Lajmi më i keq, ta zgjidhim vetë krizën!

11 Qershor 2019, 08:52Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës politike, e cila po merr interpretime të ndryshme. Lajmi i këtyre orëve ishte i zakonshmi: specialistët e ndryshëm të ligjit e bëjnë interpretimin e veprimeve të njërës apo tjetrës palë, thjesht sipas ngjyrës politike.

Ndërkohë dy hapa të tjerë priten në orët në vazhdim, ajo që lidhet nga parlamenti me procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës dhe parashikimi se presidenti mund të shkojë në një hap më ekstrem: që lidhet me shpërndarjen e Kuvendit!

Në të dy rastet, vendimi përfundimtar i shkon gjykimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Paradoksalisht, për sa kohë ajo ka vetëm një anëtar e ka të pamundur të drejtojë punën e saj.

Kjo do të thotë se kriza në vend do të jetë e stërgjatë dhe do të pritet plotësimi i vendeve në Gjykatën Kushtetuese, që do të mundësojë normalitetin në vend. Paçka ironisë që bëjnë sot të gjithë me Reformën në Drejtësi, ata e votuan atë në masën 100% në parlament dhe kjo na bën qesharakë, por edhe të neveritshëm.

Dhe, kthehemi në momentin kryesor: Lajmi i keq ishte ajo që tha ambasadori Borschard, se krizë e tanishmja ka të bëjë me punët e brendshme të vendit dhe se ata nuk mund të ndërhyjnë!!!

Shqipëria është në një krizë të demokracisë së saj dhe i mungon efiçensa apo mjedisi për mbarëvajtjen e Kushtetutës. Për fatin e keq të njerëzve, e për shkak të makutërisë së pushtetit, gjithçka është modifikuar pas vitit 2008. Tashmë ne korrim pasojat e shkaqeve që na kaluan para syve me ndryshimet e frikshme të atij viti, ku çdo lloj pushteti është i lokalizuar në duart e dy liderave kryesorë të vendit. Mënyra e padrejtë sesi është bërë kjo ujdi përbën dhe bazën nga ku ne ngatërrohemi sot me zhvillimet e vendit. Mungesa e institucioneve të pavarura është një nga pasojat e këtij realiteti që po na mbyt në çdo aspekt. Populli duket se ka edhe më pak zë qoftë edhe sesa në komunizëm, ku pushteti ishte absolut.

Ligji themeltar i Kushtetutës është ndryshuar shumë herë, por përmban aq shumë ligje që lenë mundësi interpretimi saqë kriza është para syve dhe aty qëndron e pakthyeshme.

E vetmja zgjidhje mbetet si gjithmonë atje nga ku gatohet politika shqiptare: Jashtë vendit. Ashtu do të ndodhë dhe këtë herë për turpin tonë dhe mbi të gjitha pamundësinë e aftësive tona për të zgjidhur problemet e brendshme të vendit. Do mjaftojë një telefon, një emisar dhe palët do të ulen për të gatitur çorbën e re, që do përfundojë me një shtrëngim duarsh.

6 komente në “Lajmi më i keq, ta zgjidhim vetë krizën!”

  1. FLUTURA says:

    Burra qe nuk menaxhojne dot familjen e tyre, si mund te drejtojne shtetin????!!!!

  2. H says:

    Shikoni kur të kapen për flokësh dhe të shahen para ndërkombëtarëve të lejnë nam.

  3. LORA says:

    Perkundrazi,per mua eshte lajm i mire.
    Krizen e stisur te qenerise se integrume
    prej panuklles se Vetting-ut dhe perballjes me verdiktin e Sovranit
    e kane kuptuar edhe nderkombetaret,te cilet nuk mund t’a lejojne veten
    e tyre te terhiqen zvarre prej te vet-djegurve dhe te behen qepaze ne
    syte e shqiptareve.
    Eshte lajm i mire per Shqiperine tone ,o Ben Andoni.

  4. BOHOTINA says:

    Çdo gje mund te beje monstra Meta. Ka konflikt interesi. Duhet te laje borxhe ne natyre krye monstres Salih…

  5. rexha 10 says:

    MIRE E KENI JU zonjaFLUTURA , PO MENJEHERE SA E MORI MONA POLITIKEN E LESHE E LISE U BENE ME KEQE SE SA PAZARI I RRESKOVECIT.PROBLEMI ESHTE SE KETA DOBICA TE ARDHUR NGA MAJAT E XHUNGLES E KANE TE VESHTIRE TE ZBRESIN NGA KALI.E QUAJNE VETEN PASHA ,DHE SHQIPRINE E KANE KTHYER NE PRONENE TYRE DHE PO BEJNE CFARE DUAN.POPULLI ESHT TKURRUR ME SHUME SE NE KOHEN E MONIZMIT SEPSE NJE NJERI QE I DELE KUNDER KETYRE KUSAREVE TE VRASIN KURE SHKON PER GJAHE APO KURE I REGJISTRON NJE VIDIO ME ZE E FIGURE PAZARE ME BLLOKE NE DORE.CFARE DO LLOJE POLITIKANI KA BANDEN E VETE.
    NDIGJOJE MIRE SALIUN KURE FLETE.KA ME TE VERTETE NJE ZE TE EMBEL ,PORE ME SHUME DINAKRI.

  6. bureto says:

    Me dhe pa nderkomnetare. Sa me shpejt ne efiçence, reforma ne drejtesi. fillohet nga pastrimi i shkaktareve te situates te trasheguar dhe pa dyshim asaj ne vijim. nga nje elite e korruptuar qe i trembet ndeshkimit nuk mund te kete zgjidhje. Kete mund ta bejne vetem SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Shporrja nga skena politike e mafies qe prodhoi tranzicioni, i hapet rruga nje elite te re. me te nderkombetaret do ta kene me te lehte por edhe intelektualet e shquar te vendit te pa kompromentuaer deri me sot me keto elita te korruptuara. fillon me hartimin e nje kushtetute te re e cila te heqe nga trupi i saj gjithe ato dispozita qe deri me sot jane keqinterpretuara apo keqperdorur nga dhe sipas interesave partiake te atyre qe kane patur te drejten e vendimarrjes (kryesisht PS-PD). Pastaj me rradhe vijohet me Kodin Zgjedhor dhe me rishikimin e nje sere ligjesh, siç mund te jene ato qe jane thelbesore ne mbarevajtjen e puneve te shtetit te se drejtes, Mbas ketyre normaliteti vjen dalngadale po i sigurte dhe i qendrueshem, duke i dhene keshtu njehere e mire fund tranzicionit te lodhshem qe prodhoi nje shtet e demokraci hibride. Ketu nderkombetaret USA+BE) mund te kene nje rol thelbesor. Ne procesin e anetaresimit per ne BE le t’i diktojne si kusht sine qua non, parlamentit dhe qeverive shqiptare permbushjen e ketyre detyrimeve, ndryshe anetaresimit dhe ndihmave Shqiperia te shohe majen e veshit. Sigurisht, ne kete rast, humbesi me i madh do te jete shqiptari i thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje