Pas prishtjes së ndërtimeve pa leje si lloto dhe bingo, si dhe çlirimit të bustit të heroit tonë “Vojo Kushi”, ka nisur puna për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Teksa publikon foto nga projekti i transformimit të zonës, Veliaj thotë se falë këtij investimi, e gjithë kjo hapësirë në kryeqytet do t’i kthehet komunitetit. Përpos çlirimit të bustit të “Vojo Kushit”, për të gjithë banorët e zonës nuk do të mungojë gjelbërimi, dhe hapësirat çlodhëse.
“Pas prishjes së ndërtimeve pa leje mbi bustin e Vojo Kushit, nis puna tek Selvia për t’ua kthyer komunitetit hapësirën e zaptuar e sigurisht për ta mbushur me selvi në vend të bingove, siç ka dhe emrin vendi Ne #30Qershor #TiranaQeDuam ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Bukur shume duket, por atyre ndertimeve te shemtuara te pallateve perreth te kryqezimi si do u behet?
Pse nuk ndërtojne shpella, moçale, xhungla?
Pse ndërtojne qytetërim, shtet dhe qytet?
Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë, Turqisë.
Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.
Vojo Kushi per cfare duhet aty? Ka nje monument i Vojo Kushit tek Kodra e Kuqe. Veper e mirefillte arti.
Eshte pa kuptim ky bust 300 metra larg atij monumenti.
Duhet te afrohesh e te marresh mundimin ta lexosh per te kuptuar se pse qendron aty ai bust.
Karakatinat qe ishin te Selvija ishin nje rudiment i viteve 90 ku deshmonte se si te fortet mund te ndertonin ku te donin dhe oastaj e pervetesonin me legalizim. Kete po e leme te ndertoj ktu se na ka bo kte nder e ai kte nder. U be Tirana ne vite gunga gunga sa te vinte per te vjelle te jetoje ne kete qytet.
Tek keto fotot mungojne ato 2-3 kullat qe po ndertohen buze rruges. BAshke me ato, transformimi urban do te ishte i plote. Mire eshte ti nxirrni edhe kullat, jo vetem ato 5 pemet.
Kam pershtypjen se rregullimet e rrugeve dhe trotuartet e bukura ndertohen nga ata qe ngrejne kulla, te cilet pasi marrin lejen, i jepet dhe nje kusht per t’i sherbyer sadopak qytetit qe po ia zenë rrezt e diellit.