FOTOT: Temperaturat e larta “mbushin” Vlorën me turistë vendas e të huaj

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si perla e Rivierës shqiptare gjatë kësaj fundjave ku dhe temperaturat ishin të larta është tejmbushur me turistë vendas dhe të huaj të cilët kanë shijuar bregdetin shkëmbor me ujëra të kristalta.

Vizitorët e shumtë shijuan fundjavën me diell në bregun e Lungomares ku përveç detit ata u argëtuan dhe me aktivitete të ndryshme që ofron ky vend, i cili tashmë ka hapësira atraktive për çdo grupmoshë.

Fotografitë e sjella nga Vlora pasqyrojnë momente nga fundjava e qytetarëve vlonjatë, por edhe e vizitorëve nga qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë tij, shkruan ata.

Në Vlorë edhe perëndimi i diellit mbi detin e kaltër është një spektakël që nuk duhet humbur.

Vlora me brigjet e saj: Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.

2 komente në “FOTOT: Temperaturat e larta “mbushin” Vlorën me turistë vendas e të huaj”

  1. fcb says:

    ha…ha..plot qenkerkare o Mero qyrrja :))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *