Sikur të pranojmë marrëzinë e Ilir Metës!

Nga Mero Baze

Të gjithë po vrapojnë të flasin për pasojat që mund të prodhojë mos-zbatimi i aktit juridik të Ilir Metës nga KQZ dhe shumica në pushtet. Në të vërtetë, më e rëndësishme është të kuptosh, se çfarë pasojash do të kemi nëse e zbatojmë aktin e Ilir Metës.

E para, në Shqipëri do të instalohet precedenti, që çdokush nga forcat e mëdha politike, normalisht opozitare, mund të thotë një ditë që nuk duan të hyjnë në zgjedhje dhe presidenti përkatës duhet të anulojë datën e zgjedhjeve dhe ta lërë vendin në pritje të reflektimit të atyre që nuk duan zgjedhje.

E dyta, nëse ne pranojmë që kur një president ç’dekreton datën e zgjedhjeve (kjo është një kompetencë që nuk ekziston në asnjë Kushtetutë të botës) të zgjedhurit aktualë që presin të zëvendësohen, mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet, atëhere ne mund të gjendemi përballë faktit që një parti në pushtet, konkretisht Edi Rama, refuzon të hyjë në zgjedhjet e vitit 2021, se nuk i pëlqen, dhe presidenti duhet të ç’dekretojë datën e zgjedhjeve, dhe Edi Rama mund të rrijë pafundësisht kryeministër, derisa t’i mbushet mendja që mund të hyjë në zgjedhje.

E treta, nëse kërcënimi me luftë, ose konflikt civil, siç tha presidenti, është arsye që demokracia duhet t’i hapë rrugë paligjshmërisë, atëhere ne do të instalojmë precedentin që në demokraci gjërat fitohen me luftë dhe jo me ligj. Dhe ky është fundi i një sistemi normal demokratik.

E katërta, nëse ne pranojmë që presidenti të nxjerrë akte juridike administrative, për të cilat nuk ka kompetencë, siç është anulimi i zgjedhjeve, mund të gjendemi përballë një realiteti të ri, ku presidenti mund të fillojë të bëjë emërime, të shkrijë institucione, apo të shpikë institucione të reja, duke i argumentuar politikisht siç bëri sot për anulimin e supozuar të zgjedhjeve.

Mos u çudisni kur ai të thërrasë në takime drejtorin e Doganave, atë të Policisë, apo të Kufirit, dhe t’i shkarkojë se nuk i pëlqejnë.

E pesta, nëse KQZ nuk do ta konsideronte të pavlefshëm aktin juridik të presidentit, që ai e quan “Dekret”, atëherë sipas nenit 111 të Kodit të Procedurës Administrative, këta zyrtarë mund të penalizohen, pasi kanë detyrim të konstatojnë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ, kur ai është “Nul” dhe i pazbatueshëm. Pra, KQZ penalizohet nëse hesht për aktin e Ilir Metës dhe jo nëse e hedh poshtë, ashtu siç bëri.

E gjashta, në kushtet kur presidenti bën një shkelje të rëndë të Kushtetutës, me vetëdije dhe për përfitime politike personale dhe familjare, mos shkarkimi i tij penalizon çdo deputet të Parlamentit, pasi bëhet bashkëfajtor në një shkelje Kushtetute të njohur botërisht.

Në këtë aspekt, mocioni për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, është detyrim i çdo deputeti të Parlamentit, që vendos të mbrojë kushtetutshmërinë e vendit.

E shtata, po keqpërdoret me qëllim dhe cinizëm, mungesa e përkohëshme e Gjykatës Kushtetuese.

Në të gjithë deklaratat e tij, Ilir Meta e ka shprehur me cinizëm, se mungesa e Gjykatës Kushtetuese, është një përgjegjësi e shumicës (çka nuk është e vërtetë) dhe për këtë shkak, ai ka lënë të kuptojë se mund të bëjë çfarë të dojë dhe atë nuk e shkarkojnë dot.

Kjo ka ndodhur dhe në rastin e mos dekretimit të ministrave apo mos hapjes së garës për një institucion të reformës në drejtësi.

Por nëse dhe shumica do të vepronte me këtë llogjikë, pra do të bënte dhe ajo akte të papërgjegjshme, meqë mungon përkohësisht Gjykata Kushtetuese, atëhere ku do ankohej Ilir Meta sikur ta nxirnin nga zyra me police, dhe ai të mos kishte kohë të vriste veten si Allende?

Ka dhe shumë efekte të tjera të nivelit të dytë që shkatërrojnë deri në kapilarë sistemin demokratik, nëse pranojmë që një president, me qëllime të dukshme politike, u heq të drejtën 2 milionë votuesve, në pritje të një pazari të favorshëm për të.

Por do të mjaftonin dhe këto, që nëse i hapet rrugë Ilir Metës, vendi të mos e marrë veten kurrë dhe të hyjmë në spiralen e një anarkie shtetërore, nga e cila as lufta nuk na nxjerr dot më.

Ndaj është më mirë të bëjmë betejë ligjore sot me një president që kërkon të çojë vendin në luftë, se sa të pastrojmë nesër Shqipërinë nga gërmadhat e një lufte për pushtet, që nuk do të mbarojë kurrë, nëse ne pranojmë këtë marrëzi të Ilir Metës.

REMOTE_ADDR:[]

54 komente në “Sikur të pranojmë marrëzinë e Ilir Metës!”

  1. 👍🏻 says:

    SHUMË E QARTË.!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Unë them, t’a lëmë
      Liken, mos t’a heqim
      por, me hunjt e gardhit
      kurrizin t’ja ndreqim.
      Likja bashkë me Monën
      dhe po të shkallojnë
      me një këmbë, si Çeçua
      të venë të votojnë.
      Kur, me datë tridhjetë
      votimet t’i hapin
      të vijë dhe nikolla
      të na rruaj trapin.
      Likja, domosdo
      ca vickla do hedhë
      por, siç bën gjithmonë
      prapë do t’a derdhë.
      Se, siç thotë i Pari
      meseleja dihet
      sado e fortë koka
      murit, nuk i bihet!

      1. Dyrrahu says:

        Vetem nje gje me duhet ta di, kush e din saktesisht le te me ndihmoje:
        Kur Ilir Meta ka dekretuar qe me 30 qershor 2019 te mbahen zgjedhjet vendore a e ka pase pelqimin e subjekteve me te medha politike?
        Nese e ka marre pelqimin e PS-se e PD-se, atehere pse nuk e ka tani pelqimin e PS-se, por vetem te PD-se??!!
        Çfare lesh presidenti eshte ky kur vepron ashtu qe ta shpezoje gruan e tij?!

      2. Dyrrahu says:

        Nje gje eshte e sigurt, Meta e ka ditur qe po e shkele Kushtetuten dhe ka vepruar me qellim qe te merren masa per shkarkimin e tij.
        Keshtu ai me paramendim ka vepruar per t‘iu kethyer rruges banditeske, siç din ai. E kesaj mund t‘i thuhet destabilizim i Shqiperise e jo protestave te paaresyeshme qe bejne opozita e zhytur ne gabinet fatale.
        Si rezultat perfundimtare i orkestrimit te Metes del:
        Meta, Berisha, Basha, Shkelzeni, Mejdiu dhe disa bashkepunetore te tyre do te gjinden prapa grilave.

    2. Lexoje Mero says:

      Mero na cave trapin me keto shkrime. Te kam lexuar kur ishte PS ne opozite sa une e di. Por ja qe i kam me prova bemat e Rilindjes dhe i kam vuajtur ne kurriz. Kur i kapa duke vjedhe si derra me flaken ne rruge. Asnje institucion serioz por nje tufe langaraqesh partiak pa shtylle kurizore. Ore Mero po cu be me ate shendetesine falas? Di gje ti? Po me ato karburantet ku furnizohen avionet e Natos me cilesine me te ulet dhe cmimin me te larte? Po me ate miellin serb te kafsheve qe e hane shqiptaret? Po per ate e per kete qe….. Mos shko me mullixhine Mero. Apo te pikon ndonje gje tani.Kemi nevoje per njerez dhe jo per cuba. E Kallami vetem njeri qe nuk eshte po cope mishi me dy sy qe deshi te hyje ne histori por spo del dot.

      1. Shqiptaret e bashkuar says:

        Kallami eshte profeti i shqiptareve , do sjelli DREJTESI , Mero eshte nje gjigand i kthjellet dhe varrmihesi i vrasesit te shqiptarise Sali Karaxhici

  2. Lani says:

    Shume dakord Mero. Por a ke vertet besim se drejtuesit e tanishem te qeverise kane kellqe t‘i futen rruges se ndeshkimit te presidentit qe shkel kushtetuten? Deri tani kane treguar se vetem dine t‘i binden kryeministrit dhe horrave me te cilet bashkepunojne per te marre vota dhe per te ndare fitimet kur japin tenderat.
    Zhgenjim!!!!!!!!!!!!!!!

  3. kush ia kerkoi met monikes cdekretimin, dekretimin e kerkon kushtetuta,po cdekretimin. pas kerkeses per cdekretim a ndoqi te njejten rruge konsultimi si per dekretim. pse nuk cdekretoi vetem kryeministrin qe kerkonte opozita. shkurt ky eshte nje gje e trashe ,eshte vetem nje e njeqinta e burrit te monikes aq sa nikolle lehsi

  4. Xha Beqo says:

    Analize brilante Mero. E keqja eshte bere bashke dhe kerkon te pengoje rrugetimin e Shqiperise drejt Europes dhe te mbyse Reformen ne Drejtesi.. Meta, Berisha, Basha duhen gjykuar si kriminele.

  5. Amy says:

    Eshte fiks fare cfare Mero thote dhe analizon. Eshte me mire nje perpjekje e Parlamentit te nxjerr jashte loje presidentin si shkeles kushtetute, sesa nje lejim i tij si president me pasoja lufte ne kete vend. kjo do ishte fatale per shqiperine dhe shqipetaret, dhe nuk do kishte me burre shteti per ta ndrequr situaten qe mund te krijohej.

    1. fundi i botes says:

      po nuk vravi veten dhe kete radhe qe ka nje mije e nje arsue atehere paska qene gomar fare.
      Jepi Like , beja bum, tregoje veten qe je burre skrapari, se ti pas berjes se shqiponjes dhe ai trangulli qe kendon hymnin kombetar do te mbeteni ne histori.

  6. ISefer says:

    Anmaliza dhe konkluzionet qe nxjerr dhe radhit Mero Baze jane logjike, shkencore per zbatimin e tyre ndryshe do katandiset vendi keq e me keq, do te krijohen precedent te rrezikshem qe do te duhen vite te rikuperohen. Ilir Meta perfundimisht nuk e justifikon ate vend , ai eshte njesh me Berishen, Lulin dhe Monen, ata bashke me Ilir floririn me bllok ne dore per te mbledhur taksat renditen ne grupimet anti ligjore , anti kushtetuese, jane kunder ligjeve qe rregullojne e mbajne shoqerite njerzore nga destabilizimet qe kerojne grupet mafioze qe kane per te dhene llogari penale te cilet te rremuja kane shpresen e shpetimit. Nuk numerohen pergjegjesit qe ka Berisha, Meta, Luli e me pas monika e te tjere ndaj popullit Shqiptare. Ata duhen fshire nga betejat e metejshme qe po bejne e do bejne kunder popullit Shqipar. Prandaj o sot o kurre, te mbrohet demokracia, te behen zgjedhjet, te filloje urgjentisht kompletimi e funksionimi i reformes se drejtesise, mjafte me me zvarritje. Ne momentin konkret te zbatohen konkluzionet e nxjerra nga Mero Baze, Logjika njerezore perparimtare nuk eshte ne gjendje te kundershtoj asnje prej tyre, ato tregojne rrugen reale te vertete e shkencore per veprim. Ato Kundershtohen ne menyre alogjike nga oportunistet, lepiresit, rrugacet, te gjithe ata qe nuk e duan shqiperine dhe popullin shqipare, ata jane dhe do mbeten llumi i shoqerise shqiptare.

  7. Niko says:

    Pika e dyte eshte me e bukura

  8. Dash says:

    Pikat mbi i ….z. Baze congratulazioni..

  9. Ne kete rrumpallhane Albanistan secili ben ashtu siido menderja.
    Qe nga ceceni shpellar me ithjeshte qe zapton toka qe shkatrron me shashka e dinamit shtyllat elektrike si ne kohen e luftes….
    Dhe deri tek kryeshpellari komunist karierist qe instaloi shtetin kanunor…
    Prandaj nuk mund te kerkojme normalitet ne nje vend ku nuk zbatohen ligjet….
    Edhe ai qe premtoi shtet ,ra ne batakun e kriminelit sali dhe saliu me ilirin me lulushen me monika ordinerentallin menderen me shtwtin dhe me ne.
    Shikoni hajdutin siben shqiponjen,shikono si hajduti tjeter kendon hymnin,shikoni kryekriminelin me pasuri sheikesh dhe kercenon per lufte dhe vrasje….
    Asnje shpres nga keta lloj hajdutes…

  10. Pa emer says:

    1) – Te shkarkohet Like floriri si president. 2) – Te zgjidhet president I ri. 3)- Te shtyhen zgjedhjet per 1 muaj 4) – Te shofim se sido veproj opozita mbasi Rama ja bo 8-2 , dhe u le dopio 6 ne Dore.

  11. Muco says:

    Ilir meta mbase do te nxjeri ndonje dekret qe ai vete tju rruaje leshte e k….ve cdo shqiptari, si i behet ne keto raste do vij te na e rruaje po e nxori dekretin.

  12. Alban Dega says:

    Thirrje Kuvendit te Shqiperise

    ASNJE ARGUMENTIM E ASKUSH NUK ESHTE MBI KUSHTETUTEN !

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!

    – Shkarkim me procedure urgjent te Presidentit turpi i Shqiperise !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta cdekretoi daten e zgjedhjeve per organet drejtuese te pushtetit lokal.
    Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh dje ai u kthye de jure e de facto ne kryetar i opozites destruktive dhe antishqiptare.
    Qysh dje Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetar e Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre !
    Eshte mjerim intelektual per nje profesor si Zoti Kume behet papagall dhunuesish te Kushtetutes e kusaresh te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Kushtetuta eshte e qarte si drita e Diellit: Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve .
    Nuk ka tager per c’dekretim.
    Nuk ka asnje hapesire per argumentim, per interpretim ne kete rast.
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike qe ka bere :
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    Me aktin e djeshem ai e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be pale me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij .
    Ky akt antikushtetues i shton efhe akuzen e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten.
    Ky akt antikushtetues per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, shenon edhe vetvrasjen e tij politike dhe ligjore .
    Ai eshte nje akt jo vetem nul, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute per shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Shqiperise, qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca!
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj!
    Sot… Neser eshte teper vone !

  13. FLUTURA says:

    Perfundimisht Ilir Meta eshte cmendur. Cfare duhet te beje me shume, per te kuptuar qe kjo eshte e vertet? Edhe ne shoqerite parahistorike drejtuesit e fiseve zbatonin zakonet e pranuara nga shumica, ndersa ky i cmendur ben cfare ti doje qejfi dhe te cmendurit kazane i bejne hosana. Me te vertete besojne se mund te na sundojne arbitrarisht? Kulmi i cmendurise!!!!

  14. Emigranti says:

    Me vjen shume keq per situaten e krijuar ne SHqiperi.Tregon paster nivelin e klases politike aktuale.Ata tallen ne menyren me keqe te mundshme me diten e vetme ku fuqine e ka populli.Normalisht zgjedhjet duhen te behen me30 qershor dhe duhet te shkojne te votojne te gjithe shtetasit ,dhe anetaret e PD dhe te LSI duke mos patur kandidat te tyre ata mund ta dorezojne fleten e tyre te bardhe .Ne fund te votimit do dale nje produkt zgjedhor .Me rast se shumica e fleteve te votimit jane te bardhe atehere qeveria socialiste ka humbur besimin e popullit dhe moralisht nuk duhet te qeverise,se ligjerisht e humbet vete ne kuvend nga numri i deputeteve.Populli nuk duhet te bjere viktime e lojrave politike si te qeverise dhe te opozites .ESHTE E VETMJA DITE QE AI KA FUQINE .Duke e perdorur me mencuri kete DITE ai mundet qe te fute ne kanalet e democracise kete kaste politike qe e drejton dhe ti thote se me mua luan dot.

  15. Drilon says:

    Keta politikanet tane ,qe i “digjet’ barku per Shqiperine A mendojne se me kete situate pilitike qe kemi as qe behet fjale te hapen negociatat . Apo c Ju duhen ketter negociatat ? Sa inat qe e Kane Shqiperine Unike ne gjithcka. Ku si zonje e pare e vendit emerohet e bija dhe e shoqja rri dy jave pa e takuar . Ec Shqiperia ime qe je bere lesh me qime.

  16. Martini says:

    0.shqiptar.mos.e.varrosni.te.ardhmen.tuaie. oshqiptar.mos.i.leni. politikanet.te..bejn.marrveshje.. ne.kurrizin. tuaj.se. marrveshjet.politike.kan..shkatrrua. shqiprin. E.mjer. 1. Marrveshja. E. Vitit1992. Shpryoj.udheheqjen. komuniste. Pa.u.denua. . 2.marrveshja.e1997.perseri. u.amistuan.skaktarer. e.ngjarjve. 3marrveshja.e.1998..u.amistuan..organizatoret..e.grushtit. te. Shtetit..4 marrveshja.e. 2008 nryshimet. Kushtetuese. Brenda. .nates.po.te.ishin. denua. Keqebersit. E. Ketyre. Ngjarjve. Shqiprin
    Do.takishim. ne. Bashke min. Evropian. Pra. Zbatoni.ligjin. dhe. Kushtetuten

  17. Kozmos says:

    MENDOJ QE ILIF HALJA MEZI E ORET SHKARKIMIN E TIJ SI ORESIDENT , DUHET ME CDO KUSHT TE BENTE DICKA QE TA LARGOJNE .

  18. REZI says:

    Zgjedhjet duhet të bëhen. Vetëm kështu funksionon demokracia. Popull, bërja e zgjedhjeve do fusë në vija ligjore demokracinë e brishtë shqiptare. përndryshe kurrë më nuk do ketë demokraci në Shqipëri.
    E dini ju sa kushton të përgatitës bërjen e zgjedhjeve? Kurse ky palo president, pse nuk do gruaja që shkoi dhe la ca para për tu bërë më e bukur të bëhen zgjedhjet, i c’bën me një të rënë të lapsit. Jo ai kujton se është mbret, u përpoq dhe Sala në 94-ën, por nuk arriti.
    Analizë perfekte Mero, sikur lexon mëndjet e të gjithë shqiptarëve që vërtetë e duan këtë vënd.
    Ne bëmë zgjedhjet në Suedi, në 9 shtator 2018, dhe vetëm ideja që mund të përsëriteshin pasi nuk u arrit të sigurohej mazhorancë, bënte të mendohej qytetarë e politikanë dhe kërkonin konsensus. Ju opozitarë në kuvënd, bëni detyrën tuaj si përfaqsues të popullit. Vetëm sot mund të tregoni sa e doni Shqipërinë, nuk e bëni për PS, as për Edi Ramën, por për Shqipërinë. Tregoni se jeni për ligjin që pasi ke hyrë në parlament, del mbi partinë. Shfrytëzoni këtë mundësi që ju dha të bëni detyrën si përfaqsues të popullit.

  19. padrejtësi says:

    Krejt logjike dhe e prtëshme për një nga CUBAT politik të shqiptarëve të shkretë

  20. Persi says:

    Ja thua por kujt ia thua o Baze!Nje popull qe shtyn trenin per ta ndezur,helbete do ndigjoje pordhet e Berishes qe toto Likja kerkon te na i shese per parfum me bllok ne dore!Metalurgjiku vetem ai bene pune sot z.Baze e te shpetojne ky vend qe nga sistemi demokrato-feudal qe u instalua ne 90 e deri ne fund te mandatit berishjan kerkojme te hyjme edhe ne Europe ku po te vesh re sot ne mbremje pazari i gjese se gjalle do te gumezhije si ne kohen e mon Kukaleshit ku Fevzua,Eni Vasiliqia e te ftuarit e Kol Balles ku bene perjashtim Minxhozi do te luajne tallavane sikur nga ta varet demokracia e ketij vendi !Edi rama mbetet hero i dites ku misioni i tij do ti zhduke njehere e pergjithmone kafshet nga ekranet e majmunet me thirrjet “Rama ik”!Poshte diltatura e budallenjeve qe vune macet perpara kokepalareve!

  21. Lere fare says:

    Krejt e qarte!
    Just keep on and go further!

  22. labi says:

    Si gjithmone i sakte ne analizen tuaj,bravo!

  23. katarakti says:

    Ketu kemi te bejme me nje konflikt interesi te paster ndermjet “zonjes se pare” si kryeopozitare dhe bashkeshortit president qe punojne ne sinkron per perfitime politike, personale dhe familjare.

  24. Gjergj says:

    Marrezi eshte perpjekja me cdo cmim e vlleheve ne politike, media, jurisprudence dhe minoritareve te tjere te maskuar keq si shqiptare, per te futur ne lufte shqiptaret veri jug. Nuk do te ndodhe kurre dhe te gjithe keta do te pergjigjen para zotit e shqiptareve shpejt.Mire eshte te terhiqen e te reflektojne per spiunlleqet e krimet e tyre gjate 2200 vjeteve lufte te shqiptareve me pushtuesir.

  25. Ujku Plak says:

    Mero Bazes !
    Ne se je pak inteligjent , keshilloje Ramen te jap Dorheqje dhe te vendoset nje tjeter K/M Socialist .
    Zghedhjet jsne Shtyre sepse Meta u konsultua me Gjermanet dhe USA .
    Te tjerat qe te shkarkojme Meten dhe te mos ndryshojme daten e Zgjedhjeve jane lajthitje komsomolash .

    1. prizem says:

      Me cilet gjermane dhe amerikane? Qeverite e tyre kane mbeshtetur Ramen deri tani, apo lajthitje Ujku komsomolas pa dhembe ne goje…

  26. Veshgues says:

    Ene deputet Mrrizi kush gjete belan, kish lexu kushtetuten gjithe naten e se kish gjete fjalen ” shdekretim” asnje here!
    O Murriz ju e shkarkoni te enjten, ai te premten ne mengjez niset per nje udhetim te gjate jashte shtetit. Shtetet s tregon. I ka shit te gjitha!

  27. Zagoriti says:

    Si gjithmone,mjaft i sakte e bindes per sa shkruan,Mero!Faleminderit se juristet tane nuk jane te afte,si profesioniste te fushes,te ndajne shapin nga sheqeri!

  28. Pato says:

    O Mero nese nje president nxjerre *dekrete te shpalle gjendje te jashtezakindshme apo lajthit e shall gjendje lufte me vende fqinje ne emer te frymes kombetare dhe me gishtat kryqezuar me shprese te evitoje perplasje civile apo per te mbrojt populli ku perfundojme? Jo vetem kaq, por ky mund te ngrihet nje mengjes e anulon dekretin e luftes qe nxori dje e hajde te befsha shtetin e kombin.. Shqyr thuaj qe eshte debil se as per te qesh nuk eshte, por thjesht keqearrdhje.

  29. Joni says:

    Sakte.presidenti do krize pa fund.pra nukdo te behen zgjedhje.dhe per ta bere me te lehte ai anullon diten e zgjedhjeve dhe cdo gje pastaj varet nga opozita e cila nuk do zgjedhje. nukdo gare. nuk do asgje pervec destabilizim dhe lufte pa fund deri ne vellavrasje.Mjer ky popull me kete president. Vete presidenti eshte organizatori dhe prijesi i protestave.dhe tani pas kamerak per lufte. Flm Mero Baze .Ti je per President i ketij Vendi .Naten e mire.

  30. zoga e vodices says:

    PO pse ore flori djali ta futi sala po te jep nga ilacet qe po pi vete prandaj te jane errur syte dhe cdo gje qe po bene le cdo levizje jane ne sinkronizim me te pakut te tredhur mere hiq dore sa nuk eshte vone apo do merni nje dhome me qira te dy ne rec.

  31. Artibr says:

    Qeveria eshte e forte si numrat ne parlament si nga mbeshtetja e babait sh b a nuk ka bir kurve qe ta rezoj po km Jon duhet te mbledhi mendjen dhe te punoj me kete parlament per. Reformen zgjedhore te shkeputet plotesisht nga luli kushtet jan pjekur maxhoranca eshte ne parlament votat jan mund te behen shume gjera te mira eshte koha me e mir nese mendon vertet per te ardhmen e shqiperis mos i digjeni femit tuaj sic bénin komonistat jepi rruge shtetit se do behesh i pa vdekshem do ngelesh ne histori.

  32. Coli vogel says:

    Ne te gjitha demokracitë perendimore kur nje individ ,shoqat apo levizje politike akuzohet per shkelje ligjore subjekti qe ka dijeni per kete shkelje eshte i detyruar te denonzoj ate. Jan organet e drejtesis ato qe duhet te verifikojn ne baz te provave nese ka shkeje ligjore. Drejtesia duhet te jet e pa varur (dhe jo te perdoret nga nje apo tjeter krah i politikes) Opozita (pd e lsi ) nuk meritojn as emrin opozit.Beteja politike zhvillohet ne parlament çfar do lloj akuze sa do e rende kundrejt mazhoranzes ne menyr absolute opozita nuk duhej te digjte mandatet.Idea esht qe pushteti te fitohet me zgjedhje .Presidenti figura e te cilit duhet te jet garanci dhe ekuiliber per te gjith po tregon te kunderten (kryeministri Rama duhet te reflektoj sepse eshte ai me votat e mazhorances qe vendosi zgjedhjen e presidentit) figure e cila nuk plotesonte te gjitha cilesite e duhura per postin qe do mbulonte . Zgjedhje nuk duhet te shtyhen duhet te mbahen rregullisht (eshte fitore per popullin jo per Ramen )

  33. Arber iliri says:

    Ilir meta ka kryer krim dhe duhet shkoje ne gjyq per kete . denojme nje te ri qe vjedh.ky. idiot do vjedh kombin.

  34. D.Didani says:

    Si nuk e permend njeri qe Iliri edhe si president ,eshte ne konflikt interesi,sepse ka gruan ne krye te opozites.Duhet te pranojme edhe faktin tjeter qe gruaja e tij kerkon cberjen e dates 30 Qershor,diten e zgjedhjeve dhe presidenti ploteson kerkesen e opozites ,duke injoruar mazhorancen dhe dekretin qe vet e ka dekretuar 3 muaj me pare!
    Nga ana jeter ,ku ishte ky” babai ” i kombit deri tani,cfare perpjekje ka bere per te pajtuar palet?
    Perse ben dekretime 10 dita pasi ka filluar fushata!
    Perse pretendojne qe opozita eshte ne rruge? Opozita ka filluar fushaten,jane caktuar kandidate nga opozita me bollek!
    Se fundi cfare morali i percjellin kombit cifti Meta-Kryemadhi,kur njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit,apo kur Monika pa pike pergjegjesie deklaron se nuk e ka takuar Ilirin per dy jave…? Perse Zonja e Pare nuk pranon qe ka hyre ne proces divorcimi me Ilirin (Se nuk do kishte burre normal qe nuk do ta takonte gruan e vet ne kohen kur kjo ishte ne rrezik per jeten!!!!!!) ne se eshte kaq i pa shpirt ,s’ka c’na duhet nje “Baba” kombi si ky!

  35. Asd says:

    Ne shqiperi po ndodhin gjera te mrekullueshme. Dolen nga sistemi berisha, basha, mona dhe likja. Shpresojme te dale edhe rama dhe ky vend te shikoje per te ardhme me te mire.

  36. ermiri says:

    Analize e holle. Bravo Mero.

    1. Baballeku says:

      I nderuar z Mero je ne rruge te drejte dhe analizat e tua jane ne lartesine e duhur, kontribut i madh ku duhet te mesojne dhe juristet si te argumentojne ne funksion te se se vertetes dhe te mires se pergjithshme. mjaft vuajti ky popull nga dallkauke ,hajdute e kriminele qe duan te vjedhin akoma.Kuptohet qe Meta,Mona,Luli,Sala,Mehdi Gerdeci,e sahan lepiresit e tyre analisto -gazetare qe ngelen neper tv e portale simbrojtes te se keqes po bejne ceshte e mundur te trullosin mendjet e njerezve te pafajshem ndersa analizat tuaja ndricojne ,dhe studjohen nga ata qe kane mend. vazhdo keshtu i nderuar Mero me guxim per te miren e ketij poulli e ketij vendi.

  37. Zani says:

    Nje hajdut qe vodhi ter Shqiperin tani ndyri dhe Shqiponjen. Legen burre.

  38. eli-tiv says:

    ..tek meta e saliu demokracia nuk funksionon…te gjitha argumentat juridike e ligjore jane fare kot…tek ata po edhe luli cdo gje eshte funks i parase…Edhe kur votuan per reformen menduan se super parane e kane e cdo gje do shkoje si duan.Per ta kuptuar kete mjfton te shihni reagimin e shkelzenit per ta kuptuar kete.Budallait i lezohet me mire situata…mesiguri per 8-vjet qe bllokuan detin per te tjeret ..bene parane e madhe…cfare jane ambasodoret…sekretaret..etj ..vetem rrogetare…keshtu funksionon per ta…te tjerat jane dekor qe i perdorin ne menyre qesharake e vukgare..sic jane vete..

  39. ETHEM LALAJ says:

    SHUME SAKTE.PRESIDENTI I LSI E MBUSHI KUPEN.KTE E KA KUPTUARE EDHE VETE KUR DEKLAROI NGA POGRADECI SE..DO SAKRIFIKOHEJ SO ALENDE.
    -MARRZIT E LIKES JANE TE SHUMTA TE BERA NE VITE.DHE POPULLI THOTE..KUR FEMIJA ABUZON NE PIJE.. TEPRICEN E NXJERR..”
    -POPULLI NUK E HARRON FLORIRIN E KERRABES TE DENONCUARE NGA SALIU,VIDOION E 7 % ME PRIFTIN,KU PRAP E SHPETOI SALIU,AFEREN E ÇEZ NE BASHKPUNIM ME SALINE,21 JANARI U SHKAKTUA PER PER SHKAK RE TIJ,NDERTIMI ME KORRUPSION TE VILAVE NE LALZ,TIRANE,BEOGRAD,LONDER ETJ,DO I PAGUAJ ME PURG DHE DUHET TE KTHEI RESTON POPULLIT SIÇ VEPROI ENVERI NE 1945..!
    -ESHTE FAKT SE SALIU,LIKJA,LULI PUNOJNE PER ZBATIMIN E PLANIT SERB,RUS,GREK.
    -PSEUDONIMET “BISTURIA”,”PENICILINA” QE ESHTE GRADUAR SB QE NE 1974 NUK JANE PA DOMETHENIE.LOBIMI RUS ME FIRNEN E LULIT PER 675.000 $ ESHTE KRIM QE RRI NE SIRTARET E DREJTESISE SONE TE DEGJENERUARE E TE KAPUR NGA SB.
    -DHE SA TE JETE GJALLE SB DO SHPETOJE E GJITHE SHPURA E TIJ.
    -KERCENIMET HAPTAZI TE SB PER LUFTE CIVILE DO REALIZOHEN EDHE ME SHUME BUJAR BUKOSHER TE TJERE SI NE 1998 PER REALIZIMIN E GRUSHTIT TE SHTETIT.
    -NESE NUK ARRESTOHEN SB+ IM KY VEND NUK BEHET.SHQIPERIN DUHET TA SHPETOI SHBA,PASI BE NE KTO KUSHTE PA INSTITUCIONET E VETA NUK VEPRON DOT.DHE KJO SIPERHERE NE 107 VJET.

  40. Henry says:

    Kushtetuta? Po mbi gjysma e popullit refizoi ta votoje me 1998. Duhet kushtetute e re.

  41. O mete per vete says:

    Po mire me zoti President.pse nuk provuat qe te benit te kunderten?dmth te bindnit pakicen qe te hyje ne votime? Po mua qe kam deshire dhe te drejte te votoj ( kundra kandidatit te ps sa per djeni) nuk perfaqesohem dot nga shkelqesia juaj zoti president? Kjo nuk do te thot te perfaqesosh unitetin e kombit.kshu perfaqesoni ke doni ju shkelqesia juaj.

  42. Berti says:

    E ka bo Liro Kushtetuten si prone private(dhe asaj nuk i ben dot te gjitha çfare te duash ), i bon çi ti doj qefi ,e mer kshu e bon kshu ene mas anaj e rrotullon kshu.Faleminderit Mero, na ndriçon Dielli, na ndriçon dhe ti

  43. Opinionisti i paanshëm. says:

    “Edhe shteti më i dobët_ është shumë herë më i fuqishëm se krimi i organizuar….” që do të thotë nëse paligjshmëria kërkon të imponohet ndaj SHTETIT, ai (Shteti) mund t’ja tregojë vëndin dhe këtu mbaron paligjshmëria.
    Nuk mund të mbetemi peng të një presidenti pa moral dhe një pakice amorale, të dhunshme, pa ide….pë po le nam….një pakicë pa “din e iman” dhe që lë nam ….nam i keq për dreq.. zbatoni LIGJIN QË “SHEMB” MAL_I QI_N..
    SHQIPËRIA MBI PARTITË…MBI NDASITË… DHE ” EFENDITË”…SHQIPËRI E SHQIPTARËVE…jo e KUSARËVE…. KUSARËVE ME SHUMË FYTYRA QË TASHMË I KA DALË “YNDYRA”…..CA POLITIKANË QË ÇFAR SI BËNË POPULLIT TË “NGARTË”…. POR SHPRESOJ QË SPAK_u të reagojë…atje ku e lanë vendin të shkojë kushdo që ka bërë “lojë”

  44. peter says:

    Bravo o editor.. i thua shume bukur , qe ne reshtat e para , Po presidencen e kini caktuar ju ,hajdutet komuniste qe e quani veten socialistet e rilindjes.. Po haron qe vendi eshte pa gjykate kushtetuse, qe eshte e domosdoshme ne lojen e artikullit tuaj.. Dhe ky nuk eshte faji i presidentit. Megjithese po mundohet tju ndihmoje juve te rilindurit se dhe ai eshte djali i te vdekurve te pa varrosur.Thoni faleminderit qe kane ikur te shumtet , prandaj vini verdalle ju te rilindurit.. Po si do hyni ne E.UNIONN me koperativat e bashkuara qe po ndertoni, Aka mundesi nje popull te jete kaqe idiot sa doni ta beni ju , socialista dhe demokrate dhe te gjithe emrat qe kini.. Po nuk mesuat qe sistemi qe doni te jetoni eshte i basuar ne pronesi, nuk do jetoni dot Se kanuni i lekes eshte i varur ke qafa e kalit ne mes te bulevardit. Megjithe mend besoni se do gezoni pronat e te tjereve,,, ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *