Edy Reja: Kjo fitore ishte detyrim për ne për të mos hyrë në frikë

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja u shpreh pas ndeshjes ndaj Moldavisë se kjo fitore ishte detyrim pas humbjes në Islandë. Ai tha për “supersport” se kuqezinjtë do të hynin në frikë nëse nuk e fitonin as këtë takim.

Na duhej fitorja dhe filluam mirë. E arritëm fitoren pasi duhej me lojën që ne bëmë. Djemtë ishin të shqetësuar nga humbja ndaj Islandës dhe nëse nuk do të fitonim, futbollistët do të hynin më shumë në frikë dhe ky do të ishte një problem.

Xhaka? Duhej më shumë në ndeshjen me Islandën dhe kam një grup me 23 lojtarë dhe në një afat prej pak ditësh nuk kam çfarë bëj.

Skema? Nuk fitohet pa djersitur dhe çdo fitore ka vuajtje. Në pjesën e dytë kishim Roshin më para dhe në çdo ndeshje duhet të djersijmë. Në mbrojtje patëm pak problem pasi kishin disa raste ata por me Cikalleshin dhe Roshin i dhamë skuadrës një tjetër frymë. Uzuni është një futbollist me lëvizje të madhe dhe i jep frymëmarrje sulmit. Duke krahasuar ndeshjen me Islandë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Edy Reja: Kjo fitore ishte detyrim për ne për të mos hyrë në frikë”

  1. Tifozi says:

    Komplimente per trajnerin Edi Reja qe e mori kombetaren ne gremine nga te gjitha anet. Duhet te rregulloj mbrojtjen dhe sulmin. Nuk mund te luhet akoma me Mavrajn.
    Urime dhe suksese ne ndeshjet e tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *