Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg monedhat dhe kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekëshe, ja ndryshimet që do të pësojnë

Duke nisur nga data 25 qershor, Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim monedhën e re metalike 10 lekëshe.

Ajo ka të njëjtën pamje, përmasë dhe peshë me 10 lekëshin aktual.

Ndryshimet e vetme janë viti i emetimit, që në monedhën e re do të jetë 2018 dhe drejtshkrimi i fjalëve LEKË dhe SHQIPËRISË, që do të shkruhen me Ë dhe jo me E.

Ndërkohë, brenda këtij viti, Banka e Shqipërisë pritet të hedhë në treg edhe kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekëshe, me një dizajn të përmirësuar.

Ndërsa në vijim, brenda dy viteve të ardhshme do të ndryshohen edhe kartëmonedhat e tjera, si dhe do të prodhohet dhe hidhet në qarkullim për herë të parë prerja e re 10 mijë lekëshe. Krahas pamjes, kartëmonedhat e reja do të kenë elementë shtesë të sigurisë, për mbrojtjen nga falsifikimi.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg monedhat dhe kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekëshe, ja ndryshimet që do të pësojnë”

  1. Ganiu says:

    Bota po i heq prerjet e mëdha ne të zgjuarit i fusim.

  2. Miku says:

    Aman te keqe o Gurvenatore na nxirr ca para me:Fytyren e Edit tu thith droge
    Me fytyren e Sales me snaijper ne dore
    Me fytyren e Likes me traste floriri ne krah
    Me fytyren e Lulit tu ngrit breket ne hale.
    Mire do besh dhe fytyren e spiropalit si motra Skenderit.Te keqen o Genc.Bisedo me Meron se te ndihmon ai.Pershendetje mga Zebelica

  3. naimi says:

    bejini nje nder shqiperise. zhdukeni lekun. nje minute e me pare ne euro.

    1. Samiu says:

      Ca flet or mik. Ate qe tani e paguan 100 leke (te reja) do ta paguash 1 euro, pra 122 leke sipas kursit te tanishem. Plus qe euro nuk dihet si do veje.

  4. Genti says:

    O naim katnari po a e di ti o cakmak qe te gjithe shtetet e medhaja te Be transkriptonet ne endower entrenament i mbajne rezerve ne monedhen e meparshme.Gjermania marken Franca fragun dhe gjithe te tjerat keshtu bejne.

  5. MH says:

    Kartemonedhen 10 mije lekeshe propozoi te kemi me ftyren e kryeballistit Mit’hat Frasheri si shenje “nderi dhe krenarie” kombetare.I cili vdiq i vetmuem ne dhomen e gjumit dhe jo si ai trimi Butka qe e zhyti veten ne hale.

  6. Epiroti i vuajtur says:

    Zotrinj shtetar qe keni autoritet per emertimin e paras se shqiptareve LEKE tregoni respekt per kete emer per nder te Lekes se Madh duke emetuar nje kartmonedh me portretin e LEKES Aleksandrit te Madhe se i bejme ndere vendit dhe Bankes se Shqipetareve. Risjellim ketu psh Austria kishte Shilingun dhe kishte nje monedh me portretin e tij eshume vende respektojne paren e tyre. Kur do te shohim fytyren e Aleksandrit te Madh ne Lekun tone apo kur te behemi me Euro???!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *