Presidenti nuk mund të shkarkohet nga parlamenti, shkarkimin e vendos Gjykata Kushtetuese

Nga Shefqet Muçi

Problemet juridike janë gjithmonë të lidhura ngushtësisht me problemet politike dhe ato sociale. Përsa i përket vendimit të Presidentit të Republikës do i takonta ta gjykonte një organ kompetent. Por në rastin konkret unë kam një mendim ndryshe nga të gjithë të tjerët përsa i përket dekretit. Dekretet e presidentit janë me karakter të përgjithshëm dhe karakter individual. 

Ato me karakter të përgjithshëm kundërshtohen  në gjykatë kushtetuese ndërsa ato me karakter individual në rrugë administrative.  Në rastin konkert kemi të bëjmë me një dekret deklarativ  që do të thotë se ai nuk mund të kundërshtohet në asnjë vend.  

Është njësoj si mbledhja e Kuvendit . Në këtë rast detyra e presidentit është të shpallë ditën e zgjedhjeve dhe detyra e tij mbaroi, si rregull flas. Ai nuk shfuqizon datën, por revokon vendimin e tij për datën e zgjedhjeve. Tani këtu vihet në diskutim, a ka të drejtë presidenti ta bëjë një gjë të tillë? Po ta shikosh me Kushtetutë dhe e Kodin Zgjedhor nuk shprehet nëse ka apo nuk ka të drejtë. 

 Por po ta shikojmë problemin historikisht, presidenti ka bërë një gjë që kanë bërë dhe presidentët e tjerë para tij. Shtyrje e zgjedhjeve do të thotë anullim i datës së zgjedhjeve.  A do ishte mirë ta bënte me pjesëmarrjen e palëve, do ishte më mirë por nëse do ishte shkelje e Kushtetutës , e tillë do mbetej edhe nëse do ishin palët pjesëmarrëse.

 Nëse është apo jo shkleje këtu ka diskutime sepse nuk është përcaktuar në mënyrë të qartë. Presidenti ka marrë një dekret , i mirë apo i keq, antikushtetues apo kushtetues, ai dekret do zbatohet derisa një organ kompetent  i ngarkuar me ligj nuk e ka shfuqizuar.  Jemi në një situatë që dikush duhet të marrë inisiativën për të zgjidhur problemet.  

Dekreti i presidentit është i detyruar për të gjithë. Përsa i përket Kuvendit, në kushtetutë parashikohen tre raste të shkarkimit të Presidentit.  Rasti i parë është kur ai shkel rëndë kushtetutën , së dyti kur bën një krim të rëndë  dhe e treat kur është në pamundësi për ushtrimin e kompetencave të tij si president.  Unë mendoj se presidenti në këtë rast nuk mund të shkarkohet. 

Është gjykata Kushtetuese që vendos shkarkimin e presidentit. Në këtë rrugë që po ecet reforma në drejtësi sabotohet në mënyrë të përsosur.  Presidenti emëron 3 anëtarë të gjykatës Kushtetuese , emëron gjithë gjykatën e lartë, nëse bie presidenti nuk ka kush i emëron . Krijohet një rreth vicioz që problemet shtyhen pa fund dhe vendi shkon drejt rrënimit të plotë.  Presidenti me këtë dekret i ka dhënë mundësi  PD dhe aleatëve të saj që të dalin nga kjo situatë e vështirë në të cilën janë futur  pa u menduar mirë, sipas meje. 

Heqja dorë nga mandate është një veprim që paralizon situatën. Nga veprimi që bënë këta, jemi të detyruar të dalim jashtë rregullave ligjore, jashtë standardit, jashtë sistemit. Nuk kanë lënë rrugë tjetër, por mesa duket preisdenti ju ka dhënë një mundësi për të rishikuar gjendjen. Që të korrigjohen këta, i dha mundësi dhe palës tjetër të mos nxitohet sepse nuk mund të bëjë zgjedhje me veten e vet. 

Duhet të merren masat që të sigurohet pluralizmi. PD bashkë me aleatët duhet të bëjë lëshimet e saj. Ndërkombëtarët u kanë hapur rrugë ndaj duhet të futen pa kushte në dialog. Mua nuk më pëlqen edhe këmbëngulja e madhe e PS që të shkojë vetëm në zgjedhje. Të dy palët duhet të heqin dorë nga pretendimet dhe kushtet që kanë vënë”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Presidenti nuk mund të shkarkohet nga parlamenti, shkarkimin e vendos Gjykata Kushtetuese”

  1. zoga e vodices says:

    O Muc shefqeti do desha te beje nje pyetje se e mbake veten si dpecialist n.q.s do te caktohet data e zgjedhjeve dhe mazhoranca per arsyert e saj vendos ti bojkotoj ato si do te veprohet ne kete rast duhet te kete apo te mos kete zgjedhje ja pra ne kete menyre si po veprohet kjo do te behet rruge dhe prandaj populli thote se po kaloj njehere miu ne mustaqe e bene rruge dhe i bie qe ne vendin tone te mos kete me zgjedhje.

  2. fati says:

    PS duhet te heqi dore nga pushteti se keshtu do sala me liken!!! Cfare llogjike eshte kjo more mender juriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *