Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE

11 Qershor 2019, 09:28Sociale TEMA

Muajt e parë të vitit 2019 shënojnë një rritje të numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian. Mijëra qytetarë nga Venezuela, Kolumbia por edhe nga Shqipëria kanë kërkuar azil në BE.

Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2019, shkruan agjencia e lajmeve dpa.

Kjo vjen si pasojë e krizës në Venezuelë. Sistemi paralajmërues i BE që jep të dhënat për katër muajt e parë të këtij viti, shënon, se në këtë hapësirë kohore janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Të dhënat i ka publikuar autoriteti europian i azilit, EASO.

Shqiptarët pas venezuelanëve dhe kolumbianëve

Në të njëjtën kohë është rritur numri i kërkesave për azil nga shtete, qytetarët e të cilave hyjnë në zonën Shengen pa vizë.

Mes tyre Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia. Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike renditej në mars pas Sirisë dhe para Afganistanit ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues që kërkojnë ndihmë.

Sipas raportimit të “Funkemedien- Gruppe” numri i azilkërkuesve nga Venezuela është rritur me 121% në katër muajt e këtij viti.

la (dpa)

3 komente në “Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE”

  1. Une says:

    KAM E0 VJET I LARGUAR NGA ALBANIE NJE GJE NUK KUPTOJE SI KA MUNDESI TE LEJOSHE NJE VENDE TE VARFERI TE QARKULLOJE LIRSHEM DHE TE ANKOHESH QE KERKOJNE ASSIL PER MUA DO ISHTE E DREJTE LEVIZJE LIRE DHE LE DROIT DE TRAVAILLÉ TE DREJTE PUNE PASI SHQIPTARI NUK ESHTE I PASUR SA TE HARRXHOJE TEPRICAT NE VOYAGÉ ESHTE ABSURDE OKI NE MENDIMIN TIM PA PARAGJYKUAR

  2. Francezi pe gjoje says:

    Nje informacion te cilin ju ftoj ta vleresoni ju vete dhe ta komentoni siç e shikoni te arsyeshme.
    Une banoj ne France dhe punoj si perkthyes per struktura qe merren me azil-kerkuesit.
    Thjesht ju bej te ditur se nga 10 shtetas shqiptare te rregjistruar si azil azil kerkues 8 prej tyre (pra 8/10) i perkasin komunitetit rom dhe nga keta te pakten gjysma e tyre kane provuar te kerkojne azil ne Gjermani para se te vine ne France. Per te qene i plotesisht sakte ne shifren qe sapo dhashe pranoj nje gabim prej 1-2 te 10-tave dmth. te pakten 6-7 azil kerkues shqiptare nga 10 prej tyre u perkasin romeve. Po per francezet ata jane shtetas shqiptare dhe llogariten e numerohen si te tille.
    Jeni te lire te gjykoni sipas llogjikes tuaj ket in formacin ABSOLUTISHT te sakte.

    1. Emigrant says:

      Ju keni te drejte dhe flisni me fakte,por do te thosha dhe kte, tashme ne shqipetareve na ka dale nami si azilkerkues,mos te harrojme 2015-2016 qe u be nami sidomos ne Gjermani ku punoj e jetoj prej vitesh.Atehere nuk ishin vetem nga komuniteti rom…por u shkul rreth gjysma e Shqiperise me mendimin se do hanin do pinin e do fitonin leke qyl.Pothuajse te gjithe u kthyen ku pjesa me e madhe jo vetem u shkaterrua psikologjikisht por dhe familiarisht me divorce(duke shitur shtepi,borxhe etj).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje