U 21, Shqipëria mposht sërish Uellsin!

Vetëm 2 ditë më parë, Shqipëria U21 arriti të merrte një fitore në ndeshjen miqësore që luajti ndaj Uellsit duke fituar me rezultatin 2-1.

Sot kuqezinjtë e vegjël zhvilluan një tjetër ndeshje miqësore me Uellsin ku iu duhej të sfidonin edhe temperaturat e larta në Durrës duke qenë se takimi luhej në mes të drekës.

Sa i përket formacioneve, trajneri Bushi kishte bërë ndërrime të tjera në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë dhe nga minuta e parë e nisën futbollistët që nuk ishin në fushë dy ditë më parë.

Sulmi iu besua sërish të riut Emiliano Bullari ndërkohë që nga Superiorja luajtën Pëllumbi, Shehu, Mala, Kallaku dhe Xhixha.

Ndeshja përfundoi me fitoren e shpresave me rezultatin 3-1, duke përsëritur suksesin e ndeshjes së parë.

Golat u shënuan nga Emiliano Bullari, ndërsa realizoi edhe lojtari i Partizanit, Esat Mala.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, sulmuesi Armando Broja shënoi golin e tretë.

Në fund pati vend edhe për një gol të miqve.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *