Emigrantët sollën 150 milionë euro në tre muajt e parë të 2019

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave.

Ky është niveli më i lartë i prurjeve të emigranteve që nga 2014-a, kur u arrit niveli më i ulët, kur u shfa tendenca ngadalësuese ciklike e remitancave, që në vitet në vijim filloi të rigjallërohej sërish, duke ndjekur të njëjtën tendencë të emigracionit.

Në vitin 2018, të ardhurat nga emigrantët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro, raporton Monitor.

Rënia e tyre ishte e pritshme, pas maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e shkëpusin lidhjet me vendin mëmë.

Por, pas vitit 2013, prurjet e emigrantëve filluan të rriten sërish, për të arritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit.

Të dhëna të Eurostat tregojnë se rritja e remitancave periudhë përkon me një rigjallërim të kërkesa për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët. Në 2013-n kishte rreth 11 mijë kërkesa, për të kulmuar në 2016-n, me 69 mijë kërkesa, për të rënë gradualisht në vititi e mëpasshme, por që gjithsesi kërkesat për azil vijojnë të mbeten të larta, në rreth 19 mijë në 2018-n.

Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte.

Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë.

Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, emigracioni neto vitet e fundit (diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen) është mesatarisht 15-20 mijë persona në vit që largohen nga vendi.

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Emigrantët sollën 150 milionë euro në tre muajt e parë të 2019”

  1. eri says:

    Punetoret do mbajne dembelet me lek. Punoni o emigrante punoni ne emigracion, qe dembelat e shqiperise te tallin prapanicen me parate dhe djersen tuaj. Ju punoni si kuaj ne emigracion duke sakrifikuar nga vetja, tek koha e argetimit me femijet tuaj dhe i dergoni para familjareve tuaj qe rrine neper kafene gjithe diten duke u ankuar se nuk shtyhet dhe duke u marre me llafe te tipit gruaja e kujt eshte ku..ve dhe e kujt eshte e ndershme. Keta syresh jane bere eksperte per te shitur tangerllik te tjereve me parate e migranteve dhe per tu qare si vellai i dreqit qe ti kandisin emigrantet qe tu japin para. Madje e dine kush kusheri eshte doreleshuar dhe sapo marrin vesh qe ka ardh nga emigracioni, shkojne me vrap per vizite. Kur vjen ndonje kusheri tjeter emigrant doreshtrenguar (dhe shume i zgjuar) qe nuk e leshon kollaj lekun, e shajne dhe thone eshte “peme pa kokrra”. Kete te fundit nuk e vizitojne fare se e dine qe nuk del gje prej tij. Peronalisht preferoj te me quajne “peme pa kokrra” sesa te tallin bythen me djersen time!! Per ato prinder qe jane te vjeter dhe me pension te vogel jap shpirtin. Per te tjeret qe jane te rinj dhe te afte te punojne, nuk i jap asnji kokerr leku. Ja ku eshte emigracioni, le te vijne ta provojne qysh nxirret leku!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *