Meta përsërit Metën, ja pse nuk duhet të kishte dalë sot

Nga Bedri Islami 

Presidenti i vendit doli sot, papritmas, në një konferencë të dytë për mediat.

I njohur për lidhje të forta me disa gazetarë të njohur opozitarë, si Fahri Balliu, Nikollë Lesi, Çim Peka etj, Meta nuk ka ndonjë afërsi të madhe me mediat e tjera.

Është ndodhte figura politike që, me qetësi e dashuri, u shmanget kontakteve me mediat.

Meta sot përsëriti Metën e djeshëm.

Ai u përpoq të hiqte nga vetja barrën e shkeljes kushtetuese, duke e quajtur proçesin e së hënës si një gjë që ka lidhje me kodin zgjedhor.

Ndërsa “harroi” të cilësonte se vetë Kodi Zgjedhor është burim i Kushtetutës.

Nëse Meta kishte folur për Kodin Zgjedhor, atëherë pse kërkon gjykim nga Gjykata Kushtetuese?

Më groshë nuk bëhet politikë!

Dalja e Ilir Mets sot, duke paralajmruar dhunën e 30 qershorit, mund të cilësohet një ditë si një akt ndjellës ndaj dhunës, dhe shumë pak njerëz mund të kenë haruar se në zgjedhjet e vitit 2017, njeriu që bëri thirrje për përplasje ishte pikërisht ai vetë.

Meta u bë vetëm një herë tej “qetësisë” së tij, kur ai u pyet nse vendimi i tij ka të bëjë me një përplasje interesash, pasi, nga vendimi i tij përfiton gruaja e tij, drejtuese e LSI-së.

Ai tha vetëm , “mos u bëni qesharakë”, por kjo nuk e përjashton të vërtetën.

Meta , edhe një herë vendosi theksin e gabimit tek Edi Rama. Meta theksoi se Rama kishte qenë kundër negociatave dhe se Rama duhej të kishte propozuar shtyerjen e zgjedhjeve. Logjikë e prapshtë presidenciale.
Si mundet shefi i qeverisë të propozojë anullimin e zgjedhjeve,kur ai ka hyrë në fushatë? Nuk është Rama që nuk i do zgjedhjet,por janë Basha, Kryemadhi etj që nuk i duan.

Nëse Rama do të kishte kërkuar anullimin e zgjedhjeve, kjo do të kishte qenë dorëzimi i tij para krimit politik?

Edi Rama ka gabimet e tij, bile , disa prej tyre kanë ndikuar në këtë gjendje ku është sot vendi, sidomos mosndëshkimi i së keqes.

Mirëpo, Meta, duke thënë se mbështet kauzën e opozitës, në fakt është për largimin e Ramës nga qeverisja, është për krijimin e qeverisë teknike, sepse këto janë dy kauzat e opozitës.

Meta doli sot edhe një herë për të përsëritur keq Metën e së hënës.

Më mirë të mos kishte dalur!

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Meta përsërit Metën, ja pse nuk duhet të kishte dalë sot”

  1. Mali says:

    Deshiron ta quaje veten mbret. Ky nuk eshte Mbret.
    hahahahaha

  2. Redi says:

    Ka humbur Sali Berisha. Mos është dhe ai sëmur.

  3. taku says:

    Tani po ndahet shapi nga sheqeri. Po qe se rama do vazhdoj ose do i permbahet atyre qe ka shprehur si per 30 qershorin dhe per nisjen e procedurave per shkarkimin e likes, dhe nqs ne zgjedhjet e 30 qershorit arrin te marri numrin e votave ne rang kombetar qe ka ps ateher bashkimi europian duhet te reagoj ndryshe per celjen e negociatave ne te kundert do jet deshtim komplet per ramen dhe futjen e vendit ne anarshin e kerkuar nga saliu dhe likja.

  4. Mendimi jo profesionist says:

    Kur qenit i vjen ngordhja ,permjer tek dera e xhamise(thote populli).Likja ishte ne hall qe beri kete veprim.(Mona e kishte abandonuar dhe nuk ja varte fare se “AI” nuk po bente asgje per “kauzen”e saj.).

  5. Flutura says:

    …dje shqiptaret nuk e kuptuan mire, prandaj doli sot te interpretoj e t’u tregoj shqiptareve se pse i “c’dekretoi” zgjedhjet, pra nuk ua ka me te keq shqiptareve, mos e keqkuptoni, i ka te gjithe “xhan ” se shqiptaret e kane lare me flori per meritat e.medha qe ka
    Ps. C’te gjeti Bedri?

  6. Haku says:

    Gabimi i Rames me shoke eshte fakti qe e beri President. jo le shume hije dyshimi. gjths ndoooshta koha do te tregoj te verteten, se cfar luhet ne te gjith kete mish mash politik. vk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *