Jari kërkon nga Karmina të mos dal nesër në Instagram

7 Qershor 2019, 19:59Antena TEMA

Në kulmin e situatës dramatike për opozitën, shumë demokratë janë të shqetësuar, se Karmina u prish çdo miting me Instagramin e saj.

Fjala vjen, kur ata marshojnë me molotov mbi Kryeministri, ajo poston foto nga hotele me 7 yje.

Ose kur ata flasin për të ardhmen e Shqipërisë pa korrupsion dhe drogë, ajo flet se nuk duhet bërë seks që herën e parë me të dashurin.

Për këtë, Jari vendosi të japë disa këshilla publike:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

E di që ka shumë shqetësime rreth postimeve të Karminës, por ato rrezatojnë më shumë sinqeritetin e saj, se sa ndonjë gjë të qëllimshme kundër revolucionit tonë.

Është e vërtetë se shumë postime të saj, bien ndesh me ritmin e revolucionit dhe ndonjëherë na vënë në pozitë të vështirë dhe Doktorin, por kjo nuk bëhet qëllimisht.

Doktori në fund të fundit është burrë plak 75 vjeç dhe del në protestë për të ardhmen e fëmijëve të tij, përfshi dhe Karminën.

Ndaj të gjithë ata që mendojnë se Karmina duhet të jetë në protesta, duhet të kenë paraysh se vjehrri i saj po bën sakrifica shumë më të mëdha se në të tjerët.

Por gjithsesi do të desha t’i jap disa këshilla dhe Karminës.

E para, është që tre ditë para çdo proteste është mire të mos postojë foto në Instagram nga hotele luksoze, pasi demoralizohen demokratët dhe nuk vijnë në miting.

Së dyti, nuk është pozitive që krahason të pasmet e saj me ato të Jennifer Lopez, pasi siç dihet, Lopez është liberale e majtë dhe është simbol i të majtës, dhe jo i së djathtës.

Së treti, këshillat për të mos bërë seks që ditën e parë që njeh një djalë, dëshpërojnë shumë laçianët që vijnë në protestë në Tiranë, pasi atyre do t’u duhet të vijnë dhjetë protesta për të bërë seks, nëse dëgjojnë këto këshilla.

Kjo nuk i mobilizon.

Këto tre këshilla janë të domosdoshme për t’u respektuar, pasi na dëmtojnë seriozisht të ardhmen tonë.

Ndaj është e udhës që Karmina së paku të mos shkruajë disa ditë para çdo mitingu.

Me shrpesë se më 8 qershor është mitingu i fundit, pasi Edi Rama do shporret, i uroj Karminës pushime të mbara në Austri këtë fundjavë.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari kërkon nga Karmina të mos dal nesër në Instagram”

  1. Safie Elezi says:

    Po ky Jari, pse nuk thote dy fjale edhe per ate kaçurelsin Bardh Spahia, superstarin e PD qe kujton se me ato floke qe ka si rrodhet e Baçallekut i duket vetja hollywood-ian pe Shkodre me babe Ali Tayp Mahmud Spahia qe eshte gjysem analfabet gjysem doktor si Mul Nokgomari i Kuksit?

  2. Kasemi says:

    Bravo moj Safie me gjithe mend pyetja qendron pse nuk permend asnjehere ky Jari ate orangutangun e Shkodres dr. Bardh Spajia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje