Ndryshon projekti te “Shqiponja”, gati tenderi i ri me të njëjtën vlerë

10 Qershor 2019, 15:56Sociale TEMA

Projekti i ri i prezantuar per mbikalimin shqiponja është miratuar nga këshilli teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pritet të nxirret për tenderim.

Kosto totale është 2 miliard e 695,7 milion e lekë dhe sipas qeverisë po t’i zbresësh vlerën e TVSH dhe rezervën e fondeve, shuma që do të prokurorët është përafërt me tenderin e parë që u anulua.

Tenderi per projektin e mëparshëm e mbikalimit tek sheshi Shqiponja u anulua pas skandalit me kompaninë guackë “DH Albania”, e cila ishte shpallur fituese duke ofruar 20 milionë euro, ndërkohe që çështja po hetohet nga prokuroria. Nga ana tjetër qeveria shqiptare nuk ka arritur të arkëtojë deri tani garancinë e sigurimit të ofertës dhe për këtë gjendet në proces gjyqësor me një kompani sigurimesh.

Ndërkohë puna per rindërtimit e unazës së re nuk ka nisur në terren ende. Nuk ka një datë të saktë, edhe pse procedurat e shpronësimit kanë avancuar.

Sipas ministres Balluku rikostruskioni mund të nisë me parë tek loti i dytë që i takon pjesës qëndore, pasi edhe per tenderit e lotit të tretë që përfshin pjesën tek Pallati me Shigjeta po zhvillohen hetime nga Prokuroria.

6 komente në “Ndryshon projekti te “Shqiponja”, gati tenderi i ri me të njëjtën vlerë”

  1. Tani says:

    Vidh Lali Eri,popull dele jemi.

    1. Opa opa opa says:

      DO PUNOHET DHE DO NDERTOHET ATDHEU, DONI APO S’DONI JU HALABAKET!
      NUK I PLAS TRAPI KUJT QE JU BERTISNI “VJEDHJE,DROGA,KRIMI” SEPSE ASKUSH NUK JU BESON.
      NGA NJERA ANE DO PUNOJME DHE NGA ANA TJETER DO JU RRASIM NE BURG JUVE FUNDERRINAVE.
      KARVANI NUK NDALET, GJENI BRIMEN E MIUT KU TE FSHIHENI O SHKERDHATA…

  2. Keshtu eshte kur procedurat behen duke perzgjedhur firmat nga Autoriteti Kontaktor dhe jo nepermjet procedurave transparente dhe konkurruese sipas nenit 1 te ligjit per prokurimin publik. Kjo tregon se Ministria e infrastruktures dhe Autorriteti Rrugor kane pjerdhur me kohe dhe jane krimbur nga brenda

  3. 321... says:

    E kan nda menjen kta o bo aq o ska. Mbikalim nenkalim horizontal vertikal po njesoj kushton. Sa tpapam.

    1. Uhaaaaaa says:

      Sepse aq bo o rrot cari!

  4. Ilirian says:

    Projekt skandaloz. I shemtute ku ska ma. Pse e ndryshuat ate tjeterin more. Ai projekt ishte veper arti e vertet.
    Apo iken ca pare te paguara andej kendej dhe tani hajde te vjedhim edhe ca te tjera. Nuk e kam kuptuar kurre perse Rama i lejon keto ndryshime. Edhe xhamine me fillim ishte nje super veper arti dukej si nje cope akulli pastaj Berisha e ndryshoi ne xhami ARABIKE me 4 minare a thua se jemi ne arabi. Rama fitoi dhe pranoi projektin Arabik te Berishoviç. PERSE RAMA PERSE?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje