FOTOT/ Faqja e njohur: Shqipëria destinacion i mahnitshëm turistik që duhet vizituar

8 Qershor 2019, 15:38Turizëm TEMA
FOTOT/ Faqja e njohur: Shqipëria destinacion i mahnitshëm turistik

Shqipëria sërish rekomandohet si një destinacion i preferuar turistik për vitin 2019. “Travel Awaits”, portal i specializuar për udhëtimet, e ka renditur të dytën Shqipërinë mes 11 destinacioneve më të mahnitshme në të gjithë botën për turizëm.

“Ne jemi përpjekur të zgjedhim 11 nga destinacionet më të mira për vitin 2019, që ofrojnë pasuri kulturore, traditën, klimën dhe vendet e virgjëra, dhe produkte vendase të freskëta e me cilësi. Nëse dëshironi të bëni një udhëtim që të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë, ndoshta ju duhet t’i jepni Shqipërisë një shans për ta vizituar në vitin 2019”, shkruan “Travel Awaits”, përcjell ata.

“Shqipëria meriton më shumë interes”, shprehen Ellen dhe Ted Kortan të blogut amerikan të udhëtimeve “Earth Vagabonds”.

“Ne qëndruam disa javë në Shqipëri dhe na ka bërë shumë përshtypje bukuria e vendit, njerëzit ishin shumë të sjellshëm dhe i pëlqenin me të vërtetë amerikanët. Shqiptarët ishin shumë optimistë për të ardhmen e tyre dhe përcillnin një forcë dhe energji të re. Madje edhe çmimet ishin shumë të arsyeshme”, shtojnë ata.

“Shqipëria është një vend me një nga plazhet më tërheqëse të bregdetit Adriatik dhe një numër të madh vendesh të përfshira në Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Nëse ende jeni duke kërkuar një plazh, një pamje alpine, ose një grimcë arkitekturore osmane, Shqipëria do të ishte destinacioni i duhur!” – shkruan “Travel Awaits”, duke ftuar turistët që ta vizitojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje