Emocione të forta në Sofje, zv.presidenti i Federatës së Kosovës pëson arrest kardiak

11 Qershor 2019, 09:18Rajoni TEMA

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Jovic, është ndier keq dhe është rrëzuar në shkallët e stadiumit “Vasil Levski”, vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes Bullgari-Kosovë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro 2020.

Pranë Joviç, kanë qenë ish-nënkryetari i FFK-së Bekim Haxhiu dhe zëvendëssekretari i FFK-së Arianit Ahmeti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve, të cilët pas ndihmës së parë e dërguan Joviçin për mjekim më të specializuar në spitalin e Sofjes.

Sipas gazetës “Zëri.info”, Joviç ka pësuar një atiak kardiak.

Përfaqësuesja kosovare e mbylli me një fitore dramatike ndeshjen e tretë në grupin A, me shifrat 2-3, në transfertë ndaj Bullgarisë.

Goli i fitores erdhi vetëm në sekondat e fundit, ku Rashani shënoi me kokë në minutën e 93-të, pas një krosimi mjaft të bukur të Rashicës.

1 komente në “Emocione të forta në Sofje, zv.presidenti i Federatës së Kosovës pëson arrest kardiak”

  1. Dash says:

    Bravo Dardania….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje