Nëse Edi do ishte president dhe Linda Rama kryetare e PS!

Nga Kreshnik Spahiu

Të dashur miq demokratë!

Kam ndjekur me habinë më të madhe festën tuaj ndaj dekretit të presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve.

Jam skeptik dhe kam përshtypjen që gazi llesh-sjellës u ka bërë dëm dhe u ka errësuar logjikën, bindjet, shikimin dhe u ka zbehur dëgjimin.

Për t’ja u thjeshtësuar analizën sepse shumica juaj nuk jeni as juristë dhe as politikanë, po ju shtroj një pyetje hipotetike:

– Nëse Edi Rama do ishte president dhe 2 muaj pas zgjedhjes tij, të vinte në krye të Partisë Socialiste si kryetare Linda Ramën bashkëshortem e tij…..

Çfarë do ndodhte nëse presidenti Rama i thonte gruas tij Linda mos e fut PS në zgjedhje dhe bojkoto?

A do shtyheshin zgjedhjet?

A do e quanit hero apo armik presidentin dhe gruan e tij si kryetare e partisë?

Ju lutem pres një përgjigje të sinqertë nga çdo demokrat.

Jam unë Kreshnik Spahiu që 29 vjet s’kam votuar asnjëherë majtas, dhe as kam për të votuar kurrë as edhe 29 vite të tjera.

Jam unë Kreshnik Spahiu, që kam bērë 234 protesta kundër Edi Ramës dhe jam arrestuar dy herë prej tij.

Jam unë Kreshnik Spahiu, i cili nuk kërkoj as post dhe as votë.

Jam unē Kreshnik Spahiu, që do i bojkotoj votimet jo se ka bërë thirrje Monika, por se i kam bojkotuar ato para jush që në 2015 kundër bandave të PS, por kryetari juaj demokrat refuzoi t’i bashkohej bojkotit.

Jam unë Kreshnik Spahiu, që do qëndroj larg dhe do pres që Luli dhe Mona ta rrëzojnë Edi Ramën, por nëse ata dështojnë u jap fjalēn jo ju, por çdo patrioti shqiptar, që atëherë duhet ringrihemi t’i shporrim të tre.

Partia Demokratike u krijua si parti pro europiane dhe sot ka kundër gjithë BE,

Partia Demokratike u krijua si partia që lejoj rihapjen e Ambasadës amerikane, por sot liderve dhe familjarve u është hequr viza të shkelin në SHBA,

Partia Demokratike u krijua si parti e studentëve, por studentët nuk i lejuan në dhjetor Berishën dhe Monikēn as t’i afrohen protestës,

Partia Demokratike u krijuar si parti e qyteteve të mēdha dhe tani është izoluar kryesisht në fshatra dhe provinca të thella si Kamza.

Nuk e imagjinoja kurrë të shoh revolucionin tuaj kundër Amerikës dhe pro Monikës.

Edi Rama ka ra nga pushteti prej kohësh sepse shumica e popullit u zhgënjye por populli, emigrantët, Europa dhe Amerika të gjithë në bllok po e vonojnë rotacionin sepse nuk duan ri-kthimin e dyshes Berisha-Meta.

Cikli i tyre ka mbaruar, edhe sikur ata të kenë plot suksese 30 vite janë jashtëzakonisht shumë: MJAFT

Mbetem në pritje të përgjigjes për pyetjen: A do e duronte Shqipëria Edi Ramën nëse do ishte president dhe dekretonte anullim zgjedhjesh sepse do ja kërkonte gruaja e tij Linda Rama si kryetare e Partisë Socialiste?

Ka ardhur koha të zgjidhni: E doni Shqipërinë si Europa dhe Amerika apo një Shqipëri si Likja dhe Monika?

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Nëse Edi do ishte president dhe Linda Rama kryetare e PS!”

    1. Thankyou says:

      Flm Kreshnik per pikepamjen. Edhe per te gjithe ata qe nuk e kuptojne, si do ju dukej ju sikur neser te ishte kryeminister Lulushi president Edi dhe kryetare e opozites Lindua? Lindua ne darke ti thoshte Edit, “anulloji pak ato zgjedhjet ti prishim pune lulushit se po na ben karshillek. Po si ti anulloj moj grua, nuk kam tagrin? Ore do i anullosh ti apo….? Gjeje vet si ta besh se une dua te behem une kryetare qeverise se me kane thene qe eshte shume bukur”. Une si socialishf do distancohesha menjehere nga te dy burre e grua. Te lumte Kreshik dhe per mbylljen. Problemi me i madh nuk jane pozita por mungesa alternatives me kete opozite rrumpalle ku gruja ben sikur nuk e ka burre dhe Lulushi sikur ka tru ne koke

  1. Shaqo says:

    …ik o turkoshag…

  2. Ladi says:

    eeeee djali, me brryl po ja u fut demokrarve te lul qesharakut

  3. linda xhillari rama eshte truri i korrupsionit dhe e pastrimit te parave !

    1. Landi says:

      Mos te soste durimi o Cen se mendja te paska sosur me kohe e vakt

    2. Yes says:

      Dakord!
      Me now korregjim te vogel: eshte masha, se tru nuk ka ajo. A njoh

  4. Besnik says:

    Oh na rrofsh per vere, o njeri qe me ndot gojen te permend emerin tend!

  5. Kush vjen per dreke me kreshnikun says:

    Doni nje monike me mete apo nje lul me berishe dhe pak mehdi?

  6. Petrit says:

    Pergjigje nga demokrat 24 karat.
    Linda xhillari rama nuk eshte martuar me edin as per tu bere k/ministre as kryetare e ps e as se u dashurua me nje te droguar qe nuk ka asnje lidhje me familjen.
    Ajo eshte me edin per nje arsye shume te thjeshtë: PARATE E edit.
    Keshtu qe krahasimi juaj nuk qendron.
    Sa per ato qe permende me siper per PD-ne !!!!
    Po zoteri.
    Partia demokratike u krijua per te qene pjese e Europes dhe eshte pjese e saja.
    Partia demokratike e futi shqiperine ne NATO.
    Partia demokratike iu mundesoj shqipëtarëve qe te levizin lirshem e me koken lart ne te gjithe zonen chengen. Prej se ciles ke perfituar edhe ti.
    Partia demokratike i beri shqipëtarët te kene te drejten e prones privete se perndryshe do te ishim akoma ne kooperativat bujqesore.
    Partia demokratike u krijua si parti e studentave dhe eshte e tille pavarsisht se kohet kane ndryshuar dhe sot ata perçahen e manipulohen nga kelyshet e komunistëve.
    Ne qoftë se e ndjen veten shqiptar dhe don te kontribuosh kthehu ne shqiperi dhe lufto per kauzen e jo thjeshtë per interesin tend personal.
    Ne te kundert rri urte e mos bzaj se behesh me qesharak se je
    Buona serata

    1. Partia e Sales ishte i interesuar per ate heqje vizash se e dinte qe njerezit do iknin per te mos u kthyer dhe keshtu me pak dele nen kontroll says:

      Po si jo mre fiks. U martua per parate dhe rastesisht and bene edhe nje femije. Pastaj ajo ia kishte shume nevojen Edit. Pa shkolle e pa pune. Ishte nje blogere ne Facebook. E po tani nusen pedagoge, aktiviste finaciere te zonja si dashnija e Zenit nuk do ti kene te gjithe grate.

      Rrote ****.

      1. populli says:

        por te pakten nusja e Cenit nuk la burrin goxha Pedagog dhe mori Zenin, si kjo Lindita Basha , qe dhe nga mosha eshte mamaja e nuses se Zenit, kjo nga pamja eshte krejt si Nexhmije Hoxha ne nje foto qe kishte dale me beret dhe me syze si e droguar me duket kjo Lindita Basha, kurse nusja e Zenit ke qef eshte si llokum i flet dhe pamja dhe mosha kurse kesaj i flet paraja , nje grua qe le dhe shkaterron familjen per mua vetem femer e zgjuar nuk eshte , kurse qe beri nje femij me Edin, me gjilpera, nuk eshte ndonje fakt qe ka dashuri mes tyre, por eshte nje fakt qe ka pasurin dhe leket e Edit te sigurta, me nje fjale lum Pedagogu Thanas qe shpetoj nga kjo femer lekiste dhe pse u plak prap per lek ajo martohet prap me ndonje tjeter kur te futet Edi ne shtepin pa qira, zoti vonon por nuk harron per te gjithe hajdutet dhe kriminelet e ketij vendi si majtas dhe djathtas, qe slane gje pa bere ne emer te demokracis keto horra, politikanet e ketij vendi

    2. ... says:

      si ka mundesi qe nuk e ke ndruar emrin nga petrit ne petro greshisht se ju vdisni per pak grek ose per pak krishter,po lere pd se e kenaqi shqiperine,permende edhe 1997 e PD me ne krye idhudhin tend sali gerdecin mos ke turp o petro,e more pashaporten greke meqenese ke nruar emrin se trute te kan ikur derisa mron hajdutet e shqiperise,ishte PD jote qe formoje ceta me maloke per te shtypur jugun,vetem per kete krim kunder shqiptare qe ka bere kjo PD jote nuk duhet te permendet me per asgje normale tjeter,eshte nje parti e urryer se ka vrare popullin e vete si gerdeci pershembull o petrooooooo.

    3. Ramiz Liu says:

      Zoti Petrit
      Me gjithe respektin per bindjen tuaj
      Partia Demokrat ik eee
      Ajo lindi nga Pardesyte e bardha dhe vazhdon te sherbeje me besushmeri padroneve te vjeter..

  7. Nikja says:

    Ringrehu dhe dil me siglen “Partia e spihuneve” se ke per tia pare hairin!O Kresho ka ikur nje here e pergjithmone koha e draneve ,boll me!Ky demokratizimi Juej asht si ne kohen e monizmit ku shqipnia pa kaluar rendin kapitalist kerkoi me ndertue socializmin!Edhe puna juej pa u ba qytetar doni me u ba qemokrat,ku demokracia nuk ka asnje lidhje me malet por me qyteterimin e civilizimin!Sa me afer ketyre te dyjave te jsh aq me shume e shijon demokracine o Niki Niki i Bjeshkeve!Sa per angazhiin mos na baj me vjell se kur sbane hair me Kuç e zi,ske me ba hair kur sepse ju dini veç me shkaterue e kur me ndertue!

  8. rroku says:

    Ky Kreshniku mbeti gjith jeten RRK…..
    Mor idjot po perse Edi Ramen e do SHBA dhe BE….

  9. Artan says:

    Nuk kisha lexuar me pare nga Kreshnik Spahiu, por shkrimet e fundit me lene pershtypje per nje analize te zgjuar te gjendjes politike dhe per ndershmeri intelektuale.

  10. NNP says:

    E vertete dhe realiste………

  11. Albi says:

    Sugjeroj që shkrimi ta kishte titullin, “Jam unë, Kreshnik Spahiu”. Është një shkrim që zotnia e ka shkrujt me thonë, që është edhe ai diku këtu, ekziton edhe ai, është ende në qarkullim, endet diku vërdallë, nëpër nevojtoren tonë të madhe Shqipëri.

  12. Pa vlere says:

    E SAKTE !
    Shkrim I qarte, pyetje konkrete!
    Po kush ti pergjigjet, Kamza?!?

  13. Dean says:

    Mire e ke, e fillojme me Monen presidente e Ilorin kryetar LSI… hajde Albanistankazan hajde!

  14. ... says:

    O Kresho Spahiu, Linda Rama i qit paret ne ven tjeter, Edvin Rama i qit paret ne ven tjeter. Kjo qe thua ti nuk ka lidhje fare.

  15. Zgalem says:

    Nuk ndodh ne asnje vend te botes , qe gruja e Presidentit te jete ne opozite . Sinqeriteti jot , se nuk do votosh , te con ne kampin e njerzve autike . Zgalem

  16. Gg says:

    Shkrim shume i manget , le shume per te deshiruar, shume pyetje, njesoj si fantasia e njerzve qe nuk njohin mire realitetin. . 2- 3 fjali jane te sakta dhe kaq. Per te mos folur per faktin e thjeshte qe gazetari KS nuk do votoje kurre per PS. Mos voto por kete nuk mund ta thuash tani, ti nuk e di cfare do ndodhe pas 29 vitesh. Partia qe do te votosh ti eshte parti kriminele e Shqiperise dhe perseri ti kete parti do votosh ( ose aleatet e saj: aleat dhe ne krime) vetem e Vetem qe mos votosh PS. Llogjike kalamajsh dhe tregon qe nje gazetar si ty nuk ecen me kohen e zhvillimet e reja ne vend por u ka ngelur ora ne vitin 1991. Se te jesh mendjehapur eshte e tepert ta kerkosh.

  17. Koba says:

    O Nik Sorra.Po mundohesh te besh Politike te Modhe.Po ne te vertete je nje Kokerr Edepsezi.Te kujtohet kur ishe kryetar i AKZ?.Vec Pordhet e tua degjoheshin!!! Ik or Delenxhi se je ma i i Zi se Lul-Sumkapuci .Gjoja ke luftue Sali Kriminelin!!! Ne fakt nen hijen e Tij ke vene Pasuri ,ne kurriz te nje sistemi Drejtesie Korruptiv.Me se i ke ndertue Vilat ,me se i ke siguruar kontot Bankare??.

  18. Meço says:

    “GJILPËRA N’B.THË T’HÙJ,S’I DHËMB KÙJ”

  19. rexha 10 says:

    NJE VRIME NE UJE DO TE BENTE .DO SHKATRROHEJ PS DHE EDI DO TE MBANTE ANEN E GRUAS DHE DO THOSHTE TE NJEJTAT FJALE QE THA ILIRI.
    JAME PRESIDENTI I POPULLIT .SE KUJTE POPULL ,NJE ZOTE E DIVETEM NJE CEREKE KOHE TE PUNONIN PER POPULLIN KETA MOSTRA SHQIPRIA NUKE DO TE ISHTE KTHYER SI NJE LECKE QE E KANE HENGER QENTE.U PRENE PYJET U VODHEN FABRIKATU SHPIKEN PIRAMIDAT SAQE NJE PJESE E MADHE E KETIJE POPULLIT PESOINJE TRAUM TE MADHE VELLAVRASJE,U VODHEN MILIARDA U MBYTEN ANIJE ME NJERZE ,U VRANE E U PRENE ME NJERI TJETRIN,DERISA UMBROJTEN DHE ME LIGJIN TOKAT E RREMBYERA NGA TE FORTIT E QEVERISE. U VODHEN REZERVAT E SHTETIT MBI TE GJITHA NAFTA,U SHITEN ARMATIMET QE KANE SHKUAR DERI NE AFRIKE,NE KOHEN E MINISTRIT TE MBROJTJES NE KOHEN E QEVERISE BERISHA ZHULALI .NJE KORRUPSION GALOPANTE ,KU NJERZIT NUKE GUXONIN TE DILNIN PERJASHTASE TE RREMBENIN ,OSE TE VRISNINPER QEJFE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *