Akti i Ilir Metës vlen vetëm si alibi për zbythjen e opozitës!

Nga Mero Baze

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një përpjekje të dështuar për grusht shteti, duke ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, me shpresë se mund të fusë Shqipërinë në rrugë pa krye, duke tërhequr zvarrë qeverisjen  e vendit, nxitjen e kaosit dhe varrosjen e reformës në drejtësi.

Akti i ç’dekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti, nuk është as kompetencë kushtetuese, as e drejtë, dhe as e ligjshme. Ajo është vetëm një kontribut i institucionit të Presidentit, në përpjekje për të krijuar një kolaps në Republikën që drejton, një molotov nga Ilir Meta mbi Republikën.

Vendimi i presidentit është NUL dhe është një akt i pazbatueshëm. Akti i tij është në shkelje të Kushtetutës dhe shumica parlamentare ka përgjegjësinë të mbrojë Kushtetutën dhe Republikën, dhe jo Ilir Metën.

Këtu mbaron efekti kushtetues i Aktit të Ilir Metës.

Vetë kryeministri Rama, përveçse të deklarohet politikisht, nuk ka nevojë të ndërmarrë veprime të tjera kundër, pasi procesi i zgjedhjeve kryhet në përputhje me ligjin dhe askush nuk e ndal dot. Thjesht aktin e Ilir Metës e injoron dhe e lë në kuti postare.

Zgjedhjet organizohen nga KQZ dhe vëzhgohen nga misioni i ODHIR-OSBE, mision i cili nuk vihet në lëvizje nga presidenti i Republikës, por nga instrumenta të tjera, që kanë të bëjnë me mbikqyrjen e zgjedhjeve.

I vetmi kuriozitet që kam si gazetar për aktin e Presidentit, është vetëm klima në të cilën ai e ka marrë këtë vendim. Me kë u konsultua, kush ja parashtroi rreziqet kushtetuese, kush i tha që Shqipëria do të marrë flakë dhe në finale, me cilin kryetar të grupeve parlamentare u takua.

Kur caktoi datën e zgjedhjeve thirri në takim Taulant Ballën, Edi Palokën, Petrit Vasilin etj. Tani duhet t’i thërriste përsëri formalisht.

Konsulta vetëm me Monikën dhe Lulin nuk është konsultë politike, por plan lufte kundër shtetit.

Nëse Presidenti i Republikës kërkon vërtetë t’u japë një mesazh shqiptarëve se gjendja është e padurueshme, ai duhet të bëjë atë që bëri gruaja e tij, të djegë mandatin e Presidentit dhe të dalë në rrugë.

Ai nuk mund të jetë dhe në rrugë, dhe në zyrë njëkohësisht.

Në gjithë karrierën e shkurtër si President, ai ka tentuar të përdorë pushtetin për të futur institucionet në kolaps. Në këtë rast po përpiqet të fusë në kolaps qeverisjen vendore.

Më parë ka tentuar të fusë në kolaps qeverinë qëndrore me mosdekretimin e ministrave. Një herë tjetër tentoi të fuste në kolaps institucionet e reja të drejtësisë, me mos hedhjen e shortit për KED.

Përpjekja e tij e fundit për të futur në kolaps pushtetin vendor duhet të zbrapset me vendosmëri. Data e fundit për pushtetin vendor është 30 qershori dhe mandatet e kryebashkiakëve i ka në dorë populli, dhe jo Presidenti. Ato përtërihen vetëm me zgjedhje, dhe jo me dekrete presidenti.

E vetmja vlerë e aktit të Ilir Metës, është se u bë pak para se të fillojë protesta e opozitës, e cila kishte paralajmëruar dhunë. Të trembur nga reagimi i ashpër amerikan dhe europian, akti i Ilir Metës ka vlerë vetëm se justifikoi zbythjen e opozitës nga protesta e sotme.

Për asgjë tjetër nuk vlen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarit më të lartë për rajonin, i bënë të qartë me emër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, se do të ishin përgjegjës për çdo akt dhune të sotëm.

Ilir Meta i shpëtoi sot Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, duke mos i futur në “listën e  zezë” të SHBA, pasi bëjnë sikur gëzohen për dekretin e Metës dhe nuk hedhin molotov.

Por druaj se Ilir Meta ka futur veten në “listën e zezë” të presidentëve të Shqipërisë, si i vetmi President që po tenton të destabilizojë shtetin në emër të interesave të tij.

Prej sot Shqipëria nuk ka më opozitë dhe pushtet, por njerëz që mbrojnë shtetin dhe “talebanë” që duan ta rrëzojnë atë.

Ilir Meta është sot kreu në detyrë i “talebanëve” shqiptarë.

Kreu shpirtëror i “talebaneve” shqiptarë, Sali Berisha, është strukur në shpellë. Të dy bashkë ata i kanë shpallur sot luftë shtetit shqiptar dhe aleatëve të tij të mëdhenj, SHBA dhe vendeve të Bashkimit Europian. Nuk do ta fitojnë!

REMOTE_ADDR:[]

89 komente në “Akti i Ilir Metës vlen vetëm si alibi për zbythjen e opozitës!”

  1. h says:

    Hajduti e hoqi masken.

    1. Iliri says:

      Botoje mero dhe mos apliko censuren ! Cili ishte qe e zgjodhi ilir hajdutin president ? Cili ishte qe beri aleance qeveritare me sinonimin e vjedhjes hajdutin meta ne 2013 ? A ka pergjegjesi edi rama per riciklimin dhe dhenien e pushteteve ilir metes ? A ka pergjegjesi edi rama per situaten aktuale ? Si ka mundesi qe sot pas 30 viteve shqiptareve tu ofrohet si alternative qeverisese sali krimineli dhe familja hajdute meta ?

      1. katarakti says:

        Duhet te kuptosh diçka te thjeshte dhe te qarte. Rama ishte i detyruar ta zgjidhte Meten president. Ndryshe binte qeveria dhe sot do te kishim PD_LSI-ne ne pushtet. Por Rama nuk kishte nevoje te deklaronte “se Meta ishte presidenti me i mire dhe se ai po te kishte mundesi doo ta zgjidhte prape”. Ndofta ka qene nen ndikimin e droges kur e ka bere nje deklarate te tille.

        1. Flutura says:

          …po politiken a njej zoteri?

          1. XheJ eN Bi says:

            adi….
            Na thua vetëm gjysmën që Presidenti me Nenin 92 dhe Pika “gj” cakton ditën e zgjedhjeve.
            Po të jesh Jurist i mirë na trego dhe Nenin dhe Pikën me të cilën Presidenti mund të çvleftësojë ditën e zgjedhjeve ????
            Pse keni kaq frikë se mos ju shkarkojnë President Liken ?Presidenti në një Republik Parlamentare nuk ka ndonjë vlerë ,”shërbëtor ” është.

            1. Adi says:

              Po ik ankohu ne gjykate kushtetuese nese nuk je dakort! Ups nuk ka gjykate se Edvin ppp-ja i vjen per mbare pa gjykate se nuk i kerkon njeri llogari dhe i ben ligje me emra te pervetshem si psh firma fusha do beje teatrin – turp juridik

              1. XheJ eN Bi says:

                E para ,në Gjykatë Kushtetuese të ankohet Presidenti dhe opozita që nuk do t’i zbatohet ” vendimi politik.
                Dhe e dyta ,për mospatje shtet dhe Gjykata e Prokurori më të fituar dalin Iliri ,Lylzimi dhe Bërisha,prandaj duan dhe gjullurdi.
                Po të deshën shtet bënin shtet ,po atyre ju duhet amulli ,po si i thotë populli” ujku mjergull do”.

        2. adi says:

          Rilindas , dhe dashnoret e kushtetutes se republikes se shqiperise!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
          1) Neni 92 , pika gj thote se presidenti i republikes cakton daten e zgjedhjeve.
          pra as rilindja se bashku me avdylajt, ndoket, balilajt, habilajt dhe gjithe pjesen tjeter nuk e ndryshojne dot vendimin e presidentit te republikes se shqiperise
          2) Neni 90 pika 2 dhe 3 e tij thone se presidentin e republikes e shkarkon gjykata kushtetuese , mbasi ka shqyrtuar vendimin e parlamentit mare me te pakten 2/3 e votave te tij. pra shkurt edhe nese rilindja ben numrat ne parlament per shkarkimin qe duhen 94 deputete eshte e pamundur shkarkimi i tij sepse NUK ka gjykate kushtetuese!!!!!!!!!!!!!
          ka vetem 1 menyre qe zgjedhjet te behen pa dekret presidencial, rilindja te nxjeri nga burgu Nicen .

          1. pato says:

            Po ti vella di te lexosh ato qe shkruan? Mire qe abdylajt e Rama nuk e ndryshon dote vendimin e presidentit per zgjedhjet (nuk e kekoi njeri njer) por presidenti vete e ndryshon dot vendimin e tij? Nese po, cili nen i kushtetutes thote qe presidenti ndryshon apo anullon zgjedhjet ? Na e cito pak.. po nuk pertove.

            Presidenti shkarkohet qe sot me 94 vota! Nese eshte kushtetuse apo jo vendimi i parlamentit ankimohet ne gjykaten kushtetuse kur krijohet ashtu sic eshte bere me te tjera vendime. Je republike parlamentare jo presidentiale dhe gjykata nuk vendos shkarkimin por shikon nese vendimi qe merret nga parlamenti eshte kushtetuse apo jo dhe me 94 vota te numeruara nuk ka gjykate qe e ndryshon… E mban dhiarin Sali qe vendimet e gjykates kushtetuse nuk i zbatonte sot po kerkon gjykate.. hahahaha

            1. adi says:

              O shoku kur shtyrjen e zgjedhjeve e kerkon edvin rama ,presidenti ka te drejte ti cdekretoje?????
              Ndersa per shkarkimin e presidentit e ke te zeze mbi te bardhe qe e shkarkon gjykata kushtetuese.
              Nese rilindja me NICEN nuk jane dakort atehere presidenti shperndan parlamentin dhe shkohet ne zgjedhje parlamentare.
              Shkurt rilindja ju erdhi fundi.

              1. pato says:

                nuk pate kohe te citoje kushtetuten per cdekretimin? Mendohu dhe njer e mbase e gjen.. cili nen i kushtetutes i jep te drejte presidentit te cdekretoje nje date zgjedhjesh? Pyeti njer derrat e PD-s qe injorancen dhe budallekun e kane ne gen si mund te shperndahet parlamenti pa votat e maxhorances? Nuk e di nese e di qe presidenti eshte post ceremonial ne kushtetute nuk ka asnje fuqi ligjore te shperndaj parlamentin.. Parlamenti thjesht i kerkon presidentit te firmos vendimet qe merr por edhe po nuk firmosi kalojne automatikisht… po pate kohe dhe njer na cito nenin qe i jep te drejte presidentit te cdekretoje vendimet e veta? Cito ligjin jo “frymen” hyjnore mos harro.

          2. Ola says:

            Ik o Ad ku mer vesh ti je idiot

      2. Bl says:

        Po mor loqe Edi Rama ishte dhe e beri per arsye politike, po për momentin nuk ka alternativë ndaj Edi Rama duhet të rri aty ku eshte sa te vene ne burg keta qe duan te masakrojnë shtetin shqiptar. Pas kësaj jeni te gjithë te lire te votojmë dike tjetër.

        1. Adi says:

          Po prandaj dhe edi rama do ti kete keta lire edhe nja 20-30 vjet mundesisht

      3. Niko says:

        E nxori koken edhe gjarpri fundit. Gjasme per te miren e shqiperise. Firmos copa letre edhe bej deklarata antikushtetuese sa te duash por zgjedhjet do te behen si Çeçua. Kushtetuta do te jepte te drejten e shtyrjes se zgjedhjeve vetem atehere kur te ishte shpallur gjendja e jashtezakonshme edhe kjo vetem Po ta kishe marr vendimin perpara fushates se zgjedhjeve. Fushata i “dashur” ka 10 dit qe ka filluar. Gjendja e jashtezakonshme nuk eshte shpallur, keshtu qe ai qe i ra fyellit e humb kohen kot. 😉

      4. Bureto says:

        @ Ilir! Modestisht po përpiqem t’u përgjigjem pyetjeve tuaja. Si fillim po të them që ato të tuat janë pyetje të drejta. Vetë kam qenë kundër zgjedhjes së Metës president për 101 arsye që i kam dhënë në komentet e mia të shumta në portale të ndryshme, ashtu si dhe tani. Parë thjesht ose përciptas, PS (Rama) ka bërë gabim që votoi Metën për president, sigurisht me votat e LSI (vetë Metës). Meta nuk e ka dashur një gjë të tillë, por u imponua nga shumë rrethana, ato që e detyruan edhe PS për një hap të tillë. Vetëm të kujtojmë fjalën e Ruçit, një ditë para zgjedhjes, në foktoren e parlamentit, ku në podium rrinte Meta, për të kuptuar se një hall i madh ishte në lojë. Dhe mesa kuptohej atlhere, ky ishte stabiliteti politik në kulmin e përpjekjeve për Reformën në Drejtësi, atë që Berisha hapur dhe Meta, jo dhe aq po e bënin me ngulm. Besoj se dhe ndërkombërarët e kishin këtë hall. Nuk duhet të tregohemi naivë që të mos pranojmë së gjithë kjo situatë politike në vend prej vitesh ka në themel aleancën mafioze Berisha-Meta, për hallin e tyre shumë të madh, ndëshkimin, atë që u nxjerr gjumin orë e çast.
        Kështu me mos zgjedhjen e Metës, një president tjetër nuk mund të zgjidhej dot, se Rama nuk i kishte 71 votat. Në këto rrethana shpërndahej parlamanti dhe vendi mund të futej në një krizë edhe më të thellë. Mos harrojmë ishim në kohën e Çadrës së Berishës. Por Rama, të paktën kështu mendoj unë, ka dashur ta heqë Metën nga skena politike aktive, duke ia lidhur duart me rolin e presidentit, që me ndryshimet kushtetuese të 2016, për reformën, kthehej në një president honorifik. Rama nuk është se nuk e njihte Metën, përkundrazi, por as ai dhe as kush nuk mund ta merrte ne mend se në rolin e presidentit ai do të çmendej (politikisht). Dha shenja në fushatën zgjedhore parlamentare, por ndërkohë ai ishte zgjedhur. Ajo sjellje e tij, tregoi shumë se ai në presidencë do vazhdonte të ishte i tillë, pra drejtues i LSI dhe aleat i Berishës, duke hedhur në lojë, njëri kukullën e tij dhe tjetri gruan.
        Edhe mbas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, dhe sidomos të fitores plebishitare të Ramës, i vetëm, ky fakt të dy i trembi shumë dhe e forcoi edhe më aleancën e tyre. Me disa veprime të Metës, tashmë si president loja u kuptua, por tashmë zaret ishin hedhur dhe ‘vallja’ duhej hedhur nga të dy anët e politikës. Maxhorancë dhe opozitë+president. Sigurisht e egër, e paprinciptë dhe për më tepër antikushtetuese. Thashë më sipër që Rama e njihte mirë (e njeh) Metën. Piruetat e tij të herë pas hershme me të, kanë qenë dhe janë realisht në opinoion një perceptim i pamoralshme. Dhe me të drejtë, por ja që, sidomos në Shqipëri, politika funksionon jashtë moralit. Kemi 30 vjet që e shohim kltë. Ndoshta Rama, do ketë patur si synim ta lejonte Metën, që në rolin e tij opozitar real dhe president formal, duke menduar se do dëmtonte Ramën (maxhorancën), të gabonte rëndë. Meta, gjatë kltyre dy vjetëve, bëri shumë të tilla, por kjo e fundit është në kufijte e marrëzisë dhe sigurisht e dënueshme. Ndoshta një rast të tillë do të ketë pritur dhe Rama. Tani është koha që ai dhe maxhoranca ta tregojnë deri në fund se mbrojnë, (pamvarësisht dokrave të opozitës) republikën parlamentare, shtetin ligjor dhe demokracinë. Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, sigurisht krahas dhe rolit të pazëvendësueshëm të ndërkombëtarëve.
        Gjithsesi, një mendje ma thotë se Meta, në mungesë hëpërhë të GjK, e cila nuk mund ta gjykojë vendimin e tij, ai duke e ditur se vepron në kundërshtim ne Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor, dhe po ashtu se e merr me mend reagimin e ashpër të maxhorancës, e ka kryer këtë akt, edhe si një alibi, për të justifikuar dorëheqjen e parevokueshme dhe të rikthehet tashmë hapur drejtimit të partisë-sekt të tij, me qëllim mosshkrirjen e saj, siç gjithë gjasat janë. Ashtu mund të ketë gjykuar ai, por për shumë analistë, akti i tij është një akt ‘vetvrasës’, siç dhe vetë e aludoi para ca kohësh në Pogradec, duke përmendur Alenden. Veproi fix ashtu! Nuk thuhet kot që, “zullumi këputet nga trashja, peri nga hollimi!”

    2. Van Basten says:

      Analize TOP si gjithmone! Shteti kunder Rrumapalles!

    3. Billy says:

      Mero, Kush u ka thene juve se Meta anulloi zgjedhjet?
      Presidenti flet me dekrete dhe deri me tani nuk ka asnje dekret. Ka vetem nje deklarate e Ilir Metes.
      Ne rast se Meta do te dale me nje dekret, ai do te shqyrtohet ne parlament. Dhe parlamenti mund ta miratoje, ose ta hedhe poshte.

    4. Xhezmi delli says:

      Nuk mendoj se eshte problem hajduterie por mbulm hajduterie.
      Cudi me e madhe qe ndjejm tani eshte fkati qe si ka mundesi nje president (dmth nje njeri jo i zakonshem) vepron si i zakonshem dhe merr nje vendim te nje permase te tille dhe argumentet per kete vendim do ti jape pas dy ditesh. Dmth do mendohet dy dite per te formuluar (sajoje) argumentet e nje vendimi. Nje njeri ne ato pozita i ka arsyet me pas vlereson argumentet dhe pastaj merr vendimet. Cudi per be’

    5. Koment says:

      Je bere me keq se grate e liga o Mero.Per inat te vjerres vete me mullixhine.nuk lexohesh.

  2. ani says:

    Faleminderit ,
    Mbeteni nje ze i paster ne ate mocal mediatik.

  3. Koba says:

    Analize perfekte.Tashti Mazhoranca duhet te veproje FORT dhe me Vendosmeri,per ti futur ne Hapsane te gjithe Talebanet antishqiptare,te prire nga Like Floriri ,Sali Gerdeci e Lul-Sumkapuci -Hajdut i Rruges se Kombit.

  4. rozi says:

    Fix, kjo është e vërteta. Ai deshi të mbronte Monikën, e prandaj doli me një pacavure të tillë. I mjeri ti, do të mallkojnë edhe fëmijët e tu, kur të marrin vesh se more një vendim pa vlerë.

  5. U erdhi fundi , bishat kan dal nga strofa dhe nuk po dinë çfarë bëjnë, por nuk e mundin dot aleaten e përjetshme USA.RROFTË USA

  6. oxav says:

    Shume sakte Mero!Pas kesaj shkelje te kushtetutes “floriri” duhet te shkarkohet nga parlamenti.

  7. Opozita talebane says:

    Talebanet e europes kane dale ne proteste

  8. baxhella says:

    mero, talebane do te thote bande apo me keq!?

    1. Tropojaniii says:

      Sinonim per troglodite!

  9. Çentrale says:

    Amerike aman na mbro edhe nje here, te behemi shtet . ju lutem
    Me keta Haxhi Qamile po kthehemi ne shekullin e 18 -te

  10. Akti i ilir hajdutit eshte per te percare sa me shume turcelinjt shqipfoles…
    Akti i tij perputhet me deklaraten e tij per armatosjen e popullit dhe me deklaratat luftenxitse te saliut munikes e bythec lulit
    Keta kriminel e hajdut nuk e kane per gje qe te shikojne popullin te vriten me njeri tjetrin per interesat dhe karriken e tyre…
    E kam thene dhe e them se ketu eshte bete muti mullar dhe ka qelb edhe popullin dhe nuk ka dreq ta pastroj….
    Vetem po e moren ne dore nderkombetaret ky vend ka shpresa se po te jete nga keta hajdutat tane ne keto 30 vjet,u vertetua se nuk mun te qeverisemi…

  11. Andy says:

    Analize e sakte e fuqishme… faleminderit zoti Baze!

  12. katarakti says:

    Po sikur te jape doreheqjen edhe kryetari i KQZ-se qe me duket se eshte i opozites, si dhe anetaret e PD-se ne KQZ?! Atehere?! Dhe nese neser ky president hajdut me bllok ne dore shperndan edhe parlamentin, siç ia mundeson kushtetuta?!

    1. Dada says:

      KQZ vazhdon edhe me kater anetare. Po vendimet per shumice i bene kolegji. Jane bere zgjedhje me kater anetare 2009

  13. SHKELZENI says:

    BRAVO MERO ( EN FRANÇAIS RIEN À DIRE )

  14. pato says:

    Hiqeni urgjentish te shkoj te takoj gruan se na tha ka 2 jave pa e pare.. Nuk asnje shprese te futet vendi ne kaos ka plot njerez qe e zevendosojne brenda ores. Te shkoj te gruaja e te vetsakrifikohet si Allande. Eshte thjeshte nje shashke, nje fishekzjarre qe nuk tremb askend. Thjesht injoroheni kete lajthitje.

  15. Tiranasi2020 says:

    Dekreti i Metes a munde te perdoret si leter higjenike,apo svlen as per te fshire menderen.

  16. Gazetari says:

    Te lumte ajo pene o Mero,je i vetmi qe i thua gjerat sic jane,shume media ose kane frike nga Meta Berisha ose jane te paguar nga ata. Leket qe ju jane vjedhur shqiptareve kto 29 vjete po furnizojne keto media dhe keta gazetare qe per para jane gati te lepijne cdo lloj bythe te ndyre politikani.

  17. Zigur Qarri says:

    Autogol!Edi Rama: “Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot, nuk ka gabuar kurrë”.
    Ishte pikerisht ky vleresim i Kryeministrit per Presidentin,shkaku kryesore,se perse aleatet Perendimore i besojne me shume
    Ilir Metes se sa Rames.Ç’ju desh qe do te lavderonte Meten!?

  18. Roza says:

    Te lumte pena Mero,ti po ja cjerr masken”Harbutit te Cepanit”
    Sa per femijet te jeni te sigurte qe nuk do ti gjykojne kurre prinderit e tyre ,pasi kane thithur droge qe fonje ne karoce ,kur transportonte droge e jema

  19. Lul perversi says:

    Kur e njohin fundin e Tyre matrapazet. Bejne estrade. Kush e Qin me Ilir Meten edhe bucen e zgjebosur te tije. SPAK.

  20. PD+LSI=ISIS says:

    PD&LSI jane organizata terroriste. Gjithe anetaret e tyre duhet te trajtohen si terroristet e ISIS.

  21. Zagoriti says:

    “Ilir Meta eshte sot kreu ne detyre i talebaneve shqiptare.Kreu shpirteror i talebaneve shqiptare,Sali Berisha,eshte strukur ne shpelle “Sot per sot je pena me e mire e gazetarise shqiptare,Mero!

  22. #thetruth says:

    ….si mund te anullosh dicka qe ka nisur…mund ta kish bere me pare por nuk deshi…
    E pane qe shantazhi nuk ju piu uje dhe tani me puc kerkon ti imponoje shumices te beje pazare..do
    Mundohet deri te henen te justifikoje pucin….
    …mendoj qe ka ardhur koha ti pergjigjemi vendit dhe te kthehemi e mbrojme institucionet…
    ….bandat e verteta kriminale te shqiperise jane PD LEI and co…

    ….a edi rama te kripsha trute kur vure ate kriminel ne krye te shtetit…

  23. toma says:

    Populli ja njeh gjynahet, fytyra dhe karakteri i ketij qe te vret naten e te qan diten do ç’faqej si drita e diellit. Ky e pohoj qe bashke me te shoqen duan ta djegin kete vend per qellimin e spostimit te vemendjes per ti lene kohe per tja mbathur. Populli ka nje mallkim, i pafshim shum shpejt para drejtesise per vilat e hotelet, brenda dhe jashte shtetit, te cilat i ka vene me djersen e shantazheve . Plere e pa riciklueshme.

  24. Ad says:

    Te nderuar lexues! Iliri eshte i zene ne cark nga Saliu! Ai ka shume.video ku Iliri kerkon para dhe nuk.mund te ngreje koken para tij! Tashti PS duhet te nise procedurat per shkarkimin urgjent te tij! Ndryshe dhe GjK nuk do ngrihet ne kohe !

  25. Fate says:

    Ore Mero,
    PS ka fituar 1.5Million vota. PERSE NUK DALIN NE SHESH ATA 1MILLION TO MBROJNE PUSHTETIN DHE VOTEN E TYRE TE LIRE? PRAPE BANDAT DO E MARIN SHQIPERINE. Nxirrini ore vote sit socialist me SHESH ne mbeshtetje te qeverise se tyre

    1. XheJ eN Bi says:

      Fate ….
      Ç’kërkon ti tani përplasje të dy krahëve ,luftë civile ???
      Propozon zgjidhjen më të gabuar.

  26. lisi says:

    O POPULL MOS U HALLAKAT KOT NEPER LABIRINTHET E FJALEVE PA BUKE NE TANI PRESIM QE RAMA TE MOS DOREZOHET POR TE VAZHDOJE FUSHATEN DHE ZGJEDHJET TE BEHEN PATJETER NE 30 QERSHOR .PERNDRYSHE NQSE SHTYHEN ZGJEDHJET RAMA NA KA TRADHETUAR DHE DUHET TE MARRE PERSIPER PASOJAT NE TE MAJTEVE NA QUAJNE DELE POR SE KUSH JEMI NE E KANE TREGUAR DHE DO TA TREGOJE PERSERI VOTA JONE E SINQERTE…………………….RAMA MOS GUXO ME TE NA ZHGENJESH ……………..PERNDRYSHE ZOTI TE DHASHTE SELAMET ……

  27. Realisti says:

    BRAVO DHE FALEMINDERIT MERO…KONKLUZIONE SHUME TE SAKTA.
    LYLI U QETESUA PERGJEGJSINE DHE UDHEHEQJEN E TALEBANEVE TANI E MORI NE DORE TRAPI I SKRAPARIT BURRI I MONES.
    E KA BEKUAR SHPELLARI SALI RAM KRIMINELI.
    PRESIDENT TRAP MALOK SKRAPARI KA KRYER GRUSHT SHTETI.
    EDI RAMA E PS ME FORCEN E FUQISHME TE ARSYES
    DUHET TA MENAXHOJ ME QETESI E VENDOSMERI SITUATEN.
    LIGJI DUHET TE ZBATOHET ME VENDOSMERI…NDRYSHE TALEBANET DO NA SHTYPIN.O SOT O KURRE VENDOSMERI PET MBROJTJEN E RENDIT KUSHTETUES.

  28. FLUTURA says:

    Dardha e kabishtin mbrapa. Ne fund fare cdo njeri merr ate qe meriton
    Saliu, Iliri, Lulezimi, Monika do korrin cfare kane mbjelle. Keto jane perpelitjet e fundit. Sado sik zake te bejne shtegu eshte i mbyllur.🤔

  29. Landi says:

    O Mero…je bere si Rama…boton vetem perkrahesit e tij. Po Avdylajt kane shkruar ndonje gje? Po sikur te mos behen zgjedhjet me 30 qershor, cfare do thuash?
    Apo do dalesh si Spartak Ngjela e do flasesh ne emer te Amerikes?
    Si nuk the nje here qe fajin me te madh e kane hajdutet e kriminelet?! Ka 6 vjet me fajin e ka Saliu.
    Shqiperia eshte bere Kandahar, askush nuk na do, te gjitheve u vjen turp nga ne…dhe ka njerez qe vazhdojne ti kendojne hosanara Rames dhe njerezve te tij. Po ti si mund te behesh me te?!

    1. Ermal berati says:

      Nqs eshte Kandahar kete e ka bere Sala qe nga fillimet e viteve 90. Kush e krijoje dhe e mbeshteste Lazaratin? Kush e pastroi nga canabisi Lazaratin. Po flisni si tifoza partie dhe jo si shqipetar.

  30. Lizga says:

    Kriminelet e kombit ……IM….SB…..

  31. Timi says:

    Kuvendi duhet urgjentisht ta shkarkoje kete hajdut e kriminel,

  32. Camo says:

    Ti Landi ke nje te drejte se akoma frymezuesi jot shpirteror eshte I lire kur duhet te ish prapa hekurave Kur flet per kriminele ne krye qendrojne vrasesit e vendin e pare e meriton S B qe vrau duke hapur depot e vazhdojne edhe sot , vrau ne Gerdec, vrau me 21 janar , ka zhdukur pa gjurme ke ka dashur ,vrau me firmat piramidale ….. Luli qe vrau me 21 janar
    Hajdute te milionave themelues te vjedhjes se votave IMeta kryehajduti i vendit e shkaterrimtar i politikes Politikane qe jo vetem nuk bene shtet , por vazhdojne te mbrojne antishtetin

  33. Drejtesi says:

    Me mire se u hapen letrat. Sikur nami te behet kjo klase politike duhet sbythur e reforma te triumfoje… O sot o kurre! Shpresoj USA do ta mbaj premtimin ndaj popullit shqiptar duke i degjeneruar keta antishqiptare qe jane ne pushtet prej 30 vjetesh.

  34. Taraboshi says:

    Per problemin e Ilir Metes president I Pari qe duhet tedali nekrye tegjithe komenteve eshte KM Shqiptare ti kerkoje falje te gjithe Shqiptareve
    kudo qe te jene se bveri zgjelljen e gabuar duke propozuar dhe zgjellur President Ilir Meten.Ku loja e familjes mafioze u duk qe ne fillim te zgjelljes se tij President si dhe gjate fushates zgjellorete2017 ku luftoj dhe luboj per LSI

  35. Myridi says:

    E ke qare Mero! 🙂

  36. Pa vlere says:

    Ha ha ha
    ILIR METES po I mbaron vaji I kandilit!
    I ka shku bytha skiç, I thone knej nga Tirona!

  37. LILOLABJA says:

    Génial !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  38. Futja kot says:

    Rrumpalle e madhe. Cfare mendon avokat Ngjela?

  39. ALBAN DEGA says:

    I BASHKON LUFTA PER KOKEN !

    – Lufta me mizore… Lufta per ekzistence !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Opozita shqiptare eshte hedhur ne nje sulm te terbuar jo vetem kunder qeverisjes se Rilindjes se palindur akoma, por se pari kunder Shqiperise dhe se ardhmes se saj euro- amerikane.
    Pervec luftes me zjarr e me hekur kunder selise se qeverise shqiptare dhe shantazhit edhe me djegie mandatesh deputetesh kamikaze te SaLike Floririt me shprese per nje Mukje tjeter ala maj 2017, ajo i ka shpallur lufte edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, pra “imperializmit amerikan e Evropianoperendimor”, qe diten qe ata ia hoqen vizen kreut te kesaj kucedre megakorrupsioni e megakusarie 25 miliarde euroshe, antishqiptare e antiperendimore, Sali Berishes dhe familjes se tij vampire.
    Te vetedijshem per krimet e tyre pa fund te renda deri ne krime kunder njerezimit si mbytja ne tortura dhe zhdukja e kufomes se Remzi Hoxhes, kontrabanda dhe shkelja flagrante e embargos nderkombetare te naftes per makinen e luftes dhe genocidit te Milloshevicit ne Bosnje, Knin, Kosove me qindra mijera viktima ne Shebrenice, Prekaz, Recak…, grushti fashist i Shtetit Sali Milloshevic i 14 shtatorit 1998, masakra barbare e Gerdecit, 21 janari 2011 me kater protestues krejt paqesore te vrare, qindra te plagosur e 4000 plumba te shkrepur kunder turmes …, te denja per Gjykaten e Hages jane te fresketa e te paharrueshme per nje popull te tere deri sa te marre fund pandeshkueshmeria dhe jepet drejtesia per regjizoret dhe autoret e tyre.
    Ata e dogjen e poqen, e plackiten e rrenuan, e zhbene si shtet Shqiperine 15 here ne 15 vite te sundimi SaLikekracie!
    Jo vetem e kthyen ate ne nje ciflig te tyre e familjeve te veta e oligarkeve te vet, por edhe lane mbrapa minat e tyre me sahat ne cdo qelize te shtetit e shoqerise shqiptare duke kercenuar popullin e vet me skenarin e katrahures ekonomike e financiare greke, per cka ka fakte e deshmi pa fund.
    Pasi deshtoi skenari kobezi i 16 shkurtit i kesaj opozite te vetdjegur e te shpartalluar keqazi me votat e popullit ne tri pale zgjedhje nacionale e lokale, tani ben shantazh me djegjen e mandateve te deputeteve te SaLike Floririt ne Kuvendin e Shqiperise per te djegur edhe anetaresimin e saj ne familjen natyrore te vet, Bashkimin Evropian.
    Pse !?
    Sepse ky hap historik e i stervonuar nga kjo opozite me emrin e vertete SaLikekraci kerkon domosdo jetesimin e plote te Reformes ne Drejtesi, Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit.
    Cfare do te thote ky jetesim!?
    Do te thote jetesim per here te pare ne historine shqiptare te shtetit ligjor, shtetit te se drejtes pa te cilin nuk mund te kete kurre shtet demokratik te popullit, me popullin e per popullin.
    Sapo deshtoi skenari ogurzi i kesaj Bande per gjakederdhje e vellavrasje me 16 shkurt, kryebanditi Berisha dhe qehajai i tij ne krye te cifligut te Sales PD , shpalli urdherin e Sali Babes per djegjen e mandateve te deputeteve te opozites ne Kuvendin e Shqiperise. Menjehere Mona Cizmja iu bashkua Berishes ne kete vetdjegie politike.
    E kujt i plasi se po djegin mandatet kamikazet e Berishes dhe Metes, kur dihet se mandatet e shume prej tyre do tua djegin prangat ne duar nga SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit per krimet, vjedhjen, korrupsionin e tyre masiv ne kurriz e dem te popullit shqiptar.
    Eshte kjo aresyeja kryesore pse kapobandat vendimarrese te kesaj kupole mafioze jane lemerisur e cakerdisur aq keq e terbuar deri ne egersi !
    Eshte ky shkaku kryesor pse e gjithe Banda e Gangstereve dhe dora e zeze e ketyre mercenareve te Beogradit, Athines dhe Putinit eshte hedhur ne sulm e ne nje lufte te eger per jete a vdekje per te minuar e zhbere krijimin dhe jetesimin e SPAK-ut dhe BKH-se .
    Eshte nje lufte mizore, lufta me e eger nder te gjitha luftrat per te shpetuar me cdo kusht e me cdo cmim sundimin e tyre despotik, kriminal e te sterkorruptuar ne cdo por e qelize te tij.
    Eshte lufta per ekzistence, per mbijetese.
    Eshte nje lufte per jete a vdekje e ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve
    Eshte lufta per koken !
    Ndaj vellezer e motra shqiptare braktiseni ate anije piratesh qe po mbytet cdo dite e me shume nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja, shkurt nga Ligji e Shteti i se Drejtes!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare mos u beni mish per topat e tyre te ndryshkur nga padrejtesia, krimi, vrasjet e kusaria e perbindshme e djerses e gjakut tuaj !
    Vigjilence! Syceltesi !
    Lerini te digjen ne sketerren e krimeve dhe zezonave te tyre te perbindeshme ndaj jush dhe Shqiperise sone te bukur !… Boll me !
    Hengshin kokat e njeri-tjetrit dhe te vetvetes, sic po ua hane perdite e me shume duke u shtuar maja te reja kriminale malit te krimeve te vjetra te pagjykuara e te pa ndeshkuara per te cilat do te japin llegarí deri ne nje jo vetem ata, por edhe kamikazet e mercenaret e tyre rrenimtare!
    Ligji e drejtesia edhe vonon… por kurre asnjehere nuk harron !

  40. Lame Kodra says:

    Mero djali, do te ishte mire analizen dhe gjykimin ne editorialin e sotem ta beje neser, pasi te ishte me i ftohte, te degjoje konstitucionaliste (mire do te ishte te konsultoheshe me z Rusmali), dhe besoj do te shkruaje dicka qe do ti afrohej asaj qe mund te ndodhe. (nga anet tona thone: inatin e darkes nxirre ne mengjes, ate te mengjesit nxirre ne darke).

  41. FIX316 says:

    Hapi tjeter i Presidentit te…nderuar,(sic me tha nje mik ne Athine),eshte qe P.S- ne ta nxjerre jashte ligjit,dhe ta shpalle te padeshirueshme per interesat e larta te Saliut,Lulit,Munikes,Ilirit e …. co.!!!

    -~

  42. Joni says:

    Flm.Mero Baze Perla e gazetarise Shqipetare.Sot mavria president hoqi dhe breket .Sa me shpejt parlamenti duhet ta shkarkoje kete ciban ne trupin e popullit shqipetar.Naten e mire.

  43. biks says:

    HAJDUTI I FLORIRIT CFARDO QE TE BEJE NUK DO TI SHPETOI BURGUR……

  44. Peço says:

    Nën udhëheqjen largpamëse të klasës politike, si Shqipëria dhe Kosova vazhdojë të ecin krenar në rrugën e kaosit total dhe shpërbërjes përfundimtare si shtete!!!!

  45. the american says:

    llogjike analiza…
    tik-tak-tik-tak…

  46. return of the saint says:

    Presidenti ne te gjithe kostitucionet e vendeve demokratike shkarkohet zakonisht per tradheti kombetare por nuk eshte ky problemi,problemi eshte se keta delenxhinjte e Tiranes nuk e kuptojne se ku do perfundojne sepse ca breke grisur si keta nuk mund ti kundervihen SHBA-VE, loja ka mbaruar elita e ardhur nga 1945 me bekimin Stalinian eshte ne oret e fundit,vendi se shpejti do te hyj ne orbiten perendimore pra me ne fund vendi do te hyj ne epoken e begatise

  47. dekreti says:

    O ti Adi lulushani, pasi ka dekretuar zgjedhjet ky mender president, mund ti shtyje ato me pelqimin e paleve. Kjo eshte kushtetuta mor ti mender protestuesi.

  48. ermiri says:

    Thjeshte dhe sakte. Bravo Mero.

  49. Koli says:

    Realisht të vjen keq kur shikon Meron, i cili e paska humbur keq gjakftohtësinë këtë herë, sepse në vend të analizës, ka tentuar që të japësh kushtrimin, por se për çfarë mbetet për tu parë…..!!!???

  50. Austroluani says:

    Meta e beri per shkak se mojna nuk ia ka dhe e qe dy jave

  51. Permetari says:

    Te censurosh komentet e lexuesve nuk eshte burreri Mero. E di qe minjte po e braktisin anijen qe po mbytet dhe te garantoj personalisht qe kur te vime ne pushtet do ti shohim bursat e tua te ekselences me perparesi absolute. Botoje komentin nqs je burre qe edhe njerezit te mos harrojne pse i mbron hajdutet.

  52. butrinti says:

    MIRE E KENI JU MERO POR, KUME MENDON SE NUK KA NEVOJ PER TJU DREJTUAR LIGJEVE POR LOGJIKES PRESIDENCIALE, DHE SIPAS TIJ NESE NJE APO GRUP PARTISH MUND TE KRIJOJNE GRUPE TERRORISTESH QE QELLOJNE KUNDER OBJEKTEVE DHE POLICISE , KUSHTETUTA DUHET TE HESHTE DHE TE JA JAPI FJALEN PRESIDENTIT . PRA PRESIDETI THOTE JURISTI KUME DUHET TE INJOROJ KDHE DEFORMOJ KUSHTETUTEN. RROFTE KUME.

  53. Baton DR says:

    Haxhi Qamilët në hu! Me qetësi e dashuri ama …në hu!
    Qeveria mos të lëshojë pe!
    Të paktën në këtë betejë ka me vete të gjithë shqiptarët që nuk e kanë shitur shpirtin e gjakun dhe as nuk kanë ndyer duart e tyre !
    O sot o kurrë …përndryshe e bëra valixhen gati edhe unë!

  54. An says:

    Permetari,pse e dine shqiptaret cjane ne gjendje te beni,nuk kane per tju votuar kurr.

    Rama eshte e keqja me e vogel per tash!!!

  55. PROTESTUSI-Demokrate says:

    Ilir Meta, beje nje “Korrigjim” Mero Baze nuk eshte Kreu i “Talebaneve” Shqipetare…eshte Kreu i UDB-se ne Shqiperi, kurse Rezidenti i Seksjonit te UDB-se eshte Sali Berisha, me Lulic Bashovicin ,Flamur Noken, Monika Kryemadhin ect…
    NE DJALLE SPIUNET E NDYRE..lol

  56. Aixa says:

    Pervecse alibi per futjen e opozites ne koliben e qenit (e vet), ai e beri qe te sherbeje edhe per krijimin e dyshimit ke nje pjese e popullsise nese do jete 30 apo jo, si dhe per te shtuar benzine ne zjarr me date 30. Sa do i zeje varet nga sqarimi qe do ti behet me konsekuence popullit.

  57. Alban says:

    Pershendetje Z.Baze
    Ben shume mire qe me penen tende te arte ti tregosh popullit anembane se cfar Po ndodh ne Shqiperi.
    Me lejoni te them qe shprehja e Z. Rama qe president me te mire se hajduti nuk do te gjejme. Ky ishte gabimi I dyte i Rames. Gabimi I pare ka qene kur pranoi te bashkeqeverise me LSI dhe beri mut shqiperine.
    Iliri eshte duke bere cfar I do qefi nderkaq Rama dhe e majta te rrije mbi thas se keshtu ju ka hije.
    E majta nuk ka mbajtur shume premtime por qe ta merte mandatin e popullit Sali Luli dhe Mona me Ilirin kjo gje nuk I falet.
    Zoti e ruajt Shqiperine se hajdutet ruajne njeri tjetrin.
    Shqiperi te kam dhjere
    Vesh ste mora asnjehere

  58. eli-tiv says:

    ..Meta e quan postin presidencial si pasuri te tjj…placke te tij ekeshtu mund ta perdor si te tille kur te doje e kur ti duhet..Kjo siguri i vjen nga super paraja qe kane…FRIKA akoma si ka pushtuar…besojne se i kane celsat ne duar….E gjkithe kjo lufte qe bejne eshte per te hequr Edin….kujtonin se e kishin te lehte…me pare degjonim qe Edi ka frike..ketu e kishin ndertuar strategjine..Mbetet per tu pare kur te kuptojne se paraja qe kane nuk mjafton

  59. Arber says:

    AMERIKA duhet te varrose nje here e pergjithmone formulen 8 vjet njeri e 8 vjet tjetri pavaresisht vjedhjeve,gabimeve,deshtimeve e krimeve!Sot o kurre qe e liga te mos hedhe rrenje dhe krimi te mos munde te tentoje te lidhe me kurre kontrata me politiken per financime fushatash e zhvatje te buxhetit e pasurive publike, ne kembim.Qeverite e pasigurta shkurajone kontrata te tilla.Politika eshte me shume se ceshtje biznezj.Secila pale ne pune te vet,politika e biznesi.

  60. Remi says:

    Jo Mero! Iliri beri ate qe duhej per opoziten dhe ishte i detyruar. Ata skishin dhe skane rrugedalje, jane midis burgut dhe pushtetit. Ky eshte akti i fundit te presionit ndj rames per tu terhequr. Ata skane theter rruge-dalje, kerkojne terheqjen d rames, se ne se futen ne zgjedhje ata ruajne partit e tyre, i shpetojen burgut, marrin pushtetin dhe ramen e fudin ne burg. Tani rama e ka radhen te vendos, te shikojme, por me sa e njoh une politiken e jetyrd 30 viteve, Berisha nuk terhiqet, per te shpetuar munde te bej gjithçka qe nje mendje nirmale nuk e kupton.?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *