Përse nuk e qetësojmë dot Ilir Metën dhe Sali Berishën?

9 Qershor 2019, 21:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që mendojnë se Ilir Meta e komplikoi krizën politike, i bien kot më qafë. Merita e vetme e Ilir Metës është që e qartësoi krizën politike.

Kjo krizë është ngjizur qysh në fillim si një lëvizje e përbashkët e Sali Berishës dhe Ilir Metës, njëri duke përdorur opozitën dhe tjetri institucionin e Presidentit për të prodhuar një kaos dhe destabilizim të vendit, me qëllim që kriza të negociohej me “Ata”, dhe “Ata” të merrnin garancinë e duhur që nuk do t’i prekë më askush.

E gjithë kjo ka filluar si krizë paniku në korrik të vitit 2016, ndërkohë që po përpëliteshin të votonin Reformën në Drejtësi. Rezistenca e tyre ndaj reformës ishte shembullore, e guximshme dhe historike për parti që janë shpallur formalisht pro Perëndimore.

Beteja më e madhe gjatë reformës u bë kundër pranisë së ndërkombëtarëve në mekanizmat e vendimmarrjes së institucioneve të Vettingut dhe vazhdoi pas miratimit të reformës me sabotimin e ngritjes së institucioneve, për aq sa kishin mundësi.

E nisur si krizë paniku dhe e vazhduar si panik i thelluar, kur askush nuk u ofroi një pazar që ata do të ishin të përfillur, ose të siguruar se nuk do t’u ndodhte gjë, u shkua drejt zgjedhjeve të vitit 2017, kur Lulzim Basha tentoi t’u ikë nga kontrolli, nën shpresat se do të bënte një qeveri të përbashkët me Edi Ramën dhe do ishte faktor në negocimin e fatit të tyre. Pra të bëhej shefi i tyre.

Fati e desh që as ai të mos faktorizohej pas zgjedhjeve si humbës, dhe Sali Berisha i vuri atij zgjedhën në qafë, duke e detyruar të ishte kryetar formal i PD, edhe më tutje, me kusht që tani të mos bënte asgjë pa leje.

Prej vitit 2017, Shqipëria po duron “talebanizmin” e dy liderëve politik Sali Berisha dhe Ilir Meta, njëri duke shpuar me hosten, “kaun që i ka vënë të tërheq parmendën”, Lulzim Bashën dhe tjetri në Presidencë duke bërë ç’është e mundur të destabilizojë vendin, duke shkelur rregullisht Kushtetutën, që nga dekretimet e ministrave, pengesën për reformën dhe tani me daljen jashtë kontrollit, duke tentuar t’u heqë shqiptarëve që duan të votojnë më 30 qershor, të drejtën e tyre. Nesër ose pasnesër, mund të bëjë dhe marrëzira më të mëdha, por nuk është për t’u shqetësuar.

Ajo që kanë tre vjet që presin Sali Berisha dhe Ilir Meta, është thjeshtë që dikush t’u trokasë në derë dhe t’u japë garanci, ose t’i quaj faktorë. Por në vend të garancive, ata kanë provuar pasigurinë.

Kur Sali Berisha filloi të provokojë daljen nga Parlamenti dhe djegien e mandateve, duket se në vend të postierit që t’u trokiste në derë, për pazar, u “trokiti” postieri që i dha lajmin për të qenë person i padëshiruar për të vizituar SHBA. Më pas kjo ju përsërit numurit 2 të LSI, si një mesazh i qartë për Ilir Metën në Presidencë. Kjo ishte dhe pika e ujit, që zbrazi gotën.

Tani, shpresa e fundit e Sali Berishës dhe Ilir Metës është të destabilizojnë situatën, të shkatërrojnë zgjedhjet dhe të justifikojnë një dhunë të komanduar në vend, një lloj terrorizmi politik, me shpresë se dikush nga Uashingtoni ose Brukseli, do të trokasë tek ata, duke u thënë që “gabuam që nuk u morëm me ju që në fillim”.

Kjo është e vetmja shpresë e tyre. Dhe kjo vjen pasi Lulzim Basha ka marrë paralajmërime të qarta se nëse prek zgjedhjet do të jetë personalisht në listat e zeza të përjetshme të SHBA dhe nëse do të ishte në SHBA, do të ishte arrestuar për molotovët. Ilir Meta po ashtu besoj e ka marrë mesazhin pas vizitës së gruas së tij në Uashington, nëse ushqen dhunën dhe destabilizon institucionet.

Problemi që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë sonte, nesër në drekë, pasnesër, më 30 Qershor e më pas, është nëse do të kenë mundësi të bëhen faktorë destabilizimi.

Nëse jo, ata së paku duan të bëhen heronjtë e destabilizimit. Gjestet e hapura kundër Kushtetutës, ç’dekretimi i zgjedhjeve, i panjohur në historinë botërore, kërcënimet qesharake se do të shpërndajë Parlamenitn, apo do vrasë veten si Allende, janë të gjitha përgatitje për të krijuar një kazus, për atë që mund t’u ndodhë, kur asgjë të mos bëjnë. Kur drejtësia dhe Parlamenti të fillojë të merret me ta, kur të shkarkohet nga President dhe t’i dorëzohet drejtësisë, kur “Bin Laden”-i i PD të dalë nga shpella, me barrela drejt qelisë, dhe vendi t’i kthehet normaliteti, ata duan së paku të thonë se po ndëshkohen dhe sakrfikohen, jo se kanë vjedhur dhe kanë vrarë, por se tentuan të përballen me Perëndimin.

Dhe kjo është një aspiratë legjitime e tyre, që mund t’ia plotësojnë vetes. SHBA, Bashkimi Europian, qeveria shqiptare, Parlamenti, KQZ dhe çdo institucion tjetër në vend, duhet t’i injorojnë këto gjeste skizofrenike, të njerëzve të dëshpëruar që ndjehen të pasigurtë. Duhet t’i lëmë në fatin e tyre. Çështja e zgjedhjeve është një çështje që e zgjidh KQZ, ndërsa çështja e Presidentit, një çështje që e zgjidh Parlamenti. Çështjen e futjes së tyre në histori si heronj që po sakrifikohen në pritje të një pazari, nuk e ka në dorë as qeveria, as Parlamenti, as SHBA dhe askush tjetër. Ai është një fiksim i tyre, të mësuar që gjithë jetën, sa herë kanë qenë afër humnerës, dikush u ka dhënë një dorë. Këtë radhë nuk do të ketë dhe gjithë dëshpërimin dhe paranojën e tyre, merreni me qetësi. Nuk është problem i shqiptarëve, por problem i atyre që duan t’u nxijnë jetën shqiptarëve, për të zbardhur të shkuarën e tyre. Nuk i ndihmojmë dot më.

49 komente në “Përse nuk e qetësojmë dot Ilir Metën dhe Sali Berishën?”

  1. T says:

    Jepi Mero cjerru masken te pafytyreve, se te cjerrur e kane po ti i vajton mire

    1. Naftetari says:

      Na nderon gjeologjikun o Mero vellai. Me pak vonese me Salen por tashme te shikoj plotesisht te kompletuar.

  2. I pa bindur says:

    Ashtu si e beri Ilir Meten president dhe si i dha Bashes pothuajse gjithe qeverine me 2017,Rama do jete perseri personi qe do ju jape nje dore dhe do i shpetoje perseri nga ndeshkimi keta monstra.

    1. turi says:

      Po ik o mut sr vjen era Sali 3 km larg
      Po ke vjedh trembu perdryshe. mos u bej kamikaze.
      Trap

    2. Kopani nga malokeria says:

      I pa bindur… Gabohesh rende kjo rradhe eshte e fundit…. SPAK u. Do tu trokase ne dere. Te dyve. Mjaft me.

  3. nord.al says:

    Kjo eshte nje analize monumentale. Falemnderit Mero.

    1. Selenica.. says:

      Mero duhet te maesh pies tek analizat qe bejne ,,neper TV e Shqiperise,ata (Analistat e medhenje,,)Dhe keshtu dhe ata do mesojne si behet nje analiz,e vertet mbi situaten,,dhe jo ti lepihen Mones dhe Sales,

  4. Iliri nga Gjermania says:

    Shum mire e keni gjetur Z. Baze,
    Shqiptaret nuk i ndihmojne me keta Plerat.
    Tani nuk eshte me problemi i Shqiptareve por problemi i tyre. Tani do Zbythen skane me rruge tjeter.

  5. Atdheu says:

    Perfekt Mero. Ska vend per komente te tjera.

  6. ??? says:

    MERO , RROFSH!
    E KE QARËËËË !!!!!!!??
    TI U VJEN AKUT, PA TA BËR SYRI TËR .
    JE VLERË PLAKO ! JE VALUT .!

  7. Faleminderit, qê shkruan . says:

    Lum ne që tê kemi .

  8. Nebil Çika (i riu) says:

    Mero, si gjithmonë i mrekullueshëm me analizat e tua.
    Mezi po pres të më bësh personazh të antenës.

  9. Drejtesi says:

    Te jete per ta Siri e bejne, vetem qe te heqe dore USA, apo ti amistoje. Shpresoj fort qe Amerika te mos terhiqet, edhe sikur lufte te behet. Se drejtesia eshte nje revolucion per te cilen ja vlen te luftosh…

  10. Xeni says:

    JE I PA PARE MERO ME KETE ANALIZE PÉDOPHILE ZHEJI DO TA LEXOJE DHE DO SEMURET

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur Mero bukur !!!

  12. amerikani51 says:

    Te lumte dora dhe mendja e mprehte.
    Analize perfecte.

  13. 19 says:

    Mero je lab i qut .

  14. !!!!!!!! says:

    bravo analiz perfekte….

  15. Koba says:

    Ekselent.Ma bukur dhe qarte nuk ka.Po presim me padurim qe zagaret Talebane te hyjne ne Hapsane.TUNG.

  16. niki says:

    Mero, ju jam lutur rreth nje muaj me pare!.A eshte e mundur nga ana juaj te jepni nje ndihme per Shqiperine
    tone ? Ndoshta nuk do te donit ne menyre te drejteperdrejte , por se paku nepermjet miqeve tuaj intelektuale te organizohet nje manifestim paqesor, per nje demokraci te vertete , kunder palopolitikaneve si BERISHA ,Basha,
    Meta qe per te shpetuar vehten e tyre nga drejtesia vendosin ne rrezik fatin e vendit tone…!

  17. Joni says:

    I JASHTEZAKONSHEM MERO BAZE. Keto editoriale duhet te lexohen neTV.me ze.Te degjohen nga populli sepse shume njerez nuk kane mundesi te lexojne .mendoj se ja vlen per sqaruar shume qytetare .aq me teper kur shumemedie ne sherbim te talebanve i lexojne me gjysemzeri titujt e gazetes Tema. Flm.
    .

  18. Saiqir tahiri 313 says:

    Dmth vetem saliu dhe likja jane te korruptuar dhe inkriminuar.kurse edvini dhe vellaçkoja i tij jane qelibar.
    Kam pershtypjen se drejtesia e re te parin do godase edvinin dhe do ti shembet bota mbi koke se shume perpjete e ka marre.sa per ta shkarkuar likja nuk e ka problem fare se nuk ka ndonje gje te madhe ne dore,ketu po luhet si ne poker:all in.per mendimin tim kokat hengshin te tere se ia nxine jeten ketij populli me korrupsion dhe me intriga.por mbajeni mend:nqs do goditen peshkaqenet i pari qe do e haje sallamin eshte edvini.

  19. Veterani says:

    Analizë perfekte. Shpërndarja nga të gjithë në rrjetet sociale do ishte shumë mirë.

  20. `ptuuuu jazek! says:

    Mero! Harrove Ramen! Rama eshte BQ ! pRITE KUR TE HAJE NDONJE NGJALE TJETER ME lIKEN.Turp per ate vend traperish qe votojne nje hajdut

  21. Opinionisti i paanshëm. says:

    Këta të dy JANË FATKEQËSI KOMBËTARE!
    JANË MOSTRA si individë dhe SHOQËRISHT TË RREZIKSHËM KUR BASHKOHEN… Shpresojmë që një HERË TË VETME.. TË BËHET DREJTËSI NË EMËR TË POPULLIT….e të mos guxojë më “KRYETARË_PADRONË PARTISH T’JA HIPIN SHOQËRIS në emër të “shtëpisë” apo partisë”
    SHPRESOJMË & BESOJMË SE KËTË HERË “PUNËT” MBARË DO shkojnë…MBETJET NË KOSHIN E PLEHRAVE do shkojnë…. shpresojmë dhe besojmë…

  22. Kozmos says:

    KY SHKRIM I MERO BAZES , ESHTE ANALIZA E PERKRYER , DUHET TI SHPERNDAHET TE GJITHE AMBASADOREVE TE HUAJ TE AKREDITUAR NE SHQIPERI , TE CILET NUK E NJIHIN POLITIKEN E DJALLEZUAR TE KETYRE POLITIKANEVE ,HAJDUT DHE KRIMINEL ,TE PAPARE NDONJEHERE .
    DO TE SHTOJA MENDIM TIM, MBI PAZARIN QE PRET ILIR HALJA ME RAMEN . MBASI PO SHIKON QE TENTATIVAT E TIJ NUK JANE ZGJIDHJE , AI PRET ME PADURIM SHKARKIMIN SI PRESIDENT , GJE E CILA E LEHTESON , DUKE DALE JASHTE CDO FUNKSIONI .NE PRAG TE SPK .

  23. Dash says:

    Perfekt !!!! …Complimenti !

  24. ggg says:

    Po nuk u bene zgjedhjet me 30 qershor ky vend NUK DO TE BEHET ME KURREEEEEEEE! EDI RAMA SOT KA NE DORE FATET E SE ARDHMES SE SHQIPERISE! O KUDHER O CEKAN!!!

  25. toma says:

    Dy siamezet e ketij vendi jane Meta& Berisha. Perderisa nuk ju ka hyre gjemb ne kembe, zotin ti luajne. Jemi ngopur se kush ka vra e si ky tjetri ka vila brenda e jasht shtetit, populli don ti shohe para drejtesise. Turpin ta mbaje Rama qe e zgjodhi president, kur kurre ky njeri, i faktuar me ze dhe figure , eshte ngulitur ne zemrat e Shqiptareve si njeriu dallaverexhi, shantazhues per ti mare jeten njerezve, ku dhe ku ka ze seshte pa gje. E ja thene mona, prisni skeni oare asgje akoma, sepse te dy keta vendimet poshteruese dalin vetem nga vilat e tyre.

  26. FLUTURA says:

    Edhe Meroja nuk do vdese, havale per ta do jese!

  27. Iliria e bashkuar says:

    Sepse jemi shtet i mbarua.
    Politikanet shqiptare, pervec Skenderbeut “dhe Ismailit” kane qene dhe jane plehrat e shqiptarve dhe te europes hipokrite.

  28. Miri says:

    Faleminderit Mero!
    Te lutem botoje perdite.

  29. Gjergj says:

    Me cudit titulli i shkrimit “pse nuk e qetesojme…” Duket sikur je pale Mero! Po profesioni, etika e misioni i medias??!

  30. Lik says:

    Nuk e luan topi….”Ata” duan garanci qe nuk I prek vetingu.Dhe…le te digjet kushtetuta,demokracia dhe e ardhmja e Shqiperise.

  31. dhembeli says:

    Po doni te informoheni ,lexoni gazeten Tema.
    Po doni te skjaroni veten me te vertetat, lexoni Meron.
    Mbeshtetje pa kushte Kryeministrit RAMA.

  32. Like Espinoza i la piovres,siamazi Berishian says:

    wunderschön!Sehr gut! I ke kaluar ne skaner si gjithmone si Bin Ladenin e PD-se ne shpelle ashtu dhe liken,ate te floririt,sheikun kokekatror,te degjeneruar dhe te pandreqshem,dhuraten qe para ca kohesh Rama,dora vete,i beri popullit shqiptar.Likja vjen ere qe larg qe eshte i degjeneruar,sapo ta shohesh te jep pershtypjen e nje te degjenruari,qe per interesat e tij eshte gati te perdori cdo mjet.Si duket s’kane qene te pabaza dhe akuzat e Tom Doshit per te…!Per liken s’ka vlere as kushtetuta,as ligjet ne fuqi dhe asgje tjeter,vetem vegla e cmendur e Monikes dhe udhezimet e kryebanditit Sali Serbomadhit te berishajve!Ai eshte me porosi te “Padroneve te huaj Serbe e Ruse” pasuesi i Berishes dhe se shpejti do e shohim ne radhet e PD-se,nese do vazhdoje kjo parti te ekzistoje me tej ne politike.E them kete sepse me keto akuza qe ka kunder saj mund te kanalizohet si parti ekstremiste dhe e lidhur me krimin,si bande e madhe qe eshte dhe te shpallet e jashteligjeshme!Ambasada amerikane e sherbimet e inteligjences amerikane si dhe ato gjermane etj etj duhet te jene me te vemendeshme per mendimin tim rreth fenomenit Like dhe kryesise se bandes agjenturore berishiane!

  33. Ledio says:

    Po shpresuat tek drejtesia e Rames jemi te mbaruar te gjithe. E vetmja zgjidhje eshte qe ti ulemi ne gjunje Berlinit, Parisit , Londres edhe Washington qe te na dergojne 500 gjyqtare edhe nja 2000 police (2500×$100000= $2.5 Bilion/Miliard) edhe nuk duam asnje qindarke nga ata, pasi me leket qe ka Rama, Meta, Berisha, Basha, Ruli, Ahmetaj, Gjinkuri &Co mund jo vetem ti paguajme keta gjyqtare edhe police , por te fillojme e ta nderojme Shqiperine nga e para , nga institucione, shkolla, spitale etje. Per mendimin tim Rama do kerkoje ti ricikloje prape keta anti-shqiptate edhe spiune Ruso-Serbo-Grek. E vetmja shprese eshte Perendimi , edhe lere mos te na i hapi negociatat.vetem te na ndihmoje ne ndertimin e institucioneve te gjykatave edhe policise.

  34. MH says:

    Shkurt e sakt,pa humbur kohe.
    Per “mos bindje vendimit presidencial” diten e zgjedhjeve.Te arrestohet presidenti!
    Ketu ndahet shapi nga sheqeri.

  35. Berti says:

    Na ndriçon Dielli, na ndriçon dhe Mero , te lumte!

  36. Emigrante says:

    Ore gaZetar kete analize perfekte qe i ben .perse sgjen menyre ta besh me publike.e kam fjalen qe populli nik lezon gazeten.por shfrytezo tv dhe ti qe te marrin vesh te verteten. Ne ca pacavure emisionesh nuk shohim askend qe mbron te verteten ose aa pak .dil she ti more mik e jep kontribut. Se populli ska krize. Por keta hajsuta e kriminela po bejne krize

  37. Mira says:

    Unë vë bast që ky mero edhe kur fle me gruan mendon për metën e salën
    dhe madje vetëm dy orë gjumë fle
    gëzo jetën tënde me dicka më të mirë o qyqar

  38. Mira says:

    Unë vë bast që ky mero edhe kur fle me gruan mendon për metën e salën
    dhe madje vetëm dy orë gjumë fle
    gëzo jetën tënde me dicka më të mirë o qyqar

  39. Mira says:

    Unë vë bast që ky mero edhe kur fle me gruan mendon për metën e salën
    dhe madje vetëm dy orë gjumë fle
    gëzo jetën tënde me dicka më të mirë o qyqar

  40. Mira says:

    Unë vë bast që ky mero edhe kur fle me gruan mendon për metën e salën
    dhe madje vetëm dy orë gjumë fle
    gëzo jetën tënde me dicka më të mirë o qyqar

  41. Mira says:

    Unë vë bast që ky mero edhe kur fle me gruan mendon për metën e salën
    dhe madje vetëm dy orë gjumë fle
    gëzo jetën tënde me dicka më të mirë o qyqar

  42. Luli says:

    Akti fundit. Temperatura te larta. Zgjedhjet me 30 qershor. Meta me pushime ne Rec. Aty pritet Sali Berisha. PD fiket. Basha leviz drejte Hollandes. Monen e mbron Tit Vasili. Bie perdja. Populli drejte detit.

  43. Tani says:

    E persosur Mero bravo, meriton respekt te jashtzakondshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje