Ke edhe dy javë kohë për të realizuar ëndrrën tënde më të madhe!

7 Qershor 2019, 10:32Hi-Tech TEMA

Hej, mbylli pak sytë dhe imagjino: Vitin e ardhshëm, si sot, do të jesh në kampusin ose bibliotekën e një prej universiteteve më të mira në botë, duke studiuar me pasion për degën tënde të preferuar. A s’do të ishte fantastike!? E mendo që je vetëm një e-mail larg kësaj ëndrre. Ndaj mjaft imagjinove, hapi sytë e bëj një veprim konkret, dërgo në adresën [email protected], aplikimin për bursën Vodafone Distinction Bursary Fund. Dërgo në adresën e e-mailit një video ku mund të tregosh talentin tënd, letrën e pranimit nga Universiteti, CV-në dhe vërtetimin që tregon se nuk ke mundësi të përballosh shpenzimet e shkollimit. Të kanë mbetur edhe 14 ditë nga mbyllja e aplikimeve!

Duhet ta kesh lexuar a dëgjuar patjetër se më 31 prill, Fondacioni Vodafone Albania publikoi nismën Vodafone Distinction Bursary Fund dhe se aplikimet nga të rinjtë shqiptarë kanë qenë të shumta.

Vodafone synon fuqizimin e të rinjve si dhe pasurimin e njohurive dhe aftësive të tyre digjitale. Dhe çfarë është më mirë se sa një mundësi për të apasionuarit pas teknologjisë, që dëshirojnë të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë!?

Të sapodiplomuar apo profesionistë do kenë mundësinë të përfitojnë tarifë studimi falas në një program master profesional ose shkencor në fusha që kërkojnë aftësi digjitale, si: Teknologji Informacioni e Komunikimi, inovacion, IT, telekomunikacion, inxhinieri, software, robotikë, prodhim filmi, animacion, marketing digjital etj. Për të përfituar nga kjo mundësi, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere:

1.Të jenë shtetas shqiptarë, rezidentë në Shqipëri

2.Të kenë aplikuar e të jenë pranuar në një prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, për të kryer studimet master në një prej fushave të lartpërmendura, duke nisur nga viti akademik 2019-2020

3.Të kenë aftësi dhe talent të spikatur në fushën digjitale

4.Të jenë të gatshëm të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të tyre dhe të kryejnë një praktikë 6 mujore në Vodafone Albania

Për detaje, kliko në www.vodafone.al/en/fondacioni/vodafone-distinction-bursary-fund/ dhe mos harro: vetëm një e-mail të ndan nga ëndrra jote!

A i hape sytë? Ready? Kliko të ardhmen tënde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje