SHBA – Rusi “luftë” edhe për filma

Seriali bazuar në shpërthimin e Çernobilit, fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë, cilësohet si më i miri i vitit.

Filmi “Chernobyl” është  prodhur nga kompania amerikane HBO dhe episodi i fundit i tij, mund të konsiderohet si më i frikshmi që kemi parë deri më tani, në përshkrimin sa më pranë realitetit për ngjarjen e rëndë të vitit 1986.

Por për rusët është e kundërta. Ata nuk janë të kënaqur me mënyrën si është trajtuar kjo katastrofë, pasi në film flitet kundër Bashkimit Sovjetik, për qëndrimin që mbajti ndaj incidentit bërthamor dhe për faktin se deklaroi që numri i viktimave ishte shumë i ulët krahasuar me atë real.

Për këtë arsye, Rusia ka vendosur të kundërpërgjigjet. Katastrofa bërthamore do të trajtohet gjerësisht në një tjetër serial.

Incidenti radioaktiv i 1986 mendohet se u ka marrë jetën të paktën 4 mijë personave, ndërsa shumë të tjerë edhe sot vuajnë ende pasojat e tij për shkak të rrezatimit, që u përhap në një rreze të gjerë.

Në vendin ku ndodhi tragjedia nuk ka më as bimë dhe as kafshë. Zona është shpallur e pabanuar dhe vizitohet vetëm nga turistët.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “SHBA – Rusi “luftë” edhe për filma”

  1. Ivoni says:

    Pra nuk eshte e veshtire te kuptohet se “arinje” kerkojne te shkaterrojne boten ..! Me vjen keq per popujt e shkrete qe nuk kuptojne efektet e “vaksinave ” qe kane marre ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *