Kalendat greke të presidentit Ilir Meta!

11 Qershor 2019, 09:06Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Presidenti Ilir Meta u shfaq të hënën e dytë të shtatorit duke firmosur në mënyrë demonstrative një dekret që anulon dekretin e tij të mëparshëm për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor dhe shtyrjen e tyre në një afat të pacaktuar. Kur ndodhemi fiks tri javë përpara datës së zgjedhjeve, Shqipëria hyn në një fazë të re, të paprovuar më parë, as kur vendi kalonte situata të tmerrshme si ato të vitit të mbrapshtë 1997.

Në fakt, referencat mbi atë vit nuk munguan as këtë vit, duke i njehsuar situatat me njëra tjetrën. Kjo, për të qenë i drejtpërdrejtë, ishte më shumë kakofoni e drejtuesve të PD-së dhe LSI-së, sesa një ndjesi mbarëpopullore se ngjarjet do përsëriteshin njësojë.

Më shumë se kushdo tjetër, rezulton se i tremburi më i madh na doli kryetari i shtetit, presidenti Meta. Ai, duke u fshehur pas termave kushtetues që e identifikojnë atë si përfaqësues i unitetit të popullit, na shpjegoi se një pjesë e popullit, ai opozitar, që sipas tij përfaqëson 48 për qind të elektoratit, na qenka përjashtuar nga procesi zgjedhor!!!

Nëse ka parti politike që ia ka pamundësuar atij populli që ka ndërmend presidenti, për të mos u përfaqësuar në proces zgjedhor, ato parti quhen PD e LSI. E para ka kryetar Lulzim Bashën, kurse e dyta bashkëshorten e presidentit. Ky i fundit, sa herë është pyetur, qoftë për djegien e mandateve, qoftë për bojkotin e zgjedhjeve, ka qenë kundër vendimmarrjes së dyshes Basha- Kryemadhi. Pra, në asnjë rast Ilir Meta nuk ka thënë që shkaktari është kryeministri Rama.

Zoti president ka pasur kohë boll që të ndërmerrte iniciativa konsultative me këta dy aktorë opozitarë nga njëra anë, dhe me shefin e mazhorancës nga ana tjetër. Me një indiferentizëm të pashoq, ai ka treguar një papërgjegjshmëri të theksuar, duke mos hedhur asnjë hap për të arritur një kompromis midis palëve, duke e lënë secilin në llogoren e vetë.

Kur është pyetur se përse nuk bën rolin e ndërmjetësia ai është shprehur se nuk mund ta marrë këtë rol sa kohë palët kanë qëndrime të kundërta. Po sigurisht, këtu hyn në punë merita e një kryetari shteti, kur merr iniciativa të mëdha që bashkojnë palët, se kur palët janë në një mendje vetë, përse hyn në punë ai?!

A mund të më thotë zoti president, se përse nuk e thirri asnjëherë kryetarin e PS-së në një takim ku të dëgjonte drejtpërdrejtë qëndrimin e tij? Po shefat e opozitës jashtëparlamentare, përse nuk i thirri, qoftë edhe për t’i dëgjuar në zyrën e tij pretendimet që ata kishin?

Kur kaloi me indiferencë gjithë situatën, që nga djegia e mandateve e deri tek nisja e fushatës elektorale, çfarë e shtyu që kur ajo startoi ai të prishë rregullat e lojës dhe të firmosë atë dekret absurd?!

Zoti president, duke dashur ta heqë topin nga vetja arrin kulmin e hipokrizisë duke akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka bërë asnjë përçapje për të zgjidhur krizën me opozitën. Presidenti Meta bën gabim që luan me inteligjencën e shqiptarëve, sepse sot e di i madh e i vogël që kryeministri Rama bëri çmos që ta fusë PD-në dhe LSI-në në proces zgjedhor. Këtë e vërtetojnë edhe 6 letrat drejtuar Lulzim Bashës dhe një letër drejtuar elektoratit demokrat, ku ai, Edi Rama, e ftonte më se njëherë që Lulzim Basha të ulej në tryezën e dialogut. Fatkeqësisht kryeministri Rama u ndesh me një qëndrim refraktar prej Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. A të ka faj lalka! – do thoshin korçarët në këtë rast.

Dekreti presidencial për të anuluar zgjedhjet e planifikuara më 30 qershor, është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është se zoti president nuk caktoi një datë të re, por këtë ua la në dorë partive politike. Presidenti me këtë rast u kujdes që të kryente vetëm një shkelje kushtetuese, duke mos marrë përsipër të kryejë një të dytë. Këtë ai ua la në derë partive politike. Ide më djallëzore për t’i bishtnuar përgjegjësisë nuk mund të gjesh. Caktojeni ju datën, u thotë partive politike dhe nesër unë e dekretoj atë datë pa problem dhe kështu e kam alibinë se ku mbështetem.

Po mirë more zoti president, kujt partie ua le në dorë datën e re të zgjedhjeve?! Partisë Demokratike dhe LSI-së që nuk futen në zgjedhje sa kohë Edi Rama është kryeministër? Këtyre dy partive që nuk futen në zgjedhje sa kohë nuk formohet një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër? Këtyre dy partive që kryetarin e PS-së e takojnë vetëm si kryetar partie por jo si kryeministër? Apo ia drejtove kryetarit të PS-së që s’ka ndërmend të japë dorëheqje e as të takohet tashmë me dyshen Basha- Kryemadhi të cilët shpërfillën me përbuzje e fyerje çdo kërkesë të tij për dialog kur ishte vakti?

Ju zoti president u treguat finok që nuk caktuat datë zgjedhjesh. Ju, së bashku me Bashën dhe Kryemadhin u trembët këtë dhjetëditësh të parë të qershorit teksa patë që kryeministri Rama po mblidhte në çdo shesh të bashkive ku shkonte, më shumë njerëz se sa mbledh e gjithë opozita e bashkuar në mitingjet e saj kombëtare që mban në Tiranë. Ju e kuptuat se shqiptarët nuk e honepsin dot dhunën që ju demonstruat, dhunë që për më tepër e keni të telekomanduar, prandaj iu frikësuat faktit që populli do t’ua tregonte më 30 qershor se sa u vlen lëkura.

Prandaj ju zgjodhët variantin e kalendave greke duke mos dekretuar një datë të re. Dobiçin që e krijuat së bashku në godinën e SHQUP-it, nuk mund ta hidhi kaq kollaj në ferrën e parë që u del rrugës. Zgjedhjet do të mbahen me doemos më 30 qershor, për t’ju dhënë juve, dhe kujtdo tjetër nesër, një mësim të mirë. Atë mësim që pëson gjithkush që i hap varrin tjetrit pa kuptuar që do bjerë vetë brenda.

(TemA)

15 komente në “Kalendat greke të presidentit Ilir Meta!”

  1. Henri i VII says:

    Thenia e madherishme e Presidentit te madh Abraham Linkoln, eshte aktuale edhe ne Shqiperi.
    Kur lapsin e kap injoranti, pushken krimineli, pushtetin tradhtari, vendi kthehet ne xhungel ku s’mund te jetojne njerzit.

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      per nje vend arab [90% sunite] si Albanistoni nuk ka nevoje per thenie Linkolni apo Bushi,nga vet natyra arabet jane kafshe dhe nuk pritet te bejne shtet………….oikona flet vete,qelb ere turku gjthndj!

  2. Lira says:

    Ju lumte z.Ketro me sakte s’ behet.

    1. busho says:

      Po “i lumte” sidomos per vemendjen kur shkruan: Ne vend te thote qershor, thote shtator… Eshte gazetar i shquar ky…

      1. Bush karabushi says:

        Busho mos u merr em lapsuset por me thelbin e shkrimit. Nese ke kundershtime per tena i shkruaj t’i mesojme edhe ne ‘injorantet’.

  3. abc says:

    O popull ju kalojne per BAGETI gazetar dhe politikan, vendodin te titullin e artikullit “Greqi” qe tju nderzen, t’ju armiqesojne edhe sikur mos te ket lidhje fare.

  4. BOHOTINA says:

    ” Henri i VII”. Me mesove nje thenie brilante te Linkolnit. Nuk e kisha hasur me pare. Te falenderoj. Ky zhabulan president qe ben si patriot i madh nuk na mashtron dot. Le te mos vidhte. Le te ishte njeri dhe jo intrigant. Ai me 4 depudet i beri zbor edhe Salihut. Kur u kap me presh ne dore, nderin qe e shpetoi vampiri Salih nga gjykatat qe komandonte, e linte ne parlament te broçkulliste ore te tera budallalleqe. “Kam debulese per doktorin!” -thoshte a thua parlamentin ia kishte lene i ati, Rexhepi, nje fare fshatari qe u be kapterr.
    Bonoparti thoshte se: “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke”. Lilua e ka zemren ne buze dhe ne xhep. Njeri mosmirnjohes.

  5. zani says:

    Like ruhu nga biroja

  6. Espinoza Like floriri i la piovres says:

    Likja eshte vartesi kryesor dhe me i djallezuari i kryedobicit kriminel Serbomadh Berisha.Gjithe strermbullari i kesaj katrahure 30 vjecare eshte dobici i vicidolit,i cili shoetoi liken e floririt nga burgu per korrupsion,duke e bere qe nga ajo dite nje sancopanco te tij dhe duke i lene dore te lire te beje c’te doje,mjafton te mos mplekset ne kembet e tij dhe ti bindet atij.Kjo eshte aresyeja qe likja ne nje fare menyre hedh poshte politiken dhe keshillat amerikane te zotit Palmer me se fundi per takat dhe breket e shtrenjta te goje mutes Monika,te shoqes.Sic me te drejte shprehet Kreshnik Spahiu,vendimi i pa bazuar gjekundi ne kushtetute i tij per te anulluar dekretin e tij (qe i takon ta beje gjykata e jo ai,sepse ai nuk eshte perandor qe vret e pret) nder te tjera eshte dhe antiligjor,sepse eshte ne konflikt interesi.Ai dhe e shoqja si kryekare partie dogjen mandatet dhe nuk duan te hyjne ne zgjedhje dhe ai,duke shfrytezuar postin e tij nxjerr nje dekret,prapa te pabazuar ne ligj per te prishur vendimin e meparshem po te tij,per ti bere qejfin te shoqes,sepse ne te kundert ajo nuk e qas ne krevat dhe e le jashte deres se shtepise.Kjo eshte nje estrade pa para qe shohin shqiptaret me ciftin e lumtur presidencialVetem Miloshevici dhe e shoqja benin te tillaq gjera.Ai kryetar shteti dhe e shoqja kryetare partie.Likja eshte nje kopjac i keq i Miloshevicit dhe sic duken bathet do kete te njejtin fat afersisht.

  7. Espinoza Like floriri i la piovres says:

    Likja eshte vartesi kryesor dhe me i djallezuari i kryedobicit kriminel Serbomadh Berisha.Gjithe strermbullari i kesaj katrahure 30 vjecare eshte dobici i vicidolit,i cili shpetoi liken e floririt nga burgu per korrupsion,duke e bere qe nga ajo dite nje sancopanco te tij dhe duke i lene dore te lire te beje c’te doje,mjafton te mos mplekset ne kembet e tij dhe ti bindet atij.Kjo eshte aresyeja qe likja ne nje fare menyre hedh poshte politiken dhe keshillat amerikane te zotit Palmer me se fundi per takat dhe breket e shtrenjta te goje mutes Monika,te shoqes.Sic me te drejte shprehet Kreshnik Spahiu,vendimi i pa bazuar gjekundi ne kushtetute i tij per te anulluar dekretin e tij (qe i takon ta beje gjykata e jo ai,sepse ai nuk eshte perandor qe vret e pret) nder te tjera eshte dhe antiligjor,sepse eshte ne konflikt interesi.Ai dhe e shoqja si kryekare partie dogjen mandatet dhe nuk duan te hyjne ne zgjedhje dhe ai,duke shfrytezuar postin e tij nxjerr nje dekret,prapa te pabazuar ne ligj per te prishur vendimin e meparshem po te tij,per ti bere qejfin te shoqes,sepse ne te kundert ajo nuk e qas ne krevat dhe e le jashte deres se shtepise.Kjo eshte nje estrade pa para qe shohin shqiptaret me ciftin e lumtur presidencial.Vetem Miloshevici dhe e shoqja benin te tilla gjera.Ai kryetar shteti dhe e shoqja kryetare partie.Likja eshte nje kopjac i keq i Miloshevicit dhe sic duken bathet do kete te njejtin fat afersisht.

  8. BOHOTINA says:

    “Henri i VII”. Edhe diçka tjeter. “Mendja e Ismail Qemalit, Pena e Naim Frasherit dhe pushka e Isa Boletinit, bene Pavaresine e vendit. Mos prit kot nga keta hijena te jene burra shteti, aq me pak Ilir Floriri…

  9. rexha 10 says:

    PRESIDENTI PO I SHTYNE ZGJEDHJET SEPSE NE KETE MOMENTE PAZARI I BLERJES SE VOTES ESHTE RRITUR SHUME ,DHE NUKE KA PARA QE TA BLEJE .NE SHTATORE MBASE RRITET VLERA E EUROS DHE BIE VLERA E VOTES ,dmth KA NJE OFERTE TE MIRE PER BLERJEN E VOTES, ATHERE NE MUAJIN SHTATORE BEHEN ZGJEDHJET.PORE PER KETE PROBLEM DUHET TE BASHKEPUNOJE ME GOVERNATORIN E BANKES SHQIPTARE SEJKON,NJE PASHA TJETER KY.

  10. elmaz says:

    Me se e sakte nje analize e gjendjes e situates ku ndodhemi. Bravo te madhe.

  11. Fred says:

    Te lumte si perhere, z. Ketro, per kthelltesine e mendimit dhe profesionalizmin. Falemnderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje