FOTOT/ Zbulohet projekti i transformimit te Selvia

11 Qershor 2019, 12:23Sociale TEMA

Pas prishtjes së ndërtimeve pa leje si lloto dhe bingo, si dhe çlirimit të bustit të heroit tonë “Vojo Kushi”, ka nisur puna për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Teksa publikon foto nga projekti i transformimit të zonës, Veliaj thotë se falë këtij investimi, e gjithë kjo hapësirë në kryeqytet do t’i kthehet komunitetit. Përpos çlirimit të bustit të “Vojo Kushit”, për të gjithë banorët e zonës nuk do të mungojë gjelbërimi, dhe hapësirat çlodhëse.

“Pas prishjes së ndërtimeve pa leje mbi bustin e Vojo Kushit, nis puna tek Selvia për t’ua kthyer komunitetit hapësirën e zaptuar e sigurisht për ta mbushur me selvi në vend të bingove, siç ka dhe emrin vendi Ne #30Qershor #TiranaQeDuam , shkruan kryebashkiaku Veliaj.

6 komente në “FOTOT/ Zbulohet projekti i transformimit te Selvia”

  1. Lana says:

    Bukur shume duket, por atyre ndertimeve te shemtuara te pallateve perreth te kryqezimi si do u behet?

    1. Mani says:

      Pse nuk ndërtojne shpella, moçale, xhungla?
      Pse ndërtojne qytetërim, shtet dhe qytet?
      Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë, Turqisë.
      Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

  2. Futja Kot says:

    Vojo Kushi per cfare duhet aty? Ka nje monument i Vojo Kushit tek Kodra e Kuqe. Veper e mirefillte arti.
    Eshte pa kuptim ky bust 300 metra larg atij monumenti.

    1. Urani says:

      Duhet te afrohesh e te marresh mundimin ta lexosh per te kuptuar se pse qendron aty ai bust.

      Karakatinat qe ishin te Selvija ishin nje rudiment i viteve 90 ku deshmonte se si te fortet mund te ndertonin ku te donin dhe oastaj e pervetesonin me legalizim. Kete po e leme te ndertoj ktu se na ka bo kte nder e ai kte nder. U be Tirana ne vite gunga gunga sa te vinte per te vjelle te jetoje ne kete qytet.

  3. andi says:

    Tek keto fotot mungojne ato 2-3 kullat qe po ndertohen buze rruges. BAshke me ato, transformimi urban do te ishte i plote. Mire eshte ti nxirrni edhe kullat, jo vetem ato 5 pemet.

  4. Sandes says:

    Kam pershtypjen se rregullimet e rrugeve dhe trotuartet e bukura ndertohen nga ata qe ngrejne kulla, te cilet pasi marrin lejen, i jepet dhe nje kusht per t’i sherbyer sadopak qytetit qe po ia zenë rrezt e diellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje