Mbyllet ndeshja Shqipëri-Moldavi me rezultatin 2-0. Të gjithë rastet e ndeshjes dhe golat me VIDEO

-Shqipëria do të luajë sot në orën 20:45 takimin e radhës kundër Moldavisë për eleminatoret e kampionatiti europian në stadiumin “Elbasan Arena”.

Për skuadrën e drejtuar nga Edy Reja fitorja në këtë përballje kthehet në një detyrim për të patur ende shpresa për një kualifikim të mundshëm, duke parë edhe humbjen e pësuar pak ditë më parë me Islandën.

Ajo e kësaj mbrëmjeje do të jetë hera e katërt që Shqipëria dhe Moldavia vihen përballë njëra-tjetrës. Në 3 sfidat e mëparshme, bilanci është në favor të skuadrës sonë kombëtare me 2 fitore dhe 1 barazim.

Formacionet Zyrtare

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Veseli, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Ramadani, Uzuni, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan. Trajner: Aleksrandru Spiridon.

—————————————————–

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja me rezultatin 2-0 ne favor te Shqiperise

Minuta 90+2’ GOOOL Shqipëria! Ylber Ramadani ka realizuar një gol mjaft të bukur duke dribluar dhe goditur nga distanca për të shënuar golin e dytë

Minuta 84’- Reja kreyn dhe zevendesimin e fundit duke aktivzuar ne loje Kristi Qosen, i cili ze vendin e Kaces

Minuta 81’- Rast mjaft i mirë për moldavët që tashmë po luajnë më mirë se kuqezinjtë dhe është një goditje me kokë por që përfundon mbi traun e portës

GOL! Zhbllokohet sfida ne Elbasan Arena. Shqiperia kalon ne avantazh me ane te Sokol Cikalleshit qe e dergon topin ne fund te rrjetes pas nje asisi te mrekullueshem te Odise Roshit

Minuta 57′- Shqiperia kryen zevendesimet e pare, del nga loja Sadiku dhe Lenjani ne vend te tyre Cikalleshi dhe Roshi

Minuta 49’- Shqipëria enis serish në sulm dhe ka goditje nga këndi. Provohet një skemë megjithatë largohet topi në anësore

Nis pjesa e dyte e ndeshjes Shqiperi-Moldavi

Mbyllet pjesa e pare me rezultatin e bardhe 0-0

Minunta 31’ – Shqipëria pretendon për penallti. Gjuajtja e Armando Sadikut me kokë ndalet nga mbrojtësi moldav me dorë, por gjyqtari nuk akordon penallti. Rast i dyshimtë

Minuta 23′- Dy raste mjaft te mire per Shqiperine per te gjetur golin me ane te Sadikut dhe Uzunit, por jane te pafat duke mos e derguar dot sferen ne fund te rrjetes

Minuta 19′ Serish kuqezinjte qe humbin nje tjeter mundesi te mire per te kaluar ne avantazh me ane te Abrashit, i cili i vetem brenda zones godet ne menyre te gabuar duke e derguar topin jashte portes

Minuta 9′- Nje tjeter mundesi e arte per Shqiperine me Hysajn qe  vetëm pak metra larg portës gabon duke mos e shtyrë topin në rrjetë

Minuta 3’- Mundësi e mirë për Shqipërinë me anë të Hysajt që merr një top në zonë dhe e zotëron mirë megjithatë e tepron me mbajtjen e tij dhe humbet mundësinë.

Nis ndeshja me topin e pare te luajtuar nga qendra nga ana e skuadres se Moldavise

Ekzekutohet edhe himni yne kombetar nen nje atmosfere emocionuese ne stadiumin “Elbasan Arena”

Ekzekutohet himni i Moldavise ne fillim

Te dyja skuadrat zbresin ne tapetin e blerte

Gjithcka gati ne Elbasan Arena per te nisur ndeshja Shqiperi-Moldavi

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Mbyllet ndeshja Shqipëri-Moldavi me rezultatin 2-0. Të gjithë rastet e ndeshjes dhe golat me VIDEO”

  1. HAJDUTI says:

    merrni shembull nga KOSOVAAAAAAA…forca cuna

  2. drino says:

    Stadjumet ne vendin tone duhen te braktisen dhe kjo duhet te organizohet nga grupet e tifozave…..
    CMIMI I BILETAVE I VENDOSUR NGA FEDERATA E KORRUPTUAR DHE E DEGJENERUAR ESHTE SKANDALOZ.
    BOSHATISNI STADJUMET O IDJOTE……
    LE TI SHIKOJE NDESHJET DUKA I DROGES…..

  3. Agim Simoni says:

    Federata shqiptare eshte vetem perte vjedhur qe nga klubet sportive neper rrethe hidhni nje Sy kush jan presidentet e ketyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *