Jari xheloz për Metën, por e inkurajon atë!

Pas vendimeve të fundit të Ilir Metës, sidomos ç’dekretimi i zgjedhjeve dhe kërcënimet për shpërndarje Parlamenti, Jari është bërë pak xheloz, pasi Meta ja ka kaluar si President politik dhe e ka lënë në hije në sytë e demokratëve. 

Ndërsa Jari ka bërë disa gjeste që ka fituar simpatinë e tyre, kjo që ka bërë Meta, e ka zbehur shkëlqimin e tij.

Ndaj Jari vendosi të lavdërojë Metën që të mos bjerë në sy të demokratëve që është mërzitur.

“Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Unë mendoj se është momenti historik të mbështesim presidentin Ilir Meta. Fati historik e deshi që ai të përfaqësojë kauzën tonë më të lartë, dhe të sakrifikohet për ne. Edhe unë dhe kushdo tjetër nga ne, do të ishin të gatshëm të sakrifikoheshin për një kauzë të tillë, por fati i ra atij dhe ne duhet të jemi krenarë që ai e ka pranuar sfidën.

Unë i jam lutur zotit kur isha President të më vinte në provë dhe ta tregoja veten, por nuk më vuri. Dhe zgjedhjet e 2017 i shtyva një javë se aq kërkoi Basha me Ramën bashkë. Sikur Basha të më kërkonte më vete, të jepte një shenjë t’i shtyja disa muaj, do ta kisha bërë, siç po e bën Meta. Por Basha atëhere nuk ma kërkoi se besonte tek Rama.

Po ashtu pas zgjedhjeve të vitit 2013, Doktori nuk më kërkoi të mos e dekretoja qeverinë, se po të më kërkonte do ta bëja.

Ilir Meta ka fat se historia ja ka kërkuar këto gjëra. Doktori po i kërkon të prishë zgjedhjet dhe ai me trimëri po i prish. Doktori po i kërkon të shpërndajë Parlamentin dhe ai po e bën me trimëri.

Pas kësaj, ne duhet të krijojmë Parlamentin tonë, qeverinë tonë dhe Republikën tonë, që duhet ndarë nga Republika e krimit.

Ne duhet të mbështesim Ilir Metën me çdo çmim, pasi në fund të fundit, kjo shumicë do hakmerret, do ta shkarkojë dhe do ta dërgojë para drejtësisë, por ne të gjithë duhet ta mbështesim atë si heroin tonë dhe jo si të dënuarin tonë.

Duke mbështetur Ilir Metën dhe aktet e tij heroike, në këto momente, ne mbështesim fort Doktorin, Lulin dhe gjithkënd që lufton për demokraci të vërtet.

I juaji Jari!”

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari xheloz për Metën, por e inkurajon atë!”

  1. pokeristi says:

    Z.Baze!
    Excelent.Nocoment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *