Nata magjike në Bullgari i vë vulën, askush si Kosova në Europë!

Kosova i kishte dhënë me kohë sinjalet se është një ekip me të ardhme të madhe, por u deshën bashkimi i një sërë faktorëve, nga koha deri tek trajneri Bernard Challandes, që më në fund të thuhet pa frikë se “Dardanët” janë një ekip i vërtetë, që mbi të gjitha luan futboll, pa e vrarë mendjen nëse përballë është Gjibraltari apo Bullgaria me emër të madh.

Të hënën në mbrëmje Kosova ishte përballë “provës së zjarrit”, sepse luante në Bullgari, ndaj një rivali direkt për vendet e kreut në grupin ku “luani” është Anglia, por vendi i dytë duket i arritshëm për të gjithë.

Një fitore e madhe, me dyshen Rashica-Rashani që gatuan golin vendimtar në shtesë, por mbi të gjitha një lojë imponuese, fantastike, që bindi edhe më skeptikët se tashmë Kosova është bërë një ekip i frikshëm.

Ishte fitorja e parë në historinë e Kosovës në kualifikuese Europiani apo Botërori, por ishte ndeshja e 14-të rresht pa humbje, duke llogaritur miqësoret dhe Nations League.

Asnjë kombëtare në Europë nuk ka një ecuri të tillë: vetëm Portugalia është pranë, me 10 ndeshje rresht pa humbje, ndërsa Danimarka ndjek me 9 të tilla. Shumë larg, në vendin e katërt, është Gjermania, me 5 ndeshje rresht pa humbje, ndërsa Spanja ka 4 ndeshje rresht pa njohur disfatë.

 

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Nata magjike në Bullgari i vë vulën, askush si Kosova në Europë!”

  1. Shqiperia Etnike says:

    Gezohemi shume!

  2. shefi 55 says:

    Bravo cuna qe na nderoni ! kjo tregon se kur doni beni cudira.

  3. Saliu says:

    VARI LESHIN ATYRE NUK KA NATION KOSOVARI JANE SHQIPTARE DHE KOMBETARE TYRE ESHTE SHQIPERIA . JANE NJE GRUPE SHQIPFOLES TE SHITUR ME BERATIN NE KRYE

    1. undefined says:

      Saliu di te rruash lesh kuksijani

    2. Mo says:

      Se si nuk perton te shkruash kshu broqkulla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *