DASH: Vendimi i presidentit Meta?! Eshtë “njoftim”, jo “vendim!

11 Qershor 2019, 21:06Politika TEMA

Vendim? Dekret? Akt normativ? Akt individual? Amerikanët nuk mendojnë kështu. Ata kendojnë se akti i Presidentit shqiptar Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet është një…”njoftim”.

Shumëkujt nuk i ra në sy sot, në pyetje-përgjigjen mes Zërit të Amerikës dhe zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve nga kreu i shtetit shqiptar, një detaj që duket aspak i rastësishëm. Përkundrazi, është mjaft i përzgjedhur dhe domethënës.

Më poshtë po japim të plotë lajmin e Zërit të Amerikës. Vini re termin e zgjedhur në pyetjen e gazetarit dhe përgjigjen e Departamentit të Shtetit:

“Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale”.

Ka pasur shumë debate e diskutime orët e fundit, mes përfaqësuesve diplomatikë në Tiranë e jashtë saj, në lidhje me shtyrjen e njëanshme të zgjedhjeve nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Pozicionimi i Departamentit të Shtetit për “njoftimin e presidentit Meta”, përbën një detaj esencial në leximin e asaj që ka ndodhur në Tiranë orët e fundit. Ndoshta prandaj edhe vetë Meta i ftoi amerikanët të shkojnë në Korenë e Veriut në konferencën e sotme të shtypit…

9 komente në “DASH: Vendimi i presidentit Meta?! Eshtë “njoftim”, jo “vendim!”

  1. ¬ says:

    Do bën pak burg. (si Ramizi)

  2. Drejtesia e popullit says:

    Per nje hajn ordiner , detyra e presidentit eshte nje aventur …….duhet ti presohen koq…..ne prese qe ti vine mende !

  3. Kusati says:

    Vetem burgu … Ah xhaxhi ….
    Ska rruge tjeter per kusaret

  4. Mark says:

    Ci do koqet e tij,tashme jane fishkur.me mire yi presesh hunden.

  5. Haha says:

    Bastardi vendit…

  6. Astrit says:

    Ben dhe shqiponjen sikur eshte rita ora, jo president i republikes. Transi gezonte atje ne shesh si diten qe i shpetoje burgut likja. Katunar hajdut skrapari.

  7. Shaba says:

    Mos u cuditni, e ka nga emocionet e papermbajtshme tash qe e pa veten buze gremines, shperthen ne vend te kujes. You

  8. MoSòCazziTua says:

    Qekan pre ca bileta per ne burg m’gja..!!

  9. Elton says:

    Kush do e fusi ne burg?????
    Ska se si te fusi hajduti hajdutin ne burg.
    Ja ku po ja u them une asnjeri sdo shkoje ne burg
    Jemi mesuar tashme me fjale boshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje