Rama në konferencën me Juncker: Nuk kam kohë të flas për Metën, s’kam ardhur për të këtu

Kryeministri Edi Rama preferoi të mos bënte komente për konfliktin e fundit me presidentin e Republikës, Ilir Meta, gjatë konferencës së tij me kreun e KE-së, Juncker.

Rama tha se për këtë çështje do të fliste në Shqipëri, ndërsa u pyet në konferencë për Metën, nga gazetarët shqiptarë.

“Nuk kam kohë për të folur për presidentin e Shqipërisë. Do të kemi kohë për këtë”, tha Rama.

Duke u ndalur tek negociatat, Rama u shpreh se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të njohë arritjet e Shqipërisë.

“Ka ardhur koha për Evropën që të bëjë për atë që ne presim pasi kemi bërë punën tonë dhe për të ndezur dritën e gjelbër për bisedimet që sigurisht nuk është fundi por vetëm një kapitull i ri që do të kërkojë shumë përpjekje dhe durim.

Ne nuk e bëjmë këtë sepse na u kërkua nga Brukseli por për të mirën e fëmijëve tanë dhe se si vendi do të duhet të duhet dhe të jetë Shqipëria për brezat e ardhshëm.

Njëkohësisht jam shumë i lumtur që riafirmoj besnikërinë dhe miqësinë tuaj dhe gjithashtu besojmë që kur vendimi do të merret, të gjithë do të jenë në kor për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë dhe askush nuk duhet t’i ndalojë”, u shpreh Rama.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rama në konferencën me Juncker: Nuk kam kohë të flas për Metën, s’kam ardhur për të këtu”

  1. ¬ says:

    Me BE-në flasim për vrasjet e Shqiptarëve nga sigurimi i shteteve të BE-së., për dëbimet nga parlamenti, puna dhe shteti tyre.

  2. Ekzaktemo says:

    Ke te drejte, mos e ndyre gojen me bajgen e plevitosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *