Arjan Çani: Mos ëndërroni kot, kjo krizë nuk ka për t’u zgjidhur kurrë. Është luftë e egër për pushtet, por shqiptarët nuk do shkojnë në përplasje civile

11 Qershor 2019, 21:38Politika TEMA

Sipas gazetarit Arian Çani, duke marrë parasysh krizën aktuale në Shqipëri nuk do të ketë ndonjëherë zgjidhje.

Gjatë emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos, ai theksoi se njerëzit publikë që kanë hapësira në media të mos i bëjnë njerëzit që të ëndërrojnë më kot.

“Nuk ka zgjidhje. Mendimi im është që nuk do ketë zgjidhje asnjëherë. 

Mirë është që ne që të paktën kemi një foltore, një mundësi nga një ekran i caktuar siç është Klan apo ABC-ja mirë është që aq sa mundemi, me aq sa na dëgjojnë ata që na kanë xhan, apo që na kanë inat, mos t’i bëjmë kot të ëndërrojmë. 

Nuk do ketë zgjidhje. Kjo nuk është pesimiste ta thuash”, tha Çani.

Sipas moderatorit të emisionit “Zonë e lirë”, vendi ynë nuk është një vend me demokraci të konsoliduar.

Çani theksoi se zgjedhjet dhe votat respektohen më shumë në vendet tona fqinje. Sipas tij bëhet fjalë për luftë për pushtet, ku dikush do humbasë.

“Sepse nuk jemi në një vend me demokraci të konsoliduar. Jemi në një vend hibrid. 

Në një vend që nuk është as diktaturë, por nuk është as demokraci. Deri në momentin, kur ne jemi dakord që zgjedhje në këtë vend nuk janë bërë kurrë të rregullta, gjithmonë tjetri paragjykohet thotë që “i ke vjedhur” i ke vjedhur”, çdo bisedë tjetër pas këtij momenti është e kotë. 

Pra si të thuash duhet ta heqim këtë lloj hipokrizie. Ne jemi një vend ku zgjedhjet dhe vota nuk respektohet. 

Ndërkohë që vota respektohet shumë mirë në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi. 

Vetëm tek ne vazhdon të ndodhë që fituesi të paragjykohet dhe me të drejtë sepse faktet, interpretimi i tyre, janë të mjaftueshme që të na bëjnë të besojmë se nuk ka palë të drejta dhe palë të gabuara. 

Është luftë për pushtet dhe unë them që kjo luftë do të vazhdojë dhe patjetër që dikush do humbasë nga kjo luftë. S’mund të vazhdohet me këtë histori  që të bëhet luftë dhe të gjitha palët të dalin të fituara”, tha Arian Çani.

Ndër të tjera, dy gazetarët prekën edhe frikën për një përplasje civile që mund të ndodhë për shkak të krizës politike. Mirëpo sipas Arian Çanit, shqiptarët nuk do bëjnë ndonjëherë përplasje civile për votën e lirë.

Arian Çani: Ti mendon që jeton mes banorëve të cilët janë kaq të ndjeshëm dhe kaq koshientë për votën e blerë sa të ngrihen dhe të venë jetën e tyre në rrezik? Ti mendon se jeton me banorë të tillë?

Kam përshtypjen se ke një imazh pak më të bukur seç duhet për banorët që të rrethojnë Muçi. Nuk mendoj se janë kaq njerëz të rafinuar. Janë më bazikë shqiptarët.

Domethënë nuk mendoj se do ngrihen ndonjëherë të bëjnë revolucion apo të bëjnë përplasje civile për votën e lirë. Është luks i madh apo jo?

Mustafa Nano: Këta që dalin votën e lirë e kanë sebep. Unë e di që ata me votën e lirë s’kanë lidhje. As nuk e duan të lirë sepse kur kanë qenë në pushtet vidhnin vota.

Arian Çani: Unë nuk doja të thosha këtë. Unë doja të thosha që ndërgjegjja shoqërore nuk ka arritur dhe ndoshta nuk do të arrijë kurrë që të shkojë në revolucion, të shkojë në një kryengritje apo protestë madhështore për të vënë në jetë apo për të rikthyer në Shqipëri njëherë e mirë votën e lirë.

Është budallallëk që të marrësh anë në këtë moment. E di kur do merrja anë unë Muçi, sikur populli të ngrihej pa i vënë datë.

Në momentin që Basha lë takim, për mua nuk është populli. Populli nuk ka nevojë për Lul Bashën. Fakti që kjo nuk funksionon atëherë kemi të bëjmë me dy grupe, janë njerëz që duan t’i japin sens jetës së tyre.

12 komente në “Arjan Çani: Mos ëndërroni kot, kjo krizë nuk ka për t’u zgjidhur kurrë. Është luftë e egër për pushtet, por shqiptarët nuk do shkojnë në përplasje civile”

  1. Mendje qytetari says:

    Or ti i zones lire!
    Kete krize e zgjidh SPAK! Per 6 muaj! Nje pjese e atyre qe duhen per ne Rec, jane pa imunitet! Nje prove u be me 6 ish deputetet para dy javesh!

  2. votuesi says:

    çan e ke qare kete here, me te mbledhurit e Lulit nuk rrezohet qeveria, kurre, po kurre. Maksimumi 10 mije vete jane, 5000 militante edhe 5000 hallexhinj.Por me fal jane gati 2.5 milion banore te lutem a mundet te diktojne 5 mije. Jo. Madje ne fund kane qene shume me pak pavaresisht se si i jep kamera.

    1. Taras Bulba says:

      5000 apo 10000 nuk mund te diktojne shumicen ,drejt e thua , por qe te prishin pune ,te prishin zgjedhjet , te bejne trazirate , greva te vazhdueshme te te bejne rezil ne Europe dhe mbare boten pa qene nevoja besoj jane boll …….
      Kurse sa per botimin e Canit , ske cheq asnje pik dhe presje , ka bere nje pershkrim teper real , nese do ti pelqeje dikujt , ajo eshte tjeter pune…….tung

    2. xxx says:

      Mos ki merak per numura shume shpejt ramua jep vete doreheqjen

  3. Edi says:

    CANI TE DIJA DÉBILE BUDALLA FARE POR QENKE I AVANCUAR NE GJYKIM BRAVO

  4. era! says:

    Fakti tragjik i mjerimit tone eshte vete fakti qe manipulimi i ndergjegjes se shqiptareve lihet ne dore te dukagjindve si ky KANI……………..

  5. A eshte i shemtuar Ylli Rakipi? says:

    Ndoqa nje pjese te emisionit te Rudina Xhunges “DRITARE” ku perball disa gazetareve jepte shpjegime Z.Taulant Balla.
    Nuk dua te flas per cilesine e emisionit,sepse une nuk pata interes ta ndjek deri ne fund.
    Por nga aq sa pash me terhoqi vemendjen gazetari Ylli Rakipi qe disa here i drejtohej Z Taulant pak a shume ne kete menyre
    -Shiko sa i bukur eshte Taulanti…Shiko sa i bukur eshte Taulanti.. Shiko sa….!
    Mund te jene shume arsye te nje sjellje te tille:
    -Zoti Ylli mund te kete prirje homoseksuale dhe e perdorte “DRITAR-en” per te gjetur partner.Ishte si te thuash nje sjellje ndjelljeje sexuale. Nuk e dij a eshte i martuar Z.Ylli.Dhe ne se po si i ka raportet bashkeshortore.Natyrisht ne se eshte keshtu nuk ka asgje te keqe.
    -Por mund te jete edhe ndryshe.Z.Ylli ndoshta vuan nga komplekse inferioriteti, sepse mund ti duket vehtja i shemtuar.
    Kjo natyrisht qe ka nevoje edhe per trajtim mjeksor ,por edhe per nje trajtim te vecante shoqeror.Nuk vura re qe asnje nga koleget apo drejtuesja e emisionit te perpiqeshin ta ngushellonin duke i thene “Se edhe ty Ylli je i bukur”apo”Ylli ti je edhe simpatik” apo ndonje shprehje tjeter perkedhelse.Kjo nuk eshte humane!
    Dhe kur koleget nuk ndihmojne njeri tjetrin s’ke c’pret nga ata per te ndihmuar shoqerine!?

  6. Shabani says:

    Vota e lire garantohet po te jete e Hapet Dothan e regjistruar kush kujt ia dha voten. Kush ka trike te votive hapet le te makos votoje.

  7. G.Karagjozi says:

    Akoma media ne shqiperi ekspozon komente Politike nga nje Injorant Antishqiptar e filo Grek. Ordineri Cani ne trazirat e Shqiptareve te Maqedonise shkroi nje Artikull ku kritikonte Shqiptaret Maqedonas qe kerkonin te drejtat si Qytetare te barabarte me ata Sllave. Permbajtja e Artikullit ishte si e porositur ne Zyrat e Asfalise Greke…E kritikova ne Email e me ktheu nje pergjigje Injorante ;aspak Inelektuale dhe ne presim te beje Analize Politike e me shume “Mendjendrituri ” Arjan Cani…

  8. Me emer says:

    Ne boten e demokracive te verteta , ne rastet e krizave te njellojta me keto te vendit tone , ata qe “kane tru”. e perdorin ate ne te miren e vendit , te popullit , nese vertet kane mbeshtetjen e tij . Kjo behet e realizueshme me doreheqje te vullneteshme nga postet drejtuese . Kjo eshte e ndereshme , te rrit vlerat , por as nuk ta privon te drejten te merresh me politike . Thenia ” do behet si them une ” , eshte e nxituar , eshte arrogance , prepotence , ngjet me kohera qe nuk mund te kethehen me mbrapsht .As Meta , Rama , Saliu , e askush tjeter nuk jane te pa zevendesueshem . Shqiperia eshte e shqiptareve qe duhet te mendohen mire , kur te drejtohen tek kutia e votimit ku duhet te votojne per njeriun e mire dhe puntor , patriot te vertete me deshiren e zjarrte per ti sherbyer popullit . Nuk votohet per ata qe thone forcat politike, te ngrehura me baze “fytyrat e nxira “. Duhet me domosdo freskimi i drejtimit ne forcat politike ku dominojne njerez pa karakter , me fjalor te poshter , me forca politike ku nuk shihen programe ekonomike ne te miren e vendit por “muskuj ” , rrugaceri… Te korruptuarit te largohen urgjentisht nga politike , te japin llogari , te dorezojne te vjedhurat . Organet gjyqesore pa frike te kryejne detyren ndaj kushtetutes se vendit si detyrim ndaj vullnetit te popullit . Pavaresia e tyre ndaj politikes , eshte detyrim , varesi ndaj kushtetutes se vendit gjithashtu detyrim . Ne situaten e krijuar , forcat e rendit te mbrojne me vendosmeri pronen , jeten e qytetareve , institucionet publike nga forcat e erreta keqberese qe natyrisht “frymezohen ” nga ashtuquajtura politike , pasi ajo nuk eshte e tille , por eshte pise , katrran per te shtrruar rruget e turpit ku na kane futur .

  9. Gjergj says:

    Ky greku thote , sic gjithe minoritaret, se pavaresia e sovraniteti per shqiptaret jane iluzion. Ndaj nderkombetaret e minoritaret do e hedhin boten ne zjarr dhe nuk e leshojne nje nga dy forcat e medha,PS. Maskohen si jugore e shqiptare gjithsesi.Por dhe PS e gjithe Shqiperine do e marrin e gezojne vetem shqiptaret e miqte e tyre.Apartejdi mbi shqiptaret ka mbaruar.Bota le ta dije.

  10. Me emer says:

    nuk ju pelqen komenti ? Nga B.E.-ja qe e doni aq shume komentoj ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje