Të shkarkohet Ilir Meta!

Nga Baton Haxhiu

 

Presidenti Meta foli si hoxhë, ose si prift – e jo si president.

Nga prizmi moral nuk mund të flasë presidenti që moralin nuk e ka pasur asnjëherë virtyt dhe as model të komunikimit publik.

Pajtohem me Tony Blair kur thotë se ka dëshirë që kundërshtarët politikë t’i pensionojë nga politika me garën e zgjedhjeve, por jo t’i futë në burg për gabimet e bëra gjatë mandatit qeverisës. Mirëpo, kur gabimet rrezikojnë kushtetutshmërinë e shtetit, çfarë të bësh me ata liderë?

Presidenti i Shqipërisë me vendimin e tij të sotëm tregoi zvetënimin moral të funksionit të kreut të shtetit. Vendosi ta bëjë një rrëfim të tij në zyrën e të parit të shtetit sikur mes djeshmes dhe të sotmes të kishte rënë një perde e hekurt. Sikur të mos e kishim jetuar kohën politike të para disa viteve.

Ilir Meta na trajton kujtesën sikur të mos kishim qenë ne ata që i kemi përjetuar vendimet politike të kohës dhe sjelljet e tij nëpër ekrane dhe përgjime. Ai bën rrëfim presidencial sikur njerëz dhe sende e situata kanë ndryshuar brenda natës. Ky rrëfim i sotëm është një narracion i dhunshëm që përmbys gjithçka të arritur në politikën shqiptare.

Duke u thirrur në rrezikun që i kanoset pluralizmit dhe parashikimit për përplasje civile, Presidenti thirret në emër të Unitetit dhe rrezikut që po i kanoset pluralizmit.

Pluralizmi si koncept është keqkuptuar me intriga dhe keqshpjeguar me padije nga Presidenti. Për ata që e kanë një pikë shije politike dhe lexueshmëri elementare, pluralizmi nuk parasheh heqjen dorë të partive politike nga procesi zgjedhor.

Pluralizmi si koncept është dhënie e mundësive të barabarta në jetën shoqërore për pjesëmarrje në zgjedhje. Ikja nga procesi zgjedhor është vendim politik, po aq sa është edhe pjesëmarrja. Prandaj, interpretimi me padije i një situate e lë vendin pa të ardhme dhe pa sistem politik. E lë pa institucione. Krijimi i precedentëve të rrezikshëm është më i rëndë për shtetin sesa mospjesëmarrja e PD-së dhe LSI-së në zgjedhje.

Sikur ky vendim të aprovohej, a mund ta merrni me mend se çfarë do të ndodhte me sistemin politik në Shqipëri?

Paramendojeni që në emër të pluralizmit të cilin e pretendon Presidenti të mos marrin pjesë në zgjedhje partitë e pakicës greke, apo çamët. Apo edhe vetë Partia Socialiste. Ku shkon shteti me këtë kapadaillëk fjalësh presidenciale, të njeriut që për një kohë është bërë promotor i të parit që shkel gjithçka që ka të bëjë me institucionin e presidentit?

Ai me padije përmend përplasjen civile. Le ta marrë përgjegjësinë Presidenti për këtë ide të dhunës së paragjykuar, të shtruar në opinion nga zyra e tij.

Po mundohem që të përshkruaj se çka përfaqëson kjo ide dhe ky rrëfim (me qëllim e them “rrëfim”, sepse konferenca e tij për shtyp s’ka të bëjë me një vendim presidencial). Ai po hyn në garën e njëanshmërisë politike. Bashkë me Berishën, ai flet pakuptimtë për fërkimet e të gjitha llojeve, për intrigat që i kanë krijuar vetë duke sfiduar rendin dhe ligjin, keqkuptimet për gjerat më të thjeshta, që janë bërë si dukuri normale e Ilir Metës. Liderët që kanë qëllime primitive të pushtetit mund t’i sfidosh vetëm me gjuhën që ata e kuptojnë dhe të veprosh me ta me mjete që ata i njohin.

Pse?

Vendimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, për t’i çdekretuar zgjedhjet lokale në Shqipëri nuk është vetëm një veprim i rënde antikushtetues, por edhe një ndërmarrje e mirë-planifikuar politike në bashkëpunim të ngushtë me PD-në dhe LSI-në.

Së pari, Presidenti i Shqipërisë nuk gëzon asnjë kompetencë ligjore e as kushtetuese për t’i çdekretuar zgjedhjet. Presidenti ka vetëm rol simbolik në dekretimin e tyre, por assesi ndonjë mundësi ligjore për çdekretimin e tyre. Kushtetuta e Shqipërisë përcakton qartë se Presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca tjera përveç atyre që në mënyrë shprehimore janë përcaktuar me kushtetutë. Koncepti i çdekretimit, ndërkaq, nuk figuron askund në Kushtetutën e Shqipërisë. Për më tepër, data 30 qershor është data e fundit që mund të garantojë plotësimin 4 vjeçar të të zgjedhurve në ushtrim të mandateve të pushtetit vendor. Pas plotësimit të mandateve, të zgjedhurit më nuk mund t’i vijojnë aktivitetet e tyre dhe, si rrjedhojë, do të bllokohet gjithë veprimtaria e pushtetit vendor në Shqipëri. Ky veprim, pra, nuk është në funksion të rikthimit të unitetit politik, por realisht në shërbim të thellimit të krizës institucionale në Shqipëri.

Së dyti, Presidenti i Shqipërisë ka demonstruar një nivel të paprecedentë papërgjegjësie politike në Shqipëri.

Vetëm dy javë para vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Ilir Meta ka vendosur ta shpie vendin në një krizë të thellë duke i anuluar zgjedhjet lokale. Në vazhdën e gjitha sulmeve të orkestruara që PD dhe LSI kanë ndërmarrë kundër Shqipërisë gjatë tërë kësaj periudhe për ta pamundësuar hapjen e negociatave, Ilir Meta ka zgjedhur momentin më delikat për t’i zhbërë zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Me këtë veprim Ilir Meta ka pushuar së qeni përfaqësues i unitetit të popullit, por është pozicionuar qartazi si një aktor i anshëm politik.

Ai tashmë sillet si burri i Monika Kryemadhit, por jo si President i Republikës së Shqipërisë. Me këtë veprim ai ka parashtruar mundësinë për delegjitimim të procesit demokratik të 30 qershorit dhe krijim të një situate të paparashikueshme pas saj.

Kështu, Ilir Meta nuk ka mbyllur thjesht mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve me 30 qershor, por ka filluar një luftë të hapur me Qeverinë. Veprimi i tij nuk është thjesht problem në vetvete: veprimi i tij tash imponon edhe marrjen e një sërë veprimeve plotësuese në vijim të çdekretimit të zgjedhjeve. Tani, Meta nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve, do ta vazhdojë kontestimin e Qeverise në çdo takim dhe vazhdimisht do të punojë kundër Qeverisë, duke cenuar drejtpërdrejtë edhe Shqipërinë. Kësisoj, nëse Parlamenti i Shqipërisë nuk i fillon menjëherë procedurat e shkarkimit të Metës, atëherë Meta krizën politike në Shqipëri do ta zgjerojë në një krizë institucionale dhe shtetërore.

Ilir Meta duhet të shkarkohet gjithsesi nga posti i Presidentit.

Ai ka abuzuar edhe me numrin e paktë të kompetencave kushtetuese që ka, gjithnjë në përpjekje për t’u faktorizuar politikisht. Meqë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka parë të arsyeshme të ketë një konflikt të hapur me institucionin e Presidentit, ai ka toleruar vazhdimisht sjelljen abuzuese te Presidentit. Presidenti në mënyrë antikushtetuese nuk e ka dekretuar fillimisht Ministrin e Brendshëm, e pastaj e ka bërë të njëjtën edhe me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për ta maskuar agjendën e tij të ngushtë dhe meskine politike, Ilir Meta ka mobilizuar narrativa nacionaliste dhe ka shitur një sjellje kinse prej një personaliteti parimor në publik. Duke shfrytëzuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta nëpërmes veprimeve arbitrare gjithmonë ka kryer veprime në shërbim të PD-së dhe LSI-së.

Shqipëria mbase është i vetmi vend në botë ku Presidenti flet për unitet paradite dhe gruaja e tij, zonja e parë e shtetit, hedhë mollotovë në mbrëmje. Për më shumë, Shqipëria është i vetmi vend në botë ku një personalitet që shihet në një video-incizim për kusur pazari ditor të marrë guximin që prapëseprapë të vendosë t’i deprivojë shqiptarët nga mundësia e votës së lirë dhe zgjedhja e përfaqësueseve të tyre.

Shqipëria për pothuajse 30 vite nuk ka arritur të prodhojë një klimë normale elektorale dhe një ambient të favorshëm demokratik. Pikërisht për shkak të njerëzve të politikës si Meta, Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tyre të heshtur nga radhët e PS-së. Këta të fundit, në mënyrë të heshtur, janë në pritje të thellimit të krizës së Ilir Metës në mënyrë që t’i rifitojnë privilegjet e humbura. Në fakt, vetë Bushati kur kishte humbur detyrën kishte dërguar një letër në Presidencë tek Meta, me vulë sekrete, kundër Ramës dhe Cakajt duke gënjyer me paturpësi. I njëjti ka vazhduar të flasë me pezëm e mëri kundër Ramës e Cakajt në vizitën e tij të fundit në Vjenë në kuadër të angazhimeve të tij në OSBE.

Pse po e përmendi këtë fakt?

Pikërisht ngaqë tashmë është krijuar një rreth kundërshtarësh politikë të cilët më nuk zgjedhin mjete për t’ia gërryer Ramës terrenin politik ngadalë, por sigurt. Në këtë situatë, Rama assesi nuk duhet të përgjigjet duke bërë makinacione politike ndaj këtyre njerëzve. Në fakt, Rama thjesht duhet të bëjë veprimin më dinjitoz kombëtar në kuadër të rrethanave aktuale: shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Shqipërisë.

Me veprimin e tij për t’iu pamundësuar të drejtën shqiptarëve të votojnë, Ilir Meta i ka dhënë goditjen më të madhe pluralizmit politik në Shqipëri që nga vitet e 1990-ta. Me manipulimin e tij me çështjen e dekreteve dhe duke i kaluar kompetencat kushtetuese në vazhdimësi, Ilir Meta ka cenuar rëndë ndarjen e pushteteve gjatë gjithë kësaj kohe. Më shumë se në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, ai është sjellë në përputhje me ëndrrën e tij prej monarku. Ai ka bërë praktikisht puç antishtetëror me çdekretimin e zgjedhjeve dhe, si rrjedhojë, ai s’meriton të jetë në atë detyrë më tutje!

Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet ta kuptojnë se nuk mund ta shpërfillin vendimin e Presidentit për çdekretim të zgjedhjeve pa marrë masa ndaj një Presidenti që e ka humbur besueshmërinë në tërësi.

Ilir Meta ka frikë deri në palcë nga përsëritja e gjykimit për rastin ku ai është kapur duke vjedhur në xhirime drejtpërdrejt gati në shuma milionëshe.

Prandaj, për ta shpëtuar veten, ai ka zgjedhur njollosjen e reformës në drejtësi.

Prandaj, për ta shpëtuar partinë e tij, ai ka zgjedhur rrënimin e Shqipërisë.

Prandaj, për ta shpëtuar Shqipërinë, Ilir Meta duhet të largohet nga zyra e Presidentit me urgjencë.

REMOTE_ADDR:[]

39 komente në “Të shkarkohet Ilir Meta!”

    1. drini says:

      Sume sakte ne cdo germe. Bravo Baton!
      Por edhe nese anullohen zgjedhjet, KQZ te beje nje padi ne gykate kunder Ilir Metes ku te kerkoje deshhsperblim dhe tpagim te gjithe shpenzimet e deritanishme te zgjedhjeve, 1 apo 2 milion euro. Padia mbeshtetet ne faktin se vendimi per anullimin e tyre eshte bere me paramedim, pas fillimit te fushates zgjedhore dhe kryerjes se shpenzimeve per fletet e votimit, KZAZ-te etj.
      Nese nuk e paguan ti konfiskohet pasuria.
      Mendoj se kjo do te ishte nje zgjidhje gjithesesi.

  1. ZENON BALLA says:

    FRYNI ZJARRIT

    Më mirë një mirëkuptim joformal, sesa një përplasje vëllazërore për hirë të formaliteteve.
    LUFTA PËR PUSHTET – PASION I TË DYJA PALËVE.

  2. ZENON BALLA says:

    TI OR PUSH, EDHE TI PO I BIE MORALIT
    ME IDIOTIZMAT TUAJA VËLLAVRASËSE!

  3. Fisniku says:

    Te lumte i nderuar Z . Haxhiu ! Mbetesh me i madhi gazetar i mbare Shqiptarise …

  4. Tradita says:

    Turp per ty, po i fryn shume zjarrit ti Baton Haxhia… po i nxite edhe Ramen per nje veprim shume te gabuar… Ilir Meta duhet te shperndaje parlanetin me mbylljen e sezionit.

  5. FLUTURA says:

    Ilir Meta, nje skraparlli i inatosur, sapo u zgjodh president doli ne fushate per partine e tij dhe na cuditi me ato thirrjet per armatosjen e popullit. Ne fakt eshte ai qe grumbulloi guret neper rrotat e qeverisjes qe gjate fushates e deri sot. Dhe tani i duket vetja si hero. Per te na nervozuar na tregon edhe qetesine e shqiptarine. Njeri vulgar edhe koktrash.

  6. Ledion says:

    Analize e shkelqyer

  7. Arber says:

    O Baton po I jep urdher PSSh si dikur Miladin Popovic e Mugosha urdheronin PKSH per perjashtime e pushkatime.Leri socialistet te bejne ate qe ndjejne, me shpresen se eshte e duhura.Mendimet me te mira sherbeja vetes e Kosoves ne fillim. Dhe tek shtepia e vellait nuk futen hundet keshtu, si thua?

  8. Yyyppp xhixhi says:

    Bytheca ju e vute dhe po keni bythe atehere ngrijini padi penale Likes per grusht shteti ne tentative. Te shohim cdo beni.

  9. 👋👋🇺🇸🇺🇸🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇪🇺🇪🇺🇽🇰 says:

    👏👏👏👏

  10. Atdheu says:

    Bravo z. Baton. Nje analize teper e sakte. Mbetesh realist si gjithmon.

  11. Baton Haxhiun says:

    Ilir Meta as veten nuk di te vrasësh mor pleh

  12. Zim says:

    Mire e ke ti por problemi I gjithe shqiptarve dhe jo vetem politikanve eshte qe ti thone gjerat vetem kur u preket interesi jo kur eshte per tu thene. Si mund te vihet President nje hajdut dhe tani qe ste intereson i thua je hajdute. Ka ndonje nga politikanet Shqiptar qe punon per shqiptaret dhe jo per inte personale dhe xhvatje te Shqiptarve. Venja e pasuris nepermjet vjedhjes dhe korrupsionit I ka pozicionuar politikanet tane ti kerrcasin dhembet njeri tjetrit kush del me i forti, sa per Shqiptaret nuk e kan problem.

  13. lagja.brrakes says:

    Priten pergjime ma te forta nga Bildi. Hapi tjeter i Metes shperndarja parlamentit ilegjitim.
    E ka mor ne dor gjermoni qe nuk merzitet e Meta po munohet te jete unison me to e te boje pentiton.
    Cdo boje Rama me shperndarjen e parlamentit te Gjuzit meqe o 3 levizje para?

  14. Oparaku says:

    I lir Meta gjate gjithe jetes se tij politike ka punuar vetem per veten e tij Nuk po i bej shume histori se e dini.Tani ai ne fakt po shlyen borgjet qe ka ndaj Sales.Prandaj ndejten ne nje kafe ne Tirane se bashku per 5 ore.Ku me to ishin edhe gazetaret e tyre personal.
    Tani qe reforma ne drejtesi po shkon drejte fundit Sala dhe Iliri nxorren te gjithe arsenalin e tyre.Jo per Shqiperive dhe popullin por per veten e tyre.Duke i munduar si gjoja per te shmangur perplasjet e opozites me magjorancen po bej edhe kete veprin.Analiza qe i bentepluraliste situates ishte e ngjashme me ate te Lulit dhe Monikes. por me nje ndryshim qe ujin nuk e drejtonte nga interesat e vendit por nga interesat e tyre te perbashketa
    Te ashtu quajtura mos marveshje ne mes te pozites dhe opozites nuk jane te sotme Kane me shume se 4 muaj Ku ishe ti president.apo flije gju
    me.Te pakten te flisje me bashkeshorten tende.qe gjate fushates per zgjelljen e deputeteve ishe se bashku me Monen dhe qe te dy humbet biles me turp.dhe te gjitha keto te meta nuk shlyhen ne kete forme.Duke futurvendin ne qorrsokak.po qe se te degjojne ty.
    Fushata eshte ne mbyllej.Kur ti pa asnje te drejte e nderpret ne kete faze .Pse nuk u konsultove me Partite a ishin ne nje mendje me ty.Te gji
    tha keto jane shkelje tete drejtave jo vetem kushtetuse por edhe pluraliste. Nje bravo te madhe per Batonin.

  15. Labi says:

    Ku maskara qe fle te duhet te kujtohet per harten e Kosoves q e e ndante si pice me emisionin e Fevziut. Nje ndarje qe paturpesisht bashkefajtori Thaci e Mohoi dy tre here nje muaj me pare , po paturpesisht.
    Keta feudale te shqiptareve me qehajaje si Haxhiu kane zhdukur te drejta demokratike me te medha , si e drejta e nje kombi per te jetuar e vendosur ne e mbi territorin e tije… Meta , sikurse Rama e Basha eshte nje hajdut,
    Ti je pale me nje hajdut qe te ushqen, azgje me shume.

  16. Labi says:

    Ku maskara qe fle te duhet te kujtohet per harten e Kosoves q e e ndante si pice me emisionin e Fevziut. Nje ndarje qe paturpesisht bashkefajtori Thaci e Mohoi dy tre here nje muaj me pare , po paturpesisht.
    Keta feudale te shqiptareve me qehajaje si Haxhiu kane zhdukur te drejta demokratike me te medha , si e drejta e nje kombi per te jetuar e vendosur ne e mbi territorin e tije… Meta , sikurse Rama e Basha eshte nje hajdut,
    Ti je pale me nje hajdut qe te ushqen, azgje me shume.

  17. ELENA GJIKA says:

    foli edhe baton stanishiqi njeriu ce me se shumti e urren tere Kosova

  18. Remi says:

    Analizë prefekte nga Batoni ,Respekt
    Unë do shtoja Vetem edhe dy fjalë;
    Pa largomin e Ilir Floririt dhe Sali Berishës nga politika,Shqiperi nuk do shohë ditë të bardhë!

  19. s.g. says:

    A shkonte vendi në konflikt civil dhea kush e sillte deri aty nëse Meta banalizon gjërat deri në atë të drejten e ish opozites për paknaqësitë e tyre atëhere edhe mazhoranca po të vepronte njejëtë me presidentin ku dhe ata simbas kësaj logjike se presidenti është i aferave të Priftit të Doshit… paska të drejtën ta,bojkotojnë presidencen

  20. alban says:

    Batoni eshte tradhetari me i madh i vendit. serbofil

  21. demokrati says:

    Sakte.Kete radhe delirantin ne krye te shtetit nuk mund ta shpetojne as vellezerit siamez ne PS. Jo me zgjidhje politike permes tavolinave te partive.Vetem zgjedhje.

  22. XXXL says:

    Nëse vëndi shkonte ka konflikti civil me gjasa vetëm teorike atëherë faji bjen mbi protagonistin qoftë parti ish parti apo dikush tjetër dhe ata duhej pamundësu e jo për tu mburojtur anarshistët dhe shkelë të drejten ligjore të qytetarëve kjo është puçizëm

  23. labi says:

    Bravo Z.Haxhia, analize e plote ne kohen e duhur,pergezime.

  24. Blanco says:

    A e pyet njeri veten ketu, kush e beri president, apo CQT thuaj..

  25. daja says:

    Je teresisht i njeanshem. Me apo pa vetedije kete e din ti Z. Haxhiu !
    Ne situaten e ndodhur me qendrimin qe mban nuk e ndihmon por e shtyn Ramewn drejt gremines por jo vetem . Shpresoj e besoj se ne Shqiperi ka njerez te pergjegjshem dhe te ndershem sherbetor te vendit dhe jo te njemije e nje subjekteve enigmatike .

  26. Nik says:

    Pasojat e aleances krrejt jo parimore qe beri Rama me Meten tek ngjalat s’kane te mbaruar! Keshtu ndodh kur pragmatizmi pa kufi per pushtet ben aleance me mafien.

  27. studenti i vjeter says:

    ky batoni mos eshte ai spiuni i serbeve?

    apo eshte baton tjeter?

  28. Ylli says:

    Bravo Baton ….je fantastik .Dikur ja mbaje karin ne goje Berishes ,tani i mban karin ne goje Edit .
    Mund te thoni pse kaq banal ?? Keni te drejte por nga banaliteti im nuk peson gje Shqiperia .Do haj ca te shara nga anonimet dhe kaq …neser eshte dite e re .
    Ndersa nga ligesia e ketij bythqiri e legeni ,mund te marri flake Shqiperia ….e neser mund te jete dite e ze ze .
    Shikoni cfare palloshi eshte….te zhduki Ilir Meten ,te asgjesoj Lulin ,te eleminoj Berishen e te fshij nga faqja e dheut Moniken ,sidomos Bushatin ta shkrij fare !?!?E pastaj ky me Edin do jene vellezerit siamez te demokracie Batoniane ?!?!
    Kesaj pacavure ne forme trakti te nje organizate terroriste ky robqiri i thote analize ?!?!
    Kam besim se Ed Rama nuk do degjoj keta robqira qe e duan kete vend ne flake ,por do beje politike deti ne oren e fundit .E ka treguar veten se mund ta shkepusi vendin nga tradita e perplasjes .
    Ah Baton Haxhiu ,Baton Haxhiu….spurthjak tinzar dhe egershan i lig !!

  29. Enkel Joti says:

    Baton prapeseprape argati i Vuçiç je dhe si i tille do damkosesh tere jeten tende.

  30. rrr says:

    Shkarkimi urgjent eshte imperativ i dites Nese Rama vazhdon me mefshtesine e tij ne te semes vafte por ka pergjegjesi perpara zgjedhesve te tij NESE nuk kishte by…per te luftuar te mos na kerkonte votat…………………….

  31. Lani says:

    Kermen e vuri Rama se nuk dinte te bente ndryshe. Edhe tani vazhdon te jete krejt i paafte per te bere ate reagim qe kerkojne shumica e shqiptareve qe e kane zgjedhur dhe mbeshtetur: te qerroje nga predidenca mediokrin e lig Ilir Meta!

  32. Alban Dega says:

    Thirrje Kuvendit te Shqiperise

    ASNJE ARGUMENTIM E ASKUSH NUK ESHTE MBI KUSHTETUTEN !

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!

    – Shkarkim me procedure urgjent te Presidentit turpi i Shqiperise !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta cdekretoi daten e zgjedhjeve per organet drejtuese te pushtetit lokal.
    Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh dje ai u kthye de jure e de facto ne kryetar i opozites destruktive dhe antishqiptare.
    Qysh dje Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetar e Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre !
    Eshte mjerim intelektual per nje profesor si Zoti Kume behet papagall dhunuesish te Kushtetutes e kusaresh te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Kushtetuta eshte e qarte si drita e Diellit: Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve .
    Nuk ka tager per c’dekretim.
    Nuk ka asnje hapesire per argumentim, per interpretim ne kete rast.
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike qe ka bere :
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    Me aktin e djeshem ai e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be pale me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij .
    Ky akt antikushtetues i shton efhe akuzen e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten.
    Ky akt antikushtetues per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, shenon edhe vetvrasjen e tij politike dhe ligjore .
    Ai eshte nje akt jo vetem nul, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute per shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Shqiperise, qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca!
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj!
    Sot… Neser eshte teper vone !

    1. beni says:

      Ti je një islamik i thekur o Hajdar i Klintoit,qepë or atë halë llum i Hamdiut komunistit të flaktë të Enver islamikut!

  33. alphade says:

    Ky president duhet larguar me “kopanin e Theodhor Rusveltit” duke i “buzeqeshur”
    hidherimshem se ne c’derexhe e kane cuar Shqiperine horrat si SaliSerbRusi dhe
    Ilir Florir Hajni…!!

  34. Edlira says:

    Baton Haxhiu…spiuni i UDB-es jep urdhera se cfare duhet te ndodhe ne Shqiperi!!!!😡😡😡

    Ju spiunet jeni krijesat me te urryera te kombit shqiptar!

    Si ne Kosove,ashtu edhe ne Shqiperi dihet qe Baton Haxhiu ka qene zyrtarisht spiuni i UDB-es!!!

    Cudi qe ben akoma hije mbi dhe nje spiun i tille….

    Zoti vonon,por nuk harron! 🙏

  35. Tit says:

    Bravo Baton, të lumtë mëndja, je penë e fortë! Ia ke bërë mirë atij kokëlopës së Skraparit, që është xhindosur tani që po ndjen prangat, dhe do të djegë edhe Shqipërinë.

Lini një Përgjigje te lagja.brrakes Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *