Jari i rekomandon Metës një listë të gjatë ç’dekretimesh!

10 Qershor 2019, 18:06Antena TEMA

Pas konferencës së sotme për shtyp herët në mëngjes, Jari u bë entuziast nga qetësia e presidentit për të bërë një akt juridik dhe pa e pasur Kushtetuta.

Ai vetë ishte përmbajtur si president, pasi e kishin gënjyer, duke i thënë se po e shkele Kushtetutën, mban përgjegjësi.

Sot më në fund e kuptoi budallallëkun që ka bërë kur ishte president dhe vendosi t’i rekomandojë Metës se çfarë hapash të tjerë duhet të hedhë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Akti i sotëm i Ilir Metës, tregon se ai është një burrë shteti i guximshëm, që tejkalon dhe Kushtetutën dhe nuk i trembet askujt.

Jo se unë nuk kam qenë trim, por më kishin thënë që Kushtetutën nuk mund ta shkelësh.

Tani kohërat kanë ndryshuar, ndaj vendosa t’i rekomandoj Metës një listë gjërash që unë nuk i kam bërë dot, dhe më kanë mbetur merak.

E para, duhet të dekretojë shpërndarjen e Parlamentit, pasi një pjesë e LSI ka hyrë brenda dhe u ka zënë vendin një pjesë të LSI që është me Monikën, duke rrezikuar luftë civile brenda LSI.

Kjo ka ngjallur konflikt të fortë social dhe mund të ketë trazira.

Biles këtu duhet cituar rasti i deputetit Ralf Gjoni, që u dhunua me bojë.

E dyta, duhet të ç’dekretojë qeverinë.

Meqë pakënaqësia e njerëzve është rritur dhe Edi Rama nuk është më ai që ka qenë ditën që ai e ka dekretuar si kryeministër, ai mund ta ç’dekretojë atë menjëherë.

E treat, duhet të ç’dekretojë vendimin për miratimin e reformës në drejtësi më 22 korrik 2016.

Në atë kohë u tha që nuk do keni probleme me reformën, por koha po tregon se ka shumë probleme.

Ndaj duhet ta ç’dekretojë.

E katërta, duhet të dekretojë një qeveri të re teknike me Gaz Bardhin kryeministër, dhe Tit Vasilin zëvendëskryeministër.

Qeveria e re duhet të mos e njohë qeverinë “Rama” dhe të merret me përgatitjet e zgjedhjeve 2017.

Rama po ka bythë, le të merret me Gaz Bardhin.

E pesta, të ç’dekretojë gjithë ambasadorët e Perëndimit që janë akredituar në Tiranë, duke anuluar letrat e tyre kredenciale për sjellje të pahijshme dhe anti-shqiptare, duke mbështetur qeverinë e paligjshme të Edi Ramës.

Vetëm këto hapa na garantojnë që marrim pushtetin dhe jemi të sigurtë në rrugën tonë.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari i rekomandon Metës një listë të gjatë ç’dekretimesh!”

  1. llaman says:

    Mjaft te lexosh sarkazmen e Meros tek Antena per te kuptuar skenat absurde qe krijioi Meta me “cdekretin” e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje