Bill Clinton takon me Thaçin: Kosova e vetmja temë për të cilën pajtohen të gjithë amerikanët

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, tha të martën në Prishtinë se Kosova meriton të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke shprehur bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj përpara.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e dekoroi ish presidentin amerikan me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

“Mendoj se Kosova e meriton të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në çdo organizatë tjetër që mund të anëtarësohet një shtet i pavarur. 

Unë kam qenë shumë i lumtur që pasardhësi im presidenti Bush njohu Kosovën dhe pavarësinë e saj. 

Në një mjedis të paqartë politik në Amerikë, Kosova duket të jetë e vetmja temë për të cilën pajtohen të gjithë amerikanët prandaj ju uroj sukses dhe besoj se vendi im do të vazhdojë të ju mbështesë në përparimin tuaj”, tha ish presidenti Clinton.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Bill Clinton takon me Thaçin: Kosova e vetmja temë për të cilën pajtohen të gjithë amerikanët”

  1. M'hill Lèpusha says:

    Miku me i madh i Shqipetareve. Bill Klinton. Ardhsh i bardhe si zemra jote ne troiet Dardane! Thanks a lot.

  2. Virusi says:

    Zoti te bekofte, Bill Clinton! Kosova eshte kryevepra jote. Nuk do harroesh kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *