Oksigjeni”, që Meta po i jep Lulzimit të tij

11 Qershor 2019, 09:43Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Një fjalë e urtë izrealite thotë “atë që se le të vdesë, ai nuk të le të rrosh”. Kjo ndoshta vlen për situatën dhe raportet e ndezura, që kanë nisur qysh nga mbrëmja e 8 majit 2019 mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të vendit Ilir Meta. Nuk ka koinçidencë më negative dhe më të kuptimplote, se sa lëvizja e zotit Meta e paramenduar gjërë e gjatë në anekset e SHQUP-it, dhe e servirur dje si “zgjidhje e detyruar e presidentit nga rrethanat e krijuara”.

Zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë për këshillat e lagjeve dhe as për kryesinë e kooperativës, por për zgjedhjet vendore, nga ku me votën e lirë dhe të paprekuar të shqiptarëve, do të zgjidhen në afatin e duhur kushtetues, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë. Por situata e precipitueshme negativisht muajt e fundit, dhe sidomos pas “djegies” së mandateve parlamentare nga ish-opozita, si dhe këmbëngulja e kryeministrit Rama (pas lutjeve të shumta dhe të tepruara disi ndaj Lulzimit të PD) për të mos lëshuar asnjë centimetër “pe” në zbatimin e ligjit dhe asgjëje tjetër, e vuri kreun e shtetit Ilir Metën, mes dilemës “të qëndroj mbi palët, apo të bëj çfarë më thotë Doktori”.

Dhe duket se zoti Meta pikërisht minutin e fundit, kur SHBA dha ultimatumin se “prishësit e zgjedhjeve nuk do të shkelin më në Washington” dhe kur binomit Berisha-Basha po u dridhej bulevardi nën këmbë, vendosi të dilte hapur kundër ligjit, kundër aleatit tonë stradegjik e ti bashkohej regresistëve. Nga 8 maj 2019, Ilir Meta nuk është më “mbi palët”, nuk është më “presidenti gjithë shqiptarëve”, nuk është më “garanti kushtetutës”, por është thjesht ushtari Doktorit të tij.

Askush nuk e kishte menduar se zoti Meta do të arrinte deri atje, sa të shkelmonte hapur kushtetutshmërinë e institucioneve dhe të mbronte me “zjarr” protestuesit e dhunshëm dhe dirigjuesit e tyre. Askush nuk e kishte menduar, se zoti Meta do të katandisej keq, e kaq poshtë sa, të shkelmonte hapur mesazhet serioze të cilat vijnë nga kanceleritë e huaja, për dënimin e akteve të dhunës nga ish-opozita dhe respektimin e afateve kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Askush nuk e kishte menduar se zoti Meta, do të bënte hasha “oksigjenin” e dhënë nga Partia Socialiste dhe Edi Rama (në moment të vështira për të) për ta bërë president të Shqipërisë, dhe ti kthehej i vendosur dashurisë së vjetër me Doktorin. Në fakt dekreti presidentit nuk ishte dilemë, pasi shumë e kishin menduar se ai, do të bënte diçka për të shpëtuar Lulzimin dhe Doktorin e tij, dhe ndodhi ajo që pritej. Tashmë gjithçka ka dalë në dritën e diellit, gjithçka është qartësuar për shqiptarët, dhe më tepër për ndërkombëtarët, për të konkluduar në faktin se, Ilir Meta nuk i takon më Presidencës por SHQUP-it, ish-opozitës.

Kjo situatë e krijuar, kërkon natyrisht nga shumica qeverisëse, nga mazhoranca e përgjegjshme e këtij vendi, marrjen e masave dhe hedhjen e hapave të duhura ligjorë, për të ndalur jo vetëm turmën e çoroditur por edhe njeriun “garant” të tyre , në rrugën e çmëndur ku duan ta çojnë vendin. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ka ardhur momenti që askush të mos luajë me fatet e këtij vendi, trenin drejt BE nuk e ndalin më as protestat me molotovë dhe as dekretet e Ilir Metës.

4 komente në “Oksigjeni”, që Meta po i jep Lulzimit të tij”

  1. xyz says:

    Deri dje ishte paterica e Rames

  2. kastriot says:

    Pse nuk e keni mendur qe te arrinte ketu.Pa mendoni se ka dhe te tjera me ze,figure e levizje.Plaku nuk ka bere gje tjeter ne jeten e tij.Detyrim percaktim.Ai vetem te luaj Dam ka mesuar.

  3. tama. Rama e beri president, ai tani nuk po e le te qete te qeverise.

    bravoo e ke gjetur tamam vallahi

  4. !1!1! says:

    zoti Ajazi. Sa e cuditshme eshte politika !!!!Atehere kur Metes i duheshin vene hekurat,katapultoi e u be president. Mos ndoshta nuk po u dalin mire hesapet batakcinjeve politikane te te dy kampeve ??? Mendoj qe kjo eshte lufte politike nga politikane te papergjegjshem per hajdutllek dhe aspak per te miren e popullit.Ju thoni; te merren masa dhe te hidhen hapat e duhur ligjor…. Por nga kush? A e ka kete aftesi maxhorance? Sepse duhet te kete pastertine moral,gje qe se ka as PS. Hajduti smund te thote —;Kapeni hajdutin. Mjere ky vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje