SHBA reagon ndaj Metës: Po mbajmë kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit

11 Qershor 2019, 16:56Politika TEMA

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

3 komente në “SHBA reagon ndaj Metës: Po mbajmë kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit”

  1. Juristi says:

    Po u menoka njehere Amerika.As mish,as peshk.Kjo i jep rashe Like hajdutit.

  2. rexha 10 says:

    ME PAKE FJALE DO TE THOTE QE PRESIDENTI KA BERE SEHIRE GJATE DEMOSTRATAVE ,DHE NE FUNDE I DHA RRUGE TE LIRE QE TE VEPROJNE SI DUAN. TE TJERAT PALLAVRA JANE FJALE BOSHE. OPOZITE ME RRUGACE SE KETA NUKE NA KANE PARE SYTE.NUKE E KAME FJALEN PER NJERZI QE MARRIN PJESE NE PROTESTA ,SEPSE JANE TE GENJYER PER NJE COPE BUKE.
    PO TE VEPROHEJ ME LIGJE TE DYJA PALET DUHET TE SHKONIN NE ZGJEDHJE ,DHE TE RESPEKTONIN VOTEN E SOVRANIT.PRESIDENTI I BASHKONTEPO TE DONTE ,NE RASTE TE KUNDERT NA KA LENE NE DERE NJE PRECIDENTE QE KURRE NUKE KA NDODHUR KATA 30 VJETE TE TRANZICIONIT.PORE KY PRESIDENTE KUJTON SE ESHTE ATY PER TI DHENE MENDE EUROPES DHE AMERIKES, PORE NUKE I KA BERE MIRE LLOGARITE.

  3. Po says:

    …. O President Grabitqar i pasuris dhe lekeve te Shtetit Shqiptar …
    Ti nuk je MBRET … kete thote dhe krimineli Yt BERISHA … ZOT eshte populli dhe jo JU mashtrues lidhur me krimin …
    Shiko Ate rrugace qe ke lene ne rruge dhe nuk te vjen ne shtepi por ben TRAZIRA dhe ZJARR Institucioneve ne Shqiperi …
    Shporru se nuk te njohin PRESIDENT … Ty te pret BURGU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje