Vlorë, 55-vjeçari godet me shat në kokë vëllain

Një konflikt mes dy vëllezërve çoi në plagosjen e njërit prej tyre pasditen e kësaj të hëne në Vlorë.

Ngjarja sipas policisë ndodhi rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë, pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri është një 60-vjeçar me iniciale H.T.

Ai u godit me shat nga vëllai i tij 55-vjeçar me iniciale A. T.

I plagosuri u dërgua në Spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

E mbërritur në vendin e ngjarjes, policia shoqëroi autorin e dyshuar të plagosjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Vlorë, 55-vjeçari godet me shat në kokë vëllain”

  1. SI says:

    Po shati nuk ka iniciale apo pune e madhe!!!!!!!!Tjeter here me te kujdeseshem ne trajtimin e barabarte te te gjithe mjeteve e rrethanave te ngjarrjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *