUNES TE SISTEMIT TE DREJTESISE QE DUHET JO VETEM PEZULLOHET POR ARRESTOHET NE FLAGRANCE….

  3. Ketu eshte bere muti mullar dhe nuk ka dreq ta pastroj.
    Te gjithe ne emer te demokracis krijuan rrumpallen per te vjedhur e pasuruar.
    Ketu duhet vetem nje prokurori dhe gjykates te huaj qe ti marin nga familja e kriminelit sali e te gjithe politikanet e njerzit e drejtesis dhe ti cojne ne Guantanamo.
    Mos shpresoni as tek spak e as ne tak tak se te gjithe e kane ngrene lugen e corbes,mjafton te shikosh pasurin marramendese dhe qefet qe bejne….

    1. Nje qytetar says:

      Sakte ! Shume i sakte , si komenti ashtu edhe shkrimi i M. Bazes !

    2. S.Krasniqi says:

      Të lumtë!

  4. Kris says:

    Excellent analysis !

  5. Likja says:

    Hajdar Hajdar ti je hero.

  6. Demokrati says:

    Hajdarmataj duhet te arrestohet per nxjerrje te sekretit shteteror dhe duhet organet e drrejtesise te veprojne menjeher..
    Ne nje shtet demokratik ne Europe ai do pezullohej do arrestohej dhe do shkonte ne burg. Gjithashtu dote kishte humbur te drejten e ushtrimit te profesiomit per tere jeten.
    Perse nuk vepron prokuroria….gjykata

  7. Star says:

    Mos e akuzoni kot prokurorin Hajdarmataj.Ajo dosje eshte krijuar nga Llalla me porosi te plakut te PD-se dhe te Ilir Metes posaqerisht per kete dite te hallit qe po kalon PD. Ajo dosje eshte shite pa u krijuar ende. Ata pergjime jane ne duart e plakut qysh atehere.Eshte haraqi qe Llalla ka paguar per bemat e tije tek Berisha dhe jo vetem me qetesi dhe dashuri. Keto jane kalkulime te bera me kohe per te minuar rrugen e reformes ne drejtesi.

  8. lori2 says:

    O burra, sa me shpejt te zhduken keto funderina, sherbyes te Bishes, aq me shpejt do pastrohet ajri ne vendin tone.

  9. Beni says:

    Cfare rendesie ka tani,e gjithe prokuroria eshte e kapur nga Edi Rama,dhe nuk vepron si ndaj personave ne hetim dhe prokuroreve qe kan abuzuar me dosjen.Shtet felliqesir komunistash keshtu keni 70 vjete qe masakroni Shqiptaret.

  10. Dash says:

    “Aja qe ka bere Hajdarmataj me dosjen duke e shperdoruar si fakt juridik dhe duke e kthyer ne pasuri politike, eshte aleanca e “shenjte” e opzites me drejtesine shqiptare kunder reformes.”…..kjo eshte esenca e asaj qe po ndodh dhe eshte per tu shenuar me germa te medha………je i vetmi Mero , complimenti !!!

  11. Refugjati says:

    Anton Martin është një prokuror partizan-politik,që është perdorur dhe i ka sherbyer nder vite me zell PD dhe Berishes ne ndjekjen e çeshtjeve penale,ne interesa personale dhe politike te tyre.

  12. Grigor says:

    O koqe kandari, pikerisht ketu eshte maskaralleku i njerezve si ti dhe Berisha.
    Ti pa e lexuar dosjen fare, dhe pa asnje fakt se kush ka blere dhe kush ka perfituar, nxorre perfundimet e tymnajes qe eshte ngritur sot.
    Ato telefonata mund te perdoren vetem per pista hetimi, sepse nuk Jane as prova per ne gjyq. Gjykatesi nuk mund te pranoje nje telefonate te tiile, sepse quhet vetem rrethanore dhe duhet lidhur me prove konkrete blerjeje votash (shkembim parash) qe te merret ne konsiderate.
    O trap. Nxjerrja e sekretit hetimor i ka bere keto te pavlefshme sepse kushdo qe eshte perfshire aty u eshte bere gjyqi politik dhe nga opinioni, perpara se te behet gjtqi ligjor. Çdo avokat i zoti tani, i nxjerr ato prova jashte loje, ne baze te procedures penale.
    Kungull. Lexon dy gjera tek faqja e Berishes ne Facebook dhe kujton se ke mesuar ndonje gje.

    1. Thanks says:

      Grigor, komento me shume pasi ndihmon edhe ne te tjereve te kuptojme ca detaje me shume. Flm

  13. nigo says:

    Mero. Me keta prokurore apo shoket e tyre po ndertohet SPAK e te gjitha organet e tjera te drejtesise. Me ish gjyktesit e plepave strukturat e tjera. Perseri do vemi ne te njejten vije. Saliu perpara dhe Meta, Edi dashnori i tyre prapa. Ku ishim? Asgjekundi. Ku do vemi? Asgjekundi. Cfare do behet ? Asgje. Te gjithe do jetojme te lumtur e te gezuar. A mund te kemi me shprese per nje Shqiperi Evropiane? Nje gje me vjen keq por do e them. Fatkeqsisht jemi ne harten e Evropes. Ne mbyllje: Rrofte Luli , Rrofte e qofte Sala. Rrofte Edi, Rrofte e qofte iliri? .

  14. Ky konstatim eshte ai qe duhej te bente nje prokurori profesionistesh ??? por ne kemi atje ordinere qe as profesionin nuk e njohin as guxim per te vepruar nuk kane ?? jane atje per te shtytur kohen e per fatin tone te keq me mosveprimet e tyre demtojne shume drejtesine duke i dhene shkas njerezve te paskrupullt qe te sulmojne me fakte te manipuluara

  15. Demokrati says:

    Vdisni te gjithe ja e implikoni dhe Edi Ramen ja bini permbyse. O Perendi sa te trashe qe jeni. Cfare interesi ka Edi Rama ne kete pune ai eshte ne pushtet dhe eshte i vetmi njeri qe po e shtyn reformen perpara. Po te mos ishte ai, qe u a zuri koken me dere PD dhe LSI, n ju do ta harronit sot fjale Vetting. Shyqyr qe iishte per te miren e ketij vendi dhe kjo i mbulon te gjitha gabimet e tij bere gjate rruges se pushtetit.
    Ishalla eshte deri sa te formohet SPAK. Kete e kemi ne ne dore.

  16. ann says:

    Analist i perkryer, ty duhet te marrin keta berishjanet ne studio jo melisa Doden me Mark Markun e lukuni pseudosh ;partiak te nenshtruar.Bravo Mero!

  17. Kopshtari says:

    Episodet ku permenden shitblerje votash ne dosje, jane te krijuara artificialisht nga Saliu dhe shiku i Gazidedes ne sherbim te PD, per ti perdorur ato ne diten e qametit. Prokurori e ka nxjerr sekretin me urdher te Saliut, atehere kur PD i duhej nje “skandal” i tille per interesa politike.
    Dihet boterisht qe te pergjuarit jane banda kriminale ne sherbim te PD. Saliu i meson vet vet banditet qe te permendin kundershtaret e ti politik dhe te bejne sikur kane konfidenca me ta, apo te krijojne pershtypjen sikur banditet jane shefa kuadri te politikes shqiptare. Qellimi i Saliut eshte te krijoj pershtypjen e reme se politiken shqiptare e ka ne dore krimi, me qellim qe te shkaterroj besushmerine e vendeve perendimore ndaj klases politike shqiptare, duke e lene keshtu Shqiperine jashte Europes. Gjith bota e di se kush jane armiqte historik te ketij vendi dhe kush e do kete vend jashte familjes europiane. Ne fakt, ne Shqiperi ka nje organizate kriminale qe ka drejtuar vendin per nje kohe te gjate dhe ka ndjekur nje politike teresisht armiqsore ndaj Shqiperise. Kjo organizate kriminale eshte PD e SRB Bishes. Sado te perpiqet Saliu dhe klyshat e tij qe te perlyejn patriotet e vertete te ketij vendi dhe te luftojne kundershtaret politike me prova te fabrikuara, nuk kan per tja dal mbane. Populli intuitivisht e di te verteten dhe pak nga pak ate po e mesojne edhe miqte e Shqiperise ne Europe dhe USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje