Hazbi Kasaj i drejtohet Jarit: Neritan Ceka më ka vjedhur idetë!

11 Qershor 2019, 18:08Antena TEMA

Pas mallkimit legjendar që Neritan Ceka u bëri shqiptarëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, Jari ka marrë një letër nga kandidati i përjetshëm i Këlcyrës, Hazbi Kasaj, që bëhet shumë popullorë me idetë e tij origjinale para zgjedhjeve.

Jari vendosi ta ndajë këtë letër me mbështetësit e tij:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Më poshtë keni një letër që më ka mbërritur nga Hazbi Kasaj, në të cilën pretendohet se Neritan Ceka i ka vjedhur idetë e tij para zgjedhjeve.

Po e lë në gjykimin tuaj.

Letra:

I nderuar zoti Jari!

Jam shumë i indinjuar me atë që ndodhi dje në një televizion, ku zoti Neritan Ceka, njeri i ditur dhe i respektuar, bëri në sytë e shqiptarëve, duke më vjedhur mua idetë.

Siç mund ta shikoni dhe në Youtube, unë jam politikani i parë shqiptarë që kam mallkuar popullin, se ky popull kështu e do.

Të gjithë e dini tani atë mallkimin tim “Ju rëntë kanceri në grykë, po nuk ma dhatë votën mua”, apo mallkime të tjera të tipit, “burrave mos u punoftë më vegla po s’ma dhanë votën”, apo “grave mos u shkoftë më mendja për burrë, po nuk ma dhanë mua” etj, mallkime që janë shumë popullore, dhe kanë autorësinë time.

Unë njihem në gjithë Shqipërinë për këtë gjë.

Kam dalë në studio televizive i kam përsëritur dhe gjithë shqiptarët më mbështesin në këtë rrugë.

Këtë fushatë elektorale vendosa të mos mallkoj, por të premtoj, dhe premtova se do hap shtëpi publike dhe u dhashë leje grave të tradhtojnë burrat dhe burrave të tradhtojnë gratë.

Sapo unë u bëra njeri pozitiv, me shumë tinzari Neritan Ceka më vodhi idetë e mia të vjetra bazale, mbi të cilat unë kam ngritur personalitetin tim, dhe po bëhet njeri popullor.

Unë po ju drejtohem ju si njeri që e keni zotin Ceka në kampin tuaj opozitar dhe ju kompromenton rëndë, duke qenë një hajdut idesh.

Dua urgjent të distancoheni prej tij, dhe të më kërkoni ndjesë për vjedhje të ideve.

Ndryshe do t’u mallkoj rëndë, shumë rëndë, “ju dënoftë zoti dhe u bëfshi si Tit Vasili”.

Por po pres derisa të reflektoni.”

10 komente në “Hazbi Kasaj i drejtohet Jarit: Neritan Ceka më ka vjedhur idetë!”

  1. Prind says:

    Me lot qesha ??

    1. Befuck Meta says:

      Urgjent Ceka I Elbasanit te bashkohet me Ceken e Beratit dhe te krijojne grupin e humorit popullor me motive te Shqiperise se Mesme. Kam pare budallenj plot, madje edhe profesore te tille, po gomar professor dhe ambassador e deputet e minister nuk kam pare. I biri qenka lule me ate punen e veshit, ky u dashka varur per veshesh. Super idiot.

  2. Fationi says:

    Bukur Antena. Pene te holle ka autori i shkrimit. Faleminderit dhe prodhofshi humor te tille. E mor Neritan, ke kohe qe ke rrjedhur.

  3. Ce says:

    Tit Vasil shkollshumi burri me legen në Shqipëri, thonë se do filloje punë si mjek në Haremin Veror të Jales sepse janë shfaqur shumë sëmundje seksi për gjithë lristat e haremin veror të Jales së nuk marin masa dhe marin virusin e hardallosjes dhe delirit nga Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë

  4. top_njishi says:

    neritan ceka i ditur?!?!

    mbarimi i nje shkolle te larte (sa koqe ka ne ate vend me shkolle te larte dhe ai vend po hale mbeti) nuk ben dike te ditur.

    neritan ceka eshte GOMAR me germa te medha. as nje halemadh si berisha nuk i ka nxjerre ato fjale nga goja. pika qe nuk iu bie te dyve.

    1. Muna says:

      Neritan Ceka nuk eshte nje njeri qe « thjeshte ka mbaruar shkollen e larte » por nje arkeolog me autoritet, nje nga me te miret qe kemi.
      Kjo nuk perjashton faktin qe eshte burre legen, qe ka lepire ate qe ka peshtyre. Por kur lepiu ate qe peshtyu (2015) dhe hodhi poshte cdo parim qe kishte patur deri ne ate kohe, i biri ishte ne moshe madhore, kerkonte nje jetese te rehatshme, pa punuar. Dhe sic thote populli qe femija ta fut koken ne mut, keshtu e futi dhe Neritani. Dhe nuk ka nder mend ta nxjerri nga aty me sa duket.

  5. Zzz says:

    Neritani jo ka rrjedhur por ka pjerdhur

  6. Vlesh says:

    O Jar! Fol me Amerikonet dhe Raportoje, Ner Ceken se tentoi te prishi zgjedhjet e 30 Qershorit! Beje fshehurazi Dokut dhe Lulit! Do ishte distancim i bukur! Hap perspektiven per vehte! Ti je i pakonsumuar!

  7. Zgalem says:

    Humori I pa konkurushem ne Shqip[eri

  8. Martini says:

    Po Neritan cpati,si i erdhi që po konkuron rote më rotë me Bujarinë.E Neritan mavrija.Gjinah…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje