Të enjten, seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës për vëllain e ish-deputetit Salianji

11 Qershor 2019, 11:13Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës, në datë 13 qershor në ora 10:00, ka thirrur seancën e radhës me të pandehur Alex Kaçanin, vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salinaji, i akuzuar për mashtrim. Për të ka një urdhër arresti nga Gjykata me masën e sigurisë “Arrest në burg”. I pandehuri Kaçani, dyshohet se është jashtë Shqipërisë, duke iu fshehur drejtësisë.

Seanca e parë u mbajt në 30 maj, me gjyqtar Kastriot Gramshin. Alex Kaçani akuzohet për veprën penale “Mashtrim”, vepër për të cilën rrezikon deri në 5 vite burg.

Si mashtroi një qytetar, vëllai i deputetit Salianji?

TemA ka publikuar kërkesën për gjykim të çështjes, të Prokurorisë së Tiranës, të datës 7 maj 2019. 40-vjeçari nga Lozhani i Korçës është kallëzuar për mashtrim nga një qytetar, ngë Tirana. Sipas padisë, që shtetasi E.Gj. ka bërë kallëzim me shkrim në Prokurori ndaj Alex Kaçanit, duke pretenduar se me atë të mashtrimit i ka vjedhur 300 mijë lekë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 2016. Përmes një të njohuri, vëllai i ish-deputetit demokrat, i ka kërkuar shumën e parave denoncuesit. Për garanci i ka lënë një automjet, duke nënshkruar edhe deklaratë noteriale, në datë 13.09.2016. Pasi kaloi afati për kthimin e huasë, parashikuar në kontratë noteriale, Alexi i kërkoi ta priste edhe disa ditë. Por më pas ka fikur telefonin.

Kallëzuesi ka takuar më pas Bujar Salianjin, i ati i ish-deputetit Ervin Salianji, dhe bashkëshorti i nënës së Alex Kaçanit. Salianji i ka premtuar se do t’ia kthente ai shumën e huasë së të birit.

Kallëzuesi është interesuar për të kaluar në emër të tij mjetin e lënë peng nga Kaçani. Mjeti rezultoi se ishte marrë me qira nga vëllai i deputetit Salianji, nga një kompani që jepte mjete me qira, dhe jo vetëm nuk ishte kthyer por nuk ishte shlyer as qiraja.

Në këto kushte, pas një hetimi 7 mujor, duke marrë dëshmi, dokumenta dhe prova të tjera, Prokuroria e ka dërguar çështjen për gjykim me të pandehur Alex Kaçanin, vëllain e ish-deputetit Ervin Salianji.

Alex Kaçani, vëllai i ish-deputetit Salianji ka ndërruar disa herë emrin e mbiemrin. E këtu ka shfrytëzuar faktin se i ati i tij, Bujar Salianji ishte kryetar komune në Gorë, Korçë. Nga verifikimet e bëra pranë gjendjes civile në ish-komunën Lozhan, e cila është drejtuar për tre mandate nga babai i Ervinit, Bujar Salianji, rezulton se ish-deputeti i Bashës ka një vëlla nga nëna. Sipas të dhënave zyrtare, personi tani quhet Alex Kaçani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervin Salianjit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon. Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin dhe ka dy djem, një prej të cilëve Ervini.

Emri i tij i vërtetë është Klodian Xhengo, por, për shkak të problemeve me drejtësinë në vendet e Evropës ku ka qëndruar për disa kohë, ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij në Alex Kaçani. Ai ka ndryshuar edhe emrin, edhe mbiemrin, për të fshehur çdo gjurmë të dënimit të tij. Fillimisht ka ndryshuar mbiemrin nga Xhengo në Kaçani, në komunën Gorë më 14.01.2005, ndërsa emrin në Bulgarec më 28.01.2005.

6 komente në “Të enjten, seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës për vëllain e ish-deputetit Salianji”

  1. LORA says:

    C’fare behet mor aman me telenovelen ”babale” ????
    Duhet ”shperblyer” nga gjyqsori talenti i salianjit,apo jo ???

  2. Kolin, çun tirone dje-shtetas europjan sot says:

    EDHE?
    MEQË GJYSËM VLLAI PASKA CA HESAPE BORXHI ME HASON HYSENIN, UN MENDOJ TI INTERNOJMË TË DYJA FAMILJET (ATË TË NËNËS E TË BABËS) NË FSHATIN SOCJALIST, ANDEJ NGA E KA ORIGJINËN YMER BAZE.

    TUNG.

  3. tori says:

    Presim me padurim gjygjin e mashtruesit te zakonshem Salianji.

  4. Bir nona bir says:

    Kta të dy vëllezërit Salianji mirë që kishin qën të shëmtuar por qenkan edhe shejtanër.

  5. Pushka says:

    yyyt ckulan. Pshurrshu fjetun.

  6. Shqupil says:

    Familje mashtruesish, meqe Jane me nje nene e babà te ndryshem dhe ngjajne tregon se nena.qe i ka rritur i ka edukur mire,ashtu si dinte ajo opa opa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje