Karshillëku taleban i Ilir Metës ndaj SHBA dhe BE

Nga Mero Baze

Presidenti i Republikës Ilir Meta, u shfaq sot mbasdite para gazetarëve, për t’ua bërë të qartë SHBA-së dhe Bashkimit Europian, se ai nuk do të tërhiqet nga vendimi për ta lënë vendin pa zgjedhje, derisa opozita të japë konsesusin për to. Duke ironizuar me deklaratat e Komisionit Europian dhe OSBE, si dhe ato të SHBA-së, Meta tha se nëse dëshirojnë zgjedhje si ato që tentojnë të bëjnë më 30 qershor, amerikanët mund të shkojnë në Kore të Veriut, por jo në Shqipëri.

Paranoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj Perëndimit nis me reformën në drejtësi. Ata janë të fiksuar se ndaj tyre ka një komplot ndërkombëtar, që nis me reformën në drejtësi, të cilën e perceptojnë si një instrument kundër pushtetit dhe së shkuarës së tyre. Dhe mekanizmi që ata kanë menduar për ta hedhur në erë realizimin e saj, tani që është në hapat e fundit, është destabilizimi politik i vendit, dhe përpjekja për t’i treguar vendin Perëndimit, në emër të sovranitetit.

Pas shfaqjes një ditë më parë herët në mëngjes, me sqarimet për ç’dekretimin e zgjedhjeve, të cilën e përmbylli me një gjest simbolik të formimit të shqiponjës me dy duar, sot Meta tentoi të sillet si sovranist përballë “fuqive të mëdha”, duke u treguar atyre derën dhe duke u sjellë si i zoti i shtëpisë.

Duke deklaruar me cinizëm se nuk kemi nevojë për eurojuristë dhe eurodiplomatë, Ilir Meta është brenda delirit të vet, se nëse bëhet një lider nacionalist anti-perëndimor, do të bëhet popullor në Shqipëri. Dhe këtu është në një keqkuptim të madh me shqiptarët.

Sot shqiptarët nuk janë të shqetësuar nga ndikimi i madh i SHBA në Shqipëri, por nga frika se mos SHBA lodhet me krizën tonë dhe na lë në dorë të njerëzve si Ilir Meta e Sali Berisha.

Shqiptarët nuk janë të shqetësuar se po humbasim sovranitetin duke hyrë në BE, pasi kemi kërkuar vetë t’ia dorëzojmë sovranitetin Bashkimit Europian, duke u bërë pjesë e tij, por janë të shqetësuar nga pengesat që po hasin në këtë rrugë.

Drama reale e shqiptarëve, është se po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Europian, dhe janë të penguar nga bllokimi i kësaj rruge nga politikanë si Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ca kusure i kanë dhe të tjerët, por këta të dy e kanë strategji.

Problemi real i Sali Berishës dhe Ilir Metës është pse Bashkimi Europian dhe SHBA kanë diktuar në Shqipëri reformën në drejtësi. Dhe për t’i zbuar nga reforma në drejtësi, tani duan t’i zbojnë nga Shqipëria, duke destablizuar zgjedhjet, me metoda të qarta talebane.

Vetëm talebanët në Afganistan dhe Ilir Meta me Sali Berishën në Tiranë, po provojnë të ndalojnë popullin të votojë. Edhe Serbia e ka lejuar Kosovën të votojë prej vitit 1990 deri më 1999, në një Republikë të vetëshpallur, duke e pasur popull armik.

Ilir Meta dh Sali Berisha ngjajnë në këtë pikë vetëm me talebanët. Dhe kjo është e vetmja gjë historike që do t’u mbesë atyre, pasi janë dy udhëheqësit politikë, që kanë prishur institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Berisha ka destabilizuar zgjedhjet më 1996 dhe Ilir Meta ka grabitur vota me policë dhe banditë më 2001. Këto i kanë bërë kundër njëri- tjetrit si banditë. Tani janë bërë të dy bashkë për të mos lënë shqiptarët të votojnë.

Por duke menduar se do t’i dalin zot shqiptarëve kundër Perëndimit, Ilir Meta dhe Sali Berisha, janë në drejtim njëqind përqind kundër interesave të shqiptarëve.

Shqiptarët nëse kanë besim tek reforma në drejtësi, e kanë pasi e dinë, se aty janë SHBA dhe Bashkimi Europian.

Shqiptarët nëse kanë pak shpresë për të ardhmen e vendit të tyre, e kanë se ata besojnë që do hyjnë në Bashkimin Europian dhe do qeverisemi nga Perëndimi.

Shqiptarët janë më së paku të interesuar që të quajnë zot të vendit të tyre Ilir Metën. Nuk ja kanë dhënë kurrë këtë shans me votat e tyre, edhe pse  është emëruar president i tyre, falë pazareve të tij.

Ilir Meta dhe Sali Berisha mund të ndjehen të sigurtë në një Shqiperi të kthyer në shpellë, ku strehohen nga frika e Perëndimit, por shqiptarët nuk ndjehen të sigurtë në shpellën e tyre.

Se ditën që ata binden se janë në dorë të Ilir Metës dhe Sali Berishës, shqiponja me dy krerë, u duket si gjarpër me dy koka. Dhe mund të ketë plot shqiptarë, që mund të ikin nga sytë këmbët nga vend prej tyre, por ka dhe një shumicë që gjarprit preferon t’ia shtypë kokën.

REMOTE_ADDR:[]

57 komente në “Karshillëku taleban i Ilir Metës ndaj SHBA dhe BE”

  1. lalai says:

    Fiks!!!
    Po a do realizohet….të shpresojmë që po…do shohim!!

    1. USA USA!! says:

      Gjareperintje e dine qe do ja u shtype koken SPAK,prandaj po perpiqen me te gjitha menyrat te helmojne Shqiperine me tym e flake.

      1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

        Mero,shpellaro shqipfolesit kane politikanet qe meritojne[fundja prej ketij vorbulli apo kopeje kane dale],kshq leri pordhet me rigon…………….600vjt me sume perpjete!

      2. dddd says:

        Kush do ju a shtypi koken Rama ? Nuk ishte Rama qe e beri president ?

      3. Tetovari says:

        Do ju hani m….. po mer tio idiotnji luge me te madhe mere edhe mero gelbazen hu racene poshter komuniste

    2. Prind says:

      Amerika e tha qartebpara disa ditesh: kush prek zgjedhjet do te mbaje pergjegjesi. Tashme zgjedhjet i preku vete Meta, presim……Nuk besoj se ddo jene aq te pafat shqiptaret sa te bien serish ne dore te kwtyre qelbesirave.Historia duher ti denoje rende, ashtu sic e meritojne. Sot presidenti m’u duk si kamikaz!

  2. James usa says:

    Ja ke bere skanerin Mero. Je i vetmi analist realist.

  3. Anti FB says:

    Bravo Mero, te respektoj!

  4. Petriti says:

    Pasqyrim real… Te lumt

  5. 🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸 says:

    Gjarprinjve , do tu a shtypim kokën,
    me çekanin e 🇺🇸,natyrisht .

  6. Black Eagle says:

    Shtypja koken gjarprit EU&SHBA DO nperfitoni nje vend stabilitet dhe prosperitet te ketij populli, nqs na I Linie ne dore neve 30 vjecarve kesaj here do digjen pa nishan, fatkeqsia do jete se vendi do digjet drejtesi nuk do jepet per keta vrases hajdute, por besoj do jene non grata ne gjith vendet e zhvilluara.

  7. Nikolini says:

    O mero te lume dora bjeru ketyre hajdutve vertet ilir meta e sali berish duken si gjarper me dy koka

  8. drita says:

    Mero ,falmnd si gjithenje shkrime te qarta ,reale

  9. Altin says:

    Te lumte Z. Mero.

  10. Realisti says:

    BRAVO MERO .
    ANALIZAT E KONKLUZIONET E TUA GJITHMONE PERFEKTE.
    PD E SALIUT E LSI E LIKE FLORIRIT GJITHMONE PAKICE.

  11. #thetruth says:

    …BRAVO
    & FALEMINDERIT per penen tende te mprehte
    E brilante Mero !!!! Patriot I vertete…
    …#saysitasitis
    ….😍😍😍

  12. Na ke says:

    Fiks fare Mero . Përshkrim perfekt si gjithmonë me një analizë të drejtëpërdrejtë dhe të guximshme.

  13. Zani says:

    Shkrime te tills nuk duhet te pushojne derisa kjo klaus politike kriminele te zhduket. Kur flet Ilir Meta per popullin te vjen per te vjell. Dhe do doja qe ate foton me duar te Shqiponjes mos e vini me se te iken truri kur e shikon, nuk e di çfar mesazh ishte nga “ Presidenti “

  14. ISefer says:

    Nuk ke se cfare te thuash me teper pas ketij shkrimi te bere nga Mero Baze. Mero Baze si gjithmone eshte i sakte, e kap menjehere momentin dhe e analizon me fakte te bera nga subjektet edhe ne rastin konkret. Eshte me se e vertete se Berisha dihet i vertetuar anti perendimor e sidomos kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por tani u rrjeshtua hapur edhe Ilir Meta. Nuk po vazhdoj me tej, skanerin tre dimensional e ka bere Mero Baze.

  15. Amant Dregjoni Boston says:

    Cme kujton Enver Hoxhen ky birbo skrapari, aventurierin klasik qe per pushtetin e tij vrau e preu popullin e tij. E mbajti te lidhur ne mjerim e larg kombeve te qyteteruar. Por kane ndryshuar kohet kohen o hajdut. Shqipot jane lidhe ne bese me ameriken dhe jo me rusine tende ku kullot ti per te shpetuar nga burgu per shkjak te grabitjeve dhe vjedhjeve qe u ke bere shqiptareve. Ke edhe kurajo per ti mbajtur ne zap per interesat e tua , te saliut, lulezimes e kompanise qe u ndjek nga pas e ligjeron citate per ju. Qesh kur ben edhe te fortin. Pathollogjikisht gjithe sera e hajduteve eshte dhe jane frikacake dhe per shkak te kesaj frike bejne marrezira si puna jote, madje po tu dalesh perballe te marrin edhe jeten. Ate qe kerkon ti ne keto momente zgrip per fatin tend e te familjes tende. Por mos harri qe ke perpara nje uragan te fuqishem, popullin dhe boten e perparuar qe ti e kercenon sot. I sigurte se fundi juaj eshte ne fyert e drejtesise. Kane kohe qe dhomat e ftohta te Reçit presin e presin. me sa duket do te jesh i pari qe do ti inagurosh. Te qofte rruga e mbare o “trimi” i gjerbesit…

  16. Nake says:

    Si gjithmonë Mero . Analizë e drejtëpërdrejtë dhe pa komplekse.

  17. Shkupi says:

    respekt Mero , me pak fjale ke rrubullaksuar te gjitha

  18. Cerriksi says:

    Gjithmon prefekt te lumte pena Mero.

  19. Atdheu says:

    Bravo Mero… po do te thoja tja u shtypim kokat qe tani, pa arritur deri ne pengesen perfundimtare.

  20. demokrati says:

    Ky eshte momenti qe ose Shqiieria do behet shtet dhe Europe ose nje fund me i keq se diktatura e Enver Hoxhes.Meta&Berisha me surrogatot e tyre jane te gatshem te imitojne Bjellorusine ne aksionin e tyre antiperendimor.kleptokrati ne krye te shtetit duhet cuar para drejtesise bashke me te edhe nje bande gazetaresh dhe opinion beres qe nuk kane te dyte ne Europe vetem ne Rajhun e Trete.

  21. paradoxal says:

    Ndoshta Gjarperinjve te medhenj ne Tirane nuk ja u shtypim dot koken se ruhen fort, por kelysheve te tyre ketej ne Perendim ja u dime folete. Gjarperinjte mund ta shkaterrojne Shqiperine, por t’a dine se do kete pasoja te pinjollet e tyre!

  22. LILOLABJA says:

    Super!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Populli i majte duhet te levize e mos ti vere perpara me nder Meta e Berisha .Ne si popull kemi lene nje pune pegjysme ne 97-ten nuk ja shtypem koken gjarprit , qe ka 28 vjet qe helmon jeten e shqiptareve .Mos ka ardhur dita e nje mobilizimi te se majtes ne shkalle Kombetare ku te kerkohet çuarja para drejtesise e dyshes Meta -Berisha ? Daljen ne rruge te sovranit te vertete duhet ta shohi mire Meta dhe Saleja ! Perndryshe ,keta dy sojsez fitojne çdo dite kohe,per ti vene zjarrin Shqiperise . Nuk e di cfare i prek te majtet te gjitha i kemi pare , na ka vrare na ka vjedhur na ka shitur dhe po i durojme shume , por qendrimin e tyre qe kane me partneret tane nuk duhet tua falim kurrreeeeeeeee.
    Te mbushen sheshet dhe te kerkohet arrestimi i tyre le te jete ky hapi i pare i vettingut te politkes . Sot armet nuk jane sheshit si ne 97 ten por ama sheshet jane ne çdo qytet vetem, me pjesmarrje dhe me nje angazhim total te se majtes dhe jo vetem ,te progresisteve, te se djathtes republikane ,te gjithe shoqerise ashtu siç u ngriten kunder plerave radioaktive , te protestojne sot kunder klikes meta berisha .
    Te kuptojne se sa i ka dashur dhe i do sovrani !

    1. Niko Shpiragu says:

      Ky eshte nje moment shume i veshtire per Shqiperine. Populli nuk duhet te presin ndonje gje nga Edi Rama ballisti se ai eshte frikacak ne palce. Kulufet e Sali pushtit dhe Like qenit e dine mire qe Rama e ben ne breke dhe shpresojne qe me presion te perfitojne nga ky i pa afte komplet per te ardhur ne fuqi. E vetmja rruge qe te ndalohen keta qener eshte ajo qe propozon komentuesi Lilolabja. Vetem populli i ben ata qe ta bejne ne breke dhe te zhduken si letyra qe jane. Harrojeni Ramen dhe mos shpresoni aspak tek ai, por i dilni vet zot vatanit. Poshte hajdutet dhe kriminelet Sali, Meta e compani. Tregohuni vendin qe meritojne atyre dhe kelysheve te tyre qe i ndjekin nga pas. Like muti e di shume mire qe zgjedhjet do te behen ne 30 qershor, por e beri kete veprim qe te hapin rrugen sulmit te pergatitur nga falangat naziste te Sali pushtit per tu justifikuar se kane te drejte te sulmojne se ato jane te paligjeshme. Ai me mutin tjeter Sali Karaxhicin kane kohe qe po pergatiten per nje lufte civile dhe keshtu do te gjejne edhe pretekstin. Ata nuk e llogarisin fare Ramen dhe sherbetoret e tij ne qeveri dhe parlament dhe, po te jete per keta , Sale bajga sikur ka ardhur ne pushtet. Vetem populli ia tregon vendin atij dhe muterve te tjere si Likja, Basha e kurva e Likes. Popull, mos shpreso tek Rama, por dil ne rruge te shpetosh vehten dhe vendin nga kolera Sali dhe qeni Ilir.

  23. Azio says:

    C’te te them z.Mero.
    Je I pa arritshem ne gazetari,teper konkret,I drejte,I besueshem dhe nje analist politik I klasit te pare.
    Prandaj edhe komentuesit te falenderojne.
    Ata meritojne komplimente per komentet e bera,per seriozitetin e te kuptuarit te artikujve te tu.
    Biografia me e mire e sejcilit eshte te shkruaj duke shprehur me drejtesi e sinqeritet mendimet e tij,vecanerisht ne kohe te turbullta qe Po kalon politika shqiptare dhe ne tersi I gjithe Populli.Ti e ke bere vete biografine tende.
    Te lumte dhe nje falenderim te thelle nga shqiptare qe punojne e jetojne ne Amerike,por qe zemra I rreh per atdheun e tyre,per ta pare nje dite si te gjithe vendet e perparuara ne Europe e ne gjithe boten.
    BRAVO.

  24. Nje qytetar . says:

    Si gjithmone i sakte ing. Mero.
    Po Ziguri ku eshte !!!???

  25. N.VJOSA says:

    Mero,
    të lexoj gjithnjë dhe të kam si opinionistin më të saktë kur dua të di per gjëndjen në Shqiperi!
    Të lexoj me kenaqesi.Ky editoriali i sotëm ka forcen e gjykimit realist.
    Që të jem me i saktë dua të them:
    Në se Kadareja eshtë Gjenerali i Fjalës Shqipe,
    Ti Mero je pa diskutim Gjenerali i sotëm i Publicistikës shqiptare!
    B r i l a n t, me konkluzione që kanë për Perëndi të Vertetën!
    Ndihem krenar që Shqipëria ka nje penë gazetarie dhe analisti si ty Mero Pashë Tepelena!…

  26. Amerika duhet t’ja thote haptas popullit shqiptar ato cfare di per keta dy tradhtare dhe hajdute te shqiperise,duhet te tregoj me detaje se cfare i kane bere ketij vendi. Sherbimet e tyre sekrete dine cdo gje,nuk duhet ta lene shqiperine te meret peng nga dy kriminele antishqiptare. Ata me milionat e vjedhura kane krijuar media,mbeshtetes koke boshe,gazetare te shitur dhe degjeneruar qe per para shesin e familjen e tyre. Ilir Meta dhe Sali Berisha jane gati ti vene flaken shqiperise,se vetem keshtu mund te shpetojne milionat e vjedhura,pronat pa fund qe kane.

  27. + says:

    Nuk eshte çudi mero qe keta dy birbo sponsorizohen nga irani.

  28. Vezhguesi says:

    Lufta ne Shqiperi sot nuk eshte midis “te Majtes” e “Te djathtes”, po midis megahajduteve Meta e Berisha, dhe atyre qe duan te bejne shtet edhe nese te penalizohen nga Reforma ne Drejtesi.
    Meta-Berisha jane shume te qarte ne mendjen e tyre: Refoma ne Drejtesi=Burgim, humbje pasurie kolosale, rihapje e dhjetera ceshtjeve gjyqesore te mbyllura me urdher apo me ekspertiza fallco etj. Prandaj ka 0 shans qe ata te ulen ne bisedime se e dine qe c’dolloj kompromisi, qofte edhe ne favor te PD-LSI-se, i hap rrugen SPAK-ut, shtron rrugen e tyre per ne burg.
    Ulerine shume, ne proporcion te drejte me mekatet qe kane bere.

  29. FIX316 says:

    …vargje te A.Z.Cajupit per Saliun,Meten e co:

    Nje gomar kur eshte mbret,
    Te gjykon,edhe te vret,
    Te vret edhe s’te paguan,
    Te merr gjene,te merr gruan.

  30. Drejtesi says:

    Po i mblidhet laku qelbesirsve…, kane 2 vite qe nuk blejne me pasuri, e po mallkojne veten qe kane vjedhur kaq shume. Por ka Zot nese nuk ka ligj…

  31. Ceni says:

    ILIR Meta e ka humbur. Flet percart, sulmon vendas e te huaj, tregohet trim e I ndershem dhe nuk frigohet per vete po per shqiperine. E more qerrata, po te mbarojne ditet.

  32. klenti cankaj says:

    ky është komandanti i përgjithshëm ndaj është aq trim

  33. Kozmos says:

    BRAVO MERO , NOTEN 10**** PER ANALIZEN DHE TE PALARAT E KETYRE BREKEDHJEREVE , QE PASQYRON .
    ATA JANE FUTUR NE NJE RRETH ,NGA I CILI NUK DO TE DALIN KURRE . RROFTE SHBA , QE NA ERDHI NE NDIHME , ME VONESE , POR ME MIRE SE KURRE . NDRYSHE KETE POPULL DHE KETE SHTET E KISHTE MARRE LUMI . ME MIRE TI MARI LLUMI ATA ,SE SA NE .

  34. Popull qe nuk ka vjedhur says:

    Rrofsh Mero!
    Analizat e tua na ndricojne faktet e na qartesojne situaten…ato duhet ti sherbejne drejtesise dhe do te jene nje baze per historine qe do te shkruhet! Je i qarte dhe i sakte si nje matematicien!

  35. Joni says:

    I MADHI MERO BAZE.analist objektiv i mencur dhe trim.si ka mundesi qe perballe teje eshte nje tufe paeudogazetaresh pseudoanalistesh servila dhe sherbetore te metes e berishes deri ne peshtirosje .te pa afte dhe sherbetore te krimit .fallciifikator dhe keq interpretus te cdo ngjarje ne shqiperi.inspirus te destabilizimit te shqiperise dhe mbrojtes te neveritshem te Talebaneve shqipetare.poshte llumi i kazanit. Por marrim fryme lirshem kur lexojme TE MADHIN e gazetarise shqipetare Mero Baze.Flm dhe naten e mire.

  36. NjeQytetarOptimist says:

    Tabuja e pandershkuesmerise, dallavereve, korrupsjonit ne majat me te larta do perfundoj duke I thyer hunden nje here e mire SHKUARJA NE VOTIME.. Shqipria e shqiptareve duke vajtur ne kutite e votimit dhe plumbi-vota shkon per ate qe garon, konkuron per drejtimin e jeteses se shqiptareve.. Kush nuk shkon, eshte partiak dhe sdo tja dije per mireqenien e vendit por vetem te xhepit te tyre.. Shqiperia ka si BIBEL Kushtetuten dhe eshte votuar nga 140 deputete te votuar nga populli ne menyre UNANIME dhe askush nuk mund ta deformoje dot sepse do konsidorohemi njerez me bisht qe su gdhendem kurre.. 30 Qeshori me votime do te thote qe SOVRANI VENDOS PER MIREQENIEN E TYRE jo partite ose individat.. Edi Rama, te jap SHUME KREDI qe rrespektove kushtetuten.. Brravo…

  37. Am says:

    Keta qe ndjekin pd jane te gjithe vulehumbur. Pas gjithe ketyre viteve me pergjakje e histori te zeza nuk e di se ku akoma genjehen nga nje plak i zi e pjella e ti. Na dogji na vodhi na perzuri e na poshteroi dhe akoma ka shqiptare qe i shkojne nga mbrapa. O Zot!!

  38. Paulini says:

    O edi rama na trego tani mo shoku a do ta lejojne kete shokun tende europa e usa te shkelin atje,se ti na qave karin duke na thene se kush prek zgjedhjet nuk shkel ne zone euro e usa.Ky talebani nuk i preku vetem ne dy a tri qendra po ky ja vuni drynin ne tere shqiperine.

    1. Sauku says:

      kush nuk me zgjedh mua nuk hyn ne usa,europe !

  39. Roza Trendafili says:

    Plotesisht jam dakord me ju Z. Mero per keto qe shkruan. Vetem , po qe se e boton opinionin tim, dua te shtoj:
    Keta te dy qe po mbajne peng Shqiperine, kur flasin me qesendi e mundohen te kafshojne doren e shtrire te Europes dhe USA, e bejne jo se jane trima, biles e dine qe shkopat qe i vene ne rrota Reformes ne Drejtesi nuk do te mund ta pengojne ecjen drejt Perendimit. Gjithashtu jane te bindur qe do jene pre e kesaj reforme, dhe prandaj krekosen sot si kundershtare te Perendimit: Qe neser, kur Reforma te filloje te apikohet, ata te thone “Po denohemi sepse u ngritem kunder nderhyrjeve te te huajve, mbrojtem sovranitetin.”
    Atehere le te thone si te duan, vetem te mos i shohim me me sy.

  40. 19 says:

    Mero je lab i qut dhe unik ne pen .

  41. Floriri says:

    Te lumte pena Mero ,gjithcka shume mire por mbyllja ishte e shkelqyer Te rrine USA 🇺🇸 qe po ndihmon te vihet drejtesi ne kete vend sidomos per keta dy talebanet qe ne e peshtire jeten Sa me shpejt prapa hekurave e athere te tregojne sa patriote hajdute e kriminele jane

  42. ermiri says:

    Krahasami me talebanet shume i goditur. Bravo Mero.

  43. FLUTURA says:

    Sot nuk eshte problem te luftosh me luanet, por te bashkejetosh me keta gjarperinj

  44. Thanas L. Gjika says:

    Te lumte Mero.
    Kjo deklarata e Ilir Metes me kujtoi deklaratën e Haxhi Qamilit, kur I thanë: “Tërhiqu se nuk e pëlqejnë Fuqitë e Mëdha kryengritjen tende!”
    Haxhi Qamili u pergjigj: “Un që kam Ndroqin, Peqinin dhe Kavajën, nuk nuk pys për fuqit e mdha!”

  45. Berseshta says:

    BERZESHTA🇦🇱🇦🇱🇺🇸🇺🇸🇽🇰🇽🇰🇪🇺
    Te lumte Mero.
    Je patriot,rilindas i vertete.
    Te pergezoj per mencurine,
    burrerine,atdhedashurine….
    Une i lexoj me shume etje shkrimet
    e tua se jane reale dhe ne interes
    te kombit e te demokracise.
    Por une qe me dhimbset sh Atdheu e
    Populli dua tju lutem SHBA ne emrin tim
    e te te gjithe Shqiptareve te na i izolojne
    keta persona qe i kane bere e vazhdojne
    te bejne sh.dem Shqiperise e Demolkracise
    Me sh respekt .

  46. Ismet says:

    Mero je i Pa zevendsuar ne shqiptari….Bravo…Bravo…. Lum ne qe te kemi…
    Me kenaqesi dhe relaks i lexoj mendimet dhe analizat tuja… Gjdo here i persosur , korrekt dhe madheshtr,lutim qe shoqria Shqipetare te SHPERBLEJ dhe te jep noten e merituar o BABA I GAZETARIS ,dhe analist gjithe shqiptar…. Lum ne qe te kemi. …

    Nota 10 Rrofsh dhe shume rrespekt. …. Pa ty do ishim te cunguar ne informim ..

    Rrespekt nga DRENICAKU i Gjermanis. Pforzheim…

  47. Ismet says:

    Mero je ,gjithnje je qene dhe do mbetesh numer nje i gazetaris gjithe Shqipetare….
    Je i pa zevendsur,brilant…. rrespekt dhe falenderime per informim korrekt…
    Je mbreti i gazetaris ,lutem te shofim ne ndoje ne nonje VEND KYQ ne strukturat e ardhshme politike pa kriminelet
    Sali,Ilir,lul,…dhe shume argat te tyre…
    Respekt per Mero Baze

  48. Ismeti Pforzheim Gjermani says:

    Mero je ,gjithnje je qene dhe do mbetesh numer nje i gazetaris gjithe Shqipetare….
    Je i pa zevendsur,brilant…. rrespekt dhe falenderime per informim korrekt…
    Je mbreti i gazetaris ,lutem te shofim ne ndoje ne nonje VEND KYQ ne strukturat e ardhshme politike pa kriminelet
    Sali,Ilir,lul,…dhe shume argat te tyre…
    Respekt per Mero Baze

  49. Ismeti Pforzheim Gjermani says:

    Mero je i Pa zevendsuar ne shqiptari….Bravo…Bravo…. Lum ne qe te kemi…
    Me kenaqesi dhe relaks i lexoj mendimet dhe analizat tuja… Gjdo here i persosur , korrekt dhe madheshtr,lutim qe shoqria Shqipetare te SHPERBLEJ dhe te jep noten e merituar o BABA I GAZETARIS ,dhe analist gjithe shqiptar…. Lum ne qe te kemi. …

    Nota 10 Rrofsh dhe shume rrespekt. …. Pa ty do ishim te cunguar ne informim ..

    Rrespekt nga DRENICAKU i Gjermanis. Pforzheim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *